BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Opinion / Editorial

Bamirësit e vjeshtës!

Bamirësit e vjeshtës!

Natyra i ka dhënë stinës së vjeshtës begatinë dhe bollëkun. Veç pamjeve mahnitëse të pemëve me gjethet që zverdhin, sikur janë ngjyer me ar që bien butë mbi tokën e lagësht, janë bërë motivet më të pëlqyera të piktorëve më në zë të globit, por edhe shqiptarë. Fermerët vjelin të korrat me të cilat mbushin hambarët. Vreshtarët vjelin rrushin e pjekur. Të apasionuarit pas zierjes së rakisë, nxitojnë të sigurojnë sasitë e nevojshme për të prodhuar lëngun çudibërës që të bën çakërrqejf. Për bollëkun që sjell, kjo është stina më e parapëlqyer, duke i lënë vendin dimrit me dëborë dhe shira të rrëmbyeshëm. Po natyra është nikoqirja e pazëvendësueshme, ajo që ka vënë radhë ndër mijëravjeçarë dhe nuk është fryt i dëshirave apo ligjeve të shkruara. Është produkt i evolucionit të jetës nga lindja e saj, objekt i së cilës është bërë studim i Darvinit. Në këtë kuptim, vjeshta është stina që na mbush me fruta dhe të mira material që i shijojmë të gjithë. Është vërtet bamirëse dhe dorëlëshuar. Për këtë në fjalorin e përditshëm thuhet se vjeshta t`i mbush duart dhe shtëpitë. Në një farë kuptimi është surprizuese krahasuar me stinët e tjera të vitit. Përball vjeshtës, si të bënin garë me të, shumë herë në mënyrë ciklike vihen edhe politikanët me propozimet bombastike. Duan të konkurrojnë stinën e begat dhe t`i ngjajnë për ta kopjuar bamirësinë e bollëkun e saj. Dhe bëhen të shfrenuar pa as më të voglin pushim apo gjykim serioz. Frymëzuar nga ajo që ofron vjeshta sikur maten me të për t’u bërë bamirës përmes premtimeve dhe iniciativave ligjore për rritje pagash pa kufi dhe ulje çmimesh deri në marrëzi. Po nëse natyra është vetërregulluar në mijëravjeçarë, këta politikanët tanë, duan që ta imitojnë bollëkun e saj përmes nismave dhe propozimeve për të krijuar iluzionin e baballarëve të dhimbsur të qytetarëve në nevojë. Të duken se vijnë me duart plotë për t`u falur lumturinë dhe mirëqenien. Nga podiumet e partive propozohen rritje pagash deri në limite të papërballueshme të ekonomisë shqiptare, pensione, ndihma ekonomike për familjet në nevojë dhe ata me shumë fëmijë. Dhe nis refreni, duke recituar në podiumet partiake nga oratorët dhe propagandistët që më së shumti njihen edhe si specialistë të ekonomisë së tregut, po që realisht kërkojnë të bëjnë tregti me nevojat e qytetarëve të cilët me shumë të drejtë pretendojnë më shumë mirëqenie, me shumë të mira materialë me sa më pak para të harxhuara. Dhe në garë hynë ata që kanë shkruar libra të ekonomisë së tregut që na kanë cituar raportin kërkesë-ofertë që na kanë lodhur me kapitalizmin dhe ligjësitë e hekurta të tij. Ata që pretendojnë se përmbysën ekonominë e centralizuar dhe tani duan të imitojnë atë. Që nga mëngjesi në mbrëmje bëjnë sikur iu dhimbsemi kur në realitet vetëm sa mbushin ekranet dhe tavolinat e opinionistëve, duke tjerrë fjalë e duke joshur popullin me ca tullumbace që i shfryn era e parë sapo dalin në rrugë nga zyrat e profesorëve të ekonomisë, ata që nesër pretendojnë të na drejtojnë mes shtigjeve dhe labirinteve të vështira të ekonomisë së tregut. Disa prej tyre i referohen deri edhe Marksit që ka bërë analiza të parasë dhe mallit, vlerës dhe mbivlerës, riprodhimit në ekonomi dhe studime të thelluara mbi kapitalin?! Po këto janë tema të rënda që vetëm ata dinë t’i komentojnë dhe na mbajnë leksione se si, kur sa shumë mund të harxhosh dhe para, të cilat herë mungojnë e herë shtohen në kanalet e llogarive pasi ka ligjësi të hekurta. Rritje të pagave për mësuesit dhe mjekët, infermierët, policët, nëpunësit. Rritje për pensionistët. Për të gjithë, vetëm rritje. Po asnjëherë nuk na thuhet ku do gjenden tërë këto miliona për të përballuar rritjet galopante, pa asnjë bazë sikur paratë të prodhoheshin në pemë, a të ishin gjethe rrapi?! Kuptohet më dorë lëshuar janë opozitarët tanë. Të gjithë janë vënë në garë. Lulzimi, është në rend të parë. Po vijnë pas tij profesorët e ekonomisë dhe kompetentët e letërsisë. Kush të propozojë treguesit më të lartë për shtim të pagave dhe uljen më të madhe të çmimeve. Më në fund, Partia Demokratike bën populizëm, duke ndërmarrë nisma ligjore në Parlamentin e Shqipërisë me TVSH-në e produkteve të ashtuquajtura të shportës. Vetë zonja, Jorida Tabaku, e cilësuar si përfaqësuesja më në zë e mendimit ekonomik, ylli shifrave të PD na sqaroi ku synon nisma ligjore e uljes së TVSH-së nga njëzetë në gjashtë për qind. Dihet se TVSH, është element shtesë mbi çmimin dhe shumica e vendeve e kanë ose në këtë nivel ose më lartë. Kjo varet nga stadet e zhvillimit të ekonomisë së vendeve të ndryshme. Tek ne, norma e TVSH ose tatimi mbi vlerën e shtuar, është njëzetë për qind. Kuptohet, një shtesë e tillë mbi çmimet, rrit koston dhe shpenzimet aq më shumë të familjarëve për të siguruar produktet e përdorimit të përditshëm, të cilat janë të nevojshme për të gjitha familjet, si ato që janë të kamura dhe kanë nivel të lartë jetese dhe të ardhura më të larta edhe ata që mezi nxjerrin muajin. Po ulja ose zbritja deri në afër katër herë e TVSH-së në kushtet kur shteti është thjesht rregullator i ekonomisë që nuk mund të vendosi me ligj çmimet e produkteve të përdorimit të gjerë që nga buka, makaronat, orizi, vaji, sapuni, deri tek sendet e tjera të domosdoshme që janë të nevojshme për çdo familje nuk i vendos askush me urdhër. Çmimet i vendos tregu. Kështu që pas viteve 1990 të gjitha produktet, duke filluar nga buka e cila kishte çmim të kontrolluar pasi ishte produkt që e prodhonte shteti në fabrikat shtetërore, u rrit njëzetë fish. Këtë fat pësuan edhe produktet e tjerë të përdorimit të përditshëm. Nuk u vendosën me urdhra as me ligje apo masa represive shtetërore. Dhe në këtë kohë në krye ishte partia e Bashës dhe Tabakut pavarësisht që ata ende prisnin radhën për të hyrë në këtë parti. Çmimet u vendosën sipas raportit kërkesë-ofertë. Natyrisht u rritën kostot e jetesës. Po nuk mund të ndodhte ndryshe pasi sistemi me të cilën ishim pajtuar dhe nisëm të ndërtonim është kapitalizmi. Nuk mund të pretendohet të jetosh në kapitalizëm dhe të kërkosh të zbatohen ligjet e komunizmit. Ekonomia e tregut, ka ligjësitë e veta, të cilat nuk mund të ndryshohen sipas dëshirave dhe qëllimeve, qofshin edhe në interes të qytetarëve apo propagandës së partive të cilat duan të duken si kujdestare të dhimbsura shtetasve. Zonja Tabaku, nismën për uljen e TVSH e ka depozituar në Kuvendin e Shqipëprisë. Me shumë pompozitet. Pra kërkon që ligjësitë e ekonomisë së tregut t`i ndryshojnë fuqia e kartonit. Në realitet për deputeten Tabaku, e cila përfaqëson partinë që mbron të djathtët dhe njeh ekonominë e tregut, është e qartë që kërkesa bie ndesh me ligjësitë e ekonomisë, ku jetojmë. Një nismë e tillë është në thelb populiste pasi anashkalon raportin kërkesë-ofertë dhe ligjësitë e kapitalizmit. Nëse të gjitha detyrimet do të shkojnë drejt zeros, atëherë ku do gjenden të ardhurat për të realizuar detyrimet për pagat dhe investimet? Se shqiptarët nuk jetojnë vetëm për të ngrënë produktet e shportës, po kërkojnë të zhvillohet ekonomia, të kemi qytete më të bukura, me infrastrukturë moderne, të arrijmë të përsosim sistemin arsimor, të kemi auditore të cilësisë më të lartë, të kemi struktura të mirë paguara që nga policia dhe ushtria deri tek drejtësia dhe administrata. Nëse ulen e zerohen detyrimet, taksat, tarifat, akcizat, siç është TVSH atëherë ku gjenden të ardhurat? Është abuzim kur kërkuesit thonë se t’ua marrim oligarkëve dhe atyre që na vjedhin. Edhe pse duket si një kërkesë me bazë sociale, sikur u qajnë hallin familjeve, pikërisht këto produkte kërkojnë rimbursim total pasi askush nuk mund të shesë nën kosto dhe shteti nuk e ka mekanizmin e prodhimit dhe furnizimit të qytetarëve me produkte të prodhuara nga shteti. Atëherë ku do ti gjejë zonja Tabaku tërë këto para që të kënaqi edhe qytetarët për produkte të lira edhe bizneset që i trajtojnë dhe i blejnë apo shfrytëzojnë produktet vendase për t`i rimbursuar sepse askush nuk del në treg që nga shitësit e gjilpërave deri tek ata të sheqerit, bukës për të mos fituar. Ndaj kërkesa për ulje të TVSH në mënyrë drastike e të menjëhershme është në realitet një nismë propagandistike pasi është praktikisht e parealizueshme. Jam i sigurt nëse Tabaku do ishte në qeveri dhe do bënte detyrën e ministres së Financave ajo sot do kërkonte, jo ulje po rritje të TVSH-së. Nuk do guxonte të kërkonte ulje të saj pasi vet kryeministri i supozuar Lulzim Basha do ta largonte me ceremoni si të papërshtatshme për të drejtuar ministrinë e parasë. Si opozitare Tabaku, po edhe vetë PD, është në të drejtën e vet pasi nuk ka asnjë mbi supe. Nuk i kërkohet të shtojë të ardhurat as të investojë pasi këto i ka detyrë qeveria dhe asaj i takojnë. Po PD si një parti që pretendon se përfaqëson kapitalizmin dhe interesat e të djathtës nuk ka asnjë lidhje me propagandën për ulje të të ardhurave dhe rritje të pagave aq më pak zerim të TVSH-së, siç rreket të bëjë PD me nismat ligjore në Kuvendin e Shqipërisë. Nëse kjo do të bëhej pa cënuar treguesit e tjerë të ekonomisë, pa prekur ligjësitë e ekonomisë së tregut do ishte një mrekulli. Po kështu siç na serviret nga iniciativa e opozitës, është thjesht një manovër për të joshur qytetarët shqiptarë për t`u thënë.- Unë luftoj për interesat tuaja jetike! Po në realitet kjo kërkesë është thjesht propagandë e pastër dhe një lojë që do vijojë pasi iniciatorët nuk humbasin asgjë. Shporta e tyre e tyre nuk ka nevojë për asnjë rimbursim. Ata i kanë të gjitha dhe me bollëk. Së pari premtimet!