BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Opinion / Editorial

Bardh Spahia dhe Benet Beci, “dueti” i pregatitur nga Sali Berisha dhe Edi Rama

Bardh Spahia dhe Benet Beci, “dueti” i pregatitur nga Sali Berisha

Sali Berisha dhe Edi Rama ka 32 vite që lozin me ndjenjat dhe emocionet e mbështetësve të tyre dhe demokratëve. Mbas viteve 90-të këta dy politikanë, janë sharë dhe anatemuar me të gjithë fjalorët, por në thelb vijnë nga e njëjta shkolllë politike, që duhet të largohen nga shqiptarët me votë, për të ndryshuar edhe skemat e shkuara të politikës ish-komuniste lindore! Në këtë kontekst ata kanë pregatitur edhe individë që mbështesin filozofinë e tyre politike, biles në grupime të ndryshme duke na i prezantuar si kundërshtarë politik! Bardh Spahia dhe Benet Beci pavarësisht se vijnë nga e njëjti grup interesi politik mbas viteve 90-të, sot do të konkurrojnë deri tashti si kundërshatrë. Strategji të tilla fiktive politike janë përdorur nga Edi Rama dhe Sali Berisha në 32 vite për të përjetësuar pushtetin e tyre. Ilir Metaj vjen nga e njëjta ideologji politike, por nhëherë bëhet bashkë me këtë duet herë ndahen, që quhen edhe trekënëshi i Bermudës! Në këtë kontekst thelbi i këtyre përballimeve dhe 'marrëveshtjeve' janë Katovica, Ramiz Alija dhe shkolla frankofone, dmth edhe ruso sllave, lindore. Një prej strategjive është edhe për të tashëguar pushtetin jo tek fëmijët por tek të besuarit e tyre edhe si gjoja kundërshtarë! Të gjithë shqiptarët e dëgjuan dhe shikuan tek emisioni 'Opinion' bashëpunimin e njerëzve të Ramiz Alisë dhe ish-bllokut, që njëri prej qëllimeve ishte bllokimi i demokratëve të vërtetë pro perëndimorë dhe antikomunistë për të marrë pushtetin ekonomik dhe politik, duke u shitur si perëndimorë dhe pro-amerikanë. Prandaj sot sulmojnë Enkelejd Alibeaj dhe Bashën si modele thellësisht perëndimore dhe që do të bëjnë ndryshimin me mbështetjen e SHBA dhe perëndimit! Sot të gjithë non-gratat dhe të korruptuarit po sulmojnë këtë dyshe politikanësh që nuk kanë të bëjnë me të kaluarën 32 vjecare ish-komuniste dhe lindore, ruso-sllave. Edi Rama dhe sali Berisha e snksionuan bashkëpunimin e tyre me ligj, me ndryshimet kushtetuese në 2008 për tu zgjedhur kryetarë të përjetshëm ose mbështetësit e filozofisë së tyre materiale dhe shpirtërore. Po shkruaj disa fakte të cilat janë kokëfortë. Berisha ka mbështetur 'karrierën politike' të Spahisë dhe Becit në këta 32 vite duke ndryshuar strategjitë dhe duke ndërruar partitë, pozicionet. Sali Berisha e emëroi Benet Becin në vitin 2005 të 'pasur' duke drejtuar Fondin e Zhvillimit dhe lëvruar miliona dollar! Pavarësisht se nga Shkodra kishte me qindra intelektualë që kishin kontribuar për fitoren e vitit 2005, disa herë më të aftë, profesionistë dhe demokratë se Beci!? Personalisht jemi trajnuar me certifikatë nga 'Peace Corps' amerikan për politikat e zhvillimit ekonomik dhe kulturorë por Berisha emëroi njerëzit e tij të besuar në të gjitha planet! Tashti e kuptoi skemën që përdori Berisha në 2005 duke emëruar njerëzit e tij të besuar dhe duke larguar ata të cilët nuk i shkonin për shtat politikave të tija klienteliste dhe familjare! Njëkohësisht 'Klanin Beci dhe Aleksandër Frangaj' i mbështeti në fushën e mediave duke i bërë milioner dhe sot po i përdorë Adashi i Berishës Edi Rama, mbas 'Darkës së fundit'! Profesor Bahri Beci i ka mësuar Berishës frëngjishten, për të na bërë dëm neve anti-komunistëve dhe anglo-saksonëve dhe për të mbrojtur intersat frankofone dhe të Katovicës në Shqipëri mbas viteve 90-të! Prandaj Sali Berisha dhe Edi Rama flasin dhe mendojnë më mirë frëngjisht se anglisht dhe akuzat amerikane i mbrojnë në gjykata në Francë. Edi Rama formimin mendorë dhe kulturorë e ka frankofon por sjelljet si anglo-saksonë! Kurse Bardh Spahinë, Berisha në 2005 e emëroi ZV/ministër të shëndetësisë që të 'lëvronte' para publike për kurimin e pacientëve dhe të krijonte një opinion të mirë tek shkodranët. Më vonë e emëroi si këshilltarë të presidentit Nishani dhe pastaj deshi ta bënte Kryetarë PD në Shkodër dhe deputete por nuk ia doli?! Njëkohësisht njerëzit e afërt të Spahisë i emëroi në diplomaci dhe tatime! Më pas me 6 Mars 2022, e bëri K/Bashkie me '10.000 vota të blera' me mbështetjen e Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe mbështetësve të tyre në Shkodër, LSI, PSD dhe Partisë Demokristiane! Si përfundim pavarësisht se Beci dhe Spahia janë kundërshtarë politik, kukulla të emëruara, ata vijnë nga i njëjti model 32 vjecarë i tranzicionit por me kostume, stil dhe retorikë të ndryshme njëri Foltorist i blu dhe tjetri Rilindas mavi! Edhe ata investime të penguara me qëllim të Fondit shqiptarë të Zhvillimit, Hyrja e Shkodrës, rruga Zogaj etj, duan ti lëvrojnë 'besnikët' e tyre nëse jo Spahia është i gatshëm Beci! Prandaj sulomojnë cdo kandidaturë tjetër, që del jashtë skemës së tyre! Elektorati i Shkodrës antikomunsitët, ish-pronarët, ish-të persekutuarit, pro-perëndimorët, elektorati gri duhet të votojë kundër këtyre modeleve, skemave të Katovicës për ti dhënë fund tranzicionit 32 vjecarë edhe në Shkodrën 2400 vjeçare!