
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Banorët e shtëpisë më të famshme “Big Brother” dhe ata të Shtëpive “Little Brothers”!

Shkruar nga Nga Pandeli Bardhi 23 Janar 2023

Banorët që jetojnë në “Shtëpitë “ e shumta “Little Brothers”, nuk janë një grusht banorësh që hyjnë nga qejfi, por janë një shumicë e madhe që qejfi, nuk ja ka të hyjnë, por janë të detyruar nga kushtet për të luftuar për mbijetesë, që janë ‘ngujuar”nëpër qoshet, të privuar edhe nga dielli, nga ajri i pastër, nga hapësirat. Edhe ata, janë të Shtëpisë së “famshme, por jo nga lluksi, jo nga hardalisja, jo nga banaliteti që u përcjellin brezit të rinj, por janë të Shtëpive “të famshme” nga mjerimi, që luftojnë për të mbijetuar, për bukën gojës.. Këta të shumtë, nuk e kanë privilegjin e atyre banorëve të “Big Brother VIP Albnia”, që na ngopin me banalitete, që përhapin imoralitet, jetë të shfrenuar,dhunë e lloj lloj palacollëqesh .. Sigurisht, këto i kanë nga e mira, nga kushtet komode, kurse të dytët, nuk e kanë mëndjen të dëgjojnë përralla sepse këto, i dëgjojnë nga politika e politikanët e megjithë respektin për “Big vëllain” si më i madh që është , nuk kanë ndërmënd të dëgjojnë “roma për tomat” e tij që nuk kanë asnjë vlerë, por përkundrazi, përhap vetëm antivlera.
Ad
Banorët e Shtëpisë “Little Brothers” janë shumica, shumica që nuk jemi të lumtur si ata të shtëpisë “Big Brother VIP që hardalisen, që qeshin, që tallen që fyejnë që godasin. Sikur të mos na mjaftonin hallet e tjera, na duhet të dëgjojmë edhe perversitete të tilla Big Brotheriste që më së shumti u japin mësim fëmijëve, brezit të ri, që të marri shëmbull nga këta monstra... Preferojnë televizionet, si puna e atyre reklamave bajate që përsërisin e stërpërsërisin reklama sikur t’u bëjnë karshillëk “banorëve të shtëpive ‘Little Brothers’, të përfitojnë sa më shumë nga spektakle të tilla si“Big Brother VIP”, “Përputhen” Shiko kush luan” etj etj që stonojnë shumë me kohën në të cilën kalojmë. Askënd në këtë botë padrejtësish, nuk e bëjnë për të qeshur shumicën dërrmuese të Banorëve të “Shtëpisë “Little Brothers” të harruar nga shteti. Mbarë njerëzimi po përjeton një padrejtësi të madhe, aq sa ka sjellë edhe shpërfytyrimin e tyre. Padrejtësi nga “Të mëdhenjtë” e Globit që vetëm humanizëm nuk reflektojnë, mashtrime e premtime, të etur për të vrarë gra e fëmijë të pafajshëm, të shkatërrojnë të ardhmen e tyre, vetëm e vetëm për të realizuar objektivin e tyre atë të shitjes së armëve të mbetura stoqe..“Armën”.e tyre të poreferuar, kanë zgjedhur coroditjen morale të gjithanshme për të tërhequr vëmëndjen e tyre nga krizat e shumta e në këtë “vorbull” përzihemi edhe ne, fakirat..Akuza e kundër akuza për njëri tjetrin, por harxhet i paguajnë të pafajshmët me cmimet katastrofike, me ushqimet që konsumojnë që vetëm ushqime nuk janë por janë helme, helme që vrasin, helme kancerogjene. E meqë ra fjala, kaluan tre vite kur cmimet u rritën dyfish, sepse, sic thuhej “U rrit cmimi i naftës, sepse me atë janë të lidhura të gjitha. Bukur. Po në kushtet kur sot Cmimi i naftës ka rënë, a i përgjigjen kësaj rënie cmimet e artikujve ushqimorëë Ku janë komissionet e monitorimit që na paraqesin vetëm të infektuarit nga Covid dhe “suksesin” e madh që “nuk ka asnjë.humbje jete” e të mos zënë në gojë as atë që qytetart, “ngopen” me pluhurin, me ndotjen katastrofike, me tymra e blozë. Meqë nafta, është me cmimin më të lartë në Rajon, edhe cmimet, nuk duhet të bëjnë përjashtim. Nuk janë cmimet e dy e tre fishuara, sepse këto, janë e keqja më e vogël, mbasi e keqja më e madhe janë përbërësit “agjentë” që janë futur brënda në artikujt ushqimorë, për të vrarë këta banorë “Little Brothers” dhe shteti hesht, hesht, hesht, që tyregtarë e biznesmenë, janë lënë “ergjele”, të bëjnë si të duan e të nxjerrin sa më shumë “dhjamë nga pleshti”! Të jetë vallë arësyeja që edhe organet e kontrollit të shtetit, kanë rënë pas “Big Brother VIP Albania”ë “Së shpejti në ekranin e Televizionit tonë, do të fillojë spektakli më i ndjekur “Big Brother VIP Albania” deklaronte jo nje televizion sido kudo por nje Televizion Kombëtar” “Mijëra e mijëra fansa do të ndjekin spektaklin më të famshëm të vitit ‘Big Brother VIP” deklaronte Big Televizioni në fillim e këtij viti..Dhe në ditën e parë të këtij spektakli: “Mbi 200 mijë shikues ndoqën me interes këtë spektakël të madh.!.Me siguri i kanë mbetur sytë tek ky spektakël kaq fantastik,që këtej e tutje, sidomos të rinjtë do të ngopeshin me vulgaritete, banalitete, shfaqje të shëmtuara e të degjeneruara, ashtiu si “ngopen” me politikë kudo, në televizione, në banesë, në rrugë, në kafene... Po për banorët e “Little Brothers:, si ishte viti që sapo lamë pasë Ai ishte si një natë e ftoftë, e acarrtë. Kohët Migjeniane, përsëriten .. Të shohim këtë vit, rë rejat që do të na “sjellin” Bigët ! Etja për fitime, është ai që këta televizione, po futin këtë “virus” që është më i keq edhe nga Covidi, i cili ky, do të vijë një ditë e do të zhduket, por “infeksioni Big Brother” vështirë është të shkulet një ditë sidomos nga disa të rinj, që kanë filluar të imitojnë “Bigët” në rrugë e në kafene, bile edhe në shkolla. As më shumë e as më pak këta farë emissionesh po largojnë të rinjtë nga problemet e përditëshme, ua heqin librin nga dora, u a heqin të drejtën për të parë emissione edukative, sepse media vizive e “pavarur” prapagandon ato që kanë fitimin me këto “ynere” që na shfaq. Ky spektakël, është kthyer në qendër diskutimi: mashtrime, dhunë fizike, dhunë psikologjike, fjalor vulgar, presion, bullizëm. As shoqëria civile, as qytetarët e thjeshtë as intelektualët e të gjitha fushave, mjekë, artistë, aktorë etj, flasin gjithcka për këtë neveri përvec atyre pozitive. Ky spektakël na kujtuan letrën që një mësues italian i quajtur Marco Galice u shkroi pak vite më parë prezantuesve të reality-show-ve në vendin fqinj që është aktuale edhe për ne, ku shkruan: “Unë ju akuzoj se jeni ndër fajtorët kryesorë të kalbëzimit kulturor të vendit tonë, të barbarizmit të tij shoqëror, të korrupsionit dhe gërryerjes të tij morale, shkatërrimit mendor të brezave të rinj, varfërimit etik të tyre dhe shtrembërimit të edukimit të fëmijëve tanë. Ju, me televizionet tuaja plehra, me programet tuaja të pista, shfaqjet tuaja artificiale, false, mashtruese, pseudo, keni kontribuar në vetën e parë dhe pa skrupuj në kalbëzimin e Mijëvjeçarit të tretë, i cili këtë herë, për fat të keq, nuk mbart ndonjë vlerë, por vetëm zeron (asgjënë) kozmike.
Më të lexuarat


Jam i çuditur!

Anija e Edit vërtet fut ujë, por ajo e opozitës është fantazëm e pa flamur!

Të informoj, o kryetar, se e bëra copash fotografinë që me Edi Ramën kisha dalë!

Sekti “Rama” keqpërdor praktikën e akteve normative

Asosacioni, një handikap për politikën kosovare

Protesta e njerëzve që vetorganizohen dhe ajo e politikanëve që “organizojnë” partizanët!

U hoqën kamerat, oooheeejjj…!?

Java e gripit të Berishës për kurim në shtëpi dhe e Ramës nën hetim nga FBI!

Shtetin e Kosovës e themeloi Amerika, - dhe jo Albin Kurti

A kemi nevojë për një “mik” si BE-ja?
