BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Bebet e pasura të Shqipërisë, në themel të politikave të LSI-së!

Bebet e pasura të Shqipërisë, në themel të politikave

Gara se cila forcë politike do i paguajë më shumë fëmijët e sapolindur, bebet e Shqipërisë së ardhme, ka hyrë në vendimmarrjen e secilës parti që do garojë në njëzetë e pesë prill 2021. Programet e ekonomike, projektet për katërvjeçarin e ardhshëm po bëhet kujdes t’i njohë popullit votues përmes formave sa më mbresëlënëse me servirje të këndshme, ambalazh ndriçues, pjata të lyera me arë, pirunë e lugë të florinjta, si në hotelet me shtatë yje. Servirje me hijeshi, luks, zbukurime nga më pikantet që të mbeten në mendje dhe ke dëshirë t’i përjetosh, t’i jetosh dhe mundësisht edhe t’i provosh. Nga projektet që na serviren më së fundi janë ato që piketon partia presidenciale përmes kryetares Monika Kryemadhi, e cila vë në plan të parë ka vendosur bebet e sapolindura. Deri vite më parë shpërblimi për bebet ishte vetëm një premtim i pambajtur edhe pse LSI ishte në koalicion me PD gjatë katërvjeçarit 2009-2013. Edhe para zgjedhjeve të vitit 2009 shqiptarët u mikluan për pagesën e çifteve për çdo fëmijë të sjellë në jetë. Kjo jo vetëm për t`iu ardhur në ndihmë dhe për garanci të mirërritjes së tyre, po edhe si një nxitje për të shtuar numrin e lindjeve të cilat vitet e fundit për një mijë arsye janë ulur në maksimum, shto këtu edhe largimen e shumta të të rinjve në emigracion. Këta faktorë me ndikim të gjerë po e plakin popullsinë tonë ndryshe nga vite më parë kur numri i lindjeve ishte maksimal dhe mosha mesatare nga më të rejat në botë. Shqipëria ka pasur numrin më të madh të lindjeve dhe moshën më të re të popullsisë krahasuar me shumë vende të zhvilluara, fal kujdesit që tregohej nga shteti komunist për të plotësuar nevojat e familjeve shqiptare dhe mirërritjen e tyre, shoqëruar kjo me masa, konsultore në çdo fshat, çerdhe, kopshte e shkolla edhe në skajet më të largëta në çdo cep të territorit. Mbulimi i kujdesit shëndetësor përmes këshillimoreve të shumta, mjekëve, infermiereve, shtëpive të lindjes, konsultoreve funksionale në çdo fshat, ishin garancia më e mirë që mirërritja e fëmijëve të ishte e sigurtë dhe mortaliteti i ulët. Politikat sociale dhe mbështetja e familjeve me shumë fëmijë, duke kompensuar me të ardhura shtesë nga shteti nxiti shtimin e lindjeve dhe rriti në masë të ndjeshme numrin e popullsisë. Për katër dekada nga tetëqind mijë banorë, vendi ynë arriti të ketë katër milionë, duke shtuar qytetet dhe krijuar fshatra dhe qendra të reja banimi për akomodimin e familjeve të sapokrijuara. Pas vitit 1990 krahas shumë përparësive, ndodhën kufizime të lindjeve si dhe ulje e numrit të çifteve të reja dhe mosha mesatare e çifteve të sapomartuar u rrit në masë të ndjeshme. Nga mijëra familje me shumë fëmijë, Shqipëria nisi rrugëtimin e kufizimit të lindjeve në masë të ndjeshme. Familjet e reja numëronin një e shumta dy fëmijë. Shto këtu numrin e madh të largimeve të moshave të reja në emigracion dhe mijëra të rinjve për vijimin e studimeve në vendet e zhvilluara, moskthimin e tyre në atdhe pas përfundimit të studimeve, si dhe mijëra të tjerë që pas studimeve dhe diplomimit në fakultetet e ndryshme të Shqipërisë për t’u larguar drejt shteteve perëndimore për një jetë më të mirë edhe pse shumë prej tyre përfundojnë në punë të rëndomta, ndërtim apo bujqësi, shërbime që nuk i kryejnë vendasit, ka ulur numrin e të rinjve dhe banorëve në vendin tonë. Pikërisht për të shëruar këtë plagë të numrit të ulët të lindjeve dhe martesave apo largimit të të rinjve për në vende të tjera, shteti shqiptar qeveria e drejtuar nga Edi Rama bëri realitet shpërblimin e familjeve të reja për çdo të lindur, duke akorduar dyzetë mijë lekë për beben e parë, dyfishin për të dytin dhe trefishin për beben e tretë brenda një familjeje. Ky shpërblim është vendosur me akt normativ dhe këto pagesa janë të planifikuara edhe në buxhetin e shtetit. Shpërblimi për bebet nuk është më një dëshirë apo fantazi as propagandë, po një realitet i prekshëm për çiftet e reja. Sapo lind një bebe jepet çeku prej dyzetë mijë lekë. Kjo është e konkretizuar nuk është më premtim, po realitet dhe po kthehet në traditë, e cila do pasohet nga çdo qeveri që do të vijë në të ardhmen në këtë vend. Statistikat e pas 1990 flasin për ulje gjithnjë e më shqetësuese të lindjeve në vendin tonë. Viti 2020 është i pari vit në historinë një shekullore, ku numri i lindjeve është më i vogël nga numri i vdekjeve pra kemi një bilanc negativ në shtesën e popullsisë. Viti që apo lamë pas regjistroi katërqind lindje më pak se numri i vdekjeve. Kjo është një këmbanë alarmi për shoqërinë tonë, e cila kërkon masa të gjithanshme për t’u korrigjuar dhe rregulluar treguesit me qëllim që të ndalet plakja e shoqërisë shqiptare pasi dëmet janë të pallogaritshme dhe e ardhmja mbetet shqetësim pasi vendi zbrazet nga rinia, shtresa më vitale, garancia e zhvillimit, progresit dhe novacionit. Sot jemi vendi i dytë në Ballkan me tregues negativ i krahasueshëm vetëm me Serbinë. Statistikat që numërojnë lindjet dhe matin treguesit e shtimit natyral të popullsisë janë kthyer në objektiv i programeve të partive politike në këtë prag zgjedhjesh. Më e shqetësuar për plakjen e popullsisë sot duket partia presidenciale. Prej kohësh LSI ka në themel të politikave të saj promovimin e të rinjve. Tani ka zbritur disa dhjetëra vjeçar dhe iu është përkushtuar bebeve. Pikërisht për këtë nga podium i selisë së partisë, zonja Monika, iu dha shqiptarëve veç projektit për njëzetë vitet e ardhshme, sihariqin më të papritur, atë të pasurimit të bebeve të cila do iu garantojë deri në moshë madhore në librezat e kursimit, jo pak po secilit 25000 euro. Dhe kjo shifër do jetë dhuratë e shtetit të kryesuar nga Monika dhe opozita e sotme nesër në qeverisjen e vendit?! Me këto shifra edhe pse jo pasuri në shifra astronomike, fëmijët e Shqipërisë do jenë milionerët e ardhshëm pasi tre milionë lekë në bankë pa punuar asnjë ditë si fond solidariteti do të kthejnë shoqërinë tonë në shtresë milionerësh pa zënë asnjë punë me dorë. Këto shifra do jenë vërtet joshëse për të gjithë të rinjtë tanë. Ka shumë mundësi që tani mijëra të rinë në Perëndim të bëjnë gati valixhet dhe të kthehen në atdhe për të fituar çekun u bardhë, i cili lë në hije të gjitha çeqet e premtuara deri sot që nga çeku i famshëm i vitit 1990 në emër të së cilit u rrafshua gjithçka pasi shqiptarët do kishin secili në portofol miliona që do binin nga qielli dhe bota për t’i bërë të lumtur. E kujtojmë të gjithë se si jo pak uzina, fabrika, miniera, plantacione të pemëtarisë, tufa të bagëtive, banesa, sera moderne, troje, banesa u rrafshuan në pritje të çekut të bardhë që mbeti një iluzion. Koha tregoi se ai premtim ishte një tallje e madhe që i trullosi mendjet e shqiptarëve të paditur me propagandën e atyre që luanin me iluzionet dhe ndjenjat e shqiptarëve të pamësuar me demokracinë dhe gënjeshtrat e bardha. Ranë premtimet për çeqe dhe pagesa milionëshe nuk është se zënë shumë vend aq më tepër kur i bëjnë individë të provuar si propagandues të mrekullive dhe që të joshin me premtime fantaziste. Shqiptarët kanë tri dekada që dëgjojnë broçkulla të tilla dhe janë velur me shifra e numra astronomikë. Ata e masin gjithçka me të mirat materiale reale dhe e dinë shumë mirë se vetëm mundi dhe puna i mban gjallë. Kurse premtimet janë vetëm karremi për t’i drejtuar në kutitë e votimit për të shkundur votën dhe të ngopen me gënjeshtra të partive që u premtojnë qiejt. Pagesat prej njëmijë euro për çdo bebe që premton Monika, janë vërtet për t’u patur zili. Është një gënjeshtër e ëmbël, si ato që kemi dëgjuar në tërë këto vite. Jo se nuk do LSI të paguajë mijëra euro për bebet dhe të rinjtë, po llogaritë nuk dalin. Cili është ai kryeministër dhe ajo qeveri që nuk do donte të mbushte portofolat e shqiptarëve nga një deri në njëqind vjeç që secili të ndihej i gëzuar, i lumtur, i pasur dhe me mundësi për jetë luksi? Të gjithë do ta donin. Po nga ëndrra te realitet është në mes një hendek i thellë. Kështu edhe për çekun 25000 euro për bebet nga zero në njëzetë e pesë vjeç që do i japi me dorë të lëshuar LSI për çdo bebe që do lindi pas 25 prillit në Shqipëri. Me çekun më të ri pesë shifror, shqiptarët do jetojnë në lumturi. Bebet e pasura të Shqipërisë janë në themel të politikave të LSI-së për të ardhmen e ndritur të rinisë!