SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Ballsh, prag tragjedi e paralajmëruar, heshtja e institucioneve vrastare
Shkruar nga Rrapo Isufaj* 26 Tetor 2020
10 naftëtare, 10 gra, 10 nëna prej 11 ditësh janë ngujuar në grevë urie. Ato zëvendësuan në këtë akt-ekstrem 10 kolegët e tyre, të cilët dolën nga greva pas 18 ditë qëndrimi, kur gjendja e tyre shëndetësore preku “vijën e kuqe”, mbërriti në kufijtë alarmantë. Dhjetra punëtore po ndjekin me shqetësim dhe janë gati për rokadën e radhës, ndërkohë që qindra qytetarë të tjerë po e përjetojnë me ankth këtë dramë që i ka kapërcyer kufijtë ekonomikë. Çuditërisht kjo situatë tragjike po kalon dhe përcillet me një heshtje të neveritshme nga institucionet, nga të gjithë ata që kanë përgjegjësinë për zgjidhjen e saj. Arsyen e ka errësuar kokëfortësia, arroganca, cinizmi dhe fodullëku primitiv.
Por çfarë po ndodh realisht në kryeqendrën e Mallakastrës, Ballsh? Kush ishin shkaqet dhe çfarë kërkojnë grevistët e urisë? Për t’u dhënë përgjigje pyetjeve dhe kuptuar më mirë situatën, le të kthehemi pak në retrospektivë. Ballshi është qendra administrative e krahinës së Mallakastrës, krahinë e spikatur për vlerat e larta patriotike, me një popull punëtor, të urtë, të mençur e liridashës. Historia e kësaj treve, ose siç quhet ndryshe “Vendi i Kështjellave”, është memorizuar në dy simbolika bazë. Qyteti ilir i “Bylisit” në antikitet dhe Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës në kohërat moderne. Ndërtimi i kombinatit nuk ishte rastësi. Gjiganti i industrisë kimike në zemër të Mallakastrës ishte rezultat i një studimi të hollësishëm, me qëllim shfrytëzimin dhe përpunimin e resurseve natyrore të zonës më të madhe naftë dhe gazmbajtëse të Shqipërisë. Projekti për ndërtimin e kombinatit daton në vitin 1973 dhe finalizimi në vitin 1978. Gjiganti industrial nuk ishte tashmë thjesht arteria kryesore ekonomike e krahinës së Mallakastrës, por dhe gjenerator i fuqishëm i zhvillimit social dhe ekonomik, kulturor dhe arsimor të zonës. Dhjetra inxhinierë, kimistë, ekonomistë, mjekë e specialistë të fushave të ndryshme tjetërsuan krejtësisht jetën e kësaj treve, duke i dhënë një shkëlqim rrezatues dhe emër jo vetëm brenda kufijve të vendit, por edhe në rajon e madje deri në Kinën e largët.
Kapaciteti përpunues i kombinatit ishte rreth 1 milion ton naftë në vit. Specialistët mendjendritur e duarartë shqiptarë arritën që brenda një kohe të shkurtër të prodhonin edhe benzinë për avionët. Kombinati u shtri në një sipërfaqe rreth 104 ha dhe mori statusin “Objekt Strategjik”. Në gjithë historikun e tij (përveç viteve të fundit, për të cilët do të flasim më vonë) kombinati jo vetëm që e ka justifikuar veten në aspektin ekonomik, por u shndërrua në krenarinë e industrisë së rëndë të Shqipërisë, duke ezauruar dhe probleme sociale. Ai përfaqësonte tashmë një kompleks vlerash, duke memorizuar me gërma të arta historinë e kohërave moderne të Mallakastrës.
Vala shkatërruese e “TEORISË ZERO”, që nuk dihet në ç’kuzhinë antishqiptare u gatua dhe helmoi koshiencën e shqiptarëve për të shkatërruar çdo gjë që ishte ndërtuar nga sistemi i vjetër, fatmirësisht nuk i preku mallakastriotët. Ata, me kthjelltësi dhe mençuri e ruajtën me fanatizëm “gjigantin” e tyre social-ekonomik. Deri në vitin 1991, kombinati përpunonte rreth 1 milion ton naftë bruto në vit dhe plotësonte rreth 53% të nevojave të tregut të brendshëm për naftë, ndërsa efekti ekonomik në prodhimin kombëtar shkonte në rreth 37% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Kombinati, së bashku me TEC-in dhe Fabrikën e Vajrave Lubrifikantë shtrihej në një territor me sipërfaqe rreth 104 ha, duke patur në organikë rreth 1300 punonjës. Kjo ishte gjendja e Kombinatit përpara privatizimit të tij më 26 nëntor 2008.
Sot dora e padukshme dhe e errët e korrupsionit jo vetëm që ja ka venitur dhe zbehur shkëlqimin Uzinës së Naftës Ballsh ose “Kombinatit” sikurse i thonë mallakastriotët, por e ka shndërruar në një gangrenë mjedisore dhe në një gogol antiekonomik, që prodhon vetëm sherr e varfëri. Pra, atë që nuk e bënë dot vandalët dhe të çmendurit e viteve 90-91, e bënë hajdutët me kravatë, kostum, dosje zyrtare dhe mburojë politike. Pas privatizimit, shfrytëzimi i interesave të çastit, mosmenaxhimi i mirë, mungesa e investimeve, e mirëmbajtjes dhe vizioni i munguar për zhvillimin perspektiv, sollën degradimin gradual që arriti kulmin në vitin 2014 dhe u thellua në vazhdimësi. Në vitin 2013, ish-administratori privat i Uzinës së Naftës Ballsh ia shiti kompaninë një administratori azerbaxhanas dhe nga ky moment filloi loja e pistë masive, makinacionet e fshehta, degradimi total i kompanisë, injorimi i interesave ekonomike të punonjësve, mospagesa e rrogave, sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të tyre, bllokimi i punës dhe degradimi i gjendjes fizike të objekteve. Qindra manovra, dhjetra fije të errëta, pazare dhe kompromise të nëndheshme janë luajtur dhe luhen në bodrumet e padukshme të korrupsionit, që vetëm SPAK dhe një hetim i painfluencuar mund t’ i zbardhë.
Plaga ekonomike e naftëtarëve nuk është e re, e sotme. Ajo është e vjetër dhe “kirurgo-pushtetarët” jo vetëm nuk e kanë çarë kokën për shërim, por e kanë acaruar më shumë. Sipas burimeve nga Sindikata e Përpunimit të Naftës të Shqipërisë me qendër në Ballsh, aksionet e kompanisë në privatizim u ndanë në 85% privati dhe 15% shteti. Pra nuk është e vërtetë se shteti është jashtë “valles”. Në kuptimin figurativ, roli klasik i shtetit është “ombrellë”, ndërsa në atë institucional, shteti është rregullatori ligjor që normalizon dhe zgjidh problemet e ndryshme që lindin mes qytetarëve dhe institucioneve, ose mes vetë institucioneve. Në rastin konkret të Uzinës së Naftës, ai është palë, është aksioner. Sipas të njëjtave burime sindikaliste, aksionet me 15% të shtetit në ARMO janë të patjetërsueshme, deri në shpalljen e falimentit të kompanisë. Me falimentin, shteti hyn sërish në lojë për menaxhimin e uzinës. Naftëtarët akuzojnë dhe hedhin hije dyshimi në lidhje me transfertat e aksioneve të kompanisë gjatë kohës që procesi ishte në gjyq. Po kështu ata denoncojnë edhe lojën e ndyrë të bankave private që morën jashtë radhës detyrimet që kompania u kishte atyre, përpara se sa detyrimi i punëtoreve të shlyhej, të përmbarimit dhe gjykatave që mbyllën sytë të mikluar dhe ndoshta paguar nën dorë nga bankat, pasi të parët që duhet të përfitonin nga shitja e aseteve të kompanisë duhet të ishin punëtorët. Të gjithë aktorët dhe faktorët e kësaj drame me sfond ekonomik në dukje, por që mbart mistere më të thella dhe më të ndërlikuara, luajnë “kungulleshën”, duke ja përcjellë topin njëri-tjetrit. Ata kërkojnë ta mbulojnë realitetin me zhurmë. Të gjithë çirren për “gjurmët”, kur ujkun e kanë përpara syve. “Fjalë Imzot, fjalë”. E vërteta e patjetërsueshme e të vetësakrifikuarve në grevën e urisë është arsyeja ekonomike dhe vetëm ekonomike. Janë rreth 900 familje që po përballen me dramën e urisë. Ato kërkojnë veç bukën e gojës, hakun e punës së tyre. Këto familje përjetojnë mjerimin migjenian në kohërat moderne, në shekullin e teknologjisë së informacionit, kur njeriu si për ironi të fatit të tyre, ka hedhur vështrimin në hapësirat planetare për akomodim, ndërsa këta skllevër nuk kanë të ardhurat minimale për të jetuar! Kjo është drama e vërtetë që po luhet në Kombinatin apo Uzinën e Naftës në Ballsh. Sindikata e Përpunimit të Naftës Shqiptare në Ballsh, Federata e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë dhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë kanë ndjekur me shqetësim situatën e krijuar në vijimësi dhe kanë ushtruar trysni e presion të vazhdueshëm mbi punëdhënësin dhe qeverinë, për zgjidhjen e problemeve të agravuara. Ato kanë shfrytëzuar të gjithë instrumentet ligjore, që nga dialogu social e deri te protestat dhe hapja e proceseve gjyqësore. Sipas drejtueseve sindikalistë, që nga viti 2014, Sindikata e Përpunimit të Naftës Shqiptare në Ballsh dhe Federata e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, strukturë e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, kanë shpenzuar rreth 9 milionë lekë për proceset gjyqësore dhe shërbimet e ndryshme, për mbrojtjen e interesave të naftëtarëve.
“Kemi fituar 506 gjyqe kolektive të ndara në tre grupe dhe 101 punëtorë të tjerë kanë fituar gjyqet individualisht”, shprehet kryetari i Sindikatës së Përpunimit të Naftës Shqiptare Ballsh, Kamber Iljazi. Sipas tij, janë edhe 340 punonjës në procese gjyqësore, procese që janë hapur dhe po ndiqen nga ky institucion sindikal. Gjithashtu, këto organizata sindikaliste po bashkërendojnë institucionalisht me Drejtorinë Përmbarimore për ekzekutimin e vendimeve të gjykatave në interes të naftëtarëve. Është absurde dhe e pafalshme, në një kohë kur Federata Amerikane e Punës dhe Kongresi i Organizatave Industriale të SHBA-ve (AFL-CIO), struktura ombrellë më e madhe sindikale në Amerikë, me anëtarë 12 milionë punëtorë aktivë dhe në pension, i ka drejtuar një letër kryeministrit Rama, duke i kërkuar të zgjidhë kërkesat e naftëtarëve grevistë, qeveria jonë hesht. Ndërsa Konfederata e Sindikatave të Industrisë Amerikane “APL-CIO”, pjesë e së cilës janë edhe Federata e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë dhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë sensibilizohet dhe bëhet pjesë e shqetësimit të naftëtarëve mallakastriotë, qeveria jonë fle gjumë. Kjo është e vërteta e asaj çka po ndodh në Ballsh. Kush kërkon t’ i japë nuanca politike synon të spostojë vëmendjen me dashakeqësi dhe të fshihet pas gishtit. Shteti të mos bëjë të dhembshurin e pafuqishëm, apo inatçiun hatërmbetës. Ka detyrim ligjor dhe të drejtën e pakontestueshme të veprojë për zgjidhjen e këtij problemi të madh social, që po shkon drejt një tragjedie. Heshtja e shtetit dhe e disa aktorëve të tjerë është vrastare, pasi po e thellon dhe ndez më shumë këtë situatë dramatike.
Ju drejtohem me një apel mediave, shoqërisë civile, të zgjedhurve, drejtuesve të institucioneve, intelektualëve, biznesmenëve dhe personaliteteve të shquara mallakastriote. Ne krenohemi, nderojmë dhe kujtojmë figurat historike të Mallakastrës për të mbajtur të gjallë krenarinë në breza. Por ç’po bëjmë ne vetë për historinë? Çdo të thotë ajo për heshtjen dhe indiferentizmin tonë përpara kësaj drame sociale dhe ekonomike, si dhe vjedhjes së pasurisë kombëtare? Çfarë u pëshpërit fytyra juaj para pasqyrës, ju që flisni në emër të vlerave të Mallakastrës, fryheni e ngrefoseni nëpër podiume e simpoziume si përfaqësues të vlerave historike të Mallakastrës, si drejtues të organizatave të rrjetit të shoqërisë civile dhe shoqatave kulturore atdhetare? Mallakastra është djepi i kuvendeve dhe besëlidhjeve. Ndaj është nder, kurajo e qytetari për ju, që t’i jepni mbështetjen dhe përkrahjen e plotë naftëtarëve grevistë. Të përpiloni një raport të plotë të situatës dhe t’ia prezantoni realitetin kryeministrit në dritën e diellit. Ndryshe historia do t’ju gjykojë si bukëshkelës, servilë e frikacakë me poza luani.
* Kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Qarku Fier