BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Belbëzimi i ndritshëm i violinës së një artisti të madh

Belbëzimi i ndritshëm i violinës së një artisti të

Do të mbetet një parabolë artistike e madhe për të dhe familjen e tij, por edhe për ne që e admironim adoleshentin e talentuar Ibrahim Madhi, debutimi i parë i tij në publik në një interpretim violinistik të koncertit të Mendelsonit. Siç kujton një i njohuri i tij, “... atë mbrëmje, ai, i shoqëruar bindshëm nga orkestra simfonike e Radio-Televizionit Shqiptar nën drejtimin e dirigjentit Mustafa Krantja, krijoi befas një atmosferë mistike arti, një lojë violine perfekte, dridhjet e së cilës krijuan emocione të veçanta te spektatorët. Kjo ishte edhe porta në të cilën hyri violinisti i shquar “Artisti i Popullit” Ibrahim Madhi në zemrën e plasdarmit artistik shqiptar. Ishte një befasi e këndshme, - kujton po ky mik i vjetër. - Ai atë mbrëmje kërceu tangon e tij të fillimit të jetës. Të habitur, ne menduam thellë se si nga ky djalosh i ndrojtur elbasanas doli befasisht një violinist i gjallë, i freskët, plot temperament. E nënvizoj këtë, - vazhdoi ai, - sepse kjo natë qe edhe pedana e tij e parë nga ku ai do të ravijëzonte në kohë dhe në hapësirë gjithë imazhin e tij të talentuar artistik si violinist, si pedagog që krijoi një plejadë të shkëlqyer violinistësh të tjerë shqiptarë”.

Kujtimet e kursyera të mikut të tij dhe njëherësh edhe miku im, më angazhuan edhe për një kërkim spontan në faqet e internetit. Natyrisht, kjo biografi e dixhitalizuar ishte pak e prerë sipas meje, tepër e rrudhur dhe këtë rrudhje modeste unë e lidh më tepër me modestinë e tij si njeri i urtë, i cili i shmangej publiciteteve të tepërta, të bezdisshme për të, karakteristikë e artistëve të sinqertë që bezdiseshin nga pekulet e tepërta dhe dekori i një lavdie të supozuar.

Për mua, Ibrahim Madhi nuk është një artist kompleks i ndërlikuar. Ai dallohet, në radhë të parë, si violinist karizmatik i kalibrit evropian, gjë e cila është vërtetuar nga koncertet e shumta solo dhe në shoqërim me orkestër në mjaft skena të dëgjuara të botës, i rrethuar nga një publik i edukuar, me një edukatë të lartë artistike që e kanë admiruar vërtetësisht si në Radion e Pekinit, në atë të Gracit të Austrisë, në Radio-Prishtinën e kudo, gjë e cila më mbushi me një admirim të sinqertë.

Për mua “Artisti i Popullit” Ibrahim Madhi duhet parë në dy plane: Si një violinist interpretativ brilant, por edhe si një pedagog që plazmoi dhjetëra violinistë fanatikë si vetvetja. Në pikëpamjen e parë ai mbetet një sui generis në llojin e vet. Në pikëpamjen e dytë atë e ilustron vetë aktualiteti i dishepujve të tij të violinës. Disa nga nxënësit e tij, të shpërndarë në skenat e botës, luajnë suksesshëm po atë lojë telash magjepsës, po atë lojë magjistarësh të mëdhenj violinistësh, po atë interpretim të pastër, besnikë të disa partiturave që janë firmosur nga kolosët e violinës botërore.

Prandaj, mua më fanitet i dyzuar. Kështu e përfytyroj edhe kur kaloj në rrugën e tij të fëmijërisë. Dhe kështu duhet të mbahet një dishepull i shkëlqyer i violinës, sepse në Elbasan , me sa di, violina ishte perëndi e shtëpisë. S’mund të kaloje indiferent në lagjet romantike të qytetit pa dëgjuar me ëndje disa ushtrime solfezhi në telat e saj, disa dridhje artistike që shpeshherë përcillnin në atmosferën e ngrysur të qytetit, tingujt e partiturave të Paganinit, Moxartit etj. Ky është Ibrahim Madhi, i njohuri im i fëmijërisë, një talent brilant, forca artistike interpretative e të cilit lëngëzon, zbut edhe sot zemrat e dëgjuesve shqiptarë me delikatesën e lojës, brishtësinë e dridhjes së telave, gjë që mbetet një pano e paharruar, fakt të cilin e dëshiron çdo artist i talentuar./Nga Mustafa BERATI