
"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton veprimin e Ramës

Ballkanasit në emër të nacionalizmit primitiv, krijuan albanofobinë shqiptare

Shkruar nga Gjon Neçaj 20 Maj 2023

Edhe pas tre dekadave, ende nuk mundemi, apo nuk duam që t’i zgjidhim problemet politike, ekonomike, veçmas ato ndëretnike, për të cilat dëshmojnë rastet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ky nacionalizëm ballkanik u keqkuptua me të vërtetë dhe u ngatërrua me shovinizmin dhe e prishi konceptin e nacionalizmit real. Në emër të nacionalizmit primitiv, ata kaluan në politikë shoviniste dhe krijuan albanofobinë. Ky lloj nacionalizmi nëpër shekuj mbeti një interpretim i keq; një keqpërdorim spekulativ, i cili ka sjellë lindjen dhe thellimin e albanofobisë ballkanike. Pastaj kjo politikë antishqiptare krijoi dorën e gjatë njëshekullore, e cila ka detyruar politikën zyrtare të shtetit shqiptar here pas here të reagojë kundër politikës aktuale antishqiptare ballkanase dhe ka kërkuar që të heqin dorë nga ky antishqiptarizëm, sepse përmes kësaj albanofobie rrezikohet paqja në rajonin e Ballkanit. Deklaratat e publicistit Nexhmedin Spahiut për kombin kosovar, tashmë të njohura dhe të diskutuara, kanë nxitur reagime. Kjo ngase Spahiu hedh aty idenë e kombit kosovar, apo edhe se rasti i Kosovës do të ndihmojë zhvillimin e teorisë së kombit. Spahiu mendon se kombi është një konstrukt politik dhe se ai nuk duhet ngatërruar me etninë. Por mendime të tilla, siç gjykojmë ne, dëmtojnë çështjen shqiptare në përgjithësi dhe shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, në veçanti. Hapësirat shqiptare ballkanike mbeten të konfiguruara brenda një realiteti të hidhur gjeografik dhe historik, pasi jo vetëm se shqiptarët mbetën të jetojnë në gjashtë shtete ballkanike, por më e keqja është se kjo ndarje, jo vetëm që solli dobësimin e thellë të Shqipërisë dhe shqiptarëve në tërësi, por depërtuan edhe politika dhe interesa të ndryshme, që çuan drejtë lodhjes së madhe shekullore, sepse shqiptarët mbetën të panënshtruar. Albanofobia e fqinjëve tanë është një reagim instiktiv , i krijuar për rreth 100 vjet, por tashmë kohët kanë ndryshuar. Evropa po rirreshtohet, dhe gabimet perëndimi ka filluar t’i përmirësojë. Ndonëse disa shtete të ish-Jugosllavisë po rimëkëmben, Maqedonia e Veriut,duke diskutuar edhe emrin e saj, po përballet me vetveten, duke arritur deri në konfrontime e luftë civile. Mendojmë se ky realitet vjen edhe nga mbajtja në këmbë me zor e Maqedonisë së sotme, shtet që u krijua dhe mbahet në këmbë me paterica. Në Ballkan nuk ka të mëdhenj e të vegjël,me ndryshimet dhe rirreshtimet e reja, në gadishullin tonë,dalëngadalë të gjithë do të kuptojnë se nuk ka më të mëdhenj, të gjithë janë të barabartë. Ne shqiptarët ende nuk jemi formuar si komb në kuptimin e plotë të fjalës. Shqiptarët ende nuk kanë një program nacional që do t’i emanciponte në aspektin e ngritjes së vetëdijes kombëtare,për mbrojtjen e tyre jo për të sulmuar të tjerët. Ne kemi ende probleme me identitetin tonë. E politika mendojmë se duhet t’u parapri të këqijave të akumuluara mes veti dhe fqinjëve. Albanofobia si komplekse që është, po përpiqem që shkurtazi, si një shkrim stenografik, për një numër njerëzish që kanë mangësi të njohurive nga golgota e shqiptarëve të Kosovës, për më shumë se një shekull, në veçanti për vëllezërit tanë nga jugu i Shqipërisë. Nga ky shkrim do kuptohet, përse ishte një reagim i fuqishëm ndaj koncertit të Bregoviq në Korçë. Nga ky shkrim edhe mund të nxirret premisa: Përse projekti ”Ballkani i hapur” qëndron si i dëmshëm në planin ekonomik–politik dhe cenon sigurinë tonë kombëtare. Albanofobia, apo qëndrimi dhe ndjeshmëria dhe sot qëndron e rrënjosur , kjo në veçanti pas luftës së fundit 1998 –1999, duke vazhduar edhe gjerë në ditët e sotme. Pra, urrejtja është e lidhur me konfliktet ,luftërat shqiptaro-serbe. Albanofobia shikohet nga stereotipet negative, paragjykimeve dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve. Albanofobia mund të marrin edhe formën e racizmit, shkruajnë analistët. Paragjykimet qëndrojnë edhe në përdorimin e emërtimit “shqiptari”, si një formë e sllavizuar për etnonimin shqiptar, kjo në konotacionin e gjuhës serbe trajtohet si fyerje.
Më të lexuarat


Masakra e Peshkëpisë dhe fantazma e Fredi Bejlerit, flet ish-shef i Gatishmërisë së Gardës së Republikës, Sefer Pasha

E keqja e së keqes...

Kosova në sfidën e shtetformimit dhe lupës së diplomacisë

Fundi i vërtetë në vendin më antikomunist, të komunistit të fundit

Politikanët e Kosovës të dëgjojnë rekomandimet e SHBA

Dilemat e arsyes ose morali në politikë

Diploma 2023 në Shkollën “Prenk Jakova” Shkodër

Vlora në rrjedhat e kohës, Dr. Fatos Arapi si një orakull i saj

Evropa – rikthim në vitet ’30?

Ja çfarë thoshte Sherif Delvina për historinë e Himarës
