BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Belind Këlliçi, vendas të ardhur si qengjat në ‘89, femrën thereni, mashkullin mbajeni

Belind Këlliçi, vendas të ardhur si qengjat në ‘89,

Asgjë nuk është për tu çuditur. Edhe pse kanë kaluar tri dekada nga fund viti 1990. Vetëm disa muaj para rënies të sistemit komunist ndodhi një histori sa tragjike aq edhe komike. Kush i ka jetuar ato vite, kujton se si shteti në rënie të lirë, përdorte marifete për të mbijetuar. Mungesa e produkteve blegtorale nga djathi tek qumështi dhe veçanërisht mishi, që nuk e gjeje në asnjë dyqan, si zgjidhje u gjet mbajtja e dy qingjave. Njëri mashkull, tjetri femër. Ishte koha kur sistemi mezi mbahej në këmbë dhe themelet po i shembeshin. Ishte finishi, ku sistemi i vjetër i linte vendin ekonomisë së tregut. Mungesa më e madhe ishin ushqimet. Mendësia e udhëheqjes së kohës, e hallakatur, e mbaruar, kërkonte ta mbante një komb tek e kaluara dhe të hidhte një hap tek e ardhmja, duke imituar ekonominë e tregut, po të frikësuar se i akuzonin si tradhtarë të marksizëm - leninizmit. Ndaj edhe toleruan mbajtjen e dy qingjave, ku njëri patjetër duhej të ishte mashkull. Direktiva ishte, femra të therej pa arritur moshën e riprodhimit. Arsyeja mos të zgjerohej prona private. Gjithçka të kontrollohej dhe të bëhej me pikatore. Një gazetar i njohur i atyre viteve kur takoi ekipin që kthehej nga fshatrat për të sqaruar direktivën e Partisë të Punës për dy qengjat për familje, i pyeti jo pa ironi: - Po mirë, mo të dashur, si arrini ju të dalloni cili prej qingjave është mashkull dhe cila femër, se kjo kërkon një periudhë kur të rriten? Të zënë ngushtë nga pyetja e gazetarit, djemtë buzëqeshën dhe thanë se, fshatarët kanë intuitë të zhvilluar dhe i dinë mirë këto punë. Kjo histori i përket tri dekadave më parë dhe normalisht duhej të ishte e arkivuar në kasafortën e harresës si një nga bëmat e kohës që lamë pas, mbushur me paradokse, të cilat janë të panumërta. Dhe ky detaj është periferik krahasuar me shumë ngjarje tragjike e komike që prodhonte koha përditë. Nuk do ta sillnim në vëmendje këtë histori, po të mos njiheshim me një skenar të ngjashëm që ka një simetri të habitshme edhe pse 35 vite sistem demokratik të cilin pretendojmë se ndërtojmë. Po pse e sollëm këtë detaj në rreshtat e kësaj analize dhe cila është arsyeja? Ditë më parë, kandidati i dalë nga primaret e “ Rithemelimit” që synon të fitojë Tiranën nën sloganin për t’i dalë zot, ashtu si gjithë Shqipërisë në kuadër të premtimeve elektorale për të fituar votën e kryeqytetasve, deklaroi për transport urban falas, pa përjashtim moshor, gjinor apo distancash. Mjafton të qëndrosh në stacion. Të presësh autobuzat që ndalen me dyer të hapura, të ngjitesh, të rehatohesh në sedilje dhe t’i biesh kryq e tërthor Tiranës. Të zbresësh në Kashar, të ndalesh në Ndroq e kudo që të dëshirosh. E gjithë kjo shëtitje është gratis. Nuk ke nevojë për të holla, as të mbash portofol apo të çekosh biletën në kasën elektronike, si në gjithë botën. Gjithçka do të jetë dhuratë. A nuk jemi bij të Nën Terezës që shërbeu nga njeri cepi në tjetrin cep të botës, vetëm për bamirësi dhe nuk i njihte fare paratë? Nuk po bëjmë analizë të kostos, as të madhësisë së flotës të autobuzave urbanë që duhet të çojnë në destinacion qindra - mijëra qytetarë për të kryer shërbimet e nevojshme. As sasitë pa fund të karburanteve, se autobuzat nuk punojnë me ujë, po me diezel. As për serviset dhe zëvendësimin e tyre nga konsumimi fizik. Të gjitha këto kërkojnë miliona euro për të cilat nuk jepet asnjë sqarim, ku do gjenden dhe si do planifikohen në buxhetin e bashkisë? Le pastaj se do jenë pronë bashkiake dhe do flaken në rrugë dhjetëra agjenci udhëtimi që kanë një park të madh për të cilin kanë investuar miliona ndër vite? Këto mjete do shtetëzohen për interesa publike apo pronarët e tyre do paguhen kesh nga bashkia sipas strategjisë së zotit Këlliçi? Sa dëgjova këtë deklaratë menjëherë veç historisë së qengjave të qeverisë Çarçani, Belindi ndoshta nuk kishte lindur, premtimet e lidershipit të tij vite më parë ku para zgjedhjeve premtohej, jo vetëm luga e florinjtë, çeku i bardhë, po edhe falja e detyrimeve për energjinë dhe ujin. Dhe jo pak shqiptarë edhe sot mendojnë se u takon energjia dhe uji falas. Tek e fundit pse u investuan ata në fushat elektorale të paguajnë energjinë? Po premtimi për transport falas të udhëtarëve në Tiranë i bërë pas tri dekadave nga viti 1990 është vërtetë një paradoks që kapërcen çdo kufi. Është premtim, i cili bie ndesh me çdo ligj të ekonomisë së tregut dhe vetë realitetin. Se këtu nuk flitet për një numër të kufizuar apo kategori e shtresa sociale, si invalidë me probleme fizike, studentë apo nxënës, po rrafsh, pa asnjë kufizim i tërë populli. Këtë propozim e bën kandidati i të djathtës e cila në filozofinë e vet mbron të drejtën e pronës dhe kurrë nuk mund të kërkojë zgjidhje komuniste në një sistem kapitalist. Premtimi për udhëtim falas në kryeqytet nga Këlliçi nuk mbeti thjesht tek heqja e biletës. Më interesantja ishte ideja e seleksionimit të qytetarëve që përdorin transportin publik qytetas. Pikërisht këtu ideja e kandidatit shtrihet në thellësi dhe bëhet më interesante. Dhe po ndodh fiks si me qengjat e qeverisë “Çarçani”, ku duhej ndarë qingji mashkull, i cili mund mbahej dhe femra që duhej therur. Edhe udhëtarët në Tiranë do seleksionohen. Do veçohen vendasit me të ardhurit. Të brendshmit me të jashtmit. Shqiptarët me të huajt. Kategorizimin, vendas dhe të ardhur, Belindi e ka shumë merak, e ka për zemër. Jo një herë ka operuar me kategorinë dhe raportet, vendas –autokton, ardhacak. Megjithëse mbi 900 mijë banorë në Tiranë i përkasin gjithë Shqipërisë. Po si do i verifikojë Këlliçi vendasit, tironsit e vjetër e të rinjtë, me ata që kanë ardhur rishtazi në këtë qytet? Në stacionet ku ndalin autobusët urbanë presin një turmë qytetarësh. Hapet porta e urbanit. Kush do t’i selektojë udhëtarët për t’i ndarë në vendas që udhëtojnë gratis dhe të ardhur nga rrethet për të marrë një shërbim në institucionet qendrore, ministri, kryeministri apo thjesht për turizëm, të cilët do paguajnë? Cila do jetë shenja dalluese për të bërë diferencën, vendas dhe i ardhur shqiptar, meksikan, holandez, nigerian apo afgan? Ideja e udhëtimit falas në qytetin e Tiranës pas fitores së Belind Këlliçit, është vërtetë premtimi perlë, i padëgjuar deri sot. Ky premtim rivalizon tërë premtimet e tjera, qoftë edhe ato të shumëfishimit të pagave nga lideri i tij. Edhe pse duket si utopi, ajo që e veçon këtë premtim është origjinaliteti dhe pompoziteti se e nesërmja në shërbimin urban në Tiranë është gratis dhe kjo është fjala solemne e Belind Këlliçit. Ky premtim nuk do jetë kurrsesi propagandë as mashtrim. Oh, sa të lumtur do jenë banorët e kryeqytetit kur të hyjë në fuqi realiteti më i ri kur në krye të bashkisë në Tiranë do jetë vet ai, Belind Këlliçi!