BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Basha nuk “vret” babanë politik, sepse kryen “vetëvrasje” politike!

Basha nuk “vret” babanë politik, sepse kryen

Mbase janë munduar të bëjnë gjetje, kur thonë se “Merkel vrau babain politik” dhe kështu duhet të bëjë dhe Basha me Berishën. Mbase them, por jam i bindur se as nuk është gjetje dhe as sistem referimi, jo vetëm për ne, por dhe për të vërtetën që mbart krahasimi mes Kohl dhe Merkel me Berisha e Basha si tandem politik. Nuk e kam fjalën se ishte drejtësia gjermane dhe jo State Department që bëri “non grata” duke ditur se edhe sot e kësaj dite drejtësia shqiptare përfshi dhe prokurorinë e kanë frikë Berishën. Po po, e kanë frikë dhe kur thotë ai vetë: më gjeni një diçka të vetme kundër meje. Përveç se sistemi drejtësisë është krijuar nga Berisha, ajo është dhe si të thuash frikacake, ndaj tij në mënyrë tragjike dhe patologjike. E ndoshta nuk kanë faj, sepse mbeten vetëm dhe nuk ka se kush i mbron. Por nuk shkon “paragoni” sepse e para Kohl mbeti gjithë jetën në “rigore” ose vijë të drejtë, kristiandemokrat kurse Berisha ka ndërruar rrugë nga komunist në demokrat gati gati... hahaha kristian demokrat. E dyta, Kohl nuk akuzohet se ka vjedhur, por se ka marrë para për partinë e tij dhe jo për shtëpinë e tij. E treta, Kohl nuk e katapultoi Merkelin, por ajo u rrit që e re në partinë e tij pa e njohur atëherë Kohl. Basha u katapultua nga njohuria që kishte e bija dhe dhëndri (dijeninë time) Berishës si një djalë me KOOP-in dhe sigurisht i zoti dhe menjëherë u bë ministër në tre ministri të rëndësishme. Kurse Merkel ishte një militante partie, funksionare e lartë e saj dhe e rritur me partinë plot me meritë dhe zotësi që pastaj Helmut Kohl e zgjodhi si “pupile” ose të përzgjedhurën e tij. Berishës, shtetasin holandez Basha, ia sugjeruan për ministër. E katërta, Basha nuk është out veprimtarisë së akuzuar të Berishës në mandatin e dytë të tij. Basha nuk ka punë për ‘97-tën dhe ‘98-tën, por për Gërdecin, Rrugën e Kombit dhe sidomos “21 Janarin” është pjesmarrës në mos më shumë se Berisha si dhe nënshkrues së “Marrëveshjes së Detit” me Bakojanosin. Kurse Merkel nuk ka lidhje fare me të tilla marrëzi në raport me Kohlin, sepse ai nuk bënte të tilla idiotizma se sigurisht ishte dhe mbeti një super burrë shteti. Kurse personazhet tona nuk janë as burra shteti as... E pesta, Merkel i tha Helmut Kohl-it “dil mënjanë”, sepse i takonte duke qenë se nuk ishte kompromentuar me njeriun që mori tangente partie. Kurse Basha, as që bëhet fjalë t’i thotë kështu Berishës, sepse është pjesë e veprimtarisë Berisha që “State Department” nuk e lejon të futet në USA. Biles Basha ka shpikur dhe një ligj që nuk lejon në Kuvend njerëzit që refuzohen nga NATO dhe sidomos USA. E gjashta, në qoftë se Basha merr përsipër të “vrasë politikisht” me çfarëdolloj mënyre Berishën (ai ka shkruar në libër se nuk do ta bëjë kurrë vrasjen e babait politik) përveç se do të tregohet rrufjan dhe akoma më keq bishtnues politik, bukëshkalë me një fjalë, duhet me patjetër të vrasë dhe veten politikisht (gjithmonë sepse kështu biologjikisht iu bëftë dita një mijë). Pse? Po sepse e para, po vrau Berishën ka vrarë dhe të gjithë aktivitetin e tij politik nën hijen e Berishës dhe e dyta, doktori ka kaq shumë argumente për Bashën, sa që ky i fundit është më mirë t’ia “fusë vetes politikisht” dhe kështu shkojnë që të dy për keq. E sigurisht kjo nuk ka pse të jetë kaq shumë e nevojshme. Është shumë e thjeshtë dhe nuk ka nevojë askush të “investigojë apo fantazojë më shumë”. Berishën dhe Bashën e lidh “shiriti ombelikal” i partisë që Berisha ka transformuar në një qenie tepër të çuditshme dhe aspak normale, pothuaj aliene në politikën shqiptare dhe që është PD. E për këtë qenie kështu, e ka fajin i pari Berisha, por nuk është aspak pa faj dhe i katapultuari i familjes së tij ose Basha. Sot ai po përpiqet të bëjë PD-në e erës Basha, por nuk mund të largojë skeletet nga rafti. Përndryshe Berisha e merr me vete. Po dhe sikur të dojë Rama ta shpëtojë dhe sikur vetë ndërkombëtarët të duan ta shpëtojnë. Ai nuk i shpëton dot as zemërimit të Berishës (e ai ka dhe të drejtë kësaj radhe) as të njerëzve të tij. E sigurisht kësaj radhe kanë të drejtë sëpaku në modelin folklorik që ne shqiptarët kemi si perceptim moral, por dhe politik deri tani. Basha e ka të vështirë dhe vetëvrasjen politike. Mbase dhe nuk e meriton. As këtë nuk ka leje as nga brenda dhe kam frikë as nga jashtë. Prandaj kam idenë se Parlamenti i ri do të jetë akoma më i shëmtuar se i vjetri. Më me kulisa dhe zhurmë se i vjetri dhe aspak më i zgjuar se ai dhe pse ka më njerëz të kontrolluar. Në fakt është Parlamenti i akoma dyzimit Berisha Basha në PD. Në qoftë se nuk gjen Berisha zgjidhje personale që Basha të mos dëmtohet sigurisht e gjithë anija do të fundoset akoma më keq dhe pse ka plot njerëz në të që nuk ka pse të fundosen. Nuk besoj se Basha do të kryejë vetëvrasje politike. Ai duket sikur ka “amor propio”, por po ta kishte nuk do të ishte bashkëpunëtor në disa pika historike që nuk i paguan dot sa do të ketë pushtet në PD. Jo dhe ato e lidhin ashpërsisht dhe pazgjidhshmërisht me Berishën. Kështu që po të “qëllosh politikisht” ndaj tij është sikur të kesh qëlluar ndaj vetes. Kaq asgjë tjetër më shumë.