BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

BE riparon historinë dhe fal shqiptarët

BE riparon historinë dhe fal shqiptarët

Hi s t o r i k e p ë r S h q i p ë r i n ë ! Tashmë pa kushte hapen negociatat si vend kandidat dhe propozimi do t’i kalojë KE-së në qershor! Sigurisht që BEja, por kryesisht Gjermania dhe Franca, Italia e Austria, Greqia dhe shumë vende të tjera, nuk do të vonoheshin për të hapur negociatat edhe me ne! Nuk ka shanse që BE të sillet me vendet e Ballkanit perëndimor në vonesa të vazhdueshme! E para, sepse është në dobi të saj si politike dhe strategjiko-ekonomike dhe e dyta, është kuptuar qartë se nëqoftëse do të vonohen - Ballkani fillon imitimin ose të Rusisë, ose të Turqisë sot! Akoma më shumë, se pikërisht këto dy vende të interesuara për destabilitet politik tentojnë të futen ashpërsisht në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, por padyshim dhe në Mal të Zi si zonë influence politike! Nuk dua të krahasoj Turqinë me Rusinë, por demokracia është diçka që në këtë vend mik ka një problem të madh. Shpejtimi dhe hapja e negociatave për Shqipërinë pastaj për mua ka dhe dy elementë të qartë dhe kyçë. Në të vërtetë Europa, por sidomos vendet më të interesuara të saj si Gjermania, Franca, Italia dhe Austria me dokumentat e shumta të tyre në raport me "shtet formimin" tonë, po kthejnë në një farë mase dhe atë gabim të madh kundër nesh në vitin 1913. Sot, BE vërtetë që ka te kombi shqiptar vendin më pro tyre. Zgjatja në integrim dhe vënie e kusht pas kushtesh sigurisht na çon akoma më shumë drejt korrupsionit dhe si përfundim drejt autoritarizmit akut. Po dhe me më shumë gjasa, drejt imitimit të Putin ose Erdogan. E kanë të qartë se këtu qeveritë janë korruptive dhe të mbushura me bashibozukë orientalë dhe të pangopshëm! E kanë të qartë se elita politike është një kopje e keqe e demokracisë pa rregulla dhe ligj të zbatuar në Europën e shekullit 19-të! E kanë të qartë se standardet tona politike dhe ekonomike, janë një marrëzi e lirisë së shpërdoruar dhe klientelizmit injorant të lumpen proletariatit në pushtet. E kanë të qartë se ky vend është drejtuar nga mjekë ruralë arrogantë dhe në faj shtet formues dhe nga artistë arrogantë që kujtojnë se shteti pikturohet. I dinë të gjitha dhe mbi gjithçka, e kanë të qartë se në Shqipëri nuk ka një ditë vetme ku ligji dhe drejtësia kanë bërë punën e tyre. Po asnjë ditë të vetme. Por BE dhe njerëzit e lartë të saj e dinë se janë shqiptarët, që kanë bërë vazhdimisht zgjedhje të fajshme. Po po - me votën e tyre kanë zgjedhur dhe fajtorë, kriminelë, maskarenj dhe padyshim, intrigantë politikë. Normalisht dhe shumë njerëz të mirë, por që ata të parët nuk i kanë lënë të bëjnë "hajër" qoftë dhe një ditë të vetme. Në rastin e hapjes së negociatave, BE riparon të shkuarën e padrejtë ndaj shqiptarëve dhe fal shqiptarët për zgjedhjet e fajshme të tyre ose po të duam ta zbusim, zgjedhjet gabim! E ky është problemi kryesor i tyre që dihet qartë në kancelaritë evropiane. Në fakt traditën, mos traditën shtet formimin e vonshëm, diktaturën, monarkinë, regjimet dhe të shkuarën në shtetformim ata e dinë qartë dhe mirë. Janë marrë në 1878-1879 në keqësim të territoreve të Perandorisë Osmane, por në padrejtësi kundrejt shqiptarëve. Është marrë po ashtu në 1980-tën në këtë prizëm dhe këndvështrim. Me kombin shqiptar dhe territoret e tij, ato fuqi të mëdha që janë sot janë marrë në kryengritjet e mëdha shqiptare, që varrosën perandorinë dhe morën shumë pak që nga 1908-1913. U nis të fillonte luftën e parë botërore pikërisht në vitin 1913 në Shkodër dhe territore shqiptare, dhe e shty në vitin 1914 diku tjetër. Po ashtu në vitin 1914 me një renjant të importuar. Pastaj 1915-1920 në themel deri sa erdhi dita që gjithçka u fut në territorin e përgjysmuar, por që njihte një qeveri shqiptarësh. U mor gjatë këtyre viteve deri në 1928 kur u shpall monarki. U mor kur ishte lufta e dytë botërore dhe njohu shtetin sovran në Lidhje të Kombeve. U mor me të në vitin 1990 me rënien e diktaturës në 1997-të në rrëzimin e shtetit të Sali Berishës, në vitin kur u pranua Shqipëria në NATO, në vitin kur ju hoqën vizat, u mor kur luftoi për Kosovën dhe e bëri shtet të pavarur dhe do merret me ne që nga sot kur hapim negociatat për të futur në BE. Përgjatë këtyre viteve jo rastësisht Shqipëria ka lënguar nga korrupsioni, nga pushtete të pamerituara dhe të kalbura dhe me një drejtësi të munguar. Ka lënguar, sepse është një popull dhe shoqëri që do perëndimin dhe BE-në e USA, por bën zgjedhje të fajshme ose të gabuara. Është një shoqëri shumë e dashur me perëndimin - por që zgjedh kryeministra kapadainj dhe të korruptuar. Zgjedh individë të krimbur në faje trafiku dhe korrupsioni. Këtë gjë e dinë të huajt miq tanë. Por vendet mike perëndimore falin një "fëmijë kapriçoz" që dridhet e përdridhet në zgjedhjet e gabuara të tij. Pak nga adoleshenca e stërzgjatur, pak nga folklorizmi tradicional shqiptar - tranzicioni i shqiptarit është bërë i dhunshëm dhe i keq. Ky fëmijë kapriçoz të themi të drejtën nuk meriton të jetë përkrah vendeve të qytetëruara të botës! Po është e sigurtë - por ky fëmijë është realisht më i dashuri për ta. Po dhe e ka seriozisht dhe sinqerisht në fëmijëllëkun e saj! Në dallim nga vendet afër nesh. Në dallim nga Serbia ku gjysma e më tepër e urren perëndimin, në dallim nga bullgarët dhe nga Maqedonasit dhe po ashtu, por disi më pak malazezët. Shqiptari jo, ai është dhe vazhdon me kokëfortësi të jetë i dashuruar me perëndimin. Tani ta ndëshkosh këtë "fëmijë" se është i paaftë të zgjedhë dhe gjenerojë klasë të re politike dhe të mos zgjedhë më një klasë të tillë arrogante dhe mizerje në korrupsion si kjo dje dhe sot është e papranueshme për BE. Vllahutin thotë qartë se shqiptarëve duhet t’u njihet sakrifica e tyre dhe ka të drejtë. Ata zgjedhin keq, për sakrifica properëndimore kanë bërë. Për jetën nën diktaturën stalinisto -orientale të Enverit. Janë vrarë dhe kanë vdekur për ta. Kanë mbetur ujrave dhe gardheve të kufirit e kanë sakrifikuar në besimin e tyre prej vitesh se kanë miq në perëndim. Shqiptarët nuk mund të ndëshkohen se nuk janë të zot të zgjedhin mirë politikisht. BE riparon historinë duke pranuar Shqipërinë dhe shqiptarët mes shteteve më të mira në botë dhe në demokracinë e madhe Europiane. Por Mogherini dhe Hahn ishin të qartë për paketën e miratuar, e cila duhet studiuar qartë dhe mirë. Por për Shqipërinë ato kishin parë rezultate në veting dhe reformën në drejtësi. Gjithsesi është një ditë e mirë për Shqipërinë. Por është një ditë e keqe për individë dhe forcë politike tashmë në rrugën e individëve kundër BE-së dhe integrimit. Një ditë e keqe për ato që janë mësuar të veprojnë në Shqipërinë pa ligje. Ditë e keqe për ata individë që ka vite që zgjidhen nga një popull, i cili vërtetë ka sakrifikuar, por këto sakrifica i ka dëmtuar duke lartësuar majë politikës dhe drejtimit të vendit për të tillë individë anti demokraci dhe anti shtet ligjor në Shqipëri. Por, për ne të tjerët është një ditë më afër Europës dhe kjo është sigurisht një ditë e mirë dhe e bukur./Nga Besi BEKTESHI