BREAKING NEWS

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se ç'po ndodh me monedhat e tjera të huaja

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se
x
BREAKING NEWS

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë është diskutuar mes tyre

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë
x
BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund të dalë si i përdorur

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin, zbuloni se çfarë nga pret sot

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin,
x
BREAKING NEWS

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj përfitoi nga Klodian Zoto

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi tokë!

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi
x
BREAKING NEWS

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto, ish prokurori zbardh detaje të forta: Indicie të rëndësishme...

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto,
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i brendshëm është më i rrezikshëm se ai i jashtëm

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i
x

Opinion / Editorial

Berisha e ka protestën të garantuar, kërkon sheshin për të sfiduar shtetin!

Berisha e ka protestën të garantuar, kërkon sheshin për

Pas kërkesave këmbëngulëse për protestën e 6 dhjetorit, edhe pse aleatët, ata që kurrë nuk i kanë thënë  jo dhe nuk kanë regjistruar një rast të vetëm që nuk e kanë mbështetur, Berisha nuk bën mbrapsht. Aleatët, pas analizës gjakftohtë për dëmet që shkakton në marrëdhënie me ndërkombëtarët për vetë opozitën protesta në ditën kur ata vijnë në Tiranë, i kanë kërkuar të ndryshojë vendim. Gjithsesi, sipas kërkesave të ligjit, policia e Tiranës, ia miratoi lejen, Sali Berishës, ta zhvillojë protestën në çdo vend në Tiranë, po jo brenda perimetrit të sigurisë. Berisha, në realitet priste refuzimin, të ngrinte alarmin dhe të niste sherrin, duke akuzuar qeverinë se ka vendosur diktaturën. Ka shkelur kushtetutën. Ka bllokuar liritë dhe të drejtat e opozitës. Argumenti i gatshëm në majë të gjuhës do të ishte: - Qeveria shkeli të drejtat e opozitës, nuk njeh kushtetutën, përfundimisht, siç e shikoni edhe ju, zotërinj të BE-së, Edi Rama,  ka instaluar në Shqipëri regjimin diktatorial të Enver Hoxhës. Në realitet “Regjimi” i Ramës nuk e pengoi, kryefoltoristin të demonstrojë para krerëve europianë  për të  mbledhur në Tiranë popullin opozitar. Policia bëri detyrën, përballë të drejtës legjitime për të protestuar edhe pse me tendencë të thellë politike, kundër zakonit shqiptar të mikpritjes, traditës më të njohur ndër shekuj, një nga virtytet e krenarisë së popullit shqiptar me të cilën shpaloset faqe tërë botës. Mikpritjen, që edhe Kryetarja e Këshillit të BE-së e vlerësoi që ditën kur u vendos ky Samit për në Tiranë. Edhe pse nonsens për të garantuar të drejtën për të protestuar edhe pse në një ditë vërtetë historike, kërkesës së opozitës, drejtuar nga Kryethemeluesi, iu ndez, drita jeshile. Tek e fundit, krerët e BE-së nuk i shqetëson fare protesta edhe në se do ishte hapur kundër tyre. Ata vijnë nga vendet, ku protestohet edhe për prishjen e foleve të zogjve apo prerjen e një peme dekorative në park. Vijnë nga perëndimi, ku përmes protestave kanë ecur drejt demokracisë funksionale. As habiten,as ndrydhen, as sugjestionohen, aq më pak të tremben e të kthehen pas sikur tërë shqiptarët të dalin në shesh dhe të kthejnë përmbys parullën e viteve 1990, duke e konvertuar në: “Nuk e duam Shqipërinë si gjithë Europa!”. Pikërisht në emër të kushtetutës, Berishës i’u krijua mundësia, duke i lënë në dispozicion,  Sheshin “Skënderbej”, zemrën e kryeqytetit, atë shesh që vite më parë nën presidentin Berisha, u rrah dhe u gjakos opozita, u derdh gjak, i cili u shit nga pushteti si bojë e kuqe, pikërisht nën vështrimin e  Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut. Ky shesh në ato vite, ishte molla e ndaluar edhe të shëtisnin opozitarët,  le më të demonstronin për vjedhjen masive të votave dhe rënien e shtetit. Po edhe pas dhënies së mjedisit, ku më parë ka qenë ëndrra e çdo opozite për të brohoritur, mos të harrojmë se opozita e djeshme degdisesh në fushën “Ali Demi” në kushte krejtësisht normale, pa pasur asnjë mysafir të vetëm, që të fliste anglisht apo frëngjisht, pa rrezikuar sigurinë e askujt. Po, Berisha edhe sheshin simbol të kryeqytetit nuk e pranon si vendin ku të mbledhë popullin opozitar, përmasat e të cilit janë të denja për çdo demostrim. Përsëri këmbëngul, o bulevardin, para kryeministrisë ose luftë me policinë. O, atje ose regjimi do gjejë belanë nga uragani i protestuesve, të cilët janë, pro Europës dhe kundër armikut të shpallur, Ramës. Që opozita të jetë kundër Edi Ramës, si kryeministër, kundër qeverisë, t`i shkurtojë ditët e saj, t`i bëjë oponencë, ta akuzojë , kjo është normale. Askush nuk e ndalon se tek e fundit, ky është misioni i opozitës dhe objektivi i saj. Pushteti! Po me protestën e 6 dhjetorit nuk është në fokus marrja e pushtetit dhe përmbysja e qeverisë , se ky objektiv është konsumuar dhe ishte qëllimi i protestës së 12 nëntorit, e cila u zhvillua në orët e natës. Kjo e 6 dhjetorit është vendosur të përkojë me nisjen e Samitit, BE- Ballkani Perëndimor. Pra, është karshillëk i hapur kundër mysafirëve dhe krerëve të kancelarive të Europës dhe Ballkanit. Ndryshe nuk kishte pse zgjidhej ky orar dhe aq më pak të këmbëngulej për t`u tubuar para godinës së qeverisë, e cila përfshihet brenda parametrave të sigurisë. Sheshi “Skënderbej” nuk është përtej diellit. Është i aksesueshëm nga cilido prej kameramanëve që dëshirojnë të fokusojnë “cunamin” e protestës së Berishës. Dhe ta bëjnë lajm kryesor në agjencitë më prestigjoze të botës. Madje , atje fokusimi, është më shprehës dhe më pikant, më intrigues. Edhe për vet emrin që mban, por edhe për simbolikën që shpreh. Kështu që BE i ka të gjitha mundësitë të shikojë me sy të lirë, popullin opozitar që proteston, jo kundër miqve, po armiqve të brendshëm. Këmbëngulja, ose para kryeministrisë ose në vend tjetër nuk pranohet nuk është një tekë e zakonshme. Është një skenar dhe taktikë për të zhurmuar dhe paraqitur si pengimi të protestës për të bërë të viktimizuari në sytë e atyre që zbresin për herë të parë si BE në një vend që deri dje ishte rrethuar me tela me gjemba dhe as mendja më gjeniale nuk mund të përfytyronte këtë pjesëmarrje të Europës, të cilën e kemi kërkuar me qiri ndër shekuj edhe pse kemi qenë në zemër të saj gjeografikisht. Në këto rrethana, këmbëngulja për të protestuar vetëm para kryeministrisë, e cila është edhe targeti i betejës së opozitës së drejtuar nga Berisha, ka vetëm një qëllim: T`i tregohet evropianëve, para selisë qeveritare, cilët e drejtojnë këtë vend, por edhe një këmbëngulje që e ka emrin kokëfortësi dhe një bast që ose atje ose hiç fare. Protesta në realitet, është e garantuar. Kushtetuta nuk është cunguar. Të drejtat e opozitës për të protestuar, janë të pacenueshme. Mund të qëndrojnë në shesh, para dhe pas largimit të mysafirëve. Po jo nuk ka vlerë protesta, po nuk u zhvillua para kryeministrisë. Çdo vend tjetër është pa vlerë. Konsiderohet si tërheqje, humbje, zbythje nga kërkesa laksative për ta zhvilluar vetëm para godinës qeveritare, sepse vetëm kështu i jepet mundësia për të bërë zhurmë dhe për t`u dhënë hapësirë akuzave se regjimi nuk i la për të demostruar, siç garanton kushtetuta dhe ligji mbi tubimet. Në realitet, Berisha, protestën e ka të garantuar, po këmbëngulja  për sheshin,  ka qëllimin e vetëm për të sfiduar shtetin! Besoj se edhe ata që mbrojnë të drejtën e protestës edhe analistët e opinionistët, e kuptojnë shumë mirë se nuk është protesta e mohuar, po kërkesa e Berishës, shtetin për të sfiduar!