BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

BE nuk është Nënë Tereza, që të falë bamirësi!

BE nuk është Nënë Tereza, që të falë

Nënshkrimi i BE për dhënien e rekomandimit për çështjen e negociatave me Shqipërinë në muajin Qershor ishte në sukses, një vlerësim, një elitë e shënuar historike, gëzimi, hareje, optimizëm, për çdo shqiptar dhe shqiptare për të marshuar me guxim, vendosmëri dhe siguri drejt Bashkimit Europian, drejt kësaj rruge të gjatë e të vështirë ky lajm bëri jehonë në mbarë vendin dhe u gëzuan jo vetëm qytetarët shqiptarë, por dhe gurët e së kaluarës, madje do gërxhe e shkëmbinj nga jugu në veri me të drejtë këto ditë, një angazhim e impenjim maksimal për të, sidomos media vizuale edhe ajo e shkruar ku është debatuar, folur e shkruar shumë për çështjen e çeljes së negociatave.

Në vazhdën e këtyre dekadave rreth kësaj çështje ndoqa me shumë vëmendje dhe interesim emisionin e gazetares së respektuar Eni Vasili. Në panel kishte të ftuar nga mazhoranca dhe opozita, dhe pa u ngrenë hakun nga të dy krahët, protagonistët ishin me kapacitete të larta intelektuale në fushat respektive dhe me thënë të drejtën ndjeva kënaqësi për këtë panel të mrekullueshëm dhe dinjitoz por ç’e do, pasi çuditërisht u zhgënjeva shpejt kur në debat e sipër Z. Enkeled Alibeaj u shpreh se dhënia e rekomandimeve për çështjen e negociatave ishte një akt mëshire nga ana e BE-së. Shqeva sytë e hapa veshët se mos nuk e kisha dëgjuar mirë por jo, nuk kisha gabuar aspak pasi e tha me zë dhe me figurë, madje me vendosmëri dhe pa mëdyshje pa e tepruar aspak një thënie etnike, e pështirë dhe e neveritshme, aspak normale dhe pa esence logjike dhe objektiviteti mu duk si një shkreptimë edhe rrufe në një ditë të bukur me diell. Jo edhe jo more zotëri, apo edhe ju që bashkëngjiteni me këtë mendim absurd të rradhës, pasi BE-ja e dha rekomandimin për çështjen e negociatave për faktin që shqiptarët i kanë përmbushur pesë kriteret kryesore dhe një sërë detyrimesh të shumta shtëpie edhe për rrjedhojë e për rrjedhoje e për kontribute dhe në mënyrë të padiskutueshme për meritë dhe vetëm për meritë dhe këtë nuk e luan as topi allamanjës.

Pra gjithsesi, BE-ja nuk mund të bëjë shenjtoren “Nënë Terezën” që të na mëshirojë, të ndjejë keqardhje, të bëjë sevap, të tregojë bujari, të na favorizojë e të na mbajë me hatër për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë. Përkundrazi, BE-ja përsa i përket dhënies së detyrave të shpeshta e të shumta pa hezitim mund të them na ka bombarduar me kërkesa të gjithfarëllojshme edhe si të thuash na ka futur në vrimë të gjilpërës se qeverisjet e djathta theksoj se si në shtypin e shkruar ashtu dhe në debatet televizive që është zhvilluar këto ditët e fundit, me keqardhje konsideroj se përfaqësuesit e opozitës duke filluar nga krerët e saj deputetë apo ish ministra tregohen skeptikë dhe vënë në dyshim hapjen e negociatave, të cilat me patjetër do të hapen së shpejti në qershor përsëri edhe të pakushtëzuara e për rrjedhojë të sigurta që do të hapen. Është me rëndësi të theksoj se dhënia e rekomandimit nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave nuk është kontribut edhe meritë vetëm e mazhorancës por edhe e opozitës dhe nuk mund ta kuptoj se pse përfaqësuesit e opozitës e mohojnë këtë meritë, ndonëse ajo mundet të jetë ndoshta edhe modeste, megjithatë kjo është punë për opozitën dhe jo për mazhorancën prandaj në këtë eveniment kaq të rëndësishëm politik, historik dhe kombëtar, unë si qytetar dhe intelektual do të sugjeroja që mazhoranca dhe opozita të bashkohen për këtë çështje kaq madhore, të bashkëpunojnë më fort se kurrë, të mobilizohen në shkallë sipërore të ndezin me gëzim në maksimum motorët e punës.

Gjykoj se duhet të vazhdojë më me intensitet puna për vijimin edhe theksimin e reformave. Jemi para sfidës që të demostrojmë më shumë punë, oportunitet, guxim, vendosmëri dhe energji në maksimumin se BE-ja nuk është “Nënë Tereza” që bën sevap e të falë bamirësi, përkundrazi dije që kërkohet punë dhe arritje konkrete./ Nga Pali NITO