BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Basha përpara rezolutës për Srebrenicën “do dënojë” kontrabandën e naftës së regjimit të Tiranës 1995!

Basha përpara rezolutës për Srebrenicën “do

Lulzim Basha me “shejtan budallëkun” e tij, ka lëshuar një tjetër shashkë zhurmuese me efekt të mëvonshëm, e cila është një goditje e madhe kundër mentorit dhe babait të tij politik ose Sali Berisha. Në “sherrbudallëkun” e tij infantilo-cinik, Basha shkruan: Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë (gjenocidin në Srebrenicë) dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin @pdshqipëri do të paraqesë në Kuvend një rezolutë. Fërkova sytë. Menjëherë thashë me vete. Mor po ky, bën sikur është në planet tjetër apo do të godasë mbas shpine e ndoshta drejtpërdrejt Sali Berishën. Unë së paku si gazetar i asaj kohe dhe me banim në Shkodër, di si numrin e tankerëve mbi liqen dhe në rrjedhën e Bunës, veturat e makinat e mëdha që kalonin çdo ditë, por dhe njerëzit e kontrabandës që vepronin hapur por dhe industrinë e madhe kontrabandiste që po thyente embargon e naftës kundër Millosheviçit nga 1993-1996. E kryesorja ishte firma ose “koncerni Shqiponja”i PD-së dhe lejuar nga Sali Berisha. U ktheva te një shkrim i vitit 2013 te gazeta “SOT” me titull Kontrabanda e naftës Berisha-Millosheviç, ja si funksionoi firma “Shqiponja-PD” në vitet 1993-1996 shkruar në 28 korrik 2013. Ai shkrim fillon me: Nëse ka një “damkë” që nuk mund të “pastrohet” kurrë në historinë politike e qeverisëse të PD, të Sali Berishës dhe pushtetit të tij të viteve 1992-1996, kjo është shkelja e embargos së OKB ndaj Serbisë së Millosheviçit, me urdhër të Sali Berishës, në lidhje me furnizimin e Serbisë me karburante, municion e armë, në vitet kur ky shtet ushtronte gjenocid barbar kundër popujve të federatës, veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës. Ndërkohë që regjimi i Millosheviçit vazhdonte të derdhte gjak shqiptarësh në Kosovë, Sali Berisha, nëpërmjet SHIK dhe mafies rajonale, kishte angazhuar dhe aktivizuar gjithë struktura e shtetit që komandonte, për të furnizuar regjimin e Millosheviçit me karburante, armë e municione, ndërkohë që OKB, NATO e SHBA i kishin vendosur regjimit gjakatar serb, embargo edhe për furnizim me “ujë”. Berisha krijoi firmën trafikuese “Shqiponja”, ja stafi i kupolës së PD. Për të kryer këtë shërbim ndaj Serbisë e kundër OKB dhe NATO-s dhe për të maskuar krimin e trafikut të armëve e kontrabandës së karburanteve, antishqiptari Sali Berisha, krijoi një firmë tregtare import-eksporti, të quajtur “Shqiponja-PD”, me pronare PD. Thyerja e embargos së OKB, në harkun kohor të viteve ‘93-‘96, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, me bekimin e ish-Presidentit Sali Berisha, ishte një moment i artë, i cili nuk u shfrytëzua vetëm nga trafikantët tregtarë privatë në fushën e kontrabandës së karburanteve, por masivisht nga vetë Partia Demokratike, nëpërmjet firmës së saj tregtare “Shqiponja-PD”. Partia Demokratike kishte 100% të aksioneve të kësaj firme. Zyrtarisht, Drejtor i Përgjithshëm i firmës trafikuese “Shqiponja-PD”, u emërua kreu i PD Tritan Shehu. Administrator u emërua Genc Pollo. Kryetar bordi ishte Sali Berisha. Drejtor Ekonomik ishte Blerim Çela. Po po etj. etj. Po e përmenda tekst një pjesë të këtij artikulli sa për të kujtuar dhe pse ne atëherë shikonim qartë dhe mirë atë aferë gjigante pasurimi me trafikun e naftës në liqenin e Shkodrës dhe përgjatë Bunës. Shkodra, Malësia e Madhe u “pasuruan” shumë nga thërrimet e kontrabandistëve dhe atëherë në ato kohë u formuan pjesa më e madhe e të pasurve të nesërm në politikën sot. Po po nga ajo kohë e pështirë kontrabande në kurriz të Srebrenicës. “Shqiponja” si aktivitet u ndërpre në vitin 1996 me fillimin e zhurmës dhe llahtarisë së Piramidave të ngritura po nën hundën dhe miratimin e Berishës. Në atë kohë Lulzim Basha ishte në Holandë duke studiuar, kur partia e tij kishte firmën “Shqiponja” dhe njerëzve “militantizmit akut idiot” iu ishte mbushur mendja se kjo kontrabandë po pasuronte shqiptarët. Po pra dhe se Sali Berisha po i pasuron shqiptarët pse lejon kontrabandën. Kishte nga ata idiotë funksionalë që janë me shumicë në partitë shqiptare që thoshin- kontrabandën me ish-Jugosllavinë, OKB dhe NATO e kanë vënë të pasurohet Shqipëria. Por Luli atëherë diçka te 22-vjeçar, merrej me holandezët dhe studime dhe nuk kishte shumë nevojë për kontrabandë dhe biznes me furnizim të Millosheviçit me naftë për të vrarë sa më shumë boshnjakë dhe në Kosovë. Lulzimi nuk ka faj për kontrabandën e naftës nga 1993-1996. Ja një mrekulli akuze ndaj Berishës që nuk mund t’i bëhet dot Bashës si paketë e përbashkët. Sepse kush nuk e di se Berisha ka bërë kontrabandë, kur ka me dhjetëra e dhjetëra artikuj dhe akuza mediatike e direkte ndaj tij, për vitet e kontrabandës së naftës në Shqipëri. Mjafton Bollatoviç dhe shumë materiale investigative që po të rifillojë kjo çështje që nuk mund të mbyllet më kurrë. Berisha vetë thotë se kontrabanda e naftës bëhej 96% nga Danubi dhe pjesa tjetër nga ne, por ai vetëm sa autodenoncohet se mijrëa makina me dy palë serbratorë dhe tankerët e makinave të mëdha plus tankerët në liqen dhe lumë, bënin namin dhe mes nesh dhe ish-Jugosllavisë pikërisht nga Shkodra. Qyteti dhe qarku i madh ishte në dispozicion të kontrabandës dhe këtë e dinë të gjithë. Në Shkodër thonë prapë: si koha e kontrabandës maaa kur hante qeni petlla dhe lekëshj peshoheshin e nuk numëroheshin. Po kur e dinë të gjithë dhe pse atëherë në Holandë si nuk e di dhe Basha. Në fakt ai tani (si i pafajshëm) provokon dhe thotë do të nisim me rezolutë për Srebrenicën, por në fakt besoj se po tenton të krijojë një tension pikërisht për kontrabandën e naftës në thyerje të embargos së rezolutës atë kohë kur vendi drejtohej nga Sali Berisha, në një regjim pothuaj të plotë kontrolli dhe diktature nga ana e tij. Mbase ky është dhe qëllimi i Bashës. Po pra, po, përpara se të bëjë rezolutën për Srebrenicën do të dënojë kontrabandën e naftës në thyerje të embargos në ish-Jugosllavi bërë nga regjimi i Tiranës në periudhën 1993-1996. Mbase kjo do të ishte dhe mënyra më e mirë për të plotësuar kushtin e afrimit me ambasadën amerikane. Apo mos ndoshta e ka seriozisht për Srebrenicën dhe nuk di gjë për kontrabandën e naftës kur ai ishte në Holandë. Dilemë e madhe është.