BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

BE, mes pragmatizmit serb dhe idealizmit shqiptar

BE, mes pragmatizmit serb dhe idealizmit shqiptar

Në një konferencë të fundit, ministri Bushati përmendi se në shkurt prezantohet Strategjia e Zgjerimit nga ana e KE në Bruksel prej së cilës Shqipëria pret propozime konkrete për hapat që duhet të ndërmarrë për procesin e integrimit.

 Po këto ditë, në Sky News, ekonomisti serb Vladimir Krujl theksoi se Serbia, pavarësisht Brexit dhe debateve për të ardhmen e BE, mbetet e angazhuar për integrimin në BE nisur nga arsye pragmatike - tregtia e konsiderueshme me BE, investimet e shumta prej BE etj arsye me efekt në rritjen ekonomike, uljen e papunësisë etj. Sipas tij, Serbia nuk po humb më kohë dhe përmes negociatave synon përmbushjen e kritereve teknike për anëtarësim rreth vitit 2020 pas së cilës vendimi përfundimtar do të jetë politik.

Deri tani BE ka afate vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi duke bërë që qëndrimi i BE do të vlerësohet si subjektiv sepse:

Së pari, duke cituar vetëm Serbinë e Malin e Zi, BE po demostron se nuk i qëndron më idesë së dikurshme për integrimin e rajonit në bllok. E përdori këtë argument mesa duket sa të dilte Serbia nga qorrsokaku i luftrave dhe sot që rajonit i ka vënë kusht reformat, po i hedh një “litar” Serbisë të afrohet e vetme në BE kur Serbia zor se mund të sillet si shembull i standarteve demokratike apo ligjore në rajon.

Së dyti, vendet jashtë BE në rajon duhet të plotësojnë ca kushte politike, demokratike dhe ligjore për anëtarësim të plotë në BE por ndërsa këto kushte për dikë janë kritere për hapje negociatash apo liberalizim vizash(!) për Serbinë nuk janë pengesë për vazhdimin e negociatave duke i rezervuar ato për në fund! Serbia, po stimulohet të avancojë me plotësimin e kushteve teknike (procesin e negocimit) pavarësisht problemeve flagrante si ndërhyrja tek të tretë (rasti Malit të Zi, tensioni në Kosovën veriore), refuzimi i ndjesës për genocidin në Kosovë, mosnjohja e Kosovës, politika e hapur pro-Rusi deri në kundërshtim të vetë BE etj.

BE është në të drejtën e saj të diskriminojë pozitivisht Serbinë. Ajo që faktori shqiptar duhet të theksojë është që më së paku në ekuivalencë me Serbinë, negociatat e BE të hapen pa humbur më kohë edhe me palën shqiptare dhe më pas vendimi final politik të bazohet tek standartet demokratike e ligjore në vend. Për rolin që Shqipëria ka luajtur për paqen në rajon, ajo meriton më shumë se Serbia dhe kurrsesi… më pak se ajo. Dhe nëse e pritëm deri dje Serbinë, tani e ka rradhën të presë ajo.

 Shqipëria, “basti” i sigurtë i BE në rajon

 Përballë pragmatizmit dhe një shoqërie serbe që mbetet e ndarë ndaj integrimit në BE, qëndron aspirata identitare dhe politike mbarëshqiptare pa dallim ndaj BE dhe perëndimit në përgjithësi ndonëse, prej 1913, Serbia mbetet ende e përkëdhelura e Europës. E zmadhuar me trojet tona, ajo mbeti “konia” e perëndimit edhe gjatë kohës së Titos – investime, liria e lëvizjes etj dhe sot ajo mbetet sërish e privilegjuara e BE – investimet, integrimi “ekspres” në BE.

Nëse në shkurt rajoni diferencohet në rrugëtimin drejt BE, KE rrezikon të provokojë zhgënjim e erozion të konsensusit mbarëshqiptar ndaj BE. I vetmi “ngushëllim” do të mbetet fakti se Serbia, e futur para nesh në BE, do të jetë e detyruar ta njohë Kosovën me kufirin si kufi të BE duke hapur kësisoj rrugën e njësimit të trojeve shqiptare në rajon. Në këtë rast, vonesa ia vlen (nacionalizmi e kufiri janë lajme edhe sot në BE – Rumania e Hungaria, Sllovenia e Kroacia etj)!

Nëse shkurti zhgënjen, simpatia shqiptare ndaj BE si institucion nuk do të jetë më si më parë dhe strategjia kombëtare mund të bëhet më pragmatiste ndaj BE. Vendi nuk mund të pajtohet më një “izolim” të dytë (liri lëvizje e punësimi, investime etj) që nuk po i lë mangët në vite atij të lakuar e anatemuar prej vetë BE si “monist” dikur.

Shqiptarët janë dhe do mbeten europianë dhe ne duam të besojmë se BE është trashëgimtare e iluminizmit europian dhe jo segregimit dhe vokacionit arkaik e fanatik fetar që ngjizet heshturazi edhe në politikat shtetërore (psh. paragjykimet ndaj azilantëve sirianë). Edhe vetë Serbia ka përqindjen e saj të qytetarëve jo të krishterë ndërkohë që Shqipëria, ishte dhe mbetet vend kryesisht ateist tolerant ku feja respektohet por ka vendin e saj dhe harmonia brenda saj është unike në botë. Dhe sa për krishtërimin, ishte një perandor ilir që i dha shtysën atij dhe Kastrioti me të tjerë më pas.

Me një Serbi lojtare të rusit në BE dhe një Greqi ku presioni i boshtit ortodoks zë vend në politikat e shtetit, për BE dhe perëndimin demokratik është më rëndësi që faktori shqiptar, si dominues në popullsi e hapësirë në rajon të mbetet besimplotë ndaj kauzës së BE. Ne nuk e duam BE vetëm për favore reciproke në “lek” por në rradhë të parë për t’u ndjerë mirë si komb e dhënë e marrë vlera në atë komunitet progresiv që rrethanat na e privuan gjatë në histori.

Ndërsa për serbët, BE është biznes e pragmatizëm, për ne BE është vlera dhe ideal e pragmatizmi dhe idealizmi nuk janë e njëjta gjë. Nëse Serbia e do BE për “lek”, ne e duam për identitet. Këtë t’u thotë Bushati në shkurt./Nga Artan Xh. DUKA