
Sot mbahet gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”, bllokohen disa akse rrugore duke filluar nga ora 08:00, ja si do kryhet qarkullimi (Harta)

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Barbari ....dhe marsi që nuk ka për tu harruar në shekuj

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Mars 2023

-Z. Ylli me qenë se ende jemi në përfundim të muajit Mars, muaj ky, që ka më shumë se tre dekada që zë faqet e shtypit për një nga ngjarjet më të dhimbshme të popullit tonë, si ajo e vitit 1997 dhe ju si dëshmitar i asaj kohe, ç’mund të na thoni ?!
I nderuar Rigels, unë ju falenderoj shumë që kërkoni t’ju jap një intervistë, por të flasësh e shkruash për Marsin e 97-tës do të duheshin netë të gjata dimri, për më tepër se nuk është faji i muajit që padrejtësisht e quajnë ”Marsi i çmendur” teksa është faji i njerëzve që u çmendën në muajin Mars. Ju kërkoni të flas për 97-tën kur mund të them se ngjarjet e Marsit të atij viti e kanë zanafillën që hershëm te “terapia e shokut” dhe premtimi nga ana e Amerikës së “Çekut të bardhe” që do të thoshte se shqiptaret dhe pa punuar mjafton të hapnin gojën e të caktonin shifrën që Amerika dhe Evropa të lëshonin paratë lumë për shqiptarët. Ky ishte një miklimi qëllimshëm që shqiptarët jo vetëm të ndërronin mentalitetin e kultivuar kundër botës imperialiste që operonte nën maskën e të ashtuquajturës “demokracisë së lirë perëndimore”, por dhe të krijonin urrejtjen ndaj ish sistemit socialist,. Për këtë qëllim, me një zell të jashtë zakonshëm ish kasta e degjeneruar e PPSH-se që udhëhiqej nga R.Alia dhe burokratët me pikëpamje borgjeze e me dokument partie në xhep, filluan masakrën e madhe kundër ekonomisë socialiste duke djegur, shkatërruar, diku dhe përvetësuar pasuritë e popullit, të cilat ishin ngritur me mund e djersë për gati gjysëm shekulli. Veç kësaj, pra paralel me rrënimin e ekonomisë u nguliten koncepte të tjera për punën dhe pronën nga ku nën petkun e “ iniciativës së lirë” dhe “konkurrencës se ndershme” ( kupto te pa ndershme) u krijuan të ashtuquajturat “bankat piramidale”( sipas modelit “Ponzi”) prej nga gati tre te katërtat e popullatës rendën të depozitonin kursimet e tyre, të joshur nga një përqindje e lartë “në interes të qytetarëve”. Kjo ishte një skemë e pastër dhe e hapur mashtrimi. Në ligjet ekonomike( si në socializëm ashtu dhe kapitalizëm) vërtetë “paraja e pjell paranë”, por ama nëpërmjet punës. Këtë skemë ,pra pa punuar aspak e lejuan qëllimisht S. Berisha bashkë me Qeverinë Meksi të cilët kryen një krim të madh me karakter kombëtar, madje dhe kur FMN-ja dha alarmin dhe këshilloi të mbyllnin këto firma mashtruese, Berisha jo vetëm se i lejoi të vazhdonin aktivitetin e vet, por nga ekranet e Tv do të deklaronte se paratë e shqiptarëve jane te pastra. Kjo ish e vërtetë se paratë tona ishin të pastra, por Berisha nuk foli kurrë për shpirtin e tij e te maskarenjve te tjerë që e kishin katran të zi, të ndyrë të piste kur vodhën shqiptarët. E vetmja deputete femër e cila denoncoi hapur këtë skemë duke theksuar, rreziqet katastrofike që paraqitnin këto skema ishte ekonomistja socialiste Ermelinda Meksi. Në Shqipëri që prej viteve 94 e deri ne pranverën e vitit 1997 kohë kjo që përkon me revoltat popullore u ngritën dhe filluan veprimtari të tillë mbi 50 firma piramidale dhe në shumë raste mbrapa tyre qëndronin politikanët e Saliut, teksa funksionarë te PS-s dhe ata depozitonin vet paratë e tyre (Në mars te vitit 97 PS-ja tërhoqi nga “Gjallica” një shumë prej më se 500 mije$ . Pra me një fjalë i gjithë rebelimi e ka zanafillë e vet ,te vjedhja masive dhe rrënimi ekonomik që ju bë shqiptarëve nga Qeveria. Nëse vëreni me kujdes ne video “Suden”, ajo gjysëm e trembur nxjerr kokën nga një dritare dhe flet për “kompetentin” pseudonim ky që ja kanë përshtatur dhe përflitet më shumë T. Shehu ose “Preshi”, sikurse i flasin lushnjaret. Pra, rebelimi nuk ishte” rebelim komunist” sikurse pretendon Berisha, për të bindur Amerikën, Evropën dhe opinionin botëror por nje revoltë mbarë popullore. Nëse do ish i tillë, pra rebelim komunist, ai do kish filluar që në vitet 90-te kur u atakua ideologjikisht e politikisht socializmi. Veçse bandat Berishiane ishin mësuar të vidhnin madje këtë ata e kishin kthyer në profesion e ishin bërë mjeshtra qysh nga viti 96 ku vidhnin votat me kamion e kuti në duar fare hapur. Kjo atyre u hapi oreksin për të vjedhur këdo, kurdo, ç’të donin e si të donin madje dhe duke vrarë dhe rastet nuk kanë mugur qofshin këto edhe brenda llojit te vet.
-Rigels Seliman: Po pse pikërisht rebelimi filloi nga Vlora?
E vërteta është se grumbullimet e njerëzve dhe protestat e para filluan nga “Sudja”pastaj me një intensitet te madh në Vlorë sepse atje ishin dhe firmat kryesore si Vefa , Gjallica Silva Cenaj. Studentet e Universitetit I.Qemali u futën në grevë që për situatën e krijuar Qeveria te dorëhiqej, Kuptohej lehtë se nëse ndodhte kjo do të thosha se bashkë me falimentimin “sistemit të vjedhjeve Ponzi” falimentonte dhe vet Berisha. Nga natyra e tij Saliu është një karrierist i veçante i brumosur me kultin e madhështisë e qe shoqërojnë një sërë të metash dhe ligësish ne karakter, si nje hipokrit, prepotent, gënjeshtar e mashtrues i paskrupullt, por mbi te gjitha atë e kapin ethet e pushtetit dhe për pushtet, para e pasuri ai sakrifikon dhe njerëzit e vet. Vlora në atë kohë e tëra u ngrit në revolta, të majte te djathte balliste e komuniste, zogistë e ish të dënuar ordinerë e politikë. Pse ? Sepse u vodhën u rrënuan u hodhën në rrugë duke u kthyer te gjithë në proletarë e teksa Saliut i kërkohej të dorëhiqej ai ri emëronte përsëri vetveten President duke ngritur “dolli për fitoren” me gjak shqiptaresh që do e hidhëronte aq shumë. Më thuaj Rigels a gjendet në rruzull racë njeriu teksa Shqipëria digjej, të ngërdheshej pa pikë nderi e dinjiteti. Ai jo vetëm se nuk dorëhiqej, por hartoi, planizoi, organizoi dhe drejtoi bashkë me Gazideden, Zhulin Copnin, etj, operacionin për shtypjen e kryengritjes në Vlorë dhe gjithë jugun. Janë me dhjetra e qindra dokumenta të tilla teksa një të diel Marsi ,Vlora u gjend e rrethuar nga trupat ndëshkimore (por dhe të mashtruara), ardhur nga trevat tona të Veriut. Vlora është rrethuar dy herë në historinë e saj . Një herë nga luftëtarët e saj më 1920 për ta çliruar nga Italia, dhe herën e dytë 1997 për tu pushtuar nga Salia. Saliu një gdhë në histori dhe filozofi, kurrë nuk arriti ta kuptojë Vlorën dhe shpirtin lab të saj që kurrë nuk mposhtin, ndaj dhe bëri gomarllëqe të tilla që e futi dhe damkosi veten me të zezën më të errët të historisë si njeriu më barbar duke lenë me gisht në gojë dhe vet Ballaban Pashën. Me aktin e tij ai do të poshtëronte dhe trimat e kreshnikët tanë të zonave veriore. Nuk janë të pakta krimet e tij. Fakti qe ai hodhi trupat ndëshkimore ndaj popullit te vet, fakti që mobilizoi “veriun” kundër “jugut” duke mbjell vëllavrasjen dhe ndezur luftën civile me pasoje më se 2000 te vrare dhe mijëra të tjerë të plagosur, fakti që shkatërroi ushtrinë dhe bashkë me të gjithë arsenalin mbrojtjes e radhitin atë në krye te kriminelëve dhe bastardeve te vendit i cili i duhej dhënë sa më parë drejtësisë kombëtare pse jo dhe ndërkombëtare. Veçse e vërteta është se mbas këtij individi, qëndron ajo shtresë e pa shpirt e borgjezisë më të egër e konservatore e cila është e ngelet fatkeqësi, shtypëse e shfrytëzuese deri në palcë ndaj çdo populli. Ja pse u ngrit Vlora dhe mbas saj e gjithë Shqipëria. Etja për pushtet e pasuri e këtij njeriu nuk ka aspak lidhje me Marsin dhe pse po në këtë muaj i hodhi në erë Gërdecin. Shpesh muajt, i nderuari Rigels , ose krenohen sikurse ndihet Nëntori...ose dhe pse të pafajshëm ulin kokën nga turpi, sikurse e ul Marsi jo për faj të vet, por prej marrëzive njerëzore, ndaj dhe ai është dhe muaji i luleve për te na kujtuar se është kundër luftës vëllavrasëse.
Më të lexuarat


Qafa e Gjinos në Sarandë, si “qafa e patës”

Edi Rama, “lan duart” si Ponc Pilati!

Pensionet e emigrantëve, pasojat e mungesës së marrëveshjes me Greqinë

Kuturu o deputetë, e dhimbshme por e vertetë!

Përse ne zgjedhim politikanë të na sundojnë dhe jo të na shërbejnë

Na bini edhe një herë, pa ta shihni!

Për Elizën e vetmja ministre, që vesh tonakën (veladonin) e ” motrave”...

Çfarë vlerësimi meriton rasti i arrestimit të Fredi Belerit?

Populistë, bolshevikë, menshevikë dhe komediantë pagash “bashkohuni”!

Kongresi i 8-të i Shoqatës së Oftalmologëve të Rajonit..
