BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

Banaliteti i akuzave kundër politikës, kur faji është te shoqëria që e prodhon atë!

Banaliteti i akuzave kundër politikës, kur faji është te

Njerëzit më të votuar, të fuqishëm të politikës shqiptare post diktaturë janë Sali Berisha dhe Edi Rama. Sot njëri nuk lejohet të shkojë në SHBA dhe tjetri ka maxhorancën e pushtetit më të madhe dhe fuqishme që ka pasur ndonjëherë një parti në Shqipëri, post regjimit diktaturë të të ashtuquajturve komunistë shqiptarë. Ky super pushtet politik, në institucionet qendrore dhe ato vendore, është dhe për faj të opozitës së Berishës dhe Bashës por... Por unë e kam fjalën te dy personat që kanë pasur më shumë pushtet post diktaturë në Shqipëri! Sali Berisha sipas meje është njeriu që keqinterpretoi me qëllim si demokracinë dhe ndërtimin e shtetit dhe Edi Rama është njeriu që me qëllim deri tani, ka “pikturuar” (jo ndërtuar) me qëllim, si demokracinë dhe shtetin! Të dy deri tani, nuk kanë ndërtuar as demokraci dhe as shtet dhe pse kanë dallime të mëdha mes tyre. Njëri po ngrys ditët në një dënim moral dhe nesër mbase dhe penal ekonomik dhe për faje shtetërore dhe tjetri, ka një super pushtet, por që në një pjesë të madhe të shoqërisë është i akuzuar për arrogancë, korrupsion dhe modelin sipërfaqësor të Shqipërisë “medemek demokratike”! Kurse shoqëria shqiptare sëpaku ka 25 e kusur vite, që akuzon e akuzon klasën politike, qeveritë dhe institucione pushteti, individë dhe pushtetarë dhe deri në përfaqësi ndërkombëtare, që janë pjesë ndikimi në pushtet pa ndërprerje, çdo ditë dhe deri në banalitetin e përsëritjes pa ndërruar asgjë dhe pa ndrequr asgjë! Unë e kam fjalën te faji i madh i “sipërstrukturës” njerëzore që dikur kuptohej që bënte pjesë së intelektualizmit ose në doktrinën marksiste, tërësia e sistemeve politike dhe juridike dhe format morale, filozofike dhe kulturore të ndërgjegjes së një sistemi shoqëror, si një burim dhe pasqyrim i një strukture specifike ekonomike. Por kjo teori nuk vlen sot te ne, po të kesh parasysh se ne jemi në një sistem të caktuar politik, ekonomik dhe filozofik, të pranuar dhe që sigurisht duhet të ketë dhe pjesën e një shtrese intelektuale sidomos në art dhe kulturë që duhet të reagonte për fajin e madh të shoqërisë që po përsërit veten me mendjelehtësinë e saj në prodhim të klasave politike të korruptuara! Në Shqipëri nuk gjenerohen individë, mendim dhe filozofi e re, kritikë e re dhe mendim politik i ri sepse ai që duhet t’i paraprinte ndryshimit ose arti dhe kultura mungojnë në mbajtje qëndrimi! Janë thjesht ankues dhe konstatues, por asnjëherë që të mbajnë qëndrim të fortë! Janë të frikësuar se akoma mbështetjen e kanë në modelin shtet si në diktaturë dhe padyshim, që prandaj e përmenda Marksin më sipër – sepse iu duket (intelektualizmi, shtresës kulturore) vetja si “superstrukturë” kur në fakt janë pjesë e filozofisë kapitaliste dhe sidomos e politikës në demokraci! Sepse reagimi lejohet dhe nuk mund të përmbyllet. Besoj se e dini si reagonte ndërgjegjja intelektuale në Italinë e mafies dhe brigadave të kuqe apo brigadave neofashiste në vitet 1960-1980! Besoj se dihet Leonardo Sciascia apo dhe filmat e Damiano Damianit! Po, ka plot poezi dhe plot filma, apo dhe plot romane dhe plot piktura dhe deri statuja që momenti intelektual bënte rebelimin dhe tregonte rrugën e shoqërisë së deprimuar italiane të asaj kohe! Arti dhe kultura, po rebelohej dhe jo vetëm po konstatonte, por po jepte përgjigje. E mbas kësaj lindën heronjtë policë në përballjen me mafien, komisarë, karabinierë, gjeneralë dhe njerëz të thjeshtë apo dhe poetë dhe kategori gazetarësh apo dhe politikanësh që morën përsipër ndryshimin thelbësor të një Italie të krimbur duke shembur si Demokracinë Kristiane, Partinë Socialiste dhe duke ndërruar komunistët italianë nga komunistë që nuk ndaheshin dot nga “brigadat e kuqe” në demokratë që po sulmonin dhe Bashkimin Sovjetik dhe po bënin “Il grande compromesso”! Po pra po...por kishin reaguar aktorë, kineastë, regjisorë dhe letrarë, apo romancierë, poetë, kantautorë dhe piktorë! Kudo në kinema e koncerte dhe deri në këngë, të cilat revolucionarizuan kohën jo nga revolta, por nga evolucioni që solli dhe kohën e re atë të kundërkorrupsionit dhe mafies! E kjo gjë, megjithëse më lehtë si tragjizëm i pësuar ka ndodhur në Gjermani dhe Francë, apo dhe të gjithë Europën Perëndimore! Absolutisht pjesë të artit, kultura dhe artistët, kanë reaguar të parët pastaj mbas tyre ka ardhur shoqëria dhe në fund ka reaguar klasa politike, ose duke shëruar veten ose duke shembur veten me qëllim ardhjen e asaj të shëndoshës politikisht dhe filozofikisht! Tani më thonë cilin film të fortë dhe regji të fortë kemi ne për t’iu referuar!? Pak për të mos thënë aspak! Ku janë këngët me tekst problematik dhe filozofik si goditje!? Jo kemi vetëm këngë “tubash” dhe shalëjashtesh për turp dhe faqe e zezë! Çfarë poezish të forta idealndjellëse dhe përçuese të ideve për demokraci kemi ne? Çfarë kritike bëjnë veprat tona letrare dhe ato në pikturë dhe skulpturë për ditët kur jetojmë! Dini reagim të madh dhe të fortë (përjashto shumë shumë pak individë) që t’i paraprijë mendimit të ri estetik dhe politik në Shqipëri që del në art dhe kulturë! Që del në shfaqe të mëdha teatrore dhe drama apo dhe në televizione si qëndrim dhe opsione zgjedhje e zgjidhje!? Nuk ka dhe kjo është fatkeqësi. Pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, por dhe më e instruktuara ose ka frikë ose është komercializuar kaq shumë dhe kaq poshtërisht, sa nuk di të prodhojë qoftë dhe një vepër filozofikisht reaguese që të jetë pilastër që mban një model të ri. Po pra, që refuzon dhe paralajmëron largimin e elitës politike sot! Nuk ka dhe janë bashkëpunëtorë përderisa nuk reagojnë (me përjashtime të pakta) për tragjizmin politik dhe filozofik ku jetojmë! Për tragjizmin e një klase politike ashpërsisht të korruptuar dhe mediokër deri në “amshim”! Nuk i bëjnë kritikë konstruktive shoqërisë, e cila prodhon pikërisht këtë klasë politike, por akoma në tavolinë dhe nëpër banalitetet televizive kritikojnë klasën politike në mënyrë të përsëritur dhe sigurisht të mërzitshme! Kur në fakt ka ardhur koha të kritikojnë ose më mirë akuzojnë shoqërinë e molepsur në mediokritet dhe pajtim me pikërisht korrupsionin endemik që ka prodhuar vetë! Klasën tonë poltike nuk e kemi importuar! Jo mbase veset janë folklorike te ne dhe të ngritura në art jashtë, por “materia bazë” është jona, plotësisht shqiptare. E kjo shoqëri e lartëson sipër kokës së saj, që nesër kjo klasë politike t’i bëjë pikërisht mbi kokë... një copë. Por kur nuk reagon dhe nuk jep zgjidhje intelektualizmi, kur ai pajtohet dhe sillet në mediokritet filozofik dhe politik, kur arti nuk reagon dhe kultura bashkohet me lumpen proletariatin më të keq në Europë – çfarë pret nga shoqëria vetë!? Tashmë janë banale dhe të mërzitshme akuzat ndaj politikës, kur nuk shkundin, nuk zgjojmë dhe nuk akuzojmë shoqërinë që prodhon këtë klasë politike! Po dhe ky është një tjetër absurd i yni!