BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Opinion / Editorial

Barazia sociale e Jonës dhe privilegji i Shkodrës me Ramën!

Barazia sociale e Jonës dhe privilegji i Shkodrës me Ramën!

Te deputeti që duam i PS-së, apo më mirë të them Rilindjes, për Shkodrën u përfaqësua dhe Jona Leqejza, e cila padyshim është një nga ato gra të reja që kanë besuar të futen në politikë me ideale. Unë sigurisht e respektoj një zonjë të re si Jona, sepse sëpaku di një aktivitet që ajo kontribuon dhe që e nderon për cilësinë që një model i ri vajze apo gruaje, duhet të ketë kur merret me politikë. Në qoftë se ajo ka arritur në fazën finale shpresoj që të përfaqësojë Shkodrën majtas. Ajo është dhe në Këshillin Bashkiak dhe pavarësisht se gjendja e Këshillit Bashkiak “full” socialist dhe administratën apo kryetaren full demokrat, janë një deviacion politik për këtë gjë nuk ka faj Jona. Gjithsesi një bashkëjetesë e tillë politikisht morboze dhe jo e sinqertë, përbën një nga turpet e fundit në politikën e qytetit të madh tradicional verior. Është e përveçmja e madhe e drejtimit vendor të Shkodrës në raport me gjithë Shqipërinë.  Rama i kërkoi vërejtje Jonës. Një kritikë për qeverisjen e PS-së? E Jona i tha se kishte vërejtje se PS-ja si forcë e majtë duhet të ishte shumë më proaktive për barazinë sociale, kurse për Ramën ajo tha: “Më vjen keq t’ju them, por keni harruar që keni një gem pak edhe prej Shkodret, e kisha thanë se ndoshta duhet me i kthy dhe një vemendje ndoshta më të madhe, apo pak dhe më të privilegjume nuk do të më kishte ardh keq”. Kurse Rama nënqeshi dhe me sa duket ishte disi i përgatitur për këtë vërejtje. Por Jona duhet falenderuar për kritikat e bëra, sa do që janë ashtu të buta dhe brenda partisë. Tani e para, është sinqeriteti i Jonës për barazinë sociale. E kërkuar dhe e thënë nga Jona Leqejza “barazia sociale” merr një kuptim të rëndësishëm, sepse del nga mendja e një vajze që sëpaku nga babai ka pasuri dhe nuk është shtresë as e mesme dhe aq më pak e varfër. Një vajzë e tillë duket se është edukuar mirë. Sepse kupton qartë jo thjesht arrogancën e pushteteve me shërbimet dhe detyrimet ndaj shtresave të pambrojtura (e këtu nuk është fjala se Jona i tha pikërisht për këtë gjëra shërbimesh si privilegj mbi të cilat populli na gjykon), por se duke u rritur si shtresë e pasur nuk largohet me arrogancën e zakonshme të të pasurit, që nuk do t’ia dijë për ato poshtë. Pra “barazia sociale” e Jonës ishte diçka e mrekullueshme pavarësisht se për këtë barazi sociale PS-ja e sotme dhe Rilindja janë shembulli i arrogancës më të denatyralizuar mes një të majte në pushtet dhe shoqërisë së tyre super të varfër. Sepse, është qeveria e “Rilindjes” me taksime më të ashpra për karburantet e dhe tarifa nga më të ndryshmet dhe me lojën e shëmtuar me taksimin progresiv që është një asgjë hiç për “barazinë sociale”. Sigurisht Jona nuk do ta thoshte, por me qeverinë e kryeministrit të saj, kemi shoqërinë më të polarizuar mes të varfërve dhe të pasurve. Është për të ardhur keq, por me Ramën, të pasurit në Shqipëri janë më të pasur dhe absolutisht të varfrit më të varfër. Kjo është qeverisja e tij, karakteristikë themelore e qeverisjes së tij të majtë me në krye, super arrogancën e “ekstremit të djathtë Rilindje” mbështetur nga e majta me origjinë enveriste e PSSH-së. Por Jona bëri shumë mirë që ja tha dhe ato që i tha. Kurse Rama për atë “gem-in e Shkodrës” nuk bëri asgjë përveç retorikës tashmë të ngjashme me atë të politikës shkodrane të PD-së prej pothuaj 30-të vjetësh. Po po, Rama duke thënë se “prapambetja e Shkodrës ka lidhje me vetë zgjedhjet që ka bërë Shkodra në vite” kur Voltana dhe PD-ja në Shkodër thonë “Rama, Rilindja dhe Socialistët Komunistë e urrejnë Shkodrën demokrate”. Janë dy idetë përçarëse dhe përçuese negative “ideologjike” që super politizojnë Shkodrën dhe përdorin atë për faqe të zezë. Sepse Rama në narrativat e bukura të tij tha se “në Shkodër politika ka triumfuar mbi punën” triumfon në media. Po po, Rama quajti Shkodrën “zonën me tensionin më të lartë të tifozllëkut politik”. E Rama sqaroi Jonën dhe nëpërmjet saj shkodranët se “elektricisti dhe hidrauliku apo mjeku, duhen zgjedhur jo se të kujt skuadre politike apo partie, por kush i bën punën më mirë”. E ai vazhdoi narrativën letrarisht të bukur duke thënë: mund të mos ta duash ta shikosh me sy Edi Ramën se është arrogant, është brutal, por ai është kali që ma mban më mirë këtë ngarkesë për me e çu në anën tjetër të lumit”. Nuk e vazhdoi më narrativën, sepse jam i bindur se do të dilte te batuta: Kalova lumin të dhje... kalin, sepse shpesh herë dhe kështu ndodh në politikë. Rama i premtoi Jonës, se ka diçka që ai duhet ta shikonte, por në thelb Shkodra i ka dhënë prevalencë politikës se interesit të familjeve dhe njerëzve. Bukur, shumë bukur. Veçse Rama ose ka kujtesë të shkurtër, ose nuk do ta fusë kujtesën në punë. Rama kishte mundësi sidomos në zgjedhjet e fundit të pushtetit vendor që pa pjesmarrjen e “qytetarëve shkodranë të politizuar, tifozëve politikë që sigurisht nuk votojnë socialistët dhe Ramën bashkë” të merrte Shkodrën në zgjedhjet vendore 2019-të? Kishte pra mundësi, si në të gjithë Shqipërinë ta kishte “timonin vendor” dhe në Shkodër. Por nuk e bëri këtë gjë. Mbase nuk deshi dhe mbase kandidoi personin që të mos bëhej kjo gjë, ose mbasi i bëri qejfin të pasurve (miq armiq të tij) që ai ka përditë e më shumë “respekt dhe dashurinë si i majtë që është” apo mbase nuk ia doli dot me sipërkalu me biografi si PD-në dhe PS-në me kandidatin që zgjodhi ai, jo thjesht Shkodra e majtë socialiste. Çfarë prodhoi Rama në fakt. Delirin më të madh politik jo në Shkodër, po në Shqipëri. Prodhoi një kryetare bashkie (jashtë çdo ligji dhe kushtetute në atë post e lënë dhe nga presidenti që ka zgjedhur Rama) në vazhdim që tashmë ka tejkaluar çdo imagjinatë me “asgjëbërjen”, “keqbërjen” dhe llafazanërinë më të paprinciptë politike. Pra Rama zgjodhi njeriun që Shkodra nuk e njihte as kishte kontribute në të, e cila e gjeti keq, ai u dorëzua, e në vend të tij qëndron kryetarja e pamerituar, e cila nuk hiqet politikisht dhe nga sipër, këshilli bashkiak vazhdon të bëjë marrëveshje me të dhe Shkodra është në ditët më të zeza në saj të zgjedhjeve jo të shkodranëve demokratë, por të Edi Ramës me “një gem” nga Shkodra. Rama e ka pushtetin vendor dhe qendror në Shkodër, por Jonës nuk ka dëshirë t’ia thotë copë, pse nuk e ka dashur realisht me firmën kryesore. Në themel Edi Rama nuk e do Shkodrën. Sigurisht jo se ka gjë me të, por nuk e do se është jashtë logjikës së saj, e cila “nuk zgjedh kalin më të mirë për të kaluar lumin” që pastaj t’i thotë “të dhje...sha punën o kalë”. Shkodra nuk e bën këtë gjë dhe nuk e quan kryetarin e bashkisë, deputetin, as elektriçist dhe as hidraulik dhe as shitës fiqsh. Këtë logjikë Rama duhet dhe e ka gjetur kudo, por në Shkodër nuk do ta gjejë kurrë. Shkodra kur të quan arrogant, apo nuk do të shikojë me sy të ballit, apo konsiderojë brutal e ka të qartë se nuk mund të jesh kali që mban mirë ngarkesën në anën tjetër të lumit. Kjo lloj “filozofie e cila është politike, sepse bëhet fjalë për zgjedhje politike të një shoqërie qytetare dhe jo për pazarin e radhës” nuk futet dot në mendjet e shkodranëve. Rama kujton se në Shkodër ka faj vetëm e djathta gjysëm bolshevike e PD-së. Harron që po aq faj ka dhe e majta e dikurshme gjysëm bolshevike e PS-së dhe sot e majta plotësisht afariste, e pasur korruptivisht dhe kapitaliste e Rilindjes. Rama vetë është i prirur që Shkodrën ta “çante” me të pasur, me të fortë dhe me të fuqishëm. Rama dhe kur kandidoi një grua përballë Voltanës, lejoi që një pjesë e të majtës folklorike ta sabotonte me qëllim. Rama kujton se Shkodra merret me parime si “fshati rrethon qytetin” dhe parimin tjetër “të pasurit blejnë gjithçka në të, sepse janë të varfër shkodranët”. Rama, kujton se ato dy veta që ka pyetur në Shkodër dhe o nuk i njeh Shkodra, ose ata nuk njohin Shkodrën, o akoma më keq urrejnë shkodranët, kanë receta fituese për Rilindjen. Rama kujton se në Shkodër nuk e kuptojnë pse në qeverinë e tij, nuk ka një verior. Se nuk kuptojnë se nuk ka një shkodran. Se nuk e kuptojnë se veriu për të është një “patologjizëm” që i ngjan shumë kohës së viteve 1945-60 dhe që sot është turp i madh ta trashëgosh. Rama sigurisht ka bërë Muzeun e Marubit, por pa apeluar Shkodrën dhe sot ai muze mund të vizitohet një herë, por nuk kthehesh dot më në të, sepse nuk ka më interes vizitues për të. Rama bëri stadiumin (gjë jashtëzakonisht e mirë), por e para nuk e mbylli, duke lënë bosh hapësira kot dhe nga ku fryn era në fushë dhe e dyta shtroi keq tartanin. E sigurisht mbajti dhe fjalët e delirantëve të marrëzisë politike demokratike që thoshin: Ça po na duhet ne stadiumi ne nuk kena bukë me hangër? Rama bëri një investim të mirë në Shirokë dhe i dha urbanitet atij vendi, por sërish nuk do mendimin e shkodranëve, sepse ka lënë vend për 75 automjete kur në “pik” aty vijnë 500. Por ky është Rama, kështu është ai dhe pikërisht ky karakter i tij, nuk do të pëlqehet kurrë në Shkodër. Atij i mungon dhe pse ka “një gem prej Shkodret” batuta e saj, forma e madhe e perceptimit të së qeshurës dhe po ashtu e zemërimit. Ai nuk njeh trashëgiminë qytetare qoftë dhe në retro urbane, por në traditë në Parrucë, Gjuhadol, Perash, Serreq, Kiras, Skënderbeg. Nuk do shkodranët që janë të gjithë “arrogantë si ai”. E kjo është ngjashmëria e vetme e gem-it. Janë arrogantë, por janë dhe tolerantë e shpirt mirë e që falin, veti të cilat nuk ekzistojnë te “gem-i” shkodran i Ramës. Rama akoma nuk e ka kuptuar se Shkodra “ta dhj...t” vetëm se ti bën njeriun që o do t’ia hedhësh ose do ta ulësh. E pastaj në fund, vjen vetia e Shkodrës që të votojë me domosdo PD dhe me “hidraulikë dhe elektricistë” të dobët. Shkodra ka privilegj me Ramën. Ka një të afërm të vet (ai ka një gem prej Shkodret) që “ia lë fajin Shkodrës se nuk e voton” dhe për këtë justifikon pas mbetjen ekonomike. Biles ai “gem” aq shumë peshon, sa asnjëherë shkodranëve nuk iu ka thënë – eeej, po edhe unë pak shkodran si ju jam. Po po, nuk bën si të tjerë politikanë që kur vijnë në Shkodër e “çojnë në qiell” dhe pastaj... vazhdon ajo puna e kalit me lumin. Por ajo që më vjen keq është realisht ku dreqin është ai “gem Shkodre” i inteligjencës, jo të kalit që mban ngarkesën, por të njeriut që zhvillon zonën dhe pse nuk e votojnë. Vlorën e bukur, Rama bën mirë që e zhvillon, sepse është e bukur, e voton Ramën dhe e meriton: Por dhe Shkodra që nuk e voton është e bukur, turistike, ku mund të ketë tunele malore, “lungolago, lungomare”, qendër kreative etj, etj. Po pra po, jo t’i heqë gjë Vlorës, por t’i shtojë Shkodrës, sepse nga investimet nuk humb, vetëm fiton. Po, duke i thënë “ju nuk më votoni, por unë kam një gem shkodran”.