BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana

Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po
x
BREAKING NEWS

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije peshkimi, por edhe me avionë civilë

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije
x
BREAKING NEWS

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së opozitës, nuk i kursehet ish-kryeministrit dhe Alibeajt

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së
x
BREAKING NEWS

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat dhe i del kundër ministrit: Ja sa agjentë kanë ardhur

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh
x
BREAKING NEWS

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën ‘bombë’: Ja kush është qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën
x
BREAKING NEWS

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden"/ Rakipi pyet Fevziun për spektaklin që ka “mbërthyer” shqiptarët: Po largohen masivisht, kush ka mbetur është zhytur në kotësinë e Big Brother

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe
x
BREAKING NEWS

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës
x
BREAKING NEWS

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të
x

Opinion / Editorial

Bashkimi Evropian drejt shpërbërjes apo “New Start”?

Bashkimi Evropian drejt shpërbërjes apo “New Start”?

Para disa vitesh udhëheqësit e shteteve anëtare të BE-së u takuan në Romë për të festuar përvjetorin e 60-të të nënshkrimit të Traktateve të Romës. Ky takim zyrtar u ofroi edhe njëherë shansin evropianëve për të reflektuar mbi gjendjen e Bashkimit Evropian dhe gjithashtu përspektivën, për të ardhmen e procesit të integrimit të vendeve aspirante, midis tyre edhe vendi ynë, në këtë organizatë shtetesh. Në fund krerët e shteteve pjesëmarrëse dolën me një deklaratë të përbashkët, d.m.th. Deklarata e Romës, në të cilën u sanksionua shprehimisht vizioni dhe qasja e përbashkët për vitet në vijim. Sipas asaj deklarate shtetet anëtare do të angazhoheshin dhe do të luftonin përbashkërisht për: 

1. një Evropë të sigurtë, ku të gjithë qytetarët të lëviznin lirshëm, ku kufijtë evropianë të jashtëm të ishin të sigurtë. Politikat evropiane të migracionit të ishin efektive.

2. për një Evropë të begatë dhe të qëndrueshme, që promovonte rritje të qëndrueshme si në planin politik dhe ekonomik, që të ketë një treg të brendshëm të fortë.

3. për një Evropë sociale, në të cilën luftohet papunësia, diskriminimi, përjashtimi social dhe varfëria.

4. për një Evropë më të fortë në botë, duke zhvilluar partneritete ekzistuese dhe duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi, dhe duke treguar përkushtim për të forcuar sigurinë dhe mbrojtjen e saj të përbashkët.

Vendime shumë të drejta në pamje të parë dhe që u përkrahën totalisht nga të gjitha vendet evropiane. Madje edhe kundërshtarët e Unionit po e pranonin realitetin evropian të asaj kohe. Por situatat e mëvonshme treguan të kundërtën. Po të pyeten sot shqiptarët, se a duhet të kemi besim ende tek BE-ja dhe a duhet të aderojmë aty, shumica do të shfaqin nga njëra anë skepticizëm lidhur me ekzistencën e mëtejshme të saj dhe nga ana tjetër do të shprehin edhe rrezikun e shpërbërjes së Unionit.  Mund të duket si një diçka e çuditshme, e pabesueshme, shpërbërja e tij, por jo e parealizueshme. Gjithsesi unë mendoj, se megjithë problematikat dhe peripecitë, që ka përjetuar dhe po përjeton akoma BE-ja, ajo do t`u mbijetojë stuhive dhe trysnive, që po e mbysin  Në spektrin e sotëm politik ekzistojnë dy rryma të kundërta me njëra – tjetrën: rryma panevropiane dhe rryma antievropiane. Një pjesë e mirë e euroskeptikëve bien dakort me faktin, që BE-ja, sipas tyre, nuk i ka përmbushur totalisht parimet dhe idetë për të cilat u krijua. Prandaj i mëshojnë jashtëzakonisht kësaj ideje. Dhe kjo reflektohet edhe në zgjedhjet politike të vendeve evropiane, ku pak e nga pak po fitojnë terren forcat e djathta nacionaliste dhe populiste. Këtu mund të përmend pozicionin politik, që po fiton ekstremi i djathtë në Francë me Marie le Pen në krye të Frontit Kombëtar. Në Poloni qeverisin forcat e djathta nacionaliste. Gjithashtu mund të përmend Georgia Melonin, kryeministren e re të Italisë ose siç njihet ndryshe “New Face” e ekstremit të djathtë evropian. Ndoshta e kamufluar??? Çfarë fryme të re do të sjellë kjo? A do të ketë ndryshim në mentalitetin nacionalist dhe populist? Kjo do të shihet në vitet në vazhdim. Duhet theksuar fakti, që BE-ja nuk është një shtet i bashkuar si SHBA-ja. Pra nuk ekziston si Shtetet e Bashkuara të Evropës. Ajo nuk vepron si një supershtet, që imponon vullnetin e saj tek anëtarët e vet. Nuk detyron ata të implementojnë ligjet dhe rregullat e saj. Nuk është as një shtet federal, si puna e RFGJ-së, që ushtron sovranitetin evropian. Sipas mendimit tim, por edhe ekspertët e tjerë të huaj i mëshojnë idesë, se BE-ja është vetëm një organizatë ndërkombëtare, e cila ekziston vetëm mbi bazën e traktateve dhe marrëveshjeve shumëpalëshe Kjo do të thotë, që shtetet e Bashkimit Evropian e ruajnë sovranitetin e tyre territorial. Nga ana tjetër ata duhet të ndjekin vetëm traktatet dhe rregullat e BE-së, sepse këto i kanë pranuar që në momentin e aderimit të tyre në organizatë. Në këto vite vihet re një tendencë për t`ju shmanguar disa rregullave. Kjo quhet opt-out ose opsioni i tërheqjes. Klauzola OPT-OUT do të thotë, që një shtet anëtar i BE-së mund të vendosë sovranisht, ç`ka nënkupton, që nuk do të respektojë një ose disa rregulla të Unonit. Madje mund të negociojë që në fillim, që të mos marrë pjesë në një sërë rregullash, sepse me pranimin e tyre do të aludohej për cënimin e mëvonshëm të vlerave të veta politike dhe ekonomike. Kështu p.sh. në vitin 2003 në Suedi  u mbajt një referendum lidhur me anëtarësimin e saj në monedhën euro. Rezultatet e referendumit ishin 56% e popullsisë dolën kundër këtij propozimi, pra pranimit në euro. Dhe në këtë mënyrë Suedia informoi Komisionin e BE-së se nuk do ta prezantonte euron. Pra, komisioni duhej vetëm ta pranonte këtë vendim suedez, përndryshe do të krijonte një precendencë juridike dhe politike njëkohësisht, që do të kishte pasoja të rënda për BE-në në vazhdimësinë e saj më vonë. Si ky rast ka me dhjetëra raste, për të mos folur më pas për skandalet e shumta, që kanë përndjekur gjithmonë Unionin. E fundit “Katargate”. Kjo ka dobësuar dhe ulur jashtëzakonisht besimin e evropianëve brenda dhe jashtë Unionit tek institucionet ligjore evropiane. Këto kanë ulur edhe kredibilitetin dhe reputacionin e BE-së në sytë e gjithë botës demokratike. Divergjencat midis vetë shteteve të BE-së po rriten gjithmonë e më shumë. Vihet re një luftë gjelash midis Gjermanisë dhe Francës për lidershipin e saj. Evropa deri dje kishte Merkel-in lideren e saj. Po sot? Kush është? Nga ana e saj Polonia ka kundërshtuar me forcë ndërhyrjet e Unionit në mbarëvajtjen e gjyqësorit polak. Ajo për këtë është sanksionuar dhe po sanksionohet aktualisht. Ata i druhen një “Polexit” të ngjashëm si “Brexit”. Hungaria nuk ka miratuar unanimisht me vendet e tjera evropiane për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Këto janë kambana alarmi, që tregojnë, se Unioni duhet të riformatohet urgjentisht në formë dhe në përmbajtje, brendësi dhe duhet t`u përshtatet realiteteve dhe sfidave të reja aktuale dhe të ardhshme. Ajo duhet të kthehet urgjentisht në SHTETET E BASHKUARA TË EVROPËS dhe  të mos quhet më BE. Gjithmonë nëse ajo do t`i mbijetojë sfidave të së ardhmes. Sepse lufta në Ukrainë i nxorri në pah këto mangësi  dhe këtë mungesë koherence, sepse Bashkimi Evropian u gjend i papërgatitur para kësaj lufte të pajustifikueshme nga ana e Rusisë. Kjo është më e rëndësishmja dhe liderët e BE-së duhet ta marrin seriozisht këtë çështje dhe nga ana tjetër duhet të ndryshojnë tërësisht qasjen e vendeve të tjera evropiane, që aspirojnë për t`u integruar dhe aderuar në këtë organizatë shtetesh.