BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Ballkani Perëndimor do të jetë nota e vlerësimit për komunitetin evropian

Ballkani Perëndimor do të jetë nota e vlerësimit për

Zërat e orëve të fundit që vinë nga strukturat e BE,për refleksion në qëndrimet e saj politike, po ngjallin shpresën e venitur për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por ky reflektim do t'i bindë qytetarët e këtyre vendeve,vetëm atëhere kur BE do hapë dritën jeshile.Shfaqja e fundit la shumë për të dëshiruar,në sytë e të gjithë opinionit brënda dhe jashtë BE,sepse premtimet e bëra u hodhën poshtë,duke krijuar një situatë mosbesuese ndaj këtij komuniteti.Aq sa në faqet e shtypit dhe ekraneve,u komentua si farsa e radhës e këtij procesi,kaq i lakuar dhe përfolur aq shumë.Takimi i fundit i kryeministrave në Bruksel,në vënd që të unifikonte qëndrimet në dobi të këtij procesi,shprehu mos besim moralisht, politikisht dhe strategjikisht.Kjo lojë e stërgjatur në kohë me vite të tëra,u kthye në një  kino-komedi nga aktoret e BE,ku në këtë forum ajo hodhi poshtë edhe punën e bërë nga komisjonerët e saj,të cilët kanë lëshuar premtime të karakterit pozitiv,por nuk kanë mundur të bindin zërat anrti-ientegrim.Vendimi i fundit i saj tregoj se BE,ishte larg vlerave për të cilën është krijuar,për t'u bërë një komunitet model i botës demokratike.Për qytetarët e vëndeve antare,ky komunitet tregon se zgjerimi i kësaj shtëpie,është në të mirë të të gjithve,për më shumë siguri e garanci të aspiratave të tyre.BE duhet të bindet se kjo shtëpi e plasaritur,ka konsumuar me aspiruesit si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut,premtime në formë barnash farmaceutike qetësuese.Disa nga shtetet antare të këtij komuniteti, nuk e kanë merituar të bëhen pjesë e tij,mbasi kanë hyrë edhe me standarte,më të ulta se gjëndja sot e Shqipërisë.Disa prej tyre kanë hyrë për preferenca individuale,të cilat u bënë shpirti deformues i saj.Këto e të tjerë faktorë bënë që Britania e Madhe,të largohet me të drejtë nga kjo bashkësi.Kur flasim për një komunitet model,nisemi nga refleksioni i vlerave si dhe për më shumë siguri e garanci,duke rritur entusiazmin e zgjerimit edhe tek vëndet e BP,që aspirojnë të futen brënda kësaj shtëpie të madhe.Qëndrimet negative apo dhe pozitive ndaj BP,janë vlerësim për ekzigjencën dhe rrolin e saj,përballë këtij rajoni me probleme të trashëguara historike.A duhet lënë ky rajon të konsumohet,nga marrdhëniet e acaruara politike të trasheguara?Kurrë se si jo,sepse është një provë edhe për vetë BE,është turpi apo ndryshe edhe nderi saj,për të mos e lënë këtë rajon pa e bërë pjesë të së njëjtës cati,duke e ditur që lakmohet si nga Rusia ashtu edhe nga Kina e largët,për vetë pozicionin strategjik që ka në qëndër të Evropës.Por e vërteta është si disa nga këto shtete antare,si mund t'u besohet kur ato nuk njohin akoma pavarësinë e Kosovës martire,por rreshtohen në krah të agresorit sërb.Disa të tjera duket sikur janë unanim me sanksionet kundër Rusisë,kur nga ana tjetër mbahen të lidhura nga marrdhëniet e vjera,duke qëndruar formalisht në krah të Ukrainës.Po a është e vetëdijshme kjo BE,kur i mohoj Shqipërisë edhe të drejtën më humane,atë të furnizimit me vaksinën kundër pandesmisë,e cila u detyrua t'i drejtohet Turqisë për të shpëtuar jetë njerzish.Shqiptarët të vetdijshëm për qënien e tyre si komb dinjitoz,janë dhe do të jënë shpirti i sigurisë së këtij komuniteti,sepse kanë qënë gjithnjë garanci për fqinjët dhe asnjehërë kërcënues për lirinë e tyre.Kjo BE si një komunitet model duhet të tregoj fuqinë e saj,duke luftuar mefshtësinë,burokracinë dhe mungesën e aleancave të dobishme.Disa nga mangësitë e BE u vunë në dukje edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama,i cili nuk kishte përqëllim denigrimin e arritjeve të BE,por duke patur parasysh ndryshimin e situatave,kërkohet një strategji e re ideore,për të larguar iluzionet jo realiste në përballimin e rreziqeve në kufijtë e saj.Fjala e Ramës nuk ishte një diskutim i radhës,por një tërheqje vëmëndje strukturave të këtij komuniteti.për t'u shkundur nga qndrimet burokratike,si për cështjet e brëndëshme të qarqeve e organizatave që rrezikojnë demokracinë,ashtu edhe për politikat e dështuara të deritanishme për integrim.Fjala e tij zgjoj përgjumjen e BE,për vendimarrjet dhe mosdakordësitë,si dhe lëkundjet e mekanizmave nga politikat mosbesuese dhe mungesa e seriozitetit.Ky fjalim i tij do të hyjë në diskursin e historisë së Shqipërisë,ashtu si fjala Fan Nolit mbajtur në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve,më 10 Shtator të vitit 1924.Ai fjalim u vlerësua si nga kreu i Asamblesë ashtu dhe nga shtypi i kohës,si i pa arriri dhe i pakonkurueshmi për vetë përmbajtjen e tij.Ja si do të shprehej shtypi i kohës,fjala më e kthjellët dhe më e mëncur,pa masë e zgjuar dhe e holle,Ndërsa gazeta Neë Jork Times,do të shprehej kështu;"Peshkopèi kryeministër i Shqipërisë,i bëri delegatët e Lidhjes së Kombeve të mbeten me gojë hapur,kur u mbajt një nga fjalët që bëri bujë dhe padyshim një nga fjalët më piktoreske".Por oratoria e Ramës goditi edhe pseudopolitikanë,analistë e media në Shqipëri,që nga xhelozia dhe cmira,skërmitën dhëmbët si dhe herë të tjëra,nga që nuk e arrijnë dot nivelin e fjalës së tij.Këta janë ajo kategori njerzish,që arrijnë deri atje sa që  ndiejnë kënaqësi kur premtimet e BE nuk bëhen realitet.Sepse janë kjo kategori që nuk kanë qënë kurrë aktivë në cështjet themelore,të forcimit të shtetit dhe konsolidimit të demokracisë,por sic thotë populli me fjalët e tij të mëncura;"hanë bukën e kaurit dhe bëjnë duvanë e turkut".E megjithatë zërat e orëve të fundit të strukturave të BE, duken sikur do të kthejnë shpresën tek shqiptarët,që të mos marrin rrugët e arratisë nga sytë këmbët,por pranimi në shtëpinë e madhe të BE,do t'u krijojë mundësitë për ta ndërtuar jetën në Shqipëri,ashtu si dhe qytarët e vëndeve antare të BE.