BREAKING NEWS

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga
x
BREAKING NEWS

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me
x
BREAKING NEWS

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja
x
BREAKING NEWS

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision,
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe
x
BREAKING NEWS

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut
x
BREAKING NEWS

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja
x

Opinion / Editorial

Bëju ballë forcave të liga frymore!

Bëju ballë forcave të liga frymore!

Në substancë të kësaj historie bëmash janë shumë arsye e shumë shërbesa. Mirëpo ne epiqendër të kësaj historie vrastare barbarësh te sotëm, është ndërgjegjja qe triumfoi mbi vendin si alibi uzurpuese e demokracisë. Fryti i helmët i kësaj mega-bëmë është tashmë një triumf epidemik. Ky triumf shihet kur është shpërndarë dhe ka humbur unitariteti i shoqërisë sonë të pabërë dhe të pakmaturuar. Kjo para shoqëri nuk ka udhëheqës, por prijës fisnor, rreth tyre dhe për ta qarkullojnë specie te shumta tribale. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë. Ndaj postulati i dhënë është domethënës dhe aktual ,ndaj në veçanti politika duhet menduar dhe studiuar dhe gjetur zgjidhje këtij fenomeni që të mos përsëritet. Shumë është shkruar e thënë këto kohë për moralin në përgjithësi, por veçmas për moralin në politikë. Politikani i suksesshëm duhet të udhëhiqet sipas parimeve morale. Skena jonë politike më tepër u përngjan telenovelave turke që kanë mbushur ekranet shqiptare, sesa politikë-bërjes serioze. Intrigat, dredhitë, përbaltja e kundërshtarit politik kanë përparësi ndaj analizave politike dhe strategjive zhvillimore serioze. Në një mjedis të tillë është rëndë të flasësh për ruajtjen e integritetit moral të politikanit, gjë kjo që në veçanti vlen për politikanët që merren si të suksesshëm. Periudha në të cilën po jeton sot shoqëria shqiptare këtu në shtetin amë, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, dalëngadalë po i adaptohet luftës dhe sjelljes së tillë politike, ndaj një gjë e tillë tanimë konsiderohet si krejtësisht normale e të jetuarit, por jashtë normales që duhet inspiruar. Kalimi nga njëra parti te tjetra, kandidimi i pamoralshëm për të qenë përfaqësues i sovranit që nuk pyet fare pas hipjes në fron, shfrytëzimi i padrejtë i pozitës shtetërore, konsiderohen veprime normale të një shoqërie të pakënaqur. Dalëngadalë në shoqërinë tonë po paraqiten dy lloje të moralit që s’kanë asgjë të përbashkët. Pra aty ku shitet ideali dhe morali i tyre, aty qëndrojnë të krekosur në kolltukun e kryetarit dhe të këshilltarit. Në këtë periudhë kohore prej më se një shekull shtet shqiptar, fatkeqësisht kombi ynë ka provuar disa sisteme shoqërore dhe politike. Demokratët festojnë 29 nëntorin, ditën e të Atdheut dhe socialistët 28 nëntorin,sipas të dhënave historike. Sistemet politike, të cilat po i cekim më poshtë, jo çdo periudhë historike kanë sjellë prosperitet, por disa syresh edhe pasoja negative që ende sot rëndojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të përvuajtur. Për t’u theksuar është fakti se liderët politikë shqiptarë përgjithësisht s’kanë pushuar së reshturi për demokraci dhe mirëqenie sociale. E mjerisht sovrani që meritonte shumë e më shumë, përfitoi skamje, varfëri, mjerim, injorancë dhe diktaturë nga më të egrat. E dhimbshme, por e vërtetë. Sovrani nuk kërkon që ne të hamë me lugë të florinjtë, siç shpreheshin në fillimvitet nëntëdhjetë disa trutharë që nga mungesa e përvojës në politikë mbetën të shpëlarë para tij, por të paktën të ruajmë disa vlera si komb dhe t’i zhvillojmë ato duke përqafuar vlerat e kohës, duke u ndarë përfundimisht nga ky tranzicion i dhimbshëm, duke marrë fund reformat institucionale, duke garantuar ato çka shkruan ligji themeltar i shtetit, kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e gjyqtarët e plepave të dalin në pension tashmë se kanë plotësuar vitet e punës. Partitë shqiptare kur do të ujdisen për një qëllim të vetëm në dobi të elektoratit?!