BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Opinion / Editorial

Berisha hipur mbi “Rosinantin” e Don Kishotit, i shpall luftë Amerikës... për të vendosur paqen

Berisha hipur mbi “Rosinantin” e Don Kishotit, i shpall luftë

(Intervistë e supozuar)

Ndodhi ajo që ndodh në prag lufte. Amerika e trembur ngaqë Sali Berisha po i kërcënonte sigurinë kombëtare nëpërmjet sekretarit të shtetit, i cili mbasi i kishte kopsitur mirë e mirë dosjen “Sali Baba me 40 hajdutë” e shpalli atë të padëshirueshëm për vetë Amerikën, një mandatë kjo, që nuk ishte aq e thjeshtë si puna e raportit se kush ka më shumë prestigj në PD, Luli apo Sala. Jooo..., kjo vinte nga matanë Atlantikut dhe jo me sms të “qytetarit dixhital”, por kishte dalë nga valixhja e Juri Kimit. Sot e gjithë bota mediatike, televizionet, kameramanët, të cilët pengohen me kabllot e aparateve si zorrë keci varur në degë të lisit, portalet e licencuara dhe ato klandestine, madje dhe qytetarët e thjeshtë nga Tropoja e deri ne Konispol, vrasin mendjen që Sali Berisha për ne të ishte kusuri i madh që na mbiu e na zuri derën apo bekimi më i madh se “na bëri të pasur” duke na vjedhur, pra na la të varfër?! Të ishte e vërtetë që nuk e paskemi ditur se ky lloj burri na paska tundur dhe themelet e Amerikës e jo vetëm kaq, por qenia e tij e lirë cenuaka dhe sigurinë kombëtare; apo ç’dreqin të na qenkësh në këtë mes?! Për të zgjidhur këtë enigmë, meqenëse e kam dhe bashkëvendor nga Vlora, unë takova direkt Babalen, për t’i marrë një intervistë. E mendova kështu, se ai dikur ka qenë një anëtar i thjeshtë i partisë së demokratëve, paçka se fukara ngeli tërë jetën e tij. Fundja Babalja është njeri i mirë, pse jo dhe i lirë, sepse, kur liruan Salianjin për të gjithë atë “mega – Xhafë” e që e zhveshën nga gjithë akuzat kundër tij apo si i thonë dhe “Lulu-gate”. Ai dhe pse u dënua, në të pastajmen çuditërisht mori pafajësinë dhe jo vetëm kaq, por dhe doli deputet i pastër si brekët e putanave. Pra në kushte të tilla, pse ai,pra Babalja, të mos ma jepte intervistën hapur fare se çmendonte për situatën e krijuar brenda për brenda vetë PD-së?! Fundja ai më njeh jo vetëm si vlonjat, por dhe si person që nuk përdor marifete parash e premtimesh me apo nën dorë. E takova diku në një cep të lagjes “Topana” dhe sapo më pa me buzëqeshjen e tij karakteristike mu drejtua: Hëëë... çdo na thuash?! Unë e njoh mirë dhe humorin e tij ndaj dhe unë ia prita:

- Babale, ti e di pse vi unë, por desha të të pyes të me flasësh ndershmërisht, si i quan ti këto lëvizjet e fundit të Saliut e të Lulit... dhe si e parashikon ti të ardhmen e PD-së dhe pse Amerikës ia cenuaka rëndë sigurinë Saliu?

Ai qeshi për momentin duke kujtuar se unë e kam me shaka dhe fillon të më flasë hapur:

- Po ti mua më gjete a i vrarë që skam shkollë dhe nuk ia them aspak nga politika? Unë orëziu punëtor kam qenë gjithë jetën dhe dije or mik, se ata qe vuajnë jemi ne e jo të pasurit. Ja unë nuk e kam dashur Enverin, por ama ai ishte burrë. Pse e them këtë unë? Ai ua martonte xhixhinë kusarëve. E di ti që një pjesë e atyre që sot janë më të pasur unë ua di marifetet e tyre dhe se si janë bërë e të persekutuar?! Po qe se nuk e di mësoje. E forta është se ata deklaronin te ai kryetari i shoqatës, që po është e vërtetë se kemi vjedhur sa i kemi luajtur fenë, por ama kemi vjedhur vetëm e vetëm për të sabotuar ekonomikisht socializmin. E kupton ti apo jo se ata dhe tani, që ti çoç shkruan, kanë 30 vjet që marrin para nga shteti!? Unë tani i thërras dhe mendjes, sepse Saliu e diskreditoi aq shumë kapitalizmin shqiptar te ne, saqë menderosi tërë kapitalizmin në botë ndaj dhe Amerikës i ka ardhur në majë të hundës. Se ja or mik vëllai, dihet se në kapitalizëm vidhet, por duhet vjedhur në mënyrë të rafinuar, me karar e nga pak e pa kuptuar, aq pa kuptuar saqë as ti vetë të mos e kuptosh se po vjedh. Po këtyre or mik vëllai u hyri një babëzi aq e madhe sa na e futën dhe neve dhe na e futën sa krahu. Sos vetëm neve, por dhe juve. Naaaa, ja kaq na është bërë “rrënxallja” si gryka e topit 120 m/m, aq sa që nëse do të shkojë te doktori, madje dhe te vetë doktor Saliu e të më vërejë nga nënvete, duke më thënë pa hape pak gojën, të jesh i sigurt se përtej gojës time ai do shikonte dhe “Kuzum Babain” në majë të Vlorës. Po pse ore ti mendon se Saliu e ka inatin me Lulin? Ik... aaa të q...a udhët! Ku e pjerdh Saliu, Lulin?! Vërtet se pjerdh, por ja që dhe Lulin e menderosi Amerika, sepse ajo që i tha ta heqë Salën se e ke ferrë nëpër këmbë. Pse si më thua ti mua, mos do e bënte dot vetë Luli këtë gjë pa mbështetjen amerikane?!Të gënjen mëndja! Lesh do bënte, leshtë e Marikës! Luli nuk ka këllqe të mbajë poturet e veta e jo më të mundë Saliun dhe po e “mundi” të jesh i sigurt se sa herë ta hedhë, do e hidhte gjithmonë mbi veten e tij. Po pse ore a nuk ishte ai Salë, që e vuri atë në krye të partisë? Do thuash ti që po tani pse po e lufton?! Ja ta them unë: Sala e kupton fare mirë se që të kundërshtojë Amerikën i duhet t’i tregojë asaj se ka një masë të madhe anëtarësh dhe simpatizantësh me vete, por duke qenë se Luli e përjashtoi, atij tani i ngeli vetëm gjysma, por ama gjysma i ngeli dhe vetë Lulit së bashku me ata që janë në Kuvend. Më thuaj ti të lutem shumë se të kam rixha, a bëhet puna me gjysmakë?! Jo aspak! Po ta kishte të tërën, Sala do i thoshte Amerikës: E shikon moj zonja e madhe Amerikë se kush jam unë që kam popullin me vete, apo aq më deshe sa hodhe lumin dmth që përmbyset socializmin dhe tani të dhjefsha kalin? Veçse ta dish, se Saliu është ëndërrimtar i madh. Ai tashmë, sikurse ta thashë më sipër, i ka hipur kalit Rosinant të Don Kishotit dhe i ka shpallur luftë Amerikës për të vendosur paqen, se që thua ti mik vëllai, ai si situatë paqësore e quan vetëm kur ka luftë. Doni ta qetësoni Salën... i thoni se nesër do bëjmë luftë dhe kini për ta parë! Dhe kur them luftë e kam fjalën për çdo lloj lufte, që nga ajo për pushtet nga ku ai ka për borxh të të hedhë në erë apo të të vrasë në mes te sheshit e deri te lufta për të vjedhur. Dhe kur them për të vjedhur e kam fjalën vjedhje me luftë si ajo e ‘97-ës apo e Gërdecit. Kur ishte Sala në pushtet hanim e pinim si Duçja dhe unë vetëm në atë kohë vura bark, paçka se me atë që na bëri na zuri bytha rrjetë merimange! Oreee, e di ti se ai na bëri të famshëm... se ku njihej Shqipëria më parë?! Kur shpërtheu Gërdeci mori lemerinë gjithë bota! Ti mbase nuk e di, por në atë kohë atij i luteshin mbretër e presidentë: Aman o Sali Baba, do të të japim ç’të duash ti, vetëm zjarrin mo na e vër! Pa le se ç’kishte dhe një lab si puna ime atje në kabinetin e tij i cili u shkroi një qarkore gjithë atyre të OKB-së, se ne shqiptarët nuk jemi aq zjarrshuar sa na mendoni ju, sepse prej zjarrit vijmë, drejt zjarrit shkojmë dhe po qe e nevojshme dhe në kozmos do e çojmë! Kështu që ti i lapsit majëthyer, ta dish mirë, se sa ishte në kalë Saliu... naaaaa i vajti gjithë globit. Unë ta them hapur ai është kafshë, desha të them kalorës pune, që nuk i mbaron karburanti, por është gomar nga mendja, sepse kujton që njerëzit hanë bar dhe nuk i dinë bëmat e tij. Ta thashë më sipër, ata dhe mua fakir- fukarait që isha i tyre, më futen një hu në “by...ë”, sa s’do kishte zorrë dashi që ta duronte e jo më ta mbante, po lëre... lëre se ajo iku e ajo që ikën, nuk kthehet më. Thashë është gomar nga mendja se nuk e kupton se problemin Amerika nuk e ka me individin, por do të ruajë sistemin, për mua ajo Amerikë tani u bind se bazat e kapitalizmit në Shqipëri janë hedhur dhe që të ruhet në mënyrë paqësore ky kapitalizëm, do bëjnë sikur do luftojnë krimin dhe korrupsionin në piramidën shtetërore dhe atë te politikës që të dukemi se kemi demokraci. Një vërë në ujë po bëjnë sepse po arrestojnë drejtorë ujësjellësi, ndonjë përgjegjës hipoteke, ca mikrogjyqtarë i kanë shpallur të ngelur në provim e që për mua, ata do i japin provimet përsëri në vjeshtë e ke për ta parë po nuk kaluan përsëri. Mendoj se Saliun nuk do e dënojnë. Mbase nën hetim do e marrin, do e verifikojnë nja 5-6 vjet aq sa Salën ta marrin me karrocë dore muratoreëh dhe pastaj do e falin se ai “ka qenë baba i demokracisë shqiptare” se ka qenë “lider historik dhe histerik i PD-së” dhe në fund do i japin amnisti dhe dije se po qe se klasa politike nuk e mbron Saliun, ai do ua nxjerrë të gjitha të palarat jo vetëm atyre, por dhe ambasadorëve. Vetëm se kam një merak se po sikur ta zhdukin dhe atë me vetë metodat që i ka përdorur vetë ai?!

- Ju z. Babale si mendoni tash e tutje për PD-në si parti?

- E ç’të them unë orëziu, tani atje një i bie gozhdës e tjetri patkoit. PD-në e kanë bërë si “Hani i Stavros”, nuk e merr vesh i pari të dytin. Është një proverb që thotë...dale se s’më kujtohet dhe aq mirë e kam merak se mos e ngatërroj, pra për të ardhur keq sa që një anëtar i thjeshtë mund të thotë : Mirë mizat që na ngordhën, por s’po na lenë rehat dhe gomerët... apo mos e menderosa me proverbin dhe e ngatërrova?

Unë: -Po për presidentin që tashmë është urtësuar shumë, ç’mendim ke ti Babale?

- Ahhh jo, për Sanço Pançën, i cili me hajvan përzinte nga mbas kalin e Salës... më mirë e lemë për një herë tjetër. Di të them vetëm kaq, se figura e Don Kishotit asnjëherë nuk do të dilte e plotë pa Sanço Pançën, po dhe Sanço Pança me gomarin e tij... nuk do kishte asnjë vlerë pa Saliun dmth pa Don Kishotin.

--------

(Bisedoi miqësisht “Kusurmadhi”).