BREAKING NEWS

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora
x

Opinion / Editorial

Bëhuni të paktën vetëm dy muaj shqiptarë!

Bëhuni të paktën vetëm dy muaj shqiptarë!

Bëhuni të paktën vetëm dy muaj shqiptarë dhe na lini të hyjmë në Europë! Kjo është deviza dhe vullneti i popullit shqiptar për drejtuesit e të tij në këto momente shumë të rëndësishme për të ardhmen e tij. Dihet që Shqipëria është shumë afër dhe pothuajse në prag të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, ku vetëm dy muaj kanë ngelur deri atëherë. Komisioni Europian i riu, për të dytën herë i ka rekomanduar përsëri Parlamentit Europian hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe kjo bile deklaron Komisioneri për Zgjerimin z. Varhelyi, do të ndodhë përpara Samitit të Zagrebit. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura për hapjen e negociatave me BE. Por përsëri një koincidencë e përsëritur çuditërisht. Në çastet kur Shqipëria duhet të hedhë hapa të rëndësishëm për ekzistencën dhe të ardhmen e saj drejt Bashkimit Europian, në Shqipëri fillon lufta e ashpër politike deri në ekstrem e pa precedent, si mesazh për Europën, që ne nuk jemi gati dhe se ne nuk duam të hapim negociatat me BE. Këtë agresivitet dhe këtë luftë kundër institucioneve, e ka marrë në dorë presidenti i republikës me pretendimin se çdo gjë, çdo institucion e ka zaptuar “mafia” dhe se qeveria kërkon të marrë tashmë edhe vetë institucionin e presidentit. Ai po i bën thirrje popullit shqiptar të ngrihet në revolta për të përmbysur këtë “regjim diktatorial”. Në mitingun e organizuar prej tij ai kërcënon kryeministrin se, nqs nuk tërhiqet nga “uzurpimi i Gjykatës Kushtetuese” do të firmosë në mes të “Parlamentit të krimit”, shpërndarjen e Parlamentit shqiptar. Këto thirrje vazhdimisht i kemi dëgjuar me të drejtë nga opozita shqiptare dhe me të drejtë asaj, i takon të jetë e ashpër me qeverinë dhe me keq qeverisjen e vendit. Por e çuditshme është se: ka disa muaj që këtë nuk po e bën opozita e vendit, por po e bën presidenti, duke dalë përfundimisht jashtë kompetencave dhe detyrave të tij kushtetuese dhe që dihet që disa gjëra që janë bërë keq, janë direkt kontribut i tij. Por fatkeqësisht vetëm për hir të marrjes së pushtetit, siç mendon ajo, po i shkon nga prapa atij dhe është kthyer në një levë të tij. Fakti është që populli shqiptar është tej mase i lodhur dhe i mërzitur me këto manovra të drejtuesve të politikës shqiptare, të cilët për interesat e veta pasurore dhe korruptive kërkojnë ta lënë përfundimisht Shqipërinë jashtë Bashkimit Europian. Kjo është një papërgjegjshmëri dhe një padrejtësi që po i bëhet këtij populli të stërvuajtur nga diktatura 50-vjeçare komuniste e Enver Hoxhës. Të gjithë ne e mbajmë mend, që qysh në hapat e para të shkëputjes nga diktatura, kemi thërritur në një zë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Por shihet sot se janë pikërisht po këta njerëz, që kanë drejtuar këto lëvizje politike në atë kohë, që sot ndryshe nga atëherë, nuk po e duan Europën dhe po na shkaktojnë trazira të njëpasnjëshme, të cilat po çudisin edhe kontinentin europian, me ngjarje të patreguara dhe të pandodhura asnjëherë në përvojën europiane dhe botërore. Kjo kohë deri në Samitin e Zagrebit duhet të jetë një kohë paqeje dhe mirëkuptimi midis forcave politike në Shqipëri, prandaj është me vend thirrja e pjesës përparimtare, europiandashëse të vendit ndaj këtyre protagonistëve të pushtetit dhe të luftërave vëlla vrasëse që: “Bëhuni të paktën dy muaj shqiptarë dhe na lini të hyjmë në Europë”. Faktet dhe thëniet e mendimtarëve të mëdhenj të kombit që: të keqen Shqipërisë ia kanë bërë vetë shqiptarët, është më aktuale edhe sot në këtë shekull që po jetojmë. Tendenca sot kudo, është drejt shkuarjes në një Europë të bashkuar dhe në një botë demokratike me atë amerikane në krye. Shumë gjëra që thuhen janë të vërteta, se janë bërë keq, por e çuditshme është se bërtasin me të madhe po ata njerëz të cilët kur kanë drejtuar vetë, në poste të larta qeveritare, janë përlyer dhe kanë marrë damkën e korrupsionit. Është një përgjegjësi e madhe kur ti mban flamurin amerikan në dorë, sepse ai nuk është një mjet për të justifikuar prapësitë e tua, por atë e mban në dorë një person me moral të lartë, një besnik i shtetit të tij deri në vdekje, atë e mban një njeri që lufton dhe është një luftëtar i paepur për aspiratën demokratike të kombit të tij dhe jo një njeri si presidenti ynë që është i zhytur tërësisht në llumin e korrupsionit dhe një kontribues në proceset luftënxitëse dhe vëlla vrasëse të popullit shqiptar. U turpërova kur pashë presidentit tonë që mbante në dorë dhe tundte atë flamur të shenjtë dhe të ndritur, një simbol të vendit më demokratik në botë. Ai nuk ka moral për ta bërë këtë gjë. Ai flamur është një peshë e rëndë për të. Nuk mund të gënjesh shtetin më të fuqishëm dhe më demokratik në botë duke mbajtur flamurin e tij, që ta përdorësh si mburojë për drejtësinë që do të vijë. Populli shqiptar është një popull liridashës dhe Shqipëria sot është aleati më i madh i SHBA, por kjo nuk do të thotë se flamurin e atij shteti mund ta ngrejë kushdo, sidomos ata që kanë lyer duart me parat e pista, të cilat mbajnë erë korrupsioni.