BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Bashkia e Tiranës, bunker informacioni!

Bashkia e Tiranës, bunker informacioni!

Me ditën e ardhjes së Erjon Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, hyrja në këtë institucion pothuajse është bërë e pamundur. Çdo ditë me dhjetra qytetarë qëndrojnë para dyerve të kësaj bashkie, në pritje për të takuar ndonjë nëpunës apo zyrtar për parashtrimin e halleve apo problemeve që ata kanë. Lind pyetja: Pse qytetarët kanë zgjedhur këtë mënyrë pritjeje (qëndrim para dyerve) për t’u takuar me zyrtarët? Kjo ndodh sepse në sallën e pritjes së popullit që është bërë enkas për këtë qëllim, nëqoftëse qytetari kërkon takim me nëpunësin që mendon se mund t’i zgjidhë problemin, ky i fundit, nuk i del në takim qytetarit, por i thuhet se duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim për problemin që ka, dhe mbas një muaji mund të marrë edhe ndonjë përgjigje të "thatë". Dhe, meqenëse qytetarët nuk i zgjidhin problemet e tyre me anë të përgjigjeve "të thata" që marrin, atëherë këta hallexhinj janë të detyruar të presin para dyerve të bashkisë, në pritje për t’u takuar personalisht me nëpunësit përkatës. me shpresën se ata mund të zgjidhin problemet e tyre. Edhe ky "lloj" takimi është i parealizueshëm, sepse qytetarët e kanë të pamundur hyrjen brenda ambjenteve të bashkisë. Bashkia e Tiranës dhe konkretisht Erion Veliaj, ka bërë kujdes, që të paguajë dhjetra policë bashkiakë e roje të tjerë civilë që qëndrojnë në të gjithë dyert e bashkisë, që të mund të eliminohet çdo takim direkt i qytetarëve me nëpunësit e administratës. Madje edhe nëpunësit që hyjnë e dalin janë mjaft mospërfillës e arrogantë ndaj qytetarëve që presin me orë të tëra para dyerve dhe kudo dëgjon: "A ka mundësi një minutë"?, dhe: "Nuk kam kohë për takim"!

Pas këtij realiteti qytetarëve u krijohet përshtypja se nuk kanë të bëjnë me Bashkinë e Tiranës, por me Ministrinë e Brendshme, pse jo dhe me një bunker të socializmit aq të dëshiruar për forcën politike që Veliaj aderon. Në zyrat e pritjes së qytetarëve në këtë bashki janë ngritur 10 sportele, për të realizuar pritjen e popullit dhe në pamje të parë duket një mrekulli, por çuditërisht çfarë ndodh me këto sportele? Nga 10 të tillë, funksionojnë vetëm 7 prej tyre, e për rrjedhojë, në zyrën e pritjes ku janë hapur këto sportele, krijohen radhë të gjata, duke qëndruar me orë të tëra, në pritje për t'u takuar me punonjësit e këtyre sporteleve, madje, në shumicën e rasteve, shumë nga qytetarët në pritje për t'u takuar, nuk arrijnë dot të përfundojnë në këto sportele, mbasi mbaron orari zyrtar i punës në bashki. "Sa herë që kam ardhur në këtë zyrë pritje, nuk i kam parë që të punojnë të gjithë sportelet", shprehet një qytetar teksa qëndronte në radhë për t'u takuar me një nga punonjësit e këtyre sporteleve.

Nga Ferit SHQEFNI