BREAKING NEWS

E trishtë! Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi: Sot është një ditë shumë e vështirë për mua

E trishtë! Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi:
x

Opinion / Editorial

Ballkanikët Rama-Vuçiç në shfaqjet e tyre të ndryshme me vaksina!

Ballkanikët Rama-Vuçiç në shfaqjet e tyre të

Kur Rama po bënte shfaqen e tij të zakonshme në “Air Albania” me ato stërpak vaksina të siguruara pikërisht për shfaqe dhe show, ballkaniku tjetër i gjatë Aleksander Vuçiç po merrte vaksinën e katërt ose AstraZeneca me një sasi prej 150. 000 dozash. Ballkaniku Edi Rama me sasira të vogla të përngjashme shumë me dikur autorizimet për TV në kohë diktature, bën detyrimisht të pakënaqur njerëzit, folkloriku ballkanik tjetër Vuçiç, shfrytëzon mundësitë e mëdha bashkëpunuese dhe aspak “të bindura” ndaj Bashkimit Europian për të pritur 150. 000 dozat e AstraZeneca, për të cilat Rama thotë kemi biseduar. Po po, por Vuçiç del në aeroport për të pritur vaksinat dhe kontingjenti i parë i 150, 000 dozave të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca, ka arritur në mëngjesin e së dielës në Serbi. Aeroplani me vaksina, që është ulur në aeroportin e Beogradit “Nikolla Tesla”, është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Ai ka deklaruar se sigurimi i këtyre vaksinave është mundësuar nga bisedimet trepalëshe në mes të Serbisë, Britanisë së Madhe dhe Indisë, andaj në aeroport janë parë edhe përfaqësuesit e këtyre shteteve në Serbi, Sian McLeod dhe Vijay Kumar, respektivisht. “Faleminderit për mbështetjen e Serbisë dhe për mundësinë që të importojmë nga India, ky moment është me shumë rëndësi për ne”, ka thënë Vuçiç. Ambasadorja britanike, Sian McLeod, ka thënë se është e lumtur që sheh arritjen e vaksinave të kompanisë AstraZeneca në këtë shtet. “Vaksinimi i botës do të thotë punë globale. Unë pres që këto vaksina të jenë në dispozicion në gjithë botën së shpejti”, është shprehur ajo. Vijay Kumar nga Ambasada e Indisë, ka thënë se Serbia është vendi i parë në rajon që siguron këto vaksina të prodhuara në Indi. “Kryeministri indian Narendra Modi ka thënë në disa raste që India do t’i bëjë kapacitetet e saj të prodhimit, të disponueshme edhe për vendet e tjera”, ka deklaruar mes tjerash Kumar. Vuçiç ka njoftuar edhe se Serbia pritet të sigurojë vaksina të tjera kundër koronavirusit, përmes mekanizimit ndërkombëtar COVAX, në fund të marsit ose fillim të prillit. “Por para se të vijnë vaksinat nga programi COVAX, ne sigurisht që do të vaksinojmë dhe rivaksinojmë 1. 1 ose 1. 2 milionë njerëz. Kjo përbën 20 për qind të popullsisë së rritur”, ka thënë ai. Pas dërgesës të së dielës, Serbia konsiderohet një nga vendet e pakta në botë, ku qytetarët e saj do të jenë në gjendje të zgjedhin midis katër vaksinave të ndryshme kundër koronavirusit. Ky shtet deri më tani ka siguruar vaksinën e kompanisë amerikane, Pfizer, atë ruse Sputnik V, kineze Sinopharm dhe tani vaksinën e kompanisë AstraZeneca. Kjo e fundit është miratuar nga Bashkimi Europian në fund të janarit. Me një fjalë folkloriku ballkanik Vuçiç bën show dhe njëkohësisht ka siguruar katër vaksina me mbi 1. 5 milionë doza dhe ky është ndryshimi i madh nga ballkaniku tjetër Rama. Po po, i cili siguron vaksina vetëm për show (për të thënë edhe unë gjej vaksina diku) dhe një “ndarje” të shoqërisë në klasa vaksinimi, i cili është akoma më shumë një turp politik dhe pse e do apo nuk e do këtë gjendje vetë Rama. Unë mendoj se nuk e do. Ballkaniku lider shqiptar Rama sigurisht nuk është kaq “lider global” dhe ballkanik sa i gjati folklorik serb Vuçiç, që nuk pyet kaq shumë për BE-në, e cila nuk pëlqen të vaksinohen shqiptarët jashtë lejes së tyre dhe ndërkohë u vonon vaksinën shqiptarëve në modelin e famshëm Covax, i cili pritet të sjellë doza nga fundi i prillit. Aftësitë e liderit ballkanik Rama, nuk janë kaq të “pamata” sa ato të liderit ballkanik Vuçiç, që sjell kinezët me vaksina, sjellë rusët, por dhe prodhimet e Pfizzer shumë më tepër se sa Rama. Biles merret vesh dhe me britanikët dhe indianët për prodhimet ekskluzive të tyre AstraZeneca, kur Rama realisht është me gisht në gojë. Po dhe pa shumë faj të tij. E kuptoj, nuk është faji i tij, por ai ka aftësi për të bërë shoë me shqiptarët Ai inatin që ka me kolegun Vuçiç në pararojë të Ballkanit dhe një pjesë të Europës, e nxjerr me shqiptarët me anën e “autorizimeve” për vaksinë. Po kot fare e bën këtë gjë. Nuk deklaron dot dhe se është në këtë “embargo” të pamundësisë dhe paaftësisë për të dalë nga rreshti. E kupton qartë, se sa pak rëndësi ka për disa kancelari vendi i tij dhe ai së bashku me një pjesë të Ballkanit përveç Serbisë, për radhën e vaksinave. Po pra po, e jo vetëm vendi i tij. Po e kupton qartë se Aleksandri bën “jo europianistin e llastuar”, i cili furnizohet ndërkohë që “europianistët e deklaruar” Rama dhe shqiptarët, por dhe të tjerë duhet të presin të vaksinohen muajt e ardhshëm. Gjithsesi shqiptarët dhe pse lënë mbas radhe nga një lloj burokracie dhe të përçudnuar nga modeli “20 litra qumësht dhe 150 njerëz në radhë” të stërprovuar në kohë të diktaturës, po iu hapet koha dhe po iu del dielli e do shkojnë në plazh. Kanë natyrën mbrojtëse të tyre. Po sepse i kanë me shumicë ato. Ato kanë shpëtim nga natyra si ndihmë përballë si burokracive lart dhe nga show-ut me ndarje klasore dhe pse mbase janë të detyrueshme në sajë të mbetjes jashtë si strategji vaksinimi në Ballkan. Të padurueshme mbeten shfaqet televizive, infot me vaksina, shitmendjet e padurueshme me mungesën e madhe dhe shitjen e asaj mungese si aftësi personale e një kryeministri që tashmë e ka bërë “bozë” mediatikisht shitmendjen kot. Një model sigurisht antiperëndim në strategji si Vuçiç dhe reklamën e tij unë e kuptoj dhe pa e bërë ai bozë. E di se do të siguronte vaksina nga kinezët dhe rusët, por unë nuk dua, ose refuzoj të kuptoj shitmendjen pa kuptim të një kryeministri shqiptar që nuk ka asgjë në dorë për të përmirësuar situatën dhe bën pastaj marrëzitë mediatike me ato shumë shumë pak vaksina, që ka mundur të sigurojë sikundër lë të kuptojë privatisht. Sjellja e keqe me Ballkanin le t’u mbetet atyre që e kanë bërë tashmë të qartë aty lart në BE, por kjo sjellje nuk është e nevojshme të plotësohet dhe me shfaqet aspak normale dhe të shëmtuara të “varfanjakëve” që bëjnë pastaj ndarjet e shoqërisë në të nevojshëm dhe më pak të nevojshëm, në “më personalitete dhe jo personalitete”, në të “mitë dhe të tutë”. Jo nuk është i nevojshëm ky delir politik dhe psikologjik. Mjafton të sqarosh se “nuk është faji im” dhe “nuk e kam unë në dorë” dhe kaq. Po asgjë më shumë se sa kaq, në veprimin e qartë politik dhe demokratik të vaksinimit të shqiptarëve të barabartë në nevojën për vaksinë. Kur nuk ke ndarë dot popullsinë në “pjesën më vulnerabël dhe sëmundje të rënda”, e cila është ndarja e parë që duhet bërë më mirë mos fol. Por dhe kjo është e kotë, sepse me ato pak vaksina që Rama ka mundur të sigurojë dhe ato pak që do të vinë dhe ato pak që kemi aftësi të blejmë dhe ato pak që kemi mundësi të negociojmë, popullsia e vogël e Shqipërisë me ritmet e tashmë të qarta, kërkon rreth tre vite për të arritur jo shumicën e popullsisë, por nuk mund të vaksinojë 650. 000 pensionistët e saj. E kjo nuk është një mashtrim, as akuzë, as se e ka fajin Rama, por e vërtetë e plotë me atë çfarë është deklaruar deri më sot. Si të krenohet dhe si të vaksinojë të preferuarit apo personalitetet, Rama duhet ta kuptojë (ai tashmë e di mirë) se këtë gjë e ka humbje të madhe dhe për 25 prillin e ardhshëm. Ai sigurisht do të ketë sukses, por në këtë kushte ose deri tani do të vazhdojë me preferenca, duke i bërë qejfin super pakicës dhe zemëruar shumicën dërmuese. Por gjithsesi ai e di më mirë.