BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

Basha nuk është luftëtar, hapat i hedh sipas skenarit që ia bën“babai” i tij politik

Basha nuk është luftëtar, hapat i hedh sipas skenarit që ia

Nëse çdo aksioni politik në vend do t’i barasvlerësonim një ekuacion matematikor, të gjithë besoj se jemi në një mendje: ai i Partisë Demokratike për zgjedhjen e kryetarit të ri nuk kishte asnjë të panjohur. Pa filluar procesi, që në momentin që u hodh ideja e këtyre zgjedhjeve të gjithë e dinin, Lulzim Basha do të rikonfirmohej në krye të kësaj partie. Unë nuk e di se ku kungohet ky njeri me fatin më të ndritur në planet (në Kishën e famshme të Laçit jo e jo se po të ishte ajo fatlumja, ai ishte betuar për ta mundur Edi Ramën në zgjedhjet e 25 prillit dhe nuk e realizoi dot këtë premtim), por më krijohet habitat i stërmadh kur mendoj se një njeri me kaq humbje në ndeshje direkte politike kombëtare, del kampion në partinë e tij. Shqyej sytë se si mundet një njeri që gënjen gjithë ditën dhe natën, madje edhe kur e pyet për orën siç e kanë akuzuar aleatët e vet, të jetë përsëri burim frymëzimi për fitore të reja. Me aq sa e njoh arenën politike kombëtare dhe ndërkombëtare dhe jashtë modestisë ju pohoj se nuk e njoh pak, ai është rast i veçantë që duke mbartur në vite të pashkëputura kaq shumë humbje elektorale me subjektin e vet politik, të vazhdojë të udhëheqë. (Sepse ka patur edhe në vendin tonë raste të humbjeve më shumë se dy, por humbësi është tërhequr taktikisht, ka rigrupuar forcat dhe e ka rimarrë fitoren, pas një kohe që është e domosdoshme për të riformatuar ekipin fitues). Pa asnjë veti si luftëtar fitues politik në formë dhe në përmbajtje, ai çuditërisht nuk e heq nga koka kurorën e dafinës që simbolizon fituesin. Përderisa të paktën publikisht nuk ka asnjë vlerë të tillë atëherë të lind dyshimi se diku fle lepuri. Se i tillë është përballë kundërshtarit politik dhe çuditërisht kthehet në luan në shtëpinë e tij. Të gjithëve na kujtohet artikulimi i tij dhe aleatëve para zgjedhjeve parlamentare tek deklaronte se “do gdhihej kryeministër më 26 prill, por me votë nuk e mundim dot Edi Ramën” por sapo filloi fushata e zgjedhjeve në parti mprehu shpatën dhe deklaroi se “tashmë fillonte lufta për fitore”. (Fushatë i thënçin se ashtu siç konkurroi ai edhe unë dhe kushdo tjetër të ishte do të kishte fituar. Fushatë ku e fillonte turin nga zyra komode e selisë së PD dhe kudo që shkonte e prisnin të gjitha strukturat e partisë dhe deputetët e sapozgjedhur, ndërkohë që kandidatët e tjerë nuk i priste askush, për të mos thënë se i sabotonin sapo merrej veshë se do të shkonin diku). Në të vërtetë në përcaktimin “luftëtar politik” ai është i dyzuar. Në fushëbetejën e politikës kombëtare ai bën skena nga më qesharaket në takimet elektorale dhe asnjëherë nuk e trash zërin, por përmes ëmbëlsisë në komunikim deklaron ato që shikon në ëndërr, se do të jetë kryeministër. Me mënyrën e të bërit fushatë ai të jep përshtypjen se është i kënaqur në garën ku janë dy konkurrentë, ai të dalë i dyti. Si një balerin klasi ai ledhaton e përkëdhel partnerin dhe ka frikë se mos i shkakton ndonjë lëndim. Ai nuk u bë asnjëherë lojtar futbolli që përveç xhonglimit ku duhet të jetë maestro duhet të jetë i përgatitur edhe për ndërhyrje të rëndë nga lojtari kundërshtar dhe që një të tillë ta bëjë edhe vetë. Ai duket se punon dhe lufton me këmbëngulje për të arritur qëllimin, por i mungon guximi, që finalizon fitoren. Ne të gjithë e dimë që ai i hedh hapat sipas skenarit që ia bën gati “babai” politik Sali Berisha po habitemi se si ëndërron ai fitoren kur nuk është vetë prijësi. Ndryshe e shikojmë Lulin brenda luftës në subjektin politik që ia dhuruan ta drejtonte këtu e gati 10 vjet më parë. Aty topin e xhonglon sipas dëshirës, pa e acaruar askush. Sapo humbi për të katërtën herë zgjedhjet kombëtare dhe është vënë nën shënjestër nga ata që ka përkrah se duhet të japë dorëheqjen pas kaq shumë humbjesh, shpalli zgjedhjet e parakohshme në parti. Vetëm Luli dhe ata që ka përkrah mund të caktojnë të tilla rregulla: pa bërë një analizë të humbjes të kërkosh të jesh konkurrent në zgjedhje të reja. Dhe të hysh në këto zgjedhje me të gjitha atributet që të jep posti që ke aktualisht. Në të vërtetë ai nuk pati konkurrent dinjitoz. Kadilli dhe Zekthi vinin nga oborri i tij politik, duke qënë përkrah tij për vite me radhë në humbjet që e shoqëronin atë, kurse Shehaj, në të kundërt të tyre, pa shumë kontribute në parti. Pati vetëm dy vjet kontribute parlamentare ku u shqua për nja dy fjalime që u pëlqyen, por ai nuk duhet të harrojë se me vetëm një fjalim bombë vetëm Çurçilli bëri histori në politikën angleze, për t’u bërë më pas udhëheqës po ashtu historik. Me aq lehtë sa i fitoi zgjedhjet brenda partisë Luli tashmë kryetar i pazëvendësueshëm bëhet “trim” dhe deklaron se do bëjë analizë të hollësishme për zgjedhjet e 25 prillit. Kujt i duhet kjo analizë tashmë që “byreku” u nda? Ja doli nga analiza se faji i humbjes është Luli, çdo bëhet, do anulohen zgjedhjet brenda partisë? Mos vallë do bëhet siç flasin gojët e këqija: Luli shpallet fajtor, kërkohet të ribëhen zgjedhje të reja në parti në shtator dhe nga partia do ketë vetëm dy konkurrentë, Luli dhe “babai i tij politik” Sali Berisha me sigurinë që zgjedhjet i fiton ky i dyti. Se në politikën shqiptare dhe veçanërisht në partinë më të madhe opozitare PD nuk njihen rregullat logjike dhe ndërkombëtare. Sali Berisha është shpallur non grata nga shteti më i fuqishëm dhe demokratik i botës, SHBA ai kërkon të ribëhet kryetar. Kësaj i thonë “ty s’të pranojnë në fshat, ti kërkon vajzën e priftit për nuse”. Sala kërkon të mbulojë m… me shurrë teksa përhap tymnaja të tilla sikur bën me hapjen e një gjyqi në Francë, që megjithëse ka kaluar muaji nuk ka asgjë konkrete. Por edhe sikur të ketë po i kujtojmë Salës se po hyre në atë “listë të zezë” më e pakta duhet të kalojnë nja 10 vjet e më shumë që pas përpjekjesh titanike të të hiqet emri. Nëse i ka humbur memoria po i kujtojmë se ka homologë të tij në vendet fqinjë me ne, pa dashur të përmendim emra që kanë prej 10-20 vjetësh që e kanë shënuar emrin në atë listë dhe ende janë aty, ndonëse kanë bërë edhe karrierë politike. Sala nuk ka fuqi përtej kufijve se brenda tyre e hedh vallen siç ia do qejfi. Ashtu siç ia dhuroi postin e kryetarit të partisë Lul axhamiut po aq lehtë mund t’ia marrë. Sepse Luli ynë nuk është siç e thamë luftëtar politik që bën gjithçka për një çështje të madhe, por pret t’i bien b…dashit. Dhe me këtë pritje nuk ka dalë i humbur. Erdhi nga Kosova pa ndonjë kontribut të madh në PD dhe u gradua kryetar i saj ndërkohë që dhjetëra anëtarë të saj kishin një mal me kontribute reale në betejat politike që kishte kaluar në vite kjo parti. Madje që në lindjen e vështirë të saj në fillim vitet ‘90. Priti, priti Luli, por po ashtu u gradua edhe ministër në disa pozicione ku më shumë se merita e njollosi emrin me nga ndonjë megaskandal për t’i kujtuar vetëm aferën korruptive në Rrugën e Kombit me 240 milionë euro dhe 4 vrasjet në bulevard, duke qenë ministër i Brendshëm. Priti, priti dhe është kryetar edhe pas humbjes së tretë në zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që një politikan europian, siç ka qejf ta quajë veten Luli, që me humbjen e parë jep dorëheqjen. Dhe deklaron se tashmë fillon beteja për fitore, duke bërë autogol me këtë deklarim. Sepse pyetja e parë që të vjen ndërmend në këto moment është: po këto dhjetë vjet ç’ke bërë ti, ke ngrënë mëna? Ku është muza frymëzuese se atë që nuk e bëre për gati dhjetë vjet do ta bësh në këto 4 vjet që po vijnë? Apo të shpresojmë se i mbylle llogaritë bankare me Edi Ramën: ia more lekët e pallatit në Vlorë, more edhe nja katër super vila në zonën më të shquar të Tiranës ku rrojnë vetëm bosat dhe tani do mendosh për partinë. Lul, populli, më i mençuri i të gjithëve thotë se dielli duket që në agim. Ti qysh atëherë u duke se je djalë i mirë, je djalë europian, të kesh mundësi të bëjmë dhëndër, por je ulur në karrigen e gabuar. Lufta politike, jo vetëm në Shqipëri nuk bëhet vetëm duke buzëqeshur dhe ëndërruar, por bëhet me beteja reale në mes votuesve që në fund të fundit përcaktojnë fituesit. Pa një strategji të saktë fituesi, gjë që ti nuk ke mundur ta bësh deri tani, aty do të mbetesh, duke pritur që të hap rrugën drejt pushtetit Edi Rama, që nga ana e tij ka deklaruar se nuk e hap atë rrugë. Në këto kushte mbetet që ta bësh ti atë, t’u hapësh rrugë demokratëve të vërtetë që nuk e duan karrigen për një ëndërr, por për një qëllim. Hapi rrugën një demokrati të vërtetë që është në plot kuptim e fjalës luftëtar politik, gjë që ti nuk je i aftë ta bësh. Dhe të jesh i sigurtë se në atë partinë tënde ka plot të tillë që do ta bënin shume herë më mirë detyrën që ka ndaj të djathtëve që janë me shumicë në vendin tonë.