BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Opinion / Editorial

"Batuto'kracia" Nano vs "OneManShow'kracia" Rama!

"Batuto'kracia" Nano vs "OneManShow'kracia" Rama!

Kishte ditëlindjen Fatos Nano, ose njeriu që i duhet pranuar kontributi për të kaluar PPSH-në në PS dhe kryer burgun që një person i ekzaltuar si Berisha do të impononte politikisht. Sigurisht që do binte në sy kujtesa e Ramës dhe pastaj skicat, hartimet, polemikat dhe estrada në narrativat që kanë brenda dy njerëzit kryesorë të PS-së që janë Nano dhe Rama. Padyshim dilte në plan të parë aftësia e Nanos për batuta tashmë të "egra" kur Rama po tentonte dhe në fund arriti, ti merrte postin dhe partinë në PS. E sigurisht sikundër kanë zakon të gjithë folklorikët ballkanikë apo shqiptarë në politikë dhe Nano i kujtonte partisë së tij se "kishte qenë ai që Ramën me thonj të paprerë dhe si refugjat nga Parisi dhe e kishte sjellë të bëjë pjesë në ekipet qeverisëse dhe përfaqësuese". Por sërish Nano lëshon batutën që është: “E nxora nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut - në ministër dhe kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë". Gjithsesi mbasi ka bërë një katapultim të tillë ( i ka sjellë peshqesh Ramën PS-së) Nano me batutën e tij të gjithmonshme kur Rama po e sulmonte në parti, bën si gjithë drejtuesit shqiptarë, njeriun "një metër nën zotin". Batuto'kracia e Nanos është legjendare. Ai ishte njeriu i batutës me socialistët kur ata të lejuar prej atij, bënin "demokracinë e brendshme" dhe kundër Nanos. Batutat e Nanos dhe pa zë që kapeshin nga kamerat kur fliste Berisha, janë të qarta dhe po ashtu në KPD-të e famshme "demokratike" të PS-së kur thoshte lavatriçe, atë nishanin dhe basmat 97 lekëshe me anëtarët e pikërisht KPD-së. Nano në fakt ishte liberali i majtë që e mësoi PS-në të bënte zullume korrupsioni në lirinë e përfitimit të vesit të vjedhjes me anën e pushtetit në taksat, doganat e tatimeve e pushtetit. Nano është batutaxhiu ekselent që mund të quhet - demokrati i vetëm në PS, por që nuk arriti as të disiplinonte partinë dhe as të ndërtonte shtetin. Pasoja ishte zemërimi i tij me partinë e vet, e cila padyshim i kishte rënë në qafë si për burgun duke mos e mbrojtur dhe "stërkëmbëshat" kur ai nuk e kishte shumë mendjen te zyra. Por Nano realisht u sfidua nga Rama. Ai vërtet që thotë e mora me thonj të paprerë, por ky "thonj papreri" i mori partinë, i bëri kritikë ballas, ja fitoi garën dhe padyshim mbasi Nano ja dorëzoi pushtetin Berishës në 2005, nuk kishte më batutë që piktorit dhe atij që po përgatiste Rilindjen ishte njeriu që PPSH-ja dizenjoi për PS, nuk arriti t’i ndalte transformimin e PS-së në një parti me një kokë që është Rilindja, me një trup që është PS-ja dhe me liderin absolut që është Edi Rama. Kështu forca më e madhe politike nga ""Batuto'kracia" Nano, dalëngadalë kaloi në "Onemanshow'kracia" Rama. Të gjitha ato që Rama kishte kritikuar si drejtim partiak pothuaj personal te Nano - vetë i ktheu në një kryevepër "Rilindiste" si me drejtimin e tij dhe njerëzit e rinj aspak socialistë në qeverisje, mbasi mposhti dhe Berishën. Nuk kaluan më shumë se dy vite mbasi mori partinë Edi Rama dhe largoi marrëzinë batutaxhie të Nanos nga KPD-të e famshme. Por duke e larguar këtë gjë ai largoi përfundimisht nga PS-ja, drejtimin kolegjial, demokracinë e brendshme dhe pse disi anarkiste. Rama largoi përfundimisht statutin si rëndësi sinjifikative të partive të majta dhe largoi fjalën e lirë në parti sepse nuk mund të pranonte më modelin "batuto'kraci" të Nanos. Batutat e Nanos shpesh herë të lezetshme e shpesh herë të stërzgjatura, shpesh të kota dhe shpesh korr e mos lidh, u konvertuan në esse-të e plotësuara me fantazmagori të një talenti që shkruan mirë dhe kur do flet bukur të Ramës. Por Rama largoi batutën nga të tjerët në PS, ju largoi aftësinë për të artikuluar, lirinë për të folur dhe kundërshtuar apo për të thënë diçka ndryshe. E kjo sepse "kështu i do mushka drutë" sidomos në partinë e madhe socialiste, e cila rrëzonte veten kur fillonte të përdorte demokracinë e batutave kundra njëri-tjetrit. Rama nuk e la këtë gjë. Rama i hoqi PS-së kreativitetin e "batutës" së Nanos, e cila i kalonte gjërat me "jo kaq seriozisht" për të mos pasur ndonjë aftësi të forcimit të një elite qeverisëse që pastaj merret me tenderat, monopolin politik qeverisës dhe mbajtjen e pushtetit me anën e manovrave që i drejton një njeri i vetëm i gjithë pushtetshëm dhe që nuk mundet askush të përballet me të në parti. Ju mbushi mendjen socialistëve se kështu fitojnë me PD-në dhe se kështu mbajnë pushtetin. E ato u bindën duke rrëzuar demokracinë e brendshme si të papërtypshme nga partia më e vjetër dhe jetëgjatë në Shqipëri. Me Ramën ose modelin "Oneshowman'kraci" socialistët fituan dhe shpartalluan Berishën dhe mbajnë nën kontroll Lulzimin. Sot dikush mund të thotë se mbase i duhet Nano. Mbase mbase, por kam përshtypjen se tashmë dhe batutat e Nanos janë të vjetërsuar dhe nuk besoj se vlejnë më. Biles as "pesha të rënda" nuk ka më PS-ja. Sepse dhe në qoftë se ka tepruar ndonjë - tashmë nuk i hyn kujt në punë pesha e rëndë politikisht ngaqë peshë të rëndë sot në PS, quajnë atë që rëndon financiarisht dhe me lidhje të tilla. Për 15-të vite që nga ikja e Nanos realisht nga PS dhe 7-të vite në pushtet Rama, nuk ka më pesha të rënda dhe batutaxhinj që mund të ulin mënyrën e drejtimit dhe formën e përmbajtjen që ka PS-ja sot. Ajo nuk ka lidhje as me demokracinë e brendshme, as me trashëgiminë fillestare socialiste dhe as me solidaritetin e njohur majtist në Shqipëri. Partia e Ramës (ose demokratit që sundon socialistët) është partia më monopol, më e dalë në bursën e aksioneve financiare dhe vlen miliarda në raport me PD dhe LSI e të gjithë partitë e tjera bashkë në kandar. Vetëm Rilindja peshon shumë herë më shumë si peshë aksionesh në bursën politike në Shqipëri se të gjithë partitë e tjera përballë. E jo më pastaj të fusë dhe peshën elektorale të PS-së e cila realisht është out në drejtim, por "enter" në zgjedhje. Unë them (më vjen keq, por kështu mendoj) se lodhen kot dhe nostalgjikët e Nanos. E kanë kot, sepse tanimë "batuto'kracia" e tij nuk vlen më. Vlen vetëm për të ngritur një Muze të PS-së, kur kjo periudhë mund të konsiderohet një kohë kur një parti e vetme në Shqipëri, kishte diskutim të brendshëm disi të lirë dhe një lloj demokracie të brendshme si imitim i asaj të vërtetës. Sot PS-ja është plotësisht e modelit "Oneshowman'kracia" e Ramës. E gjithçka mund të ndodhë, por kështu do të vazhdojë sa Rama të jetë sipër saj.