BREAKING NEWS

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me...

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

Aksident i  rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret
x
BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x

Opinion / Editorial

Baltovine në mbrojtjen e natyrës, Skavica dhe COP15

Baltovine në mbrojtjen e natyrës, Skavica dhe COP15

Populli shqiptar i mbetur, në vlagën e përkoshme të atdheut të tij, sigurisht dhe i mbytur nga lotët e syrgjinosjes të rinisë edhe fëmijëve që braktisin shkollat, kërkon të  njihet se çfar u vendos në Konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara  mbi bioshumëllojshmërinë (COP15) nga data 07.12.2022 – 19.12.2022 në Montreal të Kanadasë. Duke vazhduar më tej populli i varfëruar dibran e lugina e Drinit të Zi e shkretuar e shpopullar më shumë se kudo në Shqipëri, kërkon, dëshiron të dije se çfarë u fol e çfare u vendos në këtë konference mbarë botërore për  ekosistemet natyrore dhe kujdesjet e politikbërsve e njeriut në ndërhyrjet e tyre në këto ekosisteme. Në fund të mbledhjes: ‘’Të gjitha vendet pjesmarrëse  kanë vendosur një varg masash për të mbrojtur 30% të  shumëllojshmërisë së gjallesave që gjënden në tokë dhe 30% në dete  brenda vitit 2030 të mbështetura në një investim prej 30 miliard dollar ndihmë vjetore për vendet në zhvillim. Që e varfëra Shqipëri është pjese e botës së tretë ose vendeve në zhvillim kjo nuk mund të mohohet nga askush, qoftë një njeri, shoqatë, shtet apo organizëm ndërkombëtar i çfardo lloji qoftë. E natyrshëm lind pyetja: Vallë Qeveria Shqiptare, Ministria e Turizmit Mjedisit e Pyjeve a do të bëjë programe e planifikime konkrete se ku do të investohen dollarët e përpjestuar që do t’iu japin? Për pyllëzimet janë domozdoshmëri këto dollar, sigurisht:  ‘’… gjatë periudhës 2007-2019 janë djegur më shumë se 1/3 e sipërfaqes së fondit pyjor Kombëtar, ose rreth 337 800 ha…(Dr. A Diku ‘’Qeverisja per Ndryshim.,, 23.02.2021).  Ndërsa duke hedhur një vështrim në të kaluarën e afërt, para viteve 1990 dime që:’’…rreth 300 000 ha pyje ose rreth 25% e sipërfaqes pyjore të vendit u shpyllëzuan në vitet ‘70-80… (A. Diku po aty, ‘’Qever. për ndrysh…,,) janë shpyllëzuar, për të mbjellur kultura bujqësore, pemtari, sot djerrina të braktisura. Drejtim tjetër është investimi te fermerët e vegjël e të mesëm, apo në luftën kundër gërryerjeve ku transporti i materialeve të ngurta  nga malet plotësisht të xhveshura është  shumëfishuar.  Në të cilat investimet në këto kanë qenë gjithmonë të gjymtuara ose kanë vepruar në krahun shkatërrimtar me hidrocentralin Skavica dhe të vegjël. Ja shembulli: ‘’Për Shqipërinë shifra që jepet është ajo e hidrocentraleve që do të jenë të ndërtuara deri në vitin 2025 që është 436 hidrocentrale.,,(WWW BOTASOT. Info 17.11.2017)  Keto jane minat ekologjik shpërthyese që do të vendosen në perrenjt e lumenjt e shqipërise.

E kundërta, investim për zhdukje

Organizma të shumta në mbarë botën, qeveri të shumta kanë ministri të veçanta, programe afat gjata e afat shkurtëra për të zbutur kërcënimet shkatërrimtare te biosferës nga ndryshimet e klimës. Përkundrazi qeveria shqipëtare ecën duke ndjekur klithmat çjerrëse të teknologjive të një kohe të perënduar. Kjo do të thotë që Qeveria Rama 3, edhe pse ka hartuar një program  mbi zbutjen e ndikime të klimës mbi bioshumëllojshmërinë ajo vepron praktikisht në kundërshtim me ato që premton e deklaron në forumet ndërkombëtare, por kjo edhe në programet qeveritare mbi ekonominë.  Dhe ja shembulli konkret:‘’…Investimi në total parashikohet 550 milionë dollar.,,(Belinda Balluku:’’Shmangen përmbytjet, sjell zhvillim për zonën.,, 05.07.2021) për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, duke synuar edhe kuotën më të lart  485 m. Qeveria shqiptare në kundërshtim me 15 konferencat ndërkombëtare  të OKB, mbi bioshumëllojshmërinë investon për të vendosur mbi ekosistemin natyror te luginës se Drinit te Zi  ‘’6.7 miliard m3  ujë.. (A. Ashiku, Nga cikli: “Skavica nuk do të kalojë”...No passaran,, 20.04.2022)  Si përfundim Qeveria Rama 3 investon për zhdukjen e bioshumëllojshmërine dhe jo per te shtuar e mjekuar mjedisin ‘’shpirt e trup sakatosur,,. Investon per zhdukjen e trojeve shumë shekullore me  shtëpite, kullat, karakollet plotë art e kulture rrethuar me bahçe, livadhe, arat mbjellura me kultura të shumta bujqësore, relievet e kodrave, kodrinave, shpateve e luginave mbuluar me pyje,  deri te llojet e peshqëve e molusqet që jetojn në shtratin ujë rrjedhës të Drinit të Zi prej 75 km.  Veprime të cilat  janë diametralisht të kundërt me politikat programet e një bote të tanë. Politikanët, deputetët,  të dehur nga deliri i madhështise të Kryetarit të tyre, të friksuar e tutur nga shpata me shkëlqim të përkohshëm të tij, ngrejn duart  duke bërë Amen Amen. Akoma nuk e kanë kuptuar se velloja e zezë e turpit e papëgjegjshmërisë dhe krimi apoklipsinshëm mbi biosferen, ekosistemet natyrore e bujqësore do t’i mbuloi, mbyt ato  moralisht, mendërsiht e fizikisht. Dhe çmenduria vazhdon fatkeqësisht. Ja nje shembull tjetër investimesh: ‘’Për Shqipërinë shifra që jepet është ajo e hidrocentraleve që do të jenë të ndërtuara deri në vitin 2025 që është 436 hidrocentrale.,,(WWW BOTASOT. Info 17.11.2017)  Këto janë minat ekologjike shpërthyese që do të vendosen në përrenjt e lumenjt ujërrjedhëse të pastra e bioekologjikisht  të përshtatshme për një larmi të shumtë gjalllesashe ane e mbanë mjedisit natyror  të shqipërisë.

Bioshumëllojshmëria në shërbim të jetës se njeriut

Politikat e mbrojtjes mjedisore  duhet të jetë dobiprurëse për të gjitha gjallesat në tokë, brenda kapilareve e poreve të saj, në mjediset ujore e ajrore, në ekosistemet e pyjeve si rregullator i fenomeneve klimatike dhe mbajtjes të shëndetshme të tokës e shoqërisë njerëzore, në zhvillimin e bujqësisë në të gjitha hallkat e saja janë domozdoshmëri për jetën e 7.837 miliard (2021) njerëzve në rruzullin tokësor. Pikërisht për të orjentuar drejt politikbërsit konferneca vendosi që:‘’… të vlerësohet, të ruhet bio  shumëllojshmëria  si bazë për prodhimin e të mirave materiale në sherbim të jetës së njeriut. E cila ka të bëjë me ruajtjen, nga shkatërrimi i vetë djepit të jetës që është toka me objektet e saja të gjalla, të ngurta dhe të lëngëta që përbëjnë mjedisin natyror.  Lënia djerr, të pa punuara e ish tokave bujqësore ose ish pemtoreve ka çuar në rrënimin e saj, duke shpërlar horizontin biologjik të këtyre sipërfaqeve dhe krijuar vatrat e para të gërryerjeve deri te shkambi amnor. Si rrjedhoj toka mbetet e shkretuar pa gjallesa pa jete  e jo prodhuese për njeriun. Dhe ja një shembull i kohës se kaluar: ‘’Vetëm gjatë viteve 1976- 1980 lumenjt nxorën jashtë përdorimit 450  ha toke bujqësore.,, (Farudin Krutaj, Perikli Qiriazi ‘’ në: Studime  gjeografike.,,  Libri 2. f. 92. Tiranë 1987). Ndërsa sot ajo është katër dhe pesë fishuar, pra qindra mijëra  ha janë të pa përdorshme për  të mbjellë kultura bujqësore e pemë frutore.  Kjo arrihet shume lehtë e për një kohë të shkurtër. Ndërsa për t’u rikthyer në prodhim, në lindjen e zhvillimin e  bioshumëllojshmërise së gjallesave, duhen mijëra vjet sepse është këputur ai zinxhir bioekologjik shoqërimesh i krijuar në miliona vjet.  Lindja rritja dhe zhvillimi i tyre në unitet veprimi e bashkeveprimi në raporte te drejta në mes tyre dhe mjedisin fiziko kimik të tokës kërkohen qindra e mijëra vjet. Atëhere gjithë kjo shumëllojshmëri organizmash në mbarë botën rrreth 1.7 milion lloje duhen ruajtur, sepse ato kanë inves- tuar duke krijuar  e ruajtur kopshtin e lulëzuar të quajtur natyrë për të vetmin qëllim, që të mbaj gjallë e zhvilloi njerëzimin.   Dhe ja  si mendojn sot dashuruesit e ekspertët e ekosistemit pyjor: ‘’Vlerësimet më të freskëta parashikojn se, me ritmet e sotme të shpyllëzimeve, brenda 20-30 viteve të ardhshëm do të zhduken 2-8 përqind e llojeve në planet. Kjo përbën tragjedinë mjedisore, por pasojat e saj do të ndihen edhe në ekonomie në zhvillimet shoqeore. Afro 40 për qind e ekonomisë botërore dhe 80 për qind e nevojave tona plotësohen nga resurset (burimet S.M) biologjike.,,  Gj. Fierza, M. Metaj, H. Zoto, ‘’Pylli dhe njeriu,, f.92, Tirane 2012)   Shqipëria e varfëruar e ka ndjer shume këtë humbje të madhe’’…importi (prodhimeve bujqësore S.M) zë 80 milionë euro lekë (35% e prodhimit të përgjithshëm bujqësor)…,,( Engjëll Musai:‘’Si u shkatërrua bujqësia dhe fshati pas vitit 1990.,, Gazeta Telegraf, 18. 03.2022)  nga politikat e gabuara kundrejt  bujqësisë pyjeve e krejt mjedisit ekologjik strehëz e ushqyese e  shqiptarit. E qeveria Rama 3 nuk rreket ta thelloi këtë plagë,  duke zhdukur tokat bujqësore më prodhuese të luginës së drinit të zi që’’… fundos nën ujë 10600 ha (toka bujqësore S.M)…(A. Ashiku,po aty, 20.04.2022 Fb). Kjo politik e gabuar po lenë gjurmë të thella e të pa riparueshme në syrgjinosjen e rinisë dibrane dhe të asaj shqiptare. Pasojat e së cilës  do të ndihen shumë shpejt mbi zhvillimin ekonomikk të shqipërise. Si dhe mbi gjeografinë fizike, shpërndarjes të popullsise, ekonominë kombëtare, strategjinë ushtarake të mbrojtjes etj, etj.

Investime në mbrojtje e shëndoshjen e natyres

Konfernca KOP 15  duke analizuar me kujdes, referimet e punimet e shkencëtarëve në fusha te ndryshme të klimatologjisë, ekologjisë, ekosistemeve të ndryshme etj.  ka caktuar një  detyrë tjetër mjaft të randësishme dhe e zbatueshme për mjaft vende të botës së sotme, dhe ja lexojm:‘’Paksimi i investimeve që shkatërrojn shumëllojshmërinë e qënjeve të gjalla, të paktën në 500 miliard dollar në vit, këto të investohen në mbrojtjen e natyrës, nxitjen e zhvillimit biologjik dhe shtimin  e llojshmërisë në natyrë,, (Cop 15 pika 4)

  Do të analizojm një pjesë të bashkëjetesës biologjike (biocenozëz S.M) të pyllit si një ndër elementët e bioshumëllojshmërisë që janë shpendët e pyllit. Jeta e të cilëve është e lidhur pa zgjithshmërisht me pyllin si shtëpia, vendërritja (biotopi S.M)  i tyre.  Për të kuptuar më mire funksionimin e kësaj bashkësie do ti referohemi studimit bioekologjik të ‘’Pyjeve të virgjëra të shqipërisë,, ku shkruhet: ‘’Në pyje gjenden 60 specie shpendësh. Nga këto 7 specie janë të rrezikuara, 24 specie janë të rralla dhe 20 specie janë të zakonshme.,, (f. 183 Tiranë 1997)

 Shpendët e pyllit  duke organizuar jetën e tyre në këtë bashkësi natyrore, ato  luajn rol të rëndësishën biologjik me treguesit e tyre sasior dhe cilësor në jetën.  Dhe vetë këto me veprimtarinë e tyre me të qenurit në këtë apo ate tip pylli sipas klasifikimit tipologjik dhe përbërjes se tij, të thjeshta apo të përziera. Janë shpendët sipas llojeve e sasisë të cilat na  japin informacione të rëndësishme mbi ekosistemin e pyjeve sigurisht edhe duke ndikuar drejt për drejt ose indirekt mbi  bashkëjetesën e pyjeve.

 Të arsyetojm mbi ekosistemin pyjor se kur ndryshon ai, pra sasia e drurëve, sipërfaqja e tyre, apo dëmtuesit e ndryshëm mbi bashkësinë e jetesës së pyllit, si ndikon, si vepron  kjo situat bioekologjike mbi jetën e shpendëve të cilët në evolucionin e tyre  gjenetik e natyror e kanë lidhur mbijetesën  me pyllin si formë e zhvillimit më dinamik të drurëve e shkurreve. Dhe ja se çfar kanë konstatuar vrojtimet, eksperimentet e punimet shekncore: ‘’Konstatojm se rreth viteve 1962 situata ornitologjike ka ardhur duke u keqësuar si rrjedhojë e zvoglimit gradual të sipërfaqeve pyjore, veçanërisht e pyjeve fletor si dhe degradimit të mjaft zonave pyjore.,,(Pyj. Virgj të Shqipërise f. 184 Tirane 1997)

 Si përfundim duke analizuar vetem një element të ekosistemit pyjor, mund të shprehemi se mbrojtja e pyjeve natyrore  dhe grumbujve pyjor artificial është domozdoshmëri jetike për ruajtjen e baraz peshimeve të gjallesave dhe bioshumëllojshmërinë si kusht i egziztencës së biotopeve.  Prandaj politikbërësit duhet të marrin masa organizative që t’i ruajn ato dhe të zbatojn  ndërhyrje mbi bazat shkencore që rekomandon silvoteknike për regjime  të ndryshme pyjesh.  Të gjitha kërto kerkojn investime të vazhdueshme kudo në pyjet shqiptare për të kryer të gjitha funksionet e tyre por edhe sepse: ‘’Po t’i referohemi aneksit të  II të Konventës së Bernës rezulton se nga speciet e mësiperme 43 specie  ose  71% e tyre kërkojn një mbrojtje të rreptë.,, (Pyj. Virgj të Shqipërise f. 184 Tirane 1997)  Ja pra një nga drejtimet ku kërkohen investime nga qeveria, dhe jo të kryhet veprimi i kundërt duke investuar 550 milion dollar për shkatërrimin e ekosistemit pyjor e atyre të krijuar nga njeriu për të jetuar pikërisht në luginën e Drinit të Zi në Dibër të Poshtëme me ekosisteme të shumta e bioshumëllojshmëri. Nga një studim i kryre del në pah se’’ zhduken përfundimisht 649 ha pyje dushqesh cungishte dhe 554 ha shelgjishte…,, (S. Mëziu,‘’Studim dhe projekt mbi pasurinë e gjelbert, ujore, etj. të shtratit të Drinit të Zi ‘’Fushë Gjoricë  Skavica Mem.,, Studim.  f. 29, 30,  Dorëshkrim. Viti 2022)  

Ruajtja e natyrës, investimet në fushat e shërimit të plagëve të saja ishin objektivat e COP15 për të shëndoshur ekosistemet e plagosura tmerrësisht nga njeriu si qenie individuale dhe kolektive ose e  bashkuar me veprimet e pa menduara të politkbërsve që kanë të plazmuar në mendjen e tyre, vetëm fitimet kolosale.  Ne duhet të jemi të gjithe nxënës të natyrës  ndërsa e vërteta është se ne jemi  vrasësit e saj, plagë hapësit e saj. Qeveria E. Rama 1,2, dhe 3, ende nuk i ka kuptuar gabimet e saja trashanike e me pasoja për brezat e sotëm e të nesërm. Perkundrazi ajo vazhdon të investoi miliarda dollar e euro  për të pregatitur një tragjedi mjedisore e cila ka filluar të ndihet në humbjen e produkteve bujqësore e blektorale si sasi e cilësi, pa folur për humbjen e larmitë  e jetëve të gjalla. Rrjedhimish janë humbur edhe ekuilibret e faktorëve ekoliogjik, të cilat favorizojn urinë e shkretizimin e ardhshëm të  mjedisit gjeografik ku sot gjallon  jeta e lënduar.