Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Banaliteti pervers i barsaletaxhinjve për të sulmuar kontributin shqiptar në luftën e dytë botërore

Postuar: 17/11/2019 - 19:17

Dita e sotme si një ditë përkujtimore për çlirimin e kryeqytetit nga formacionet partizane u festua nga të gjitha palët e politikës si një ditë e veçantë për kontributin e shqiptarëve në aleancën e madhe antifashiste.

Një brez të rinjsh nga 18 deri 25 vjeç u inkuadruan në formacione luftarake me motivin e vetëm çlirimin e vendit nga okupatorët. Ashtu si në mbarë botën edhe këta bij nënash ju bashkuan aleancës që rezultoi fitimtare kundër murtajës naziste që solli fatkeqësi ku shkeli këmba e saj. Veteranë studiues, politikanë dhe shumëkush u shprehën nëpërmjet artikujve të ndryshëm analitik për mënyrën si u zhvillua kjo luftë dhe benefitet e saj.

Si gjithmonë dalin dhe zërat kundër. Kalemxhinj injorantë, plehraxhinj idesh të mbledhura nëpër sëndykët e antikomunizmit falls, që ka qenë modë në këto 30 vite, u munduan nëpërmjet kalemit të tyre të përgojojnë dhe ta stigmatizojnë si një luftë imagjinare të panevojshme.

Dikush shruante se gjermanët ishin në ikje, dikush gjermanët ishin burra të mirë, dikush partizanët ishin qënie me brirë dhe kriminelë e kështu sterrosin gjithçka që ka pozitive ky vend.

Nuk u luftua në Tiranë sipas analistëve, pasi gjermanët po iknin. Ishin 150 vetë, dhe nuk kishte nevojë të sulmoheshin pasi pas këtij sulmi shpërtheu terror inga komunistët gjakpirës. Pafundësisht baltë të paktën mbi atë gjë që duhet të krenoheshim.

 Luftën antifashiste kundër nazizmit në aleancë me Amerikën dhe koalicionin antifashist. Meritë që e njohën anglo-amerikanët dhe rusët pas luftës së dytë botërore. Por, penat e mprehura nga strukturat e fshehura të gjithçkaje antishqiptare, vazhdojnë të flasin.

Lufta e Tiranës u zhvillua në nga 25 tetori deri me 17 nëntor të 1944, ndërkohë që kapitullimi gjerman erdhi në 8 ose 9 maj të vitit 1945, plot një vit e gjysëm më pas nuk tregojnë se Gjermania kishte kapitulluar dhe po largohej me dëshirën e vet.

Ishte lufta e aleatëve, e gjithë frontit antifashist në Greqi, Jugosllavi, Shqipëri, në gjithë lindjen dhe perëndimin ku grupimi antifashist i aleancës së madhe i shkaktoi dëme të pallogaritshme makinerisë pushtuese hitleriane.

Fatmirësisht ishin ata bij nënash që derdhën gjakun për të dhënë këtë kontribut në luftën gjigande së bashku me  SHBA, Anglinë, Rusinë dhe gjithë bllokut antifashist.

Por jo. Sipas analistit nuk duhej luftuar. Propagandë mjerane padyshim.

Të ndajmë luftën nacionalçlirimtare me sistemin komunist  që u instalua. Janë dy gjëra të ndryshme. Sistemi komunist ra dhe tashmë shqiptarët vazhdojnë të ndërtojnë shoqërinë demokratike me vullnet, dëshirë dhe forcë. Lufta do ngelet në jetë të jetëve. Është një gur I lavdishëm i përpjekjeve të këtij kombi në murin e historisë së suksesshme të luftës së 2 botërore.

Minimalisht një pjesë e barsaletaxhinjve që shkruajnë për honorare dhe  mundohen të luajnë me gjakun, luftën dhe përpjekjet titane të një kombi në një  sakrificë sublime si ajo e luftës së dytë botërore, duhet të heshtin.  Minimalisht respektojini të rënët që ngritën pushkën kundër pushtuesit. Mjaft baltë është hedhur mbi vlerat e këtij kombi duke filluar nga heroi kombëtar Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza e deri te heronjtë e luftës.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 07:07

Sigurisht që koha e sotme ka nxjerrë në pah dhe iniciatorë dhe emra të rinj "fantastikë të publikut", por dhe të dashur, përdorur sigurisht për mirë, të depërtuar dhe ngritur në skenë të famshme, që kanë në

Postuar: 12/12/2019 - 07:06

Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim t

Postuar: 12/12/2019 - 07:05

Përmbysja e sistemit komunist në 1990-ën ishte vepër e shumicës së shqiptarëve, në radhë të parë

Postuar: 12/12/2019 - 07:04

Mbas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit që pllakosi dhe tronditi zemrat e shqiptarëve të kudon

Postuar: 11/12/2019 - 07:09

Shumë shpesh duken nga Gjermania si LVV dhe LDK në momentin kur akoma nuk gjejnë dot një pikë të

Postuar: 11/12/2019 - 07:08

E hëna e 9 dhjetorit ishte pushim, pas së dielës që ishte festë kombëtare, Dita e Rinisë.

Postuar: 11/12/2019 - 07:07

Solidariteti si një produkt shoqëror, lind, rritet e zhvillohet në shoqëritë e emancipuara.