
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

Basha, McGonigal, ish-Sigurimi i Shtetit dhe “tollovia” 32-vjeçare!

Shkruar nga Qamil Gjyrezi 7 Shkurt 2023

Politika 32 vjeçare dhe sidomos mbas vitit 2008 e modelit tollovi i ka bërë një dëm të madh integrimit dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Edhe në Evropë dhe botë u shfaq ky model, por amerikanët dhe europianët kanë institucione të drejtësisë së pavarur, legjislativ, që kontrollon të gjitha pushtetet dhe institucione të sigurisë kombëtare, që kanë në kontroll të gjithë sistemin dhe njëri tjetrin. Tollovia ka ndikuar tek mendja, ana fizike, ekonomia, pandemia dhe lufta në Ukrainë. Termi tolloví, do të thotë rrëmujë e madhe, trazirë, dmth e bëri tollovi. Ismail Kadare shkruan tek romani "Ura me Tri Harqe"...filloi shkarkimi, që vazhdoi gjithë ditën. Në mbasdite vonë bregu i lumit nuk njihej më. Ishte një mishmash i vërtetë, ku, midis grumbujve të trenjve, shkallareve, konopëve prej kërpi, hunjve, këmbalecave dhe gjithfarë veglave të tjera, vërtiteshin njerëz, që flisnin një gjuhë si lesh arapi. Ishe aq tollovi, saqë edhe Gjeloshi u hutua dhe s'di se si e humbi harenë e parë. Në mbrëmje vonë, nën dritën e pishtarëve, ardhacakët nisën ngritjen e barakave. Politika tollovi ka promovuar modelin kontravers, që ai që investigon një subjekt ose një shtet, bën korrupsion me shtetet ose subjektet e investiguara. Politikanë të akuzuar për korrupsion, akuzojnë të tjerët për korrupsion. Shembulli më i freskët është i zyrtarit të FBI-së që investigonte lidhjet e Trump me Rusinë arrestohet për lidhje ilegale me Rusinë?! Në politikën shqiptare kemi rastet kur Berisha, Metaj dhe Monika të akuzuar për korrupsion, akuzojnë Alda Klosin dhe Arben Tigrin për korrupsion?! Edi Rama i përmendur nga gazetat dhe prokuroria amerikane për korrupsion dhe lobim kundër forcës politike opozitare, PD-së, Bashës, akuzon Berishën si “non-grata” dhe i quan gazetarët prokurorë popullorë?! Kjo është retorikë tipike tollovi, rrëmujë për të fshehur gjurmët e korrupsionit. Mbas viti 2013, pas largimit me 1 milion shuplakë të Berishës, shuplakë që u orkestruan në 2008 nga dyshja Berisha-Rama, rranë mbi “fytyrat e sinqerta të demokratëve”. Fytyrat me maska të pista, të ish-ministrave dhe drejtorëve të Berishës luajtën tollovi, që vazhdon sot me fytyrat e tigrit, luanit, Damianit, Ilirit, Saimirit, që me të drejtë Basha e quajti Tollovi. Në gjuhën shqipe tollovi, do të thotë diçka e rrëmujshme, pa përmbajtje dhe formë, që i bën dëm shoqërisë shqiptare dhe botës dhe sjell anarki. Largimi nga pushteti i Berishës në 2013, u shoqërua me lot dhe zhgënjime gjoja, nga ata të cilët ndikuan e përgatitën largimin nga pushteti i Berishës dhe u bënë gati të merrnin PD-në dhe të zgjidheshin deputetë në lista. Në planin konstitucional në 2008 kishim marrëveshjen tipike tollovi, për ndryshime kushtetuese në mes Ramës dhe Berishës, dhe pastaj në 2011 me gjuhën e trupit, 'rrahjen e shpatullave' në Gërdec të Ramës për Berishën, që ishte vazhdimësi e tollovisë që siguronte sundimin autoritarë të Berishës në PD dhe të Edi Ramës në Rilindje, PS. Të gjitha këta lëvizje autoritare ligjvënëse, kanë të bëjnë edhe me 21 Janarin, që u vranë '4 të pafajshëm' dhe me politikën sot në 2023 tollovi e përpunuar dhe menduar mirë, Rama-Berisha edhe Metaj. I vetmi politikan që 'supozohet' se e ka mbështetur Berisha, unë mendoj të kundërtën që bënte diferencën ishte Basha dhe disa demokratë perëndimorë, një brez politikanësh me të ardhme. Basha është i vetmi politikan në 100 vite, që me punë të pastër në Kosovë si përkthyes dhe bashkëpunëtorë i afërt i Ëilliam G. Ëalker është promovuar në KOP me 1 milion Euro të deklaruara në konton bankare. Duhet shtuar që në 32 vite dhe sidomos mbas vitit 2005 shumë pushtetarë lokalë dhe ish-drejtorë dhe ministra të Berishës, biles edhe nga KOP, u bënë milioner nëpërmjet korrupsionit domethënës dhe kanë probleme me deklarimin e pasurisë. Nuk është e rastit që sot që në PD-në legjitime, nuk ka asnjë përfaqësues të KOP, mbasi janë promovuar nga ata që sot janë non-grata dhe janë pjesë e Foltores. Edhe në PD për të zëvendësuar Berishën, u zhvillua një tollovi, rrëmujë tipike post-moderne. Jozefina 'që luante rolin e antikomunistes me zë burri' mendonte se me Lefter Maliqin do të bëhej Kryetare e PD-së. Ridvan Bode bënte lojë me të tijtë dhe përfundoi me Ramën!? Sokol Olldashi, Majlinda Bregu, Astrit Patozi bashkëpunonin me njëri tjetrin kundër Bashës, sot Majlinda bashkëpunon me Ramën?! Arben Imami tollovitej me një grup tjetër dhe Genc Ruli, Besnik Mustafaj etj, etj, aktronin tollovi me njerëzit e tyre. Imagjinojeni se të vështirë e ka patur Basha me gjithë këta politikanë, të promovuar nga zyrat dhe kulisat e Berishës, për të konsoliduar pozitën e tij politike në PD-në që u kthye në tollovi politike. Në këtë kontekst nuk duhen harruar ish-pushtetarë lokalë, tatimorë etj, etj që mbështesnin tollovinë dhe vazhdojnë edhe sot, duke pretenduar të largojnë Ramën që e ka kthyer Shqipërinë në tollovi, për ta zëvendësuar me tollovinë e tyre. Skandali i fundit me Mec Gonigal tregon qartë se tollovia kundër Bashës, ka filluar që në 2017 biles përtej oqeanit dhe vazhdon edhe sot. Modeli 'ish-sigurimi i shtetit-Mec Gonigal' sulmonte Bashën, për të promovuar Rudina Hajdarin si kryetare të PD-së, me mbështetjen e 'parave dhe të pista', Agron Nezës mikun e tollovisë Berisha-Rama. Në këta vite edhe ngjarjet në SHBA ishin në kundër Bashës, i cili pati mbështetur të djathtët amerikanë, Trump që akuzohej për bashkëpunim me rusët. Kurse sot faktet tregojnë se MecGonigal që akuzonte Trump, ka bashkëpunuar me afera me rusët dhe ish-sigurimin në Shqipëri dhe me dyshen Rama-Berisha kudër Bashës. Sot Trump sugjeron dënim me vdekje për ish shefin McGonigal për tradhti ndaj ShBA-ve?! Lexova në FB se Mcgonigal rrezikon te akuzohet për tradhti ndaj SHBA, nëse provohet e vërtetë, rrezikon dënim të përjetshëm. Sipas Neë York Times, provat dhe përfshirja e drejtpërdrejtë e kryeministrit Rama në komplotin kundër PD dhe kryetarit te saj në 2018 Lulzim Basha. Në këtë opinion nuk dua të bëj as gjykatësin, as prokurorin në Shqipëri dhe në SHBA, por dua të mbështes idenë e Z Basha që sidomos mbas viteve 2013 në politikën shqiptare ka sunduar tollovia shoqërore, politike në Shqipëri, Ballkan dhe deri në Kosovë, duke ndikuar tek e ardhmja. Tollovia paguan media, portale, gazeta për të mbajtur gjallë sundimin e saj tek shoqëria shqiptare, duke ndikuar negativisht tek ndryshimi i kësaj situate të mbrapshtë. Tollovia 32 vjeçare, kërkon një shoqëri Big-Brother që nuk interesohet për largimin e trekëndëshit të Bermudës dhe arrestimin e të korruptuarve si në Kroaci. Tollovia 32 vjeçare është e interesuar për ngjarjet dhe episodet që zhvillohen në shtëpinë e medias së paguar Big-Brother, kur shumë të rinj largohen pa shpresë nga një Shqipëri që është kthyer në Tollovi! Ju bëj thirrje kryesisht të rinjve demokratë dhe të majtë liberal që të mos e pranojnë këtë situatë politike, por të punojnë të gjithë bashkë për ndryshimin me mbështetjen e SHBA-ve institucioneve të drejtësisë dhe me besim te ZOTI se ka shpresë për vendin tonë. Shqiptarët duhet ti japin fund modelit psikologjik 'McGonigal' ish-sigurimit të shtetit dhe 'tollovisë' 32 vjeçare të drejtuar nga Rama, Berisha dhe Metaj! Por siç duket skandali Mcgonigal, që sapo ka nisur e rrëzon qeverinë “Rama 3”, që do të thotë rrënon tollovinë 32 vjeçare me votën e lirë të shqiptarëve!
Më të lexuarat


Metoda të sëmura për të bërë opozitë

Neutraliteti zviceran dhe lufta në Ukrainë

Reagimi i një populli të shpërfillur prej politikanëve

Shkencëtarja që nderon vendin dhe “doktoresha” me 120 euro “orën”!

Ku i thanë atje vajti, fjalën si burrat e mbajti

Kjo është lidhja mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës

Vetëvendosje për serbët, vetë-menaxhim për shqiptarët!

Cili është ilaçi që do na shërojnë?!

Në zgjedhje si qiraxhi, takimet virtualisht në Amerikë e Angli

Po ti, me cilët je? Me “ne” apo..... me “ata”....... ?
