BREAKING NEWS

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat në administratë, ja kush përfiton! Zbulohen dhe sa do të jenë pagesat e kompensimit për efektivët e policisë që shërbejnë larg vendbanimit

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë
x
BREAKING NEWS

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta...”, Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës për padinë ndaj Blinken-it

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me selinë e PD-së nëse gjykata i jep vulën Alibeajt

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me përgjigjen

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me
x
BREAKING NEWS

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në protestë!”, Arian Çani bën reagimin epik ndaj deklaratës së Luçiano Boçit: Uaaaa, o Ylli e di ç’do të thotë...

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në
x
BREAKING NEWS

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar
x
BREAKING NEWS

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani paralajmëron surprizën e Ilir Metës më 25 korrik: Edhe ata që janë me pushime do të hapin ekranin

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani
x

Opinion / Editorial

Berisha doli kampion, por nuk do të luaj dot në Superiore

Berisha doli kampion, por nuk do të luaj dot në Superiore

Gjithshka shkoi sipas skenarit të parapërgatitur: zgjedhjet në parti u bënë, kishte më shumë se një candidate në konkurrim, demokratët që e kanë shprehur vetë se duan Saliun më shumë se fëmijët e vetë vrapuan drejt kutive të votimit dhe nuk e lanë tu shkojë dëm e drejta për të zgjedhur kryetarin e tyre. Edhe rezultati ishte po aty - aty ku ishte parashikuar, mbi 93% për Komandantin e përhershëm.( Nuk e theu dot rekordin e Komandantit që doli nga lufta por edhe kaq ishte e mjaftueshme). Shkurt, Sali Berisha doli superkampion në kampionatin lokal të partisë së tij por më kot sepse ai nuk mund të marrë pjesë në kampionatin kombëtar, Superiore siç quhet, sepse ka marrë karton të kuq edhe nga Federata kombëtare dhe nga ajo ndërkombëtare. Mazhoranca nëpërmjet drejtuesve të saj më të lartë ka deklaruar jo një herë se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me këtë parti nëse del në krye ishi dhe se në Parlament nuk do të diskutohet asnjë amendament që do të ketë edhe firmën e tij. Të njëjtën kanë deklaruar edhe ambasada amerikane dhe ato të Evropës. Atëherë normalisht ne do të pyesim: çfarë i duhet një fitore e tillë  Salës?! Analiza është e thjeshtë: ai vazhdon të jetojë si tribunal. Megjithëse e kaloi gjysmën e shekullit që jeton në mes të Tiranës, mes njerëzve më intelektual që ka ky vend, ndonëse ka vite që me alternativat ai drejtoi edhe vetë shtetin I është mbushur mendja se pa të këtu do të bëhet katrahura dhe se vetëm ai mund të bëjë opozitë të suksesshme. Sikur të mos ketë qenë i pranishëm në këtë vend në këtë 30 vjeçarin e fundit ( në fakt jo që ka qenë i pranishëm fizikisht por edhe si një nga drejtuesit kryesor të shtetit dhe të partisë që e solli në këtë derexhe) deklaron se do të ketë risi në drejtim por në ndërkohë vazhdon të sillet si bajraktar. Ato vendime gjykatash që i vijnë sipas oreksit i zbaton menjëherë dhe ato që nuk I pëlqejnë deklaron se nuk do ti zbatojë. Në të vërtetë në veprimtarinë praktike të Sali Berishës ka vendime që duhen përshëndetur dhe duhen parë me simpati. Më gjeni një të dytë jo në Shqipëri e Ballkan por në Botë që me vendosmërinë e një të çmenduri ti kundërvihet një vendimi qeveritar amerikan? Ne që në këtë vend kemi lindur, rritur e jetojmë ende dhe kemi dëgjuar për Saliun më të padëgjuarat ndjehemi jo mirë kur dëgjojmë nga goja e tij se ai na qenka një hero, një I virgjër nga vjedhjes dhe vrasjeve të shumta të ndodhura në këtë vend kur ai ka qenë në drejtim. I damkosur jo vetëm nga vendorët por edhe nga ndërkombëtarët për gjëma që vetëm ai nuk I shikon Sali Berisha fluturon me presh dhe ato që I shikon natën në ëndërr vjen dhe na I përrallis ne ditën. Kishte ndodhur shumë herë ndarja e partive shqiptare më dysh, majtas e djathtas por më tresh siç është sot realiteti I PD, vetëm përmes veprimtarisë reale të sotme të tij po ndodh. Dhe kulmi është se ai në të vërtetë duhej të turpërohej për këtë fakt por ai gjen forca dhe krenohet. Ndonëse jashtë çdo statuti, po çfarë bëri në fund të fundit Sali Berisha më 22 maj? Bëri garë brenda një të tretës së partisë së tij, mundi me rezultat të thellë një enigmatikë të kësaj partie dhe kërkon të imponohet për të qenë pjesë e lojës politike shqiptare. Mund të imponohet çdo shqiptar I ndershëm I kësaj Shqipërie por vetëm politikani Sali Berisha nuk mund ta bëjë këtë gjë sepse ndaj tij rëndojnë aq akuza sa ai nuk do ta ngrinte dot kokën lartë. Merita më e madhe e tij është ngjitja e etiketimeve për ata që I dalin pengesë në rrugën e tij. Ju kujtohet si e quajti Ina Ramën kur e bëri kryeprokurore dhe sapo ajo I doli kundër përmes ligjit e quajti “lavire bulevardi”. Kaq do të mjaftonte që ai të mos e nxirrte më kokën në ndonjë ekran por ai është “gjigand” dhe nuk pyet për asgjë. Ju kujtohen etiketimet Ilir floriri, Rama mafia apo Lul brava? ( Kam një shembull të bukur të ngatërresës së emrit por nga e majta dhe është tepër real. Këtu e njëzet vjet më parë bëheshin zgjedhjet partiake dhe e deleguar ishte e nderuara Magbule Ceco, bashkëshortja e të famshmit futbollist Iliaz Ceco. Ishte deputete zonë dhe pothuajse I njihte të gjithë kandidatët për kryetar. Një 50 vjecar që I dukej si më I pjekur nga të tjerët i kishte shkelur një gjysëm syri më idenë se do ta ndihmonte. Edhe gjatë fjalës përshëndetëse e veçoj nga të tjerët. Mirëpo kur u bënë votimet fitoi dikush tjetër. Shtrembërojë turinjtë edhe shoqja Magbule edhe kandidati për s’kishin ç’të bënin. Çdo gjë kalojë normalisht. Kërkoj fjalën I munduri dhe ju drejtua deputetes: se që thoni ju shoqja Mangule …dhe vazhdojë mendimin e tij. Pas nja dy fjalive, përsëri: se që thoni ju shoqja Mangule…Nuk durojë më deputetja dhe I kujton folësit se quhet Makbule dhe jo Mangule. Përgjigja: eeee, për të gjithë këtu Makbule je ti po për mua je Mangule se mangule mirë fare). I ndodhur në një pozicion gati shah- mat, Sali Berisha vret mendjen se si duhet ti shtyjë ditët por populli shprehet se “nuk shtyhet dita duke bërë shurrën”. Na lehtësoi kur tha se kishte paguar një avokat francezë për ti zbardhur faqen nga akuzat amerikane por kaluan gati 6 muaj dhe kësaj vetëmbrojtje I doli boja. Bërtet në çdo dalje publike se “dua prova, qoftë një provë të vetme” ndërkohë që e di se provat nuk mund ti jepen publikisht se ai nuk është në gjyq publik po nën akuza zyrtare. Dhe kush kërkon prova, ai që më shumë se kushdo e di se kush dhe ku janë provat. Është për të ardhur keq kur mendon se njeriu që na ka drejtuar pothuajse gjysmën e këtyre viteve demokraci, ende nuk I ka mësuar ligjet më të thjeshta të saj. Në këtë demokraci të hapur dhe transparente nuk vlerësohesh se ç’mendim ke ti për vete por se çfarë rezultati konkret ke sjellë gjatë kohës që ke qenë udhëheqës. Është keqardhje të thuash që këto vite drejtimi të tij janë mbushur më shumë me skandale se sa arritje. Sali Berisha pati fatin e keq që në kohën e drejtimit të tij të kishte përballë si opozitar shtetar si Ilir Meta e Fatos Nano që ishin të ngarkuar vetë me plot defekte individuale dhe shtetërore që ai ua mësonte lehte dhe ua kujtonte sa herë I duhej. Ai pati fatin e keq që kishte një kryeprokuror si Adriatik LLalla që vetëm shtetin nuk e donte dhe ndaj ishte I detyruar të bënte se çfarë i çonte haber Sali Berisha. Pse ishin të dy njëlloj që për familjet e tyre ishin gati të digjnin Shqipërinë pa janë sot nën akuza të shumta. Sali Berisha mendon se meqë del kampion me ekipin e tij në kampionatin lokal do të mendojë dikush për ta ftuar të luaj në Superiore. Zero shanse. Përderisa në 200 vendime për “non grata” nuk ka kthim prapa, nuk shpresojmë se do ta thyej këtë akull udhëheqësi ynë i madh. Edhe në se mendon se bashkimi I Ilir Floririn pas 24 korrikut do të jetë shpëtimi, e ka gabim se pas kësaj date do të jenë dy “Non grata” dhe secili do të luftojë për të gjetur shtigje shpëtimi për vete dhe familjen e tij. Vetëm 24 orë pas shpalljes se fitores nuk pamë tek Sala ngazëllim fituesi, çka na jep shpresë se edhe ai e ka kuptuar se ajo që ndodhi nuk ishte në të vërtetë fitorja por kthimi në realitet i tij dhe ekipit që e ndjek.