BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Basha, reforma zgjedhore në tavolinë, mungon vetëm piperi

Basha, reforma zgjedhore në tavolinë, mungon vetëm piperi

Është një lindje shumë e vështirë. Të mbledhur tok, mjek e mami, të specializuar në universitetet më prestigjoze të botës deri në Harvard, janë në pritje të lindjes së reformës zgjedhore. Kuriozitet i jashtëzakonshëm, sikur mos të ishte fëmija i pesëmbëdhjetë. Edhe pse e shtruara, me barkun në buzë, është gati për lindjen e foshnjës për të parë dritën e diellit, ende nuk dëgjohen klithmat e të sapo lindurit. Mjekët e mamitë, bëjnë të pamundurën për të arritur në finale, po “foshnja” është pozicionuar mbrapsht. Asnjëri nuk vendos për lindje çezariane. Të gjithë kërkojnë lindje të natyrshme edhe pse më të nguturit duan që të jenë katërnjakë ose aq sa parti kanë interesa nga ajo që presin të lindë. Mamitë e shumta, zakonisht nuk rezultojnë të suksesshme. Po provohet fabula se operacioni ka dalë me sukses, po i sëmuri po vdes. Pse vallë kaq shumë vështirësi për një marrëveshje, e cila nuk është baras me fitore në zgjedhje dhe sido që të bëhet ligji, ata që vendosin, janë qytetarët, shqiptarët pra, ata që Lulzim Basha me kompani, Kryemadhi e Mediu, Nardi nga podiumet e selisë së PD, betohen se do u garantojnë votën e lirë e të ndershme? Në fakt, Basha shfaq tronditje, është në ankth si do t`i vejë halli partisë dhe vetë atij, pasi në këto gjashtë vjet i është larguar betejave dhe kur ka hyrë në garë në fund pasi ka humbur thellë dhe nuk ka marrë për vete tepsinë e pushteti, i ka hedhur zgjedhjet poshtë, humbjen ua ka faturuar gjithnjë hajdutëve të votave, për të cilët ka bërë skenare të ndryshme, video që zgjasin me orë të tërë nga Tirana në Berlin. Shqiptarët, gjatë tërë këtyre ditëve, janë duke ndjekur big brotherin me katër heronjtë që janë ngujuar në kufijtë kohor ditë-natë me katër ambasadorët më të rëndësishëm të botës, të cilët kanë vendosur bast të fort me veten. Këto takime janë një imitim grotesk, zgjatim i vizitave të Berishës tek restorant “krokodili” ku këmbëngulte se kutitë nuk do hapeshin, kur hapja e tyre ishte një veprim mekanik. Edhe pse tërë BE, personalitete të Europës, bënë përpjekje të jashtëzakonshme, ish-kryeministri Berisha nuk lëshoi pe. Lideri i opozitës Rama, u kthye duarbosh për një kërkesë minimale që kërkonte vetëm dëshirën e mirë, një lëvizje gishti se nuk ishte asnjë problem kushtetues a ligjor. Në fund, kutitë e votimit u hodhën në flakë, u bënë hi në lumin e Tapizës, të djegura me benzinë. E njëjta tablo, po që këtë herë ndryshon mjedisi i takimit dhe formati. Negociatat bëhen në “tokën” amerikane. Përball ambasadores së SHBA, zonjës Kim, e cila është në bast me vetveten deri tani edhe pse diplomatikisht, shfaqet e qetë dhe besimplotë për një finish të lumtur, përsëri gjatë këtyre ditëve ka arritur të kuptojë besojmë, sa të vështirë e të ngatërruar, sherrxhinj e të paparashikueshëm, janë politikanët shqiptarë, të cilët bëjnë kapadaiun, hiqen sovranistë dhe kombëtarë. Në tavolinën e “Këshillit Politik” janë hedhur një thes me propozime, kërkesa absurde, të shoqëruara me ultimatumin: O zbatohen kërkesat tona nga qeveria dhe mazhoranca ose Shqipëria nuk ka qetësi. Duam garanci absolute. Zgjedhje të lira, të ndershme dhe pikë! Kërkesa që nisin nga elementaret dhe përfundojnë tek ultimatumet për qeveri kujdestare. Vërtet negociata të vështira. Duket sikur palët janë në takimin e Rambujesë, ku diskutohej fati i Kosovës dhe të parët që nuk merreshin vesh, ishin politikanët shqiptarë, të ngujuarit dhe të tjerët që dërgonin e-maile në distancë për jo-në, mes të cilëve ishte edhe strategu i Shqipërisë dhe i shpalluri si babai i kosovarëve,Berisha. Zonja Ollbrajt e di se ç’ka vuajtur. Në të njëjtën rrugë të vështirë, sikur të kalonte përmes ferrit, gjendet sot zonja Kim, Soreka, ambasadori anglez e ai gjerman që shohin me sytë e tyre se cili është kualiteti dhe gatishmëria e politikanëve të Shqipërisë për të hapur portat e dialogut. Zonja Kim, duke ardhur nga një vend i demokracisë së lirë dhe më të përparuar në glob, nuk mund ta përfytyrojë se ka politikanë që bëjnë llogari meskine dhe shkojnë deri në fund me logjikën se reforma zgjedhore është hapje e portës për në BE ose një nga kushtet që ka vendosur Bundestagu gjerman, i cili ka përcaktuar në mënyrë taksative si duhet vepruar. Pikërisht, këtu gjendet dryna e mbyllur dhe çelësi është flakur në det për mos t`u gjendur kurrë. Duket se katërshja politike, gjendet, jo në tavolinën e dialogut e kompromisit, po në betejën për jetë a vdekje. Shikoni ecejaket, shkuarjet, ikjet, largimet, pushimet, ndërprerjet, pauzat, hezitimet që bëhen brenda një dite nga ata që lëvizin fijet në prapaskenë. Heronjtë janë telendisur. Thua se atje përcaktohen kufijtë e shteteve dhe merren vendime për ardhmërinë e botës në shkallë globale. Edhe takimet më të rëndësishme në historinë e njerëzimit nuk kanë kaluar në këtë kalvar të vështirë. Fatkeqësi për popullin shqiptar me këta politikanë që nuk janë thjesht ata që ulen në tavolinë, po tutorët, sundimtarët, agallarët në prapaskenë që luajnë fijet. Kërkojmë pushim, thërrasin trajnerët nga celularët. Dhe përfaqësuesit e LSI, PD-së, opozitës së re, mazhorancës dalin nxitimthi nga rezidenca amerikane për në rezidencat partiake. Vrapojnë për t`u marrë dorën liderëve të politikës. Qytetarët shqiptarë asnjëherë nuk i besojnë entuziazmit të ambasadorëve. E dinë, e njohin logjikën e funksionimit të marrëveshjeve mes politikanëve në vendit tonë. Nisur nga kultura demokratike të huajt besojnë. Po cilët besojnë? Këta që nuk merren vesh as për orën?! Këta që nxjerrin bishta për mos të thënë ok për një reformë gatuar sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it, po që nuk përtypet nga politikanët tanë që nuk mendojnë për zgjedhjet, po për vjedhjen e pushtetit në tavolinë? Hallka e zinxhirit është këputur tek komisionet e administrimit të votimit. Sipas rekomandimit të OSBE-së. Po ku pyet PD nga këto rekomandime. Ajo kërkon komisar politik mbi ata teknikë. Të gjithë presim para ekraneve të televizioneve. Seriali vijon. Aktet shtohen. Episodet bëhen më të frikshëm. Rrotullojnë pultet në gjithë kanalet mos vallë binden korifenjtë e politikës, mos thanë po dhe më në fund të çlirohen se u arrit ajo që duan. Po kjo është e mundur. Është e vështirë. Mision që ka vetëm ngjitje, pjerrësi të rrezikshme. Qytetarët shqiptarë në realitet, janë fajtorët e mëdhenj edhe për këtë sjellje. Janë ata që mund t`u presin biletën për t`i dërguar në shtëpi këta farë politikanësh, ata që nuk duan dhe nuk dinë ç’është kompromisi dhe dialogu. Po politikanët tanë, shfrytëzojnë naivitetin dhe besnikërinë e militantëve dhe nuk kanë as frikë as ndërgjegje politike të reflektojnë para atyre që u japin pushtet, popullit. Është një nga shkaqet kryesore që liderët tanë nuk përfillin sovranin, marrin zvarrë e përbuzin e trajtojnë si qenie pa ndërgjegje që shkojnë me logjikën se këta nuk kanë ku venë, do na votojnë se s`bën. Votuesit tanë nuk dinë të revoltohen për të vënë në vend prestigjin e tyre, t`u thonë politikanëve, këtu jemi ne që vendosim. Largohuni nga skena. Reforma zgjedhore, është një akt sa politik aq edhe teknik. Është toleranca jonë, është heshtja që tregojmë dhe votimi sipas bindjeve që i bën liderët e politikës shqiptare të duken sikur janë me rrënjë të thella, të pamposhtur, të pathyeshëm. Ndihen të paprekur se nuk e ndjenë trysninë e masës së gjerë të votuesve. U duket se i kanë të gjitha në dorë, se ne jemi ushtarë të bindur që dimë të themi vetëm po. Ideja se marrëveshja për reformën zgjedhore për të zënë gjithë vrimat nga kanë frikë liderët politikë, është një torturë e jashtëzakonshme. Së pari për ata që udhëheqin këtë proces, përfaqësuesit e huaj, të cilët janë më shumë në merak për ta konkretizuar, se vetë ata që e kanë detyrë të parë për të shtruar rrugën drejt zgjedhjeve, ta pacënueshme. Mosbesimi i klasës politike, mungesa e tolerancës, së pari e PD-së, LSI-së dhe tërë tufës së partive minore, ku secili bën violinën e parë, është aq i thellë sa ka tronditur besimin dhe i ka vendosur faktorët politikë në llogore, të armatosur deri në dhëmb me akuza e ultimatume që na kanë shfaqur lakuriq në sy të botës. Pas një odiseje rraskapitëse, shapi u nda nga sheqeri. Ambasadorja amerikane, vuri pikën mbi i dhe tregoi me gisht sabotuesit ngatërrestarë. Ajo veçoi kontributin serioz të mazhorancës dhe ia la në derë topin opozitës. Ndërkombëtarët në ditë-netët e betejës për të bindur partitë politike, opozitën së pari që kërkon kallza në dëborë, shqiptarët e dinë ç`kanë hequr. Me ata mbi kokë dhe nuk arrijnë dot të pranohen kërkesat nga tërë palët. Mendoni sikur kjo të gatuhej nga shqiptarët. Të gjithë e dimë se është mision i pamundur. Ka një javë që mblidhen. Ulen. Ngrihen. Ndërpresin takimet U paraqiten liderëve. Raportojnë. U marrin dorën. Ata nuk kanë kokë të vetën. Kthehen përsëri. Pinë kafet. Dalin. Ngjiten, zbresin, kërkojnë e kërkojnë pafund sikur atje në atë tavolinë vendoset fituesi i zgjedhjeve në 2021. Ambasadorja Kim në daljet publike u drejtohet shqiptarëve për t`i qetësuar, për t`u thënë se ka shpresë. Ka përparime. Ka ecur puna. Ka toleruar mazhoranca. Po ka edhe pak. Janë metrat e fundit. Po pritja zgjatet e zgjatet për të mos arritur në finishin aq shumë të mirëpritur nga shqiptarët. Edhe pak. Fare pak. Po centimetrat bëhen kilometra. Minutat vite dhe përsëri nuk ka marrëveshje përfundimtare. Lulzim Basha pas odisesë, sorollatjeve, kundërshtimit, del në podiumin e SHQUP-it për t`u thënë shqiptarëve, se edhe një çik ka mbetur. Fare fare pak. Administrimi zgjedhor i cili duhet të jetë sipas tij politik. Jemi gati në përfundim. Dhe një ditë sigurisht do ketë një fund, po pse duhej një torturë e tillë? Duket sikur Basha jep sihariqin e lindjes së reformës. Bën babain e saj. Djalë, krenohet! Ka vetëm një gjë të vockël ende. Duket sikur na thotë: Mungon piperi. Piperi përvëlues, sigurish. Është piperi që u ka skuqur sytë shqiptarëve në këto ditë të ngujimit të partive politike për një marrëveshje që është thjesht një akt burokratik. Mos prisni që nesër reforma të mos anatemohet e të tregohet si të ishte djalli që katranosi fitoren. Përsëri ngujim e dhimbje. Këtë herë nga toka amerikane në atë europiane. Mbetet vetëm vendi neutral pa provuar. Pritje dhe ankth. Janë liderët tanë, është politika jonë, demokracia alla shqiptare. Demokraci, me halle mbi halle!