BREAKING NEWS

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë në aksin Sauk-Teg, policia përballet me atë që nuk pritej (VIDEO)

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë
x

Opinion / Editorial

Basha, bën babagjyshin e vitit të ri në kohë koronavirusi

Basha, bën babagjyshin e vitit të ri në kohë koronavirusi

Një politikë e çuditshme, kjo e kryetarit të PD-së, e cila nuk është risi dhe nuk bëhet për herë të parë. Sa herë Shqipëria, gjendet në situatë të vështirë, kohë më parë me pasojat e tërmetit, sot me koronavirusin, nesër ku i dihet ndonjë përmbytje, thatësirë, vërshojnë këshillat dhe propozimet esktreme për mospagesë të taksave dhe shlyerjen e detyrimeve për energjinë, ujin, kreditë, tarifat për pronat, detyrimet për sigurimet shoqërore, zhdoganimet, pa të cilat nuk mund të kryhet asnjë shërbim spitalor apo i çdo fushe të jetës në vendin tonë. Shteti funksionon sipas parimit: Mblidh të ardhura. Bën shpenzime!Tani pas rënies së koronavirusit dhe situatës së krijuar, e cila është propaganduar në shkallë sipërore edhe nga tellallët e medias dhe opozitës, infot pa asnjë dhimbje njerëzore, deklaratat bombastike, nefrologjia e shprehur fuqishëm, kishin mbetur mangët propozimet e Lulzim Bashës të cilat nëse zbatohen motamo, shpien me urgjencë sëmundjen nga virusi vdekjeprurës në reanimacion, vet shtetin. Shkurt një shtet me temperaturë maksimale. Se shtet pa të ardhura, pa pagesa, ekonomi, pa taksa dhe shlyerje të detyrimeve të të gjithë shtetasve në çdo cep të vendit nuk ka e nuk mund të ketë. Basha kërkon të dërgojë në vetëkarantinë tërë shtetin, me gjithë oraganizmat ekonomike, shërbimet, zyrat e vjeljes së taksave, pagesat e kamatave, kësteve në banka, e gjithë veprimtarinë që përfshihet në atë që quhet ekonomia jonë kombëtare. Si gjithnjë, meraku i mbartur dhe i transmetuar midis liderëve të PD-së me një qind mënyra, i opozitës tonë, joshja e qytetarëve shqiptarë me fshirjen e detyrimeve që në botën e qytetëruar as mund të konceptohen dhe propozuesit ose do trajtoheheshin si të metë nga mendtë ose do dërgoheshin në burg, si shkelës të ligjit pasi minojnë ekonominë kombëtare dhe ngjallin iluzione dhe shpresa të paarsyeshme tek shtetasit të cilëve duan t`u injektojnë idenë se këtu, mund të hahet, pihet, flihet, vishet, bridhet dhe të bëhet pallë ariu. Dhe e gjithë kjo strategji, ka synuar mashtrimin e qytetarëve për të votuar me sy mbyllur ata që u tundin thesin e të mirave pa kufi, sikur këtu është bërë deti kosë dhe mjaftojnë të japin votën e t`i futen detit të kosit për ta tharë një orë e më parë. Është pak të quhet iluzioniste një politikë e tillë e atyre që sa u vjen zogu në dorë , vërsulen për të bërë bamirësin dhe shpëtimtarin e qytetarëve të cilët duhet të mendojnë se janë ca kryetarë partish që u garantojnë gjithçka dhe u japin sa e çfarë të duan, tërë të mirat , po i pengon një fakti i vockël, se nuk janë ata në krye të qeverisë, u mungon vula e firma, thesari, fondet, paratë kesh dhe e drejta për alokim parash. Lulzim Basha, është duke bërë sot fiks babagjyshin e vitit të ri në kohë koranavirusi! Pasi shpëtoi të dëmtuarit nga tërmeti, me këshillat pa fund dhe kërkesat ndaj qeverisë për amnisti fiskale të gjerë, zerim të taksave, radha i erdhi rrafshimit të pagesave të të gjithë atyre që jetojnë në zonat e prekura nga koronavirusi. Shteti shqiptar në zbatim të detyrimit ligjor e njerëzorë, të mbrojtjes nga virusi, kujdesi për mos t`u infektuar qytetarët, mundësisht asnjëri, ka nxjerrë ushtrinë në rrugë, ka urdhëruar mbylljen e lokaleve shkollave, zyrat e shërbimit në disa qytete restorantet e klubet dhe ka kufizuar në maksimum shërbimet në sportele apo në vende të tjera, ku grumbullohen njerëz dhe e gjitha kjo për të parandaluar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Veç këtyre, ka alokuar fonde të posaçme për dizinfektantë dhe pajisjen e mjediseve të posaçme për karantinë në rast nevoje. Njëherësh, janë marrë masa të shumta, por gjithçka që mund të bëhet nuk janë të plota dhe nuk ka kurrë vend për t`u vetëkënaqur, pasi në këtë situatë edhe shtetet me të fuqishme të botës, janë në provë për të përballuar problematikat e shumta që ka krijuar virusi, i cili ka futur në karantinë tërë popullsinë e një shteti të fuqishëm, siç është Italia apo ka detyruar shtete të tjera të vendosin masa ekstreme për të përballuar pasojat e bllokimit të ekonomive të tyre. Të mos harrojmë, janë shtete me pontenciale të jashtëzakonshme, sa me një firmë lëvrohen 25 miliard euro, siç u veprua në Itali, një nga shtatë vendet më të zhvilluara të botës. Askush nuk mundtë thotë se, Shqipëria, ka potenciale të tilla, kaq të mëdha, po krrusin dorën për mos t`i hedhur në përballimin e situatës që përjetojmë , se duan të financojnë oligarkët!? Nuk ka individ me sadopak mend të mos mendojë, në se vihet në zbatim paketa”Basha” ky shtet duhet të shpall falimentin. Se asgjë nuk bëhet pa paguar. Në se qeveria do marri përsipër të heqë të gjitha taksat, të amnistojë tërë borxhlinjë, të fshijë pagesat e detyrimet e prapametura, pa asnjë shkak dhe të urdhërojë bankat që të veprojnë sipas kërkesës së kryeopozitarit, falimenti është i garantuar. Basha, si babgjysh i vitit të ri, është duke bërë bamirësi pasi thotë vetëm fjalën dhe nuk ka në dorë as gurin as arrën. Llogaria e tij, është sa përfiton politikisht nga ata që e dëgjojnë. Duke përkëdhelur, jo seriozët me mos shlyerjen e detyrimeve, të gjithë duhet të mendojnë se është më mirë të mos paguajnë asgjë dhe të kërkojnë gjithçka, sikur të jetonim në shpellën Ali Babait. Vendin e personazhit kryesor e ka zënë fiks lideri i opozitës, i cili nuk humbet asgjë në se të gjithë nuk paguajnë, jo vetëm ato qytete që kanë të infektuarit e pare, po edhe të tjerët që edhe në se nuk i kanë do i shpikin ose importojnë nga jashtë, mjafton të mos fusin dorën në nxhep dhe të presin të paguhen pa punuar. Të mos paguajnë asnjë detyrim në shtet siç i miklon Basha. Të mbyllen sportelet. Të fshihen detyrimet. Energjia të mos faturohet. Uji po ashtu. Investime të mos kryhen. Dhe për këtë merakun e investimeve publike, ku Lulzim Basha ka pasur fatin të jetë edhe në krye të këtij dikasteri, kohë të shkuara, kur ndërtohej “Rruga e Kombit” që u la në mes për shpërdorimin e 230 milinë eurove, si dhe shumë punë të tjera që u nisën e nuk u bitisën. Të gjitha detyrimet të hiqen e të presim para nga qielli ky është thelbi i paketës “Basha”. Propozimet e Bashës në thelb mund të duken si humane, bamirësi, të nevojshme, të domosdoshme pasi qytetarët duke u izoluar nuk mund të kenë fuqi paguese. Po shteti i kujt është? A nuk mbahet shteti me taksat e qytetarëve të cilat i kthen në shërbim të tyre, duke i alokuar atje ku duhet. Në se asgjë nuk shkon në arkën e shtetit nga do vilen milionat dhe si do sigurohen të ardhurat për t`u kthyer në shërbime të qytetarëve?! Ao po shkohet tek piramidat e borxheve dhe prerjet e fletushkave pesëmijë lekshe të cilat do u hidhen shqiptarëve nga lart me avionë dhe do thuhet se, i keni dhuratë nga propozuesi i mospagesës të asgjëje? Kjo do ishte aventuara më e madhe që do u prezantohej shqiptarëve, së paku në këtë shekullin e fundit. Po edhe një aventurë e cila në se zbatohet e katandis shtetin në xhep të shpuar, pa asnjë metalikë në xhep. Nga njëra anë, propozuesi Basha, kërkon të hiqen të gjithë taksat dhe të zerohen të gjithë pagesat nga ana tjetër vë alarmin për rritje të cilësisë së shërbimeve në shëndetësi apo masave shtesë në të gjithë jetën e vendit. Po në se zbatohet e tërë paketa e bamirësisë e kryetarit të PD-së, i cili vetëm propozon se nuk ka asgjë mbi shpinë, si do jetojnë mjekët dhe mësuesit dhe të tjerët, me se do ushqehen, pensionistët, ilaçet me se do blehen, asistenca si do paguhet, rindërtimi si do kryhet pasi lekët do mungojnë në shkallë të gjerë? Se paratë vetëm në 1996 u rritën në pemë dhe ishin si gjethet e plepit. Piramidat na i shqyen portofolët dhe hodhën në varfëri mijëra shqiptarë. Mos vallë jemi duke skicuar piramida të reja atë të shtetit pa para apo falimentin e ekonomisë kombëtare që edhe kështu bollë është e tronditur se një miliard euro do i haj vetëm tërmeti? Bamirësi, Basha ose me sakt, babgjyshi i vitit të ri, ka hedhur në kurriz, thesin e premtimeve dhe e shkon në ajër, duke krijuar një tymnajë që është baraz me koronavirusin, i cili bënë më shumë dëme se vet virusi. Këshillat, janë gjëja më e lehtë për t`u dhënë. Zbatimi është një det i pafund që në se kryhen ashtu siç këshillon bamirësi, shtetin shqiptar e merr lumi më parë se ta ketë infektuar koronavirusi. Përpjekja për të bërë shpëtimtarin, kujdestarin, të dhimbsurin, të mirin, të dashurin, është veç për vota. Deri sot nuk janë të paktë ata që nuk e njohin portën e kujdesit për klientin, I kanë harruar sportelet dhe nuk dinë çështë pagesa për atë që konsumojnë prej vitesh. Po në se zbatohen kërkesat Basha, atëherë vitin tjetër do njëqindfishohen qytetarët që do presin dhurata nga Luzim Basha, e do armiqësohen me taksat e detyrimet. Lulzim Basha e ka në terezi, sa të jetë në opozitë e të mos ketë asgjë mbi shpinë nuk ka pse të mos i fshijë të gjitha llogaritë!