BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Opinion / Editorial

Basha ka bërë aq shumë premtime, sa është e vështirë t’i mbash mend ato!

Basha ka bërë aq shumë premtime, sa është e

Fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit po zhvillohet e ashpër, me premtime të shumta,të cilat bëhen rëndomtë vetëm në fushata elektorale, por duket që është e vështirë të mbahen dhe realizohen ato. Të gjitha partitë po bëjnë premtimet e tyre, për të tërhequr sa më shumë njerëzit pas vetes së tyre. Por premtimet më të mëdha elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, po i bën Partia Demokratike dhe udhëheqësi i saj z. Lulzim Basha. Ai patjetër me çdo kusht dëshiron të vijë në pushtet, pas një kohe të gjatë në opozitë, për këtë arsye atij i lipset të premtojë sa më shumë gjëra tek elektorati shqiptar, pavarësisht nëse do të mbahen apo jo këto premtime prej tij. Zoti Basha në çdo vend ku shkon, bën premtime të ndryshme elektorale. Premtimet e tij kanë qenë të “sheqerosura” që “të dehin”. Ato janë aq të shumta, të çdo aspekti dhe fushe, sa është e vështirë t’i mbash përmendësh dhe jo më t’i zbatosh apo t’i realizosh ato. Ai flet për dekriminalizimin e Parlamentit, një premtim i tij elektoral deklaruar qysh më herët, por në fakt nuk e ka mbajtur dhe zbatuar asnjëherë këtë premtim. Në gjirin e partisë së tij dhe të koalicionit që ai ka formuar, janë njerëz me precedent penal dhe njerëz që populli shqiptar e di fort mirë që; duart e tyre janë larë me gjakun e njerëzve të pafajshëm si : Sali Berisha, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, apo edhe shumë të tjerë, të cilët patjetër duhet të jenë kontingjent i drejtësisë shqiptare apo të SPAK-ut. Dihet veprimtaria antishqiptare e z. Sali Berisha në masakrën zgjedhore të 26 majit 1996, ku pasi vodhi masivisht votat e votuesve shqiptarë, ai uzurpoi me dhunë institucionet shqiptare. Ai inkurajoi veprimtarinë dhe aktivitetin e firmave piramidale. Atij iu bënë akuza për vrasjen e liderit të dhjetorit, z. Azem Hajdarit. Ai ishte njeriu që pengoi pavarësinë e institucioneve nga pushteti i tij, duke realizuar pastaj nënshtrimin e tyre ndaj diktatit të tij. Z. Sali inkurajoi dhe nxiti daljen e opozitës nga Parlamenti, apo bëri pengimin e Prokurores së Përgjithshme znj. Ina Rama, të hetojë katër të vrarët të pafajshëm në bulevard, duke e cilësuar atë si: “Lavire bulevardi”, apo shumë ngjarje të tjera, të cilat njollosin duart e tij, me gjakun e popullit opozitar shqiptar. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për z. Fatmir Mediu, i cili është aleat me Lulzim Bashën në këto zgjedhje, i cili edhe ai realizoi korrupsionin e madh në demontimin e armëve në Gërdec, duke vrarë 27 njerëz të pafajshëm përfshi edhe fëmijë. Edhe zoti Vangjel Dule, kryetar i Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, PBDNJ, është një anti shqiptar “i thekur”, që ka kontribuar dhe kontribuon në përhapjen e synimeve dhe ambicieve greke të “Vorio Epirit”, duke shprehur pretendimet territoriale të Greqisë ndaj Shqipërisë. Si kryetar i partisë të drejtave të minoritetit grek, ai nuk ka përfaqësuar asnjëherë njeriun, që mund të ishte një urë lidhëse midis dy shteteve, por ai është një zëdhënës i pretendimeve territoriale të Greqisë. Edhe qëndrimi i tij ndaj Kacifas të Bularatit, është një qëndrim ndaj përkrahjes së veprimeve të tij për Vorio Epirin, duke i dhënë të drejtë atij krimineli të lëvizë me armë në territoret shqiptare të Bularatit.Z Dule ka marrë pjesë në varrimin e Konstandin Kacifas, këtij anti shqiptari dhe nuk ka kundërshtuar asnjëherë thirrjet greke anti-shqiptare të pjesëmarrësve në varrim, të ardhur nga Greqia në lidhje me Vorio Epirin. Futja e këtij njeriu “armik të popullit shqiptar” në Parlament do të thotë: futja e zërit të antishqiptarëve grekë në Parlamentin shqiptar. Z Basha asnjëherë nuk duhet të jetë aleat me këtë njeri dhe me partinë e të ashtuquajturve grekë, por që në të vërtetë janë shqiptarë të shitur dhe të blerë nga shteti grek. Kjo nuk përputhet me premtimet elektorale të tij për një Parlament të pastër. Premtimet e Bashës për zvogëlimin e papunësisë, integrimin europian, taksën e sheshtë deri 9%, zbatimi praktik i masave fiskale, rritja e punësimit, mirëqeverisja etj, janë premtimet e fushatës së tij. Ai për biznesin e mesëm dhe të vogël duke u bazuar në ringritjen ekonomike zotohet që: mos të ketë taksa mbi 0.5 % të xhiros. Ai theksoi se do të ulë kontributin e sigurimeve shoqërore në masën 18%, do realizojë uljen e menjëhershme të bazës fiskale, përmirësimit rrënjësor të klimës së biznesit, reduktimit drastik të burokracisë shtetërore. Shndërrimin e Shqipërisë në 30 vendet më tërheqëse në botë, për thithjen e investimeve të huaja direkte, mbështetjen e biznesit të vogël dhe të mesëm për inovacionin e zhvillimit teknologjik, sipas modelit të vendeve më të zhvilluara në Europë. Ai premtoi: thellimin e reformës rregullatore, me synimin e transformimit rrënjësor të sistemit të lejeve, licencave, inspektimit me qëllimin luftën ndaj korrupsionit, informaliteti, uljen e kostos për biznesin dhe eliminimin e arbitraritetit qeveritar, si dhe rritjen e transparencës dhe konkurrueshmërisë në treg. Sipas ekspertëve këto: “janë premtime jorealiste jashtë nevojave të qytetarëve”. Z Basha premton: “Akses i plotë në treg, çmontim monopoleve dhe heqjen e çdo pengese për fermerin.” Ai ka përdorur sloganin: “Shqipëria fiton bujqësinë”, ku ka shumë pika, ku ai pretendon, ta kthejë bujqësinë në një bujqësi me ndihma, apo mbështetjen shtetërore si dhe lehtësimin e tyre në favor të fermerit shqiptar, duke çmontuar monopolet, tregjet, burokracinë etj. Z. Basha premtoi dërgimin e të rinjve për specializim sipas profesioneve, si elektricist, hidraulik, mekanik etj. në vendet e Bashkimit Europian. Sipas akuzave të Jozefina Topallit: “Premtimet e Lulzim Bashës jo vetëm që nuk realizohen, por nuk ka asnjë performancë për t’i mbajtur ato”. Z. Basha ka bërë aq shumë premtime, sa është e vështirë t’i mbash mend ato!!!!