BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x
BREAKING NEWS

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në gusht, surprizat që na presin javën e ardhshme dhe kthesa e madh pas datës 15

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do
x
BREAKING NEWS

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas ‘bombën’ për Ilir Metën

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas
x

Opinion / Editorial

Basha ka rastin në sy të Perëndimit të jetë kryetari i “de Bolshberishizmit” të PD-së!

Basha ka rastin në sy të Perëndimit të jetë kryetari i

Sigurisht që pranoj të kem qenë nga të parët që kam akuzuar Bashën për faje të mëdha në qeverisjen me Berishën dhe si kryetar partie. E kam akuzuar si shumë të tjerë për “Rrugën e Kombit” dhe për “Detin me Greqinë”, por dhe për 21 janarin! Padyshim që ai ka pjesën e tij të fajit, por ky faj është i lidhur me “pjesëmarrjen e tij në kabinetin e një “demoni demokrature si Sali Berisha”! Pra Basha ka faj, pse është një pjesë e rëndësishme e kabinetit të tij, por fajtori i vetëm dhe kryesor është një “Bolshevik folklorik” si Berisha! Padyshim që kam akuzuar Bashën se nuk çon deri në fund një kauzë dhe për një marrëveshje post çadër me Ramën, për republikën e Re dhe shumë protesta që përfundonin bosh! Por sërish nuk është ai fajtori kryesor, sepse aty në qendër të politikës dhe PD-së ishte Sali Berisha! Ishte ai që lëvizte gurët dhe që bënte politika dyersh që duken dhe atyre që nuk dukeshin. Pa Berishën dhe “Bolshberishizmin e PD-së” nuk bëhej asgjë në selinë e dikurshme të “Shtëpisë së Oficerëve” apo SHQUP-in sot seli e PD-së! Basha ka pranuar të jetë bashkëfajtor me Berishën! E kjo sigurisht që paguhet në sytë e një populli jo të indoktrinuar nga “BolshBerishizmi” shqiptar! E ky popull është mbi 30% e elektoratit në Shqipëri. “Bolshberishizmi” është pothuaj si Enverizmi, por jo si faj diktature, por si faj demokracie në përqasje diktature. Basha është katapultim i Berishës, por nuk është Berisha! Sigurisht dhe këtë e kam thënë që përpara 2013-tës kur sigurisht dyshja më ngjante me Don Kishotin dhe Sanço Pançën! Por sot them se nuk është krahasim i drejtë. Berisha nuk është një Don Kishot, sepse nuk është as i ndershëm në marrëzinë e tij dhe as i drejtë në politikat e tij rrufjane dhe imorale! As Basha nuk është një Sanço, sepse folklorizmi i personazhit, nuk përkon me edukimin shkollim Hollandez të Bashës, që sidoqoftë nuk bëri shqytarin deri në fund! I duhej sigurisht “State Department” që të bënte lëvizjen “mbrojtëse” të tij, të vetëm largimit nga grupi parlamentar, por një delirant folklorik dhe në rrezik familjar si Berisha, nuk do ta pranonte si një kompromis, që nuk rrëzonte krejtësisht partinë. Ai e di pronë të tij partinë (PD) dhe po të rrezikohet familja (si ADN pra familja Berisha) e tij, nuk ka pse pyet më për partinë pronë që ai e di PD sot. E ky është momenti përllogaritur (nga ata jashtë) që duhet të bëjë tashmë largimin e trashëgimisë bolshevike të Berishës nga PD, e ngulitur në mënyrë të jashtëzakonshme si te nostalgjikët e Enverit në PS! Po, ata që dalin me foton e Enverit nga PS-ja dhe e majta komuniste si trashëgimi, janë pothuaj njësoj si ata me fotografinë e Saliut nga PD! Basha ka bërë një veprim të rëndësishëm. Ai nuk mund të kthehet më pas me Berishën dhe trashëgiminë e tij bolshevike në PD! Kjo trashëgimi, duhet larguar, sepse është vdekjeprurëse për këtë parti. Bashës do ti falen të gjitha në qoftë se largon “Bolshberishizmin” nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Jam i bindur se brenda do të ketë shumë kundërshtarë, por ndërkombëtarët dhe sidomos amerikanët, do ta konsiderojnë njeriun e qartë të ndryshimit të politikës shqiptare e cila ka 30-të vite që drejtohet, uzurpohet dhe degradohet nga Sali Berisha, sepse të tjerët sigurisht janë në distancë pas tij ose pasojë e tij në pushtet si bie fjala Edi Rama! Po po, vetëm pse ishte përballë Berisha, socialistët pranuan një “antikomunist si inat të dikurshëm” dhe aspak të majtë në bindje si Rama!        Basha në një intervistë tha: Shqiptarët sot masivisht dynden drejt Europës për cilësinë e jetës dhe pavarësisht gjithçkaje shqiptarët duan të bëhen pjesë e BE. Është hera e parë që me qëndrimet dhe komunikimin tim po vendos një standard si duhet të sillet në shekullin XXI një politikan që synon të udhëheqë vendin drejt Europës. Duhet të diferencojë mes tre gjërave të ndryshme, ata që flasin në emër të demokratëve, demokratët e pakënaqur që kërkojnë ndryshimin, ata duan të dinë ku do ta çojmë Shqipërinë përballë një regjimi si i Lukashenkos dhe atyre që duan ta instrumentalizojnë PD për arsye personale si Zoti Berisha”, u shpreh ai. Është një nga ato sentenca që për mua shërbejnë për të kuptuar se Basha ka gjetur me sa duket një drejtpeshim politik. Ai duhet të ndryshojë zhargonin sa më shumë të jetë e mundur larg “Folkberishizmit” ose idiomës së tij tragjike luftënxitëse dhe akuzuese deri në lajthitje dhe delir imoral në sharje dhe kërcënime. Sa më larg nxitjes dhe provokimit apo folk-intrigës së Berishës aq më afër pushtetit vjen PD! Basha nuk ka shikimin delirant dhe kërcënues apo dhe luftënxitës së Berishës. Basha as të aktrojë trimin e luftës së kaçakëve të malit nuk di ...! Po të ndryshojë këtë sjellje dhe largojë atë, Basha merr përsipër “de Bolshberishizmit” në PD-së! Po po dhe ky regjim politik në Shqipëri ka plot njerëz, sepse kanë përfituar nga të “mirat” morboze dhe folkloriko-korruptive që ka prodhuar Berisha! Por kjo duhet të jetë pengesa më e vogël për Bashën!

Pengesa e madhe është ndryshimi kryekëput në perceptimin e politikëbërjes në institucione dhe përpara shoqërisë shqiptare! Ato që Basha humb si “berishka” të vegjël, i fiton me atë pjesë të madhe të elektoratit që nuk do më as Berishën, as Ramën dhe kanë dyshime për atë vetë pra Bashën! Këto dyshime me anën e Perëndimit duhet larguar dhe kjo gjë përkthehet në vota! Në Shqipëri janë me “kush ka kalanë” dhe sot ajo i përket Bashës institucionalisht pa ju dorëzuar “puçit” me sulme kuvendare të Berishës dhe miqve të tij militantë dhe kaçakë partie. Asnjë milimetër pas, për ti lëshuar rrugën njerëzve që sajojnë Kuvende për të bërë marrje pushteti brenda partisë që rrëzojnë me puçe kuvendore, drejtimin e partisë që aprovuan vetë përpara tre muajve! Basha ka këtë shans që nuk duhet ta humbë. Për më tepër, se nuk duhet të lejojë “antiamerikanizmin” të kaplojë PD-në! Ata që duken dhe nuk duken nga foltoret e njeriut më të dyshimtë dhe fajtor, që ka prodhuar ky vend mbas Enver Hoxhës në mos më shumë se sa ai. Akoma më keq në saj të malinjitetin folklorik të tij.