BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Basha, kryeministri në pritje që po merr pushtetin me kontrata pjesore

Basha, kryeministri në pritje që po merr pushtetin me kontrata pjesore

Basha mund të quhet pa frikë kontraktuesi më i çuditshëm, jo vetëm në Shqipëri, po edhe në botë. Është kontraktuesi i çikërrimave, i marrëveshjeve pjesore, i copëzave, aty- këtu kur dhe ku mundet. Është fjala për marrëveshjet, pjesë -pjesë dhe si paradhënie për marrëveshjen e madhe, atë që do ndodhi pasi të vijë në pushtet ose siç shprehet kur të bëhet shumicë politike qeverisëse. Janë kontrata që lidhen për ato që ende nuk kanë ndodhur, po që do bëhen efektive në të ardhmen. Nuk kanë rëndësi afatet. Garancia do jetë qenia e tij në krye të mazhorancës së nesërme, ku e llogarit veten kryeqeveritarin e së ardhmes. Kaq shumë marrëveshje dhe lidhje fjale ka bërë këto kohë, sa edhe Mesia do ta kishte zili për guximin dhe barrët që merr përsipër, sikur të ishte i pajisur me shkopin magjik ose të kishte në duar llambën e Aladinit të legjendës, që sa herë ta prekte të zbrisnin zgjidhjet nga qielli. Po të gjitha këto nuk kanë asnjë rëndësi pasi do ndodhin në të ardhmen. Janë kontrata imagjinare, të pritshme, në perspektivë. Është radha e premtimeve. Sa për premtime, Basha nuk e ka fare problem të zbresë qiejt në tokë, t`i bëjë fushat kodra e malet fusha. Të ndërtojë ura atje ku nuk ka lumenj. Të shesë e të blejë si tregtari matrapaz. Kontratat vazhdojnë, hallkë pas hallke, sektorë pas sektorësh. Të parët kontraktues, ishin pensionistët. Nuk do ketë pension nën dyqind e pesëdhjetë euro. Bravo sa para! Me pensionistët mbaroi punë shpejtë e shpejtë. U hartua një kontratë imagjinare. E nënshkroi symbyllur dhe ua la në prehër teksa luajnë tavëll në lulishtet e qytetit. Dhe eci përpara për t`u marrë vesh me shtresat e tjera të popullit. Studentët janë dobësia e tij. U erdhi radha studentëve. Të gjithë në shkolla pa futur duart në xhepa, ishte njëra nga pikat e marrëveshjes. Çdo studenti do i garantohet punë, pagë e lartë. Secili prej tyre do ketë dhomë më vete deri edhe me hidromasazh. Të gjitha këto me fondin pesë për qind të buxhetit të shtetit. I lau duart dhe me studentët. U la çekun e bardhë në auditorë dhe nisi gjurmimin për kontratat e reja. Le të shkruajnë çfarë të duan të kontraktuarit. Tek e fundit lesh do marrin, siç u ka dhënë sa herë ka pasur pushtet. Po nuk është ndalur këtu kryetari i PD-së. Meraku për bujqësinë e ka detyruar të bredhi fushë më fushë e fermë më fermë. Fermerët janë të tretët në radhë që kanë firmosur kontratën post-zgjedhore. Fjalë burrash. Jemi vend bujqësor. Makineri të fjalës së fundit fermerëve. Prodhime moderne që do ua kalojnë edhe vendeve shumë të zhvilluara. Rimbursimet do vërshojnë lumë, farëra pa lekë. Naftë me vlerë përgjysmë. Treg i garantuar. Bujqësia është çështje e madhe partie! Në radhë janë ndërtuesit. Do jenë të lirë, pa taksa. Nesër ata nga oligarkë do shpallen më të ndershmit. U lidh edhe kjo kontratë e radhës dhe pritet sapo të vijë në pushtet kryepozitari dhe fap do çlirohen si me magji tërë bizneset e ndërtimit. Investitorët janë të kontraktuarit e radhës. Të brendshmit, po veçanërisht të huajt. Të gjithë do privilegjohen dhe do përjashtohen nga detyrimet e taksave. Dhe kjo është marrëveshja e fjalës së nderit të kryeopozitarit të sotëm, kryeministrit të nesërm në hije. Gojët e këqija i quajnë këto, premtime në erë, gënjeshtra, lajka, mashtrime. Po është ligësi e të majtëve që duan të sabotojnë planin gjenial, që i ofrohet vendit në këtë shekullin e fundit përmes kontratave pjesore të marrjes së pushtetit hap pas hapi. Treguesit e marrëveshjeve kapërcejnë dhe shifrat më të guximshme. Tejkalojnë çdo mendje financieri dhe ekonomisti për të ardhurat. Kudo që shkel Basha, me të gjithë që kontakton në kuadrin e sqarimit të rrugës së re që ka ndërmarrë, braktisjes së sistemit dhe zgjedhjeve, largimin e forcës politike që drejton nga tërë pushtetet, legjislativ, ekzekutiv, pushtet vendor, pasi mbaron fjalimin e rastit, ulet dhe nënshkruan kontratën. Duket si qatipët e kohës osmane e taksidarët e gjakut. Jep e merr. Bën premtime me fjalë dhe u lë në derë një kartë të zhgaravitur. Janë minikontrata që i shërbejnë kontratës në pritje, asaj të madhes me Shqipërinë dhe popullin. Nuk janë kontrata zgjedhore. Këtë lloj kontrate e urren. Nuk i qaset fare. Strategjia e copëzimit të problematikave dhe shtresave shoqërore është fokusi i betejës politike. I copëton kontratat për ti bashkuar në fund. Ecën sipas parimit, tullë pas tulle, hap pas hapi për të arritur në çatinë e shtëpisë të pallatit shtet, Shqipërinë. Janë kontratat bija, pjesëza të kontratës së madhe asaj imagjinare për pushtet. Marrëveshja e menduar thellë e baraspeshuar e argumentuar, variantin e përpunuar nga ekspertët gjermanë që punojnë me projektin e së ardhmes, nuk e ka shpalosur ende. Të gjitha minikontratat nisin nga selia e SHQUP-it, zbresin në Bulevardin e Tiranës, zgjaten drejt Kavajës, Maliqit, Pogradecit, Shkodrës, Mallakastrës dhe ndalen në Kamzë. Qytetarët nënshkruajnë përmbi faqe të bardha. Janë kontrata dëshirore. Pasi kontraktoi më mësuesit, profesorët, akademikët, naftëtarët, taksistët. shoferët e autobuzëve, mullixhinjtë, operatorët turistikë, protestuesit, militantët, molotovë e shigjetë hedhësit, të zgjedhurit, ish deputetë, ish kryebashkiakët dhe i flaku të gjitha, u erdhi radha një shtrese të veçantë. Marrëveshjes me aktorët. Me artistët, Basha u ul dhe nënshkroi një kontratë -marrëveshje specifike. Në atë teatër, ku u shquan aktorët e mëdhenj që i dhanë artit shpirtin e tyre, aktroi edhe Lulzim Basha. Pikërisht në mbrojte të kësaj godine shndërruar në një mollë sherri mes mazhorancës dhe opozitës, ku palë u bë edhe Presidenti i Republikës, ka kohë që nuk shikojmë teatër artistik, po vetëm politik. Tetarin e ka marrë në dorë politika. Për ti dhënë një dimension edhe më të gjerë, për ta bërë të pamundur cenimin e teatrit, për t`u dhënë kurajë artistëve, Basha e gjeti zgjidhjen. Mes pluhurit dhe baltës e rrezikut nga shembja, nënshkroi kontratën teatrale e denjë për një komedi brilante. Me këtë kontratë u zotua, sapo të vijë në pushtet edhe nëse ndërtohet tetari i ri do shembet dhe oligarkët do shkojnë në burg. Është fjala e nderit e Bashës. Artistët pasi morën copën e letrës në duar, të firmosur nga palët, u qetësuan dhe nisën të mendojnë skenën e radhës kur do vënë shfaqjen e re. E fundit në radhë ishte kontrata me protestuesit e Astirit. Pas një viti rezistencë dhe përdorimit ekstrem të hallexhinjve për interesa politike, u ulën në territorin e “Shtetit të Astirit” dhe u arrit një pakt i madh. Zakonisht Basha paktet i bën në maj. Po ky nuk është problem. Astirasit kanë tanimë një copë kartë në duar. Është fermani më i fundit me firmë e vulën e PD dhe kryetarit Basha. I garanton shpërblim njëqind për qind. Ndryshim projekti. Kthim të rrjedhës së lumit Lana. Gjithçka do jetë ndryshe, siç përcaktohen në aktmarrëveshje, ku noteri, kryeministri hije, Basha, hodhi firmën e vuri vulën. Astirasit të qëndrojnë të qetë. Kryetari Basha përfiton shumë nga ndërtesat e shembura, ka përvojë personale, ku ai u garantoi të vetëve dëmshpërblim njëqind për qind. Të gjitha minikontratat do i realizojë kur të vijë në pushtet. Dalëngadalë, kontratat e pjesshme si defterët e borxhlinjve mbi banakët e dyqaneve që shesin veresie, po mbushin raftet dhe sirtarët e selisë së PD-së. Gati po e shndërrojnë atë godinë në “Pallatin e ëndrrave” të Ismail Kadaresë. Selia blu, po mbushet me aktmarrëveshje si testamente që do hapen kur Basha të ulet në kolltukun kryeministror. Atje në seli, noteri, kontratat e firmosura dhe vulosura, janë në pritje të kryetarit në paradhomë për tu bërë kryeministër. Lulzim Basha firmos me tagrin hipotetik të kryeqeveritarit të nesërm. Nuk ka asgjë pse sot nuk ka firmë e vulë. Mjafton besimi dhe dëshira, guximi për të hartuar kontrata e marrëveshje të cilat vërtetë janë të pjesshme, por të gjitha bashkë do bëjnë të tërën. Është pushteti i kontraktuar, pjesë -pjesë. Është populli i copëzuar që nesër do përbëjë të tërin në bllok. Gradualisht, Basha, po e merr qeverinë dhe Shqipërinë përmes kontratave të pjesshme imagjinare. Në pritje për minikontrata janë rritësit e zogjve. Pylltarët. Druvarët. Bukëpjeksësit. Bixhozxhinjtë, kumarxhinjtë. Bletërritësit, garsonët, të gjithë. Nuk ka problem në se të gjitha janë fantazi dhe emocione. As pse sot nuk është në qeveri. Është e nesërmja. Vlera qëndron se ka kontrata të shkruara e të arkivuara. Të firmosura e vulosura. Të gjithë ndihemi të kënaqur. U gëzohemi copave të letrave që na lë në dorë kryeministri në pritje i Shqipërisë, Lulzim Basha!

Nga Bardhyl BEJKO