BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Ballkani, gjenocidet dhe urrejtja fetare përballë Evropës

Ballkani, gjenocidet dhe urrejtja fetare përballë Evropës

Thellësia e historisë në shekuj nuk mund t’ia zbehë realitetin njerëzimit, të atyre që kanë ndodhur dhe që po ndodhin si një përsëritje e historisë. Për Ballkanin veçanërisht, që është edhe rajoni ku ne jetojmë, në këto 100 vjetët e fundit shpeshtësia e gjenocideve dhe urrejtjes fetare kanë ndëshkuar veçanërisht popujt me besim të fesë islame. E trishtë, por e vërtetë, e pabesueshme, por edhe shumë e hidhur. Deri në largimin e Perandorisë Osmane nga Ballkani, tendencat e fqinjëve të shqiptarëve, grekëve dhe serbëve, kanë qenë të shoqëruara me barbarizma dhe parapërgatitje për një moment kriminalizimi.

Veç këtyre si për ironi të fatit të keq, Evropa, kontinenti ynë i vjetër ka bërë sehirxhiun e këtyre realiteteve. Më keq akoma, Evropa ka bërë edhe protagonistin e atyre që në histori janë sigluar si gjenocide. Nëse ikja e Perandorisë Osmane u cilësua si një shpëtim i Ballkanit dhe për Evropën ishte një moment i dëshiruar, çuditërisht vende me besim fetar ortodoks krijuan situata të ndera ndaj popujve që i përkisnin besimit islam. Gjithçka nisi me Konferencën e Londrës me ndarjen e territoreve, u shoqërua me luftën ballkanike ku të pësuarit ishin kombi shqiptar dhe ai boshnjak që kishin fe të njëjtë. Urrejtja fetare në këtë rast u pa hapur që do të zgjaste me prezencën e filozofisë së krishtërimit për të mos lejuar shtrirjen e fesë islame.

Ç’borxh i kishte Shqipëria dhe kombi shqiptar Evropës që edhe e ndau, edhe heshti për barbaritë që bënë serbët në Kosovë dhe në troje të tjera dhe për barbaritë greke në Çamëri dhe në territore të tjera shqiptare që sot ndodhen në Greqi? Heshtja evropiane ishte vrastare si një semafor jeshil që hordhitë e çetnikëve të martirizonin shqiptarët në veri dhe kryqëzatat greke të kryqëzonin shqiptarët në jug. Realisht gjatë kësaj periudhe pas L. I. B. dhe deri në përfundim të L. II. B. Kosova dhe Çamëria pësuan gjenocide të dhimbshme, të përgjakshme, ç’njerëzore dhe me pasoja jo vetëm në territore, por edhe në psikologjinë e jetës. Dihet tanimë se çfarë kufizimesh ju bënë shqiptarëve për gjuhën, për shkollat, për vendbanimet dhe për jetën e tyre në tërësi. Me zjarr dhe me hekur, me ekzekutime dhe me therje me thika për së gjalli të njerëzve, groposjet masive dhe spastrimet etnike u bënë modë, a thua se ja kishin fajin shqiptarët pse Perandoria Osmane u shtri në Ballkan. E njëjta situatë u krijua edhe në Bosnjë, veçanërisht ndaj popullatës me besim islam, si një hakmarrje primitive e inkuizicionit fetar ortodoks, vetëm e vetëm se boshnjakët donin besimin që kishin si një e drejtë e tyre. Pas tyre radha i erdhi Kosovës më 1999 që historikisht dihet se çfarë ndodhi.

Lind pyetja: Përse e gjithë kjo vallë, përse kjo urrejtje dhe në sytë e Evropës dhe përballë Evropës që në heshtje miratonte dhe nuk dënonte shkaktarët e gjenocideve ndaj myslimanëve në trojet e tyre etnike? Me keqardhje mund të them, jo vetëm unë, por çdo njeri i këtij kontinenti, që shtete evropiane, që flasin e bërtasin për të drejtat e njeriut, që hartojnë deklarata universale të këtyre të drejtave, shtete që çirren për një padrejtësi që u bëhet, ndërkohë që kanë stimuluar dhe kanë lënë rrugën e shtruar, jo më thjesht për shkeljen e të drejtave të njeriut, por për krime kundër njerëzimit. Ç’na kujton Srebrenica, sa mijëra të vrarë dhe të groposur në varre masive, ç’na kujton Drenica dhe e gjithë Kosova e vrarë, e gjakosur dhe e shpërngulur, ç’na kujton Paramithia, Filati dhe e gjithë Çamëria? Në të gjitha rastet kanë qenë holandezët, francezët, gjermanët, anglezët dhe bashkëpunëtorët e tyre në historinë e këtyre gjenocideve. Asnjë gjyq nuk u bë si Nurenbergu, por sot e kësaj dite vazhdon farsa e nënqeshjes, e heshtjes dhe e asnjë deklarate zyrtare, pale për të folur pastaj për të vendosur drejtësi.

Veprime të tilla janë të shkruara, janë të regjistruara në kujtesën e kombeve. Ka rezoluta të OKB, por për fatin e keq, vetëm në rastin e Bosnjës dhe Kosovës pati një reagim, ndërsa për Çamërinë heshtja ishte vrastare dhe vazhdimësia e atij gjenocidi vazhdon me të njëjtin ritëm, jo më me viktima njerëzore, por me viktimizimin e popullatës çame, e emrit Çamëri. Vazhdon me dënimet e banorëve të atyre trojeve nga një shtet europian si Greqia e cila me paturpësinë e të ashtuquajturit një shtet demokratik, sillet si diktatore e Ballkanit dhe si e përkëdhelura e Evropës për të realizuar qëllimet e saja të një gjenocidi që vazhdon e vazhdon.

Dhe e gjithë kjo vetëm e vetëm pse këto popullsi kanë dashur vendin e tyre, donin gjuhën, flamurin, simbolin dhe fenë e tyre, si një e drejtë njerëzore dhe kushtetuese për të cilën nuk ka ligjësi ta mohojë apo ta përçudnojë. Në kësi rastesh lind pyetja se këto gjenocide në këto vende me një fe të njëjtë u bënë në emër të krishtërimit, të ortodoksisë dhe katolicizmit? Ndoshta kjo nuk thuhet me zë, por pranohet në heshtje në realitet dhe duartrokitet nga kancelaritë europiane si një fitore e krishtërimit ndaj islamit. Po të jesh i besimit islam, detyrimisht që i shtohet edhe nofka “terrorist”, në një kohë kur nuk quhet terrorizëm një vrasje masive që bënë francezët në Algjeri më 1945 me eliminimin barbar të 45 mijë algjerianëve, nuk quhet terrorizëm ajo që bënë grekët në Çamëri, nuk quhet terrorizëm ajo që bënë serbët në Bosnjë dhe në Kosovë. E gjitha kjo vetëm e vetëm pse këto shtete dhe këta popuj i përkasin në shumicë besimit islam. Edhe pse për një moment mund të rikthehemi në thellësi të historisë dhe të kujtojmë të ashtuquajturat heroizma që bënë shqiptarët me Skënderbeun në krye që thyen osmanlinjtë për 25 vjet në emër të krishtërimit dhe Gjergj Kastrioti u quajt “parzmore e krishtërimit dhe qytetërimit evropian”. Ne nuk dimë asnjë fjalë se cili ishte ky Skënderbe që në emër të fesë islame dhe në emër të sulltanatit bëri luftëra, fitoi beteja, ishte një besimtar i devotshëm si “palla e parë e Perandorisë Osmane”.

Një personalitet i fesë islame është shprehur se “Për evropianët, Lindja ishte “Një mijë e një Netët”. Ajo përfaqësonte pasurinë, veshjet e bukura, konkubinat e reja, lulëzimin e jetës publike, këngëve dhe kulturës”, thotë Elias al-Kattar, profesor historie në universitetin libanez. Dhe këto të vërteta quhen herezi po të mësohen, a thua se e keqja e këtij kontinenti ka ardhur nga Lindja dhe jo që ka qenë vetë Evropa dhe shtetet e saj që, megjithëse të krishtera në besimin e tyre. Kanë bërë luftëra dhe kanë kryqëzuar popuj, kanë shpikur armatime dhe kanë realizuar dy luftëra botërore që regjistruan rreth 100 milionë të vrarë dhe të vdekur. Në emër të kujt u bënë këto shfarosje njerëzore, a kishte dorë feja islame? Jo që jo e megjithatë them se ato ishin fryt i mendjeve vrastare që meritojnë vetëm ndëshkim dhe përbuzje, por kurrsesi nuk mund të përbuzet e të shikohet shtrembër një komb apo një popull që beson në një fe të Zotit pa i prishur punë kujt, por që beson fenë e që do dhe që ia mbush shpirtin me paqe e jo me gjenocide.

Të mos dënosh gjenocidet dhe të heshtësh para tyre, kjo do të thotë të favorizosh gjenocid-bërësit dhe të kënaqesh me viktimizimin e këtyre popujve që duan vendin e të parëve të tyre, duan fenë e tyre dhe që nuk duan as dhunë, as terror, as pushtime, por vetëm të drejtat e tyre të mohuara në emër të së drejtës njerëzore që i ka falur Zoti i madh. Në fatkeqësinë që ndodhi në Xhenova të Italisë, dëgjuam një zë të fortë e të trishtueshëm që thërriste “o dio mio, o dio mio” (O Zoti im). Ishte një thirrje e drejtë për një Zot të përbashkët që të gjithë njerëzit i ka të njëllojtë dhe që nuk ka urdhëruar asnjë gjenocid në emër të tij, por gjithçka është bërë në emër të njerëzve të padrejtë dhe të shteteve që nuk kanë marrë ndëshkimin e duhur për gjenocidet e bëra.

Nëse Ballkani ka qenë si një mollë sherri për fuqitë e mëdha evropiane, nuk besoj dhe asnjëherë nuk është provuar që sebepi kanë qenë që myslimanët dhe, nëse sot hidhen hipoteza për një Ballkan të trazuar, këto janë reminishenca të një kohe të shkuar dhe nuk ka sesi gjenocidet të bëhen ndaj atyre që asnjëherë nuk kanë qenë mollë sherri dhe pretekste për luftëra dhe që për fatin e keq kanë qenë ortodoksë apo katolikë. Zoti na gjykoftë, por kjo është një e vërtetë e pamohueshme dhe e provuar.

Nga Hyqmet Zane