BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Opinion / Editorial

“Barin” që hëngrën shqiptarët e justifikuan sekretarët e partisë së diktaturës!

“Barin” që hëngrën shqiptarët e justifikuan

Ne jemi acaruar me prokurorë dhe gjykatës apo dhe hetues të diktaturës. Kemi pasur të drejtë sepse shumë prej tyre ishin xhelatë dhe me gjak në sy. Por të gjithë ata bënin punën që kishin në diktaturë dhe ajo ishte e shprehur si “diktatura e proletariatit”. Kjo shoqëri ka bërë një gabim të madh. Është sjellë e butë dhe idiote me “Sekretarët e Partisë” së diktaturës. Në fakt prokurorët dhe gjykatësit apo xhelatët e diktaturës dhe njerëzit e sigurimit dilnin dhe bënin shpesh herë të acaruarin nga fuqia e partisë dhe partinë të fuqishme e bënin sekretarët e partisë. Ne urryem dorën (prokurorë dhe hetues) që godiste dhe nuk i bëmë asgjë mendjes (sekretarë partie dhe anëtarë leverdie) që ngriti, urdhëroi dhe justifikoi dorën gjakatare. Ata ishin njerëzit e aferës politike dhe të krimit politik. Ishin njerëzit e devotshëm, që justifikonin dhe mbronin çdo krim që bënin organet e dhunës së partisë dhe diktaturës. Sekretarët e partisë dhe pjesa më e acaruar dhe kriminale e diktaturës ishin siguria që kishte diktatura për të jetuar dhe sunduar. Sekretarët e partisë kontrollonin gjithçka më shumë se sa vetë sigurimi që ishte vegla e dhunës në dorë të tyre. Sekretari i partisë të çonte në dorën e dhunës. Kjo shoqëri i fali dhe i transferoi apo transplantoi nga diktatura në atë farë demokracie që ndërtuam për faqe të zezë 30-të e më shumë vite më përpara. Kryefajtori i një deliri të tillë dhe shëmbëlltyre të regjimit kriminal është Sekretari i Partisë së PPSH-së, Sali Berisha dhe të gjithë ish-komunistët e leverdisë të tjerë me radhë, por dhe me prodhimin e shëmtuar dhe mashtrues, korruptuar, që sot janë në pushtet dhe opozitë si modeli – njeriu ynë i ri vepra më e shkëlqyer e partisë. Po pra partisë së Sali Berishës. Sharjet e Berishës për komunizmin shqiptar kanë vetëm një bazë urrejtje që ishte për lartësitë e partisë së tij kryesisht nga jugu dhe që për Berishën thoshin “ai maloku” në perversitetin e tyre me urrejtje të lindur për veriorët dhe për malësorët. Kaq është antikomunizmi Berishës jo më tepër se sa kaq. Përndryshe ai i ka marrë të gjithë të mirat atij regjimi. I ka marrë shkollimin, punën e mirë, vendin e nderuar dhe daljen jashtë shtetit, bashkë me të gjitha benefitet e rrugës dhe punës së nderuar shumë më tepër se sa të tjerët. Berisha ka jetuar më mirë se të tjerët në diktaturë. Ai deri në 1990-n, nuk i ka bërë asgjë tjetër diktaturës, përveç se i ka shërbyer me devotshmëri. Po dhe atëherë kur PPSH la popullin e saj pa ngrënë për një periudhë urie mbi dhjetë vite. Po pra që me prishjen me Kinën. Sot një renegat, një i paskrupullt, ish-komunist si ai si një ish-sekretar partie i regjimit kriminal të Hoxhës dhe Alisë thotë: Shqiptarët s’ia kanë pranuar barin Enver Hoxhës, s’ia pranojnë barin askujt dhe mos mendojnë njeri të shesë gënjeshtrat për të vërteta. Një renegat “me fjalë i PPSH-së” për të bërë atë (PPSH-në pra) të vazhdojë në demokraci me vepra, mund të thotë marrëzi të tilla pa kuptim dhe të gënjeshtra. Si fillim shqiptarët, hëngrën barin e Enverit, sepse nuk kishte asgjë tjetër. E këtu Berisha bën llafollogji dhe propagandë idiote mashtruese tipike enveriste. Shqiptarët për më shumë se 10-të vite hëngrën bar, sepse nuk kishte asgjë për të ngrënë dhe çdo gjë që prodhohej e hanin ata jashtë dhe blloku ku shkonte Berisha. Por Berisha si sekretar dhe komunist i devotshëm hante më mirë se shqiptarët e tjerë. Berisha nuk i thotë drejtpërdrejt ambasadores për barin, sepse do të ndajë dy Amerika përpara idiotëve të sallës së mbushur plot me “berishka” të vegjël. Po pra Amerika e Yurit (të cilën e ka vendosur Trump dhe që Berisha thotë se është e Soros) bashkë me State Department, por dhe Amerika që do Berishën dhe që deri tani është përfaqësuar nga një Kokalari ish-ATSH-iste dhe nga një organizatë që vazhdon të ketë nostalgji për ish-sekretarin e partisë që dikur i furnizonte me “gjëra të mira”. Ish-sekretari i partisë Berisha, që nuk hante vetë bar justifikonte regjimin kriminal të Enverit, për barin që hanin shqiptarët për të mos iu dorëzuar “armikut”dhe sidomos imperializmit amerikan në atë kohë. E kur ambasadorja me plot të drejtë i thotë Bashës apo PD-së mos u vetizoloni për hatër të “parimeve të Berishës” sigurisht ish-sekretarit të partisë i kthehen në kohë marrëzitë kriminale, me barin që hanin të tjerët dhe që Berisha pastaj e justifikonte si sekretar partie dhe komunist i devotshëm që ishte. Që ishte pra sepse përndryshe, nuk do të ishte, as sekretar partie dhe as komunist dhe as njeri, që hynte në shtëpinë e “shokut” Enver. Por ne (idiotët e demokracisë) këtë komunist, e pranuam të na bënte “demokracinë” dhe ja ku jemi sot. Pasojat e tij janë jo vetëm ‘96, ‘97, ‘98 dhe Gërdeci apo “21 Janari”, por dhe Basha dhe Rama. Pa të nuk do ishin. Pasoja të Berishës janë të gjithë në politikën e sotme që kanë krijuar vendin më të keq në Ballkan dhe Europë për të jetuar dhe për të pasur shpresë për demokraci. Pasojë e ish-sekretarit të partisë janë veset më të këqija të tre dekadave në tranzicionin post komunist. Pasoja të ish-sekretarit të partisë janë folklorizmat në politikë, hajnia masive dhe korrupsioni endemik më i shëmtuari në Ballkan. Pasojë e një ish-sekretari partie është dhe tentativa për t’u prishur dhe me SHBA. Ai sot do të kthehet edhe një herë në fuqi. Në fillim për të shpëtuar kokën e tij dhe fëmijët nga drejtësia, duke sunduar partinë sepse ia merr mendja se kështu nuk do të guxojë kush ta arrestojë. Po, sepse di, që Basha dhe Rama janë krijesa të tij dhe nuk do të pranojnë kurrë që ai të përgjigjet për krimet që ka bërë ndaj shoqërisë dhe njeriut. Një person si ish-sekretari partisë nuk ka akuzë në Shqipëri si në State Department. Jo ai ka akuzë që ka vrarë demokracinë dhe njerëzit e saj në Shqipëri bashkë me rrëzimin dhe grabitjen e shtetit. Ai e bën këtë, sepse kështu ka bërë kur në vitet 1980-1990 shqiptarët nuk kishin për të ngrënë dhe si sekretar partie e i përkëdhelur i diktaturës e justifikonte këtë, si të gjithë sekretarët e tjerë në atë kohë. Po po, sepse ata ishin partia dhe njerëzit më të dëmshëm që vazhdojnë dhe sot e kësaj dite të jenë sado në moshë dhe sado në kapitalizëm - të duken apo demokraci të veprojnë. Ata mbeten njerëzit më faqezinj që ka prodhuar diktatura.