BREAKING NEWS

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja mori përpara tre kalimtarët, vdes në spital njëri prej tyre (EMRI)

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja
x
BREAKING NEWS

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet masa e dhënë

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na tha se u zhduk”/ Zbulohet për herë të parë shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Ervis Martinaj për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na
x
BREAKING NEWS

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e menjëhershëm

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e kërcyer në bodrumet e politikës shqiptare

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e
x
BREAKING NEWS

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e Berishës nga politika, në shtator Kuvendi do shkaktojë “tërmet” për “non gratat” dhe spiunët

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali Berishën, nëse nuk do jetë më deputet ndaj tij do të filloj procesi penal, në shtator do kemi ngjarje të reja

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali
x
BREAKING NEWS

Paralelet mes rastit “Berisha” dhe atij të zv.presidentit të Paraguajit pas shpalljes “non grata” nga SHBA, ja vija e kuqe që i ndan në mes

Paralelet mes rastit “Berisha” dhe atij të zv.presidentit
x

Opinion / Editorial

Ballkani “kurth”, “kënetë” që do të gëlltisë këdo apo “fuçi baruti”?

Ballkani “kurth”, “kënetë” që do të

Silogu Vorioepirot, shovenistët sërb  dhe disa grupe tradicionale antishqiptare në Evropë kanë qënë dhe janë tepër të interesuara që: a)Shqiperia  te mbetet e varfer dhe në kaos. b)Tokat Shqiptare në hapesirën Greko-Jugosllave (Kosovë e Camëri) të mbeten nën kolonializmin e tyre. Ky ka qën qëndrim konstant para dhe pas Shpalljes se Pavarsise,para dhe pas perfundimit të Luftës Parë e të Dytë Botërore, gjatë Luftës së Ftohtë dhe vazhdon me betejeën për Integrimi në BE! E çuditëshme por e vërtet !Kjo i ngjan asaj lojës së vjetër. Ju e dini atë lojën e fëmijës kur thoshin dëshirën dhe më pas heqin petalet e luleve duke thënë “më doni - mos më doni” edhe tani loja e re:”do futemi në BE, mos të futemi në BE”. Me siguri politika po luan këtë lojë këto ditë. Në fund, rezulton se e duhet një petal e re e quajtur “Jugosllavia e Re”, “Open Ballkan” ! Sllavët asnjëherë nuk kanë hequr dorë nga synimi i tyre shoven! Kroatët kërkojnë që zona e Sremit,pjesa serbe e Baçkës ,tërë Bosnja, Hercegovina, përfshirë Republikën Srpska, zonën e Rashkës dhe Boka Kotorska duhet t’i bashkohen Kroacisë . Maqedonia po përvetësojnë lagjen e Targovishte, duke sqaruar se është pjesë e Maqedonisë si zonë gjeografike. Boshnjakët i konsiderojnë pjesë të Bosnjes territorin e ish-Sanxhakut Smederevo, Novo-Pazar dhe pjesën më të madhe të Metohisë; Hungarezë pretendojnë se Vojvodina i përket Hungarisë .  Rumunët kanë pretendime për zonën e Banatit me Kryeqytet, Timishuara, Timoku i konsiderojnë ata rumunë etnikë. Bullgarët e konsiderojnë Serbinë jugore dhe lindore si provincat e tyre perëndimore dhe popullsinë e tyre si bullgarë etnikë, të Serbizuar ne dekada. Gjatë shekullit XVIII –XX ,te sllavët,mbizotëruan dy mendime ai i krijimit të Federates Ballkanike dhe një pjese mbeshteten idenë e bashkimit të të gjithë serbëve në një shtet të vetëm.

Politika antishqiptare e fqinjëve tanë është elaboruar prej vitesh, me synim zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare dhe sërbizimin e helenizimin e tyre në mënyrë sistematike. Në funksion të kësaj politike antishqiptare janë angazhuar akedemikë, politikanë, statistë, shkrimtarë, nobelistë, historianë, ushtarakë madhore, mësues, pedagogë, diplomatë të karrierës, të cilët, në bazë të udhëzimeve të kupolës së piramidës shtetërore serbo-helene të mbështetur edhe nga Rusia, hartuan projekte- nacertanie, platforma, memorandume, programe, mbajten tribuna të fshehta e të hapura, konferenca e simpoziume “shkencore”, organizuan tryeza të rrumbullakta në emër të “Stara Serbisë”,”Megaloidhesë”; “Vorioepirit”, çuan mesha drejt qiellit, shënjtëruan ose mallkuan luftëtarët shqiptarë, shkruan libra e monografi plot mllefe, shpërndanë fletushka me subjekte të trilluara dhe me ngjarje të stisura, me heronj të paqenë, me teza demagogjike, që profanonin popullin shqiptar dhe kulturën, moralin dhe traditat e tij shekullore. 

Të gjitha shtetet fqinje në Ballkan kanë Doktrinat e programet e tyre kundër shqiptarëve ku kerkojne ti mbajnë të coptuar Kosove,Malësi, Çamëri ,Shqipëri.

I- Ideatori parë Vuke Karaxhiç (1787-1864) shkrimtar i frymëzuar nga nacionalizmi ekstrem serb, i cili shpallte: “Kudo ku gjëndet edhe një serb i vetëm, aty duhet të zërë vend edhe shteti serb”.

Ideja për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet të vetëm u formua në fillim të shekullit XIX, gjatë dhe pas Revolucionit Francez dhe Luftërave Napoleonike si dhe gjatë luftrave për pavarësi nga okupimi otoman. Gjatë sundimit otoman, bartësi i idesë së shtetit serb ishte Kisha Ortodokse Serbe, Arkimandriti i manastirit Hercegovinës, Arsenij Gagovic, ne bashkepunim me Carin rus Aleksandër në Shën Petersburg në vitin 1804, ku u përcaktua planin e tij për krijimin e një Serbia të Madhe. 

Në vitin 1805, Sava Tekelius u përpoq të merrte mbështetje nga Perandori francez për të krijuar një “mbretëri ilire”. Në 1807 Ipeshkvi Malazez Petar Petroviç Njegos i dërgon perandorit rus një plan për rindërtimin e Perandorisë Sllavo-Serbe, qendra e së cilës do të ishte Mali i Zi,Cetinjë!

II-Në vitin 1808 Ivan Jugoviç minister i Karagjogjeviçit, krijoi projektin e një shteti të ardhshëm serb që do të përfshinte,përveç Serbisë,Serbinë e Vjetër(Kosove,Metohi),Malin e Zi,Bosnjë - Hercegovinën, një pjesë të Maqedonisë së sotme me Shkupin,si dhe Vidin në Bullgari.

III-Më qartë ideja e një kombi-shtet të fortë, u paraqit nga-Ilia Garashanini është autori i platformës së politikës serbe” Na?ertaniju” një program i fshehtë politik i Principatës së Serbisë më 1844 që udhëzonte se,(Sërbija duhet të punojë për krijimin e një shteti të madh Jugosllav nën drejtimin e saj ,sipas të cilit shteti serb do të përfshinte zona ku banohen nga serbët,si Bosnja,Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria veriore (Kosovën,Metohinë))!

Pasardhësit e Garashaninit si Pashiqi, kral Nikolla,Dr. Vasa Cubrillovicit, ish-ministër i Brendshëm në kohen e Krajlit dhe i Bujqësisë në kohën e Titos, projektoi shpërnguljen e shqiptarëve dhe kolonizimin e tokave të tyre me serbë e malazezë. Ivan Vukotic formuloi synimet për të përfshirë brenda kufijve jugosllavë Shqipërinë Veriore dhe atë të Mesme.Stefan Molevic është autor i idesë të homogjenitetit serb në dëm të shqiptarëve krahas tyre, u rreshtuan edhe Drazha Mihajllovic( Kriminel lufte,i rehabilituar me 2008), Lubomir Tadic, Dragisha Vasic e Dobrica Qosic, Aleksander Rankoviç (i shpallur armik nga Titua dhe rehabilituar me 2006), Dushan Mugosha,Vukmanoviç Tempo, Joviçi, Trajkoviçi si dhe Ivo Andric, nobelisti serb, përgatiti planin e çfarosjes së shqiptareve kur ishte përfaqësues i diplomacisë jugosllave pranë Vatikanit,në vitin 1939, kur Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste e deri te Millosheviçi.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, elita politike serbe krijuan Kraljevina e Serbeve-Kroateve dhe Sklloveneve ne Djetor 1918 dhe më 6. janai 1929 mori emrin Kraljevina Jugoslavija!

V-Kryeministri i Sërbise Nikoll Pashiq,pas shpalljes se Pavarsisë së Shqipërisë i porosiste të ngarkuarit me punë për Shqipërinë :” „Ne duam që Shqipëria të jetë e pavarur, por e dobët dhe e parregulluar. Shqipëria e dobët dhe e parregulluar patjetër do të kërkojë ndihmë e mbrojtje atje ku mund t’i gjente këto. Regjimi i rrezikuar nga Italia, na drejtohej neve, e regjimin të cilin donim ta përmbysnim ne, kërkonte mbrojtje nga Italia......“ “ Shqiptarët janë të prirur nga veprimi i keq ata gjithmonë kanë përjetuar  gjëndjen jashtë masës dhe gjendjen e mosarritjes .Ne zhvilluam kundër tyre aksione herë të fshehta, herë të hapëta, duke blerë me para parinë shqiptare ,klerin fetar,dhe duke proklamuar idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkani popujve ballkanikë”..(si Open Ballkan sot ) 

VI-Ndërsa Dr.Vasa Cubrilloviç Akademik dhe politikan sërb në 1937 shkroi librin “Shpërngulja e Arnauteve”. Shqiptarët është e pamundur për ti shtypur me një kolonizim gradual. Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm është përdorimi i forcës brutale e një pushteti të organizuar shtetëror”.Ai udhëzon :

“1 –-Si kusht i parë - Krijimi i psikozës për shpërngulje të shqiptarëve duke bërë për vete klerin e tyre dhe njerëzit me influencë me para ose me shtrëngim.-Shtypi të bëjë propagandë kolosale duke e përshkruar shpërnguljen si vullnetare dhe stabilizimi i tyre në kushte shumë të mira në Anadoll. Një strategji të krijimit të vëndbanimeve sërbe,malazeze, e kroate në veçanti, në hapsirat e pushtuara.

2- Kushti i dytë- Presioni i Aparati shtetëror të ushtrojë masa shtrënguese duke shfrytëzuar ligjet deri në atë masë sa t’ua bëjë jetën sa më të padurueshme shqiptarëve në Jugosllavi.

3- - Kushti i tretë- Me masa ekonomike tu shtohen taksat, tu vendosen gjoba, të arrestohen, të futen në burg pa shkak, të zbatohet puna angari, të sekuestrohen kullotat shtëpitë, heqje të liçencave, mosnjohje të tapive të vjetra,(siç vepron sot Kadastra në Tirane me mbivendosje) vendosja e taksave të pamëshirshme, detyrim i shlyerjes së borxheve private e publike, konfiskimi i pasurive, prishja e të mbjellave, e kullotave e çdo gjëje. Heqja e lejeve për afaristet, tregtarët, dyqanet, kafenetë, zhveshja nga koncesionet, moslejimi dhe pushimi nga puna shtetërore, private, vetadministruese.

4- -Kushti i katërt-: Me masa sanitare urbanizim (siç veproin Bashkia Tirane qe prishi shtepite e ngritura para 20-30 vjetesh  te Unaza,Astiri,Paskuqan e kudo ne Shqiperi) të ushtrohet presion në maksimum ndaj popullsisë shqiptare me ekzekutim të detyruar si: a-“Prishja e shtëpive, gardheve dhe mureve rrethues të shtëpive dhe të pronave,zbatim i masave të rrepta veterinare, moslejimi i tregtisë së bagëtive, i produkteve, blegtorale duke i penguar ose duke i shkatërruar, duke i prishur ose duke i infektuar e tjerë.

b-Të zbatohet karantina për sëmundje të ndryshme, epidemi ose pandemi, që ka prekur fise ose lagje të tëra deri sa tu bëhet jeta e padurueshme. C-Infektimi i kafshëve me virusin e Zgjebjes, qeroskës, tifos, tërbimit, ethet hemorragjike, malaria, bruceloza, tularemia, virozat stinore etj..

5- - Kushti i pestë - -Presion mbi besimin fetar se ata janë të ndjeshëm ndaj, krenarisë kombëtare, ndaj fesë, ndaj nderit, dhe këtu duhet t’i prekim, ti ngacmojmë.Të detyrohen të çojnë fëmijët në shkollë! Të goditen te pikat më të dobëta,më delikate, shqiptarët. Të ndalohet poligamia!

6- Kushi i gjashtë- Nisma private- ku mos të përdorim forcë ushtarake, por t’i provokojmë duke futur kolonë ose çetnike nga vise të tjera të Jugosllavisë, por sidomos nga Mali i Zi. Kolonëve tanë tu shpërndahen armë dhe t’i aktivizojmë të veprojnë si Çetnikë duke shkaktuar konflikte të gjëra zinxhir ,kryengritje ,revolta,lokale të shqiptarëve në Kosovë,Metohi e Mal të Zi . Ky konflikt të nxitet nga njerëz të besuar që të krijohet psikoza sikur shqiptarët kanë ngritur krye, të trajtohet si konflikt midis vëllazërisë dhe nga ana tjetër të nxitet shtypi t’i trajtojë si me keqardhje e t’i japë karakter ekonomik, gjakmarrje, larje hesapesh, motive të dobëta, arsye banale. Në fund të fundit të nxiten me çdo mënyrë turbullira edhe duke përdorur policinë e fshehtë, ose kolonë serb, dhe pastaj gjoja ndërhyn shteti me mjete efikase për t’i shtypur me gjak këto turbullira, lokale mes fiseve malazeze,çetnikëve .

7- Kushti i shtatë- Djegie e vëndbanimeve të qyteteve dhe fshatarave-Të digjen fshehurazi fshatrat, lagjet, qytetet Arrnaute. Të provokohen ,tu prishen e tu digjen të korrat, të rrëmbehen persona, të bëhen çnderime e përdhunime, grabitje e të futet vëllavrasje në mes të shqiptareve!

Pas vdekjes së Titos, në 4 maj 1980, konglomerati Jugosllavi filloi shpërbërjen,fajtor u shpallën shqiptarët, ku pushteti serb ndërmori masa represive ! Shqiptarët protestuan dhe në demonstratat e vitit 1981 në Kosovë  shpërthyen demonstrate massive .Qeveria Federative Jugosllave për tu hakmarrë si armë përdori ushtrine,policine dhe sherbimin e fshehte .Absolutisht nuk ka sekret studentët  kërkojnë që të largohen nga politika disa njerëz ! Faktikisht edhe largimi ndodhi! Qeveria Federative bëri vrasje vrasje masive, sterilizim  në stadiume, hetime ku u shkuan në sitën e UDB 500 mijë shqiptarë, u ngritën padi penale kundër 75.223 vetëve, u dërguan fletë denoncimi për 95.030 persona, ndërsa për 314.120 persona u morën masa si paraburgim, privim lirie, paraqitje e detyruar në polici. Brenda vitit 1986-1987 ju dhanë dënime të ndryshme 182 776 personave. Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme u privuan: -Kufizimi i lëvizjes- U vendos çensura- Konfiskim i pasurisë pa gjyq-U hoq e drejta e mbrojtjes me avokat- U Hoq e drejta e mbrojtjes së pasurisë -U vendos Hapja e kontrolli i korrespondencës- U ndalua e drejta e shtypit dhe e mbledhjeve paqësore-U lejua hapja e letrave, u organizua përgjimi i telefonave(siç veprohet sot në Shqipëri,ku çdo person është i vëzhguar, monitoruar,i përgjuar)- U Hoqen licencat- U Vendos paraqitja e detyruar- U Vendos ora policore. U dha urdhër që dyert e shtëpive të mbaheshin hapur ku ushtria dhe milicia serbe kontrollonin në çdo kohë. U sulmuan dhe plaçkitnin shtëpitë dhe arkivat e komunave dhe fshatrave shqiptarë. Serbet lëviznin me makina, autobusë, furgonë nëpër fshatra, grabisnin, plaçkitnin, shkatërronin e çnderonin provokonin shqiptarët.Kosova ngeli Krahine Autonome nen Sërbinë! Nacionalizmi sërb ishte shume agresiv!

Pas Kosovës më 25 qershor 1991 Slovenija dhe Kroacia shpallen pavarsine! Me 1 mars 1993 u shkeput edhe Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina ! Mbeti vetem Lidhja Republikave Jugosllave e Serbise e Mali Zi ose “Jugosllavia e Zezë” e cila zgjati deri 4 shkurt 2003 ku u shkeput edhe Mali i Zi ! Familja sllave tre here gjate shekullit 19-20 tentoi të krijonte sërbinë e madhe dhe në të trija rastet ajo u shpërbë! Edhe më 1994-2002 krijoi vetëm Srpska Republika“ dhe shkaktoi një vllavrasje të madhe!! Kjo periudhë provoi fundin e Platformës NA?ERTANIJE të 1864 që shpallte “Kudo ku gjëndet edhe një serb i vetëm, aty duhet të zërë vend edhe shteti serb”. Kjo tentative dështoi edhe pas thirrjes më 28 qershor, 1989, në Gazimestan në Kosovë, nga ish-presidenti i Serbisë dhe i Republikës Federale (SR) i Jugosllavisë Sllobodan Millosheviqit „Svi srbi u jednoj drzavi.“ -Kulmi arriti me 1999 ku makina ushtarake serbe masakroi dhe shpërnguli e mbi 500 mije shqiptarëve dhe po të mos kishte ndërhyrë faktori ndërkombëtar,i udhëhequr nga SHBA, sot ndoshta nuk do të ekzistonte Kosova”.Kur Euro- perëndimi më 1999 kërkoi dorëzimin e Millosheviqit propaganda serbe deklaroi: ”Para se të dorëzojmë Millosheviçin ne kemi çfarë të dorëzojmë. Do të dorëzojmë listat e bashkëpunëtorëve tanë shqiptar këtej e andej kufirit me qëllim që të futet përçarja në radhët e tyre-të hahen ndërvedi”. (Sot Euro- Perëndimi po thërret : „Dekriminalizimi i politikës shqiptare“ që do të thotë  se  lista e bashkëpunëtorëve të UDB qënka pranuar nga komuniteti botëror–si të vërteta) . Siç duket sot u erdhi dita që ta realizojnë jo me kolonë sërbomalazes as me ustashe e çetnik, por me të infiltruar shqiptar! Në Shqipëri ka plasur shërrnajë e madhe ku ish nëpunës të lartë po akuzojnë, ne gazeta,FB,mediat e huaja bashkëpunëtorët dhe eprorët e tyre,përfshi sherbimin e inteligjencës~!)

Fatkeqsisht partitë shqiptare,në të dy anët e kufirit janë të ndarë e të përçarë! Për fat të keq edhe Kryeministri Rama deklaron :”Epo ne s’bëhemi,ska mbetur gje tjeter veç tja fusim njëri tjetrit “.Ka ardhur koha që shqiptarët të kenë shtetin e tyre! Shqiptarët nuk kërkojnë teritore të huaja,të fqinjëve por kërkojnë bashkimin e trojeve shqiptare si  Shqipërinë, Camërinë ,Kosovës,Metohisë dhe luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, në një shtet të vetëm ! Eshtë fakt Historik se jo shqiptarër por sërbët e kanë të vështirë të bashkëjetojnë me fqinjët! Historia ka vërtetuar:

-shtypja e përgjakshme e rebelimit shqiptar ,gjatë sundimit Otoman,nga sërbët-dështoi-

-edhe në Jugosllavinë e Parë 1914-1920 kolonizimi -dështoi, 

•           klasifikimi i shqiptarëve në anën e Italisë,e Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore, -dështoi

•           vendosja e administratës ushtarake pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë e Metohi, -dështoi

•           Trajtimi i shqiptarëve me statusin e pakicës kombëtare, të cilët ishin të ndarë në Mal të Zi, Maqedoni, Sërbi dhe përpjekja për të integruar në shtetin jugosllav, dështoi.

-Edhe më 1999 SHBA bota nderhyri per te ndaluar makinën ushtarake serbe që po çfaroste shqiptaret.Konflikti serbo-shqiptar tani është pothuajse plotësisht i dështuar.Edhe absurdit grek te ligjit të luftes me Shqipërinë që nga 1941 ka dështuar, duhet te jesh grek qe te mos e kuptosh! Ka ardhur koha që komuniteti botëror dhe BE,ti kthejnë të drejtën shqiptarëve! Eshtë momenti për një Jaltë të re!?