
Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e bërë nga Berisha, reagon juristja: PD ka shtrirë këmbët sa ka jorganin

Sulmi ndaj Top Channel/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja: Ja mesazhi që donin të përcillnin autorët

Ish-kreu i KQZ-së tregon sekretet e zgjedhjeve: Në fletën e votimit duhet të jetë Lulzim Basha

Gazetari zbardh detaje të reja për autorët e sulmit ndaj Top Channel: Janë ndihmuar nga persona të tjerë

Janë drejt përfundimit, gazetari Hoxha zbërthen dosjet që do të përvëlojnë politikën shqiptare: Shumë shpejt do të ketë lëvizje të forta

Gazetari zbulon detaje nga sulmi ndaj Top CHannel: Ishin 3 atentatorë. Ja lëvizja e autorëve para se të qëllonin

"Diku kërciti dajaku në mbledhje në 1 të natës", Berisha tregon të vërtetat e thirrjes së kandidatëve në SPAK : U zgjodhën nga padrino i mafies më të fuqishme në Europë

Ervin Karamuço zbulon detajet e para nga sulmi ndaj Top Channel pak pas mesnate: Ka lidhje me...

Bashkitë dhe vetëqeverisja vendore në vendin tonë

Shkruar nga Gjon NEÇAJ 14 Maj 2022

Decentralizimi politik në Shqipëri rrjedh nëpërmjet një mjedisi të ndërlikuar politik, nëtë cilin shfaqen përkrahësit dhe kundërshtuesit e tij. Ky lloj decentralizimi në fillim ishtei orientuar kryesisht në integrimin e komuniteteve jo shumicë, i cili për shkaqe politike bojkotonte çfarëdo forme të bashkëpunimit me institucionet e vendit, pavarësisht se shfrytëzonte pasuritë dhe buxhetin e saj. Partitë politike duke vlerësuar se procesi i decentralizimit është dhe po zhvillohet në interes të përgjithshëm të qytetarëve me theks të veçantë të komunitetit të tyre,vendosën që të përkrahin dhe marrin pjesë në proces duke bashkëpunuar me institucionet e Shqipërisë, për krijimin e bashkitë të reja. Me kalimin e kohës u kuptua se përkrahja e procesit të decentralizimit nuk ishte përkrahje e të ashtuquajturave politikave selektive, por e gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Në shoqëritë demokratike, funksionimi i sistemeve qeverisëse, e në veçanti ai demokracisë lokale, mbështetet në parime të forta të interesit dhe vlerave të komunitetit vendor dhe të interesave të përgjithshme të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar. Varësisht nga shkalla dhe rrethanat e zhvillimeve shoqërore e politike, vendet e ndryshme përcaktojnë parime të ndryshme për qeverisjen e tyre në nivel lokal, por në përgjithësi zotërojnë disa parime themelore apo vitale nëpërmjet të cilave përcaktohet karakteri i qeverisjes subsidiaritetit, diversiteti dhe fleksibiliteti. Në vendin tonë qeverisja vendore është e bazuar në parimet e qeverisjes së mirë, transparencës, subsidiaritetit, ofrimit të shërbimeve në mënyrë efikase dhe efektive, duke u kushtuar kujdes të veçantë nevojave dhe brengave specifike të komuniteteve që nuk janë shumicë dhe pjesëtarëve të tyre. Parimi i autonomisë vendore tani po zëvendësohet me parimin e vetëqeverisjes vendore, nga se autonomia po identifikohet si rrugë e federalizmit të njësive vendore dhe largimi nga interesi i drejtpërdrejt i qytetarit. Qeverisja vendore në vendin tonë përpiqet që t’i zbatojë në praktikë të gjitha këto parime të vendeve të BE por duke ia përshtatur kushteve konkrete .Në këtë kuptim, të gjitha vendet kanë të ndërtuara sisteme të qeverisjes lokale në përputhje me zhvillimet politike, ekonomike dhe nevojat e qytetarëve. Ngritja e të menduarit publik dhe presioni i lartë i komuniteteve vendore për pjesëmarrje më të madhe në procesin e vendimmarrjes, ka shkaktuar vendosjen e autoriteteve lokale ballë për ballë me kërkesa të reja. Përmbushja e kërkesave të komunitetit lokal po e sjellë nevojën e decentralizimit të qeverisjes nga pushteti qendror në autoritetet vendore.
Më të lexuarat


Frrok Çupi zbardh prapaskenat e takimit: Albin Kurti erdhi në Tiranë për të...

“Artileria” që të vriste pa plumba

Sa e do rrogën të rrish në Shqipëri?

Vetëm ndryshimi mund të ndalojë kenetëzimin absurd të një qyteti të madh!

Barbari ....dhe marsi që nuk ka për tu harruar në shekuj

Kush kërkon që PD, të përfundojë në anonimat?

“Në lëndinë, me bar të butë, hedhin valle tre hajdutë”!

Viktimizuesit që bëjnë viktimën

Turbulencat politike në periudhën e tranzicionit kanë qenë negative për elektoratin

Pse pagat ja marrin qeverisë “armike” bashkia “demokratike” e Shkodrës!?
