
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Berisha kërkon ta burgosin, që të hyjë në histori si i dënuar politik

Shkruar nga Ramazan Sherja 16 Nëntor 2023

Duke parë se Berisha prej 30 vjetësh i ka shpërfillur organet e drejtësisë, duke mos bashkëpunuar me ato për të dhënë shpjegime për krimet e bëra, më kujtohet thënia dikur e një drejtuesi të lartë socialist: ”Sali Berisha kërkon të futet në burg, që ta quajnë të burgosur politik, por ne nuk e fusim nga inati. Ashtu të ngordhë i diskredituar moralisht, politikisht e fizikisht.“ Loja “e gjej s’e gjej” e SPAK me Berishën, tregon dy gjëra: ose Berishën e ka frikë, ose zvarritet qëllimisht që ai t’i shpëtojë dënimit me procedurë, siç kanë shpëtuar shumë ish ministra e ish deputetë në këto vite. Qëndrimi “taktik”për ta lënë Berishën jashtë hekurave të burgut, nuk funksionon, pasi ai ta merr për dobësi e frikë. Aq më keq, sikur qëndrimi ndaj Berishës, edhe kur ai shan e kërcënon përditë, të ketë brenda hilen e bashkëpunimit në fshehtësi, ashtu siç thonë mjaft njerëz pa pushtet se “të tre kokat e politikës bashkëpunojnë e mbajnë njeri- tjetrin.” Historia e këtij pushtetari bajraktar, që nuk ka lënë gjë të keqe pa bërë ndaj popullit, opozitës e demokracisë së këtij vendi, ka treguar se Saliu nuk ka pyetur as për ligj, as për shtet dhe as për izolimin e ndërkombëtarëve. Pasi bëri ca kohë sikur u tërhoq nga PD, ai na u shfaq përsëri më i egërsuar që mundohet të fshihet si një derr i plagosur nëpër kaçubat e një neni të Kushtetutës. Në historinë e pluralizmit shqiptar, Berisha ka qenë një ari i pangopur që fuste në “shpellën” e pushtetit që kishte ngritur, gjithçka; para, prona, pasuri, kufoma, duke ndjerë një kënaqësi sadisti. U desh ta plagosi rëndë DASH, që ai të dilte nga strofulla, e të hidhej në sulm si dikur, kundër të gjithëve, qeverisë, demokracisë, drejtësisë, opozitës, ndërkombëtarëve, vetëm që të mbrojë me çdo çmim familjen dhe oborrin e tij. Si atëhere, kur rrethonte parlamentin e zgjidhej President, tani thyen karriget, hedh flakadanë e godet me grusht kolegët e mazhorancës. Si atëhere kur e quante Prokuroren e Përgjithshme e Presidentin e Republikës “lavire “e “horr bulevardi”, tani i quan ata banditë, kriminelë, bastardë, dora e zezë e Edi Ramës. Tani, Berishës, që i ka bërë të gjithë të zezat këtij vendi e që e kanë braktisur të gjithë, brenda e jashtë, e quan fund të ndershëm burgun, që të ulurasë e të mbushi botën si i burgosur politik i Edi Ramës! Dhe deri diku ka të drejtë, pasi ligji shqiptar e ka lënë atë të justifikohet: “A nuk isha unë dy herë President, Kryeministër, Kryetar i PD dhe nuk më ngacmoi askush, madje më fërkonin shpatullat? A nuk isha unë që vidhja, vrisja, digjja e minoja demokracinë dhe ambasadori amerikan më quante burrë shteti? A nuk jam unë faktor i rëndësishëm politik, kur më vijnë pas si dele 40 deputetë? Ju doni të më futni në burg, pasi mbroj opozitarizmin dhe Kushtetutën.” Tani Saliun e bërë dordolec për të trembur sorrat, futeni ku të doni, por vetëm mos i prekni fëmijët dhe pasurinë marramendëse që ka vënë në kurriz të këtij populli fukara. Pretendimet e tij, se mbron Kushtetutën e opozitarizmin, janë gjethe fiku për të mbrojtur lakuriqësinë që i bëri DASH. Ulërit p.sh se është shkelur Kushtetuta për ngritjen e Komisioneve Parlamentare. Po sa herë janë ngritur komisione hetimore parlamentare, duke filluar nga Komisioni Ngjela për ngjarjet e ‘97 dhe deri tek i fundit për inceneratorët, të cilin Saliu e votoi kundër, dhe çfarë kanë zgjidhur në fakt? Asgjë. Më shumë kanë shërbyer si mburojë e vjedhjeve e krimeve të pushtetarëve. Saliu, i pushtuar nga deliri i madhështisë dhe “i trimëruar” nga disa të korruptuar që e ndjekin, kujton se mban monopolin e së vërtetës, por në fakt në çdo deklarim çaprashit vetëm gënjeshtra prej 30 vjetësh, të cilat iu kanë kthyer tani në boomerang. Ka deklaruar se disponon video erotike e korruptive, për pushtetarë, familjarë politikanësh, biznesmenë, por ne çuditemi pse nuk i nxjerr!? Ashtu siç na çuditi së fundi me “të vërtetat” e tij, se paska “dokumenta” për “ 6 kalimet e makinës me drogë të Edi Ramës në grupin e Xibrakës”, se “Nallbati nuk e ka goditur Sinajn”, se “gardisti ka qenë i armatosur”, e të tjera, edhe pse kamerat janë në sy të gjithë publikut. Sala i mban mend të gjitha, por pse nuk i kujtohet grushti Palokës ndaj Imamit opozitar, në sallën e parlamentit, i cili tani është bërë me prona në Bregdet? Deklarimet e tij haluçinante të kujtojnë “thikat me helm” e “çadrat pistoletë” të demonstrueseve, kur ai vrau si “burrë shteti” katër të pafajshëm. Berisha mund të na mbushte mendjen edhe me “faktin” tjetër, se Korreshi e Salanji nuk kanë hedhur tymuese, por e tradhtoi kënaqësia e këtij akti të turpshëm dhe zgjatja e pecetës Salanjit për të fshirë duart e nxira. Me faktet e të vërtetat “alla berishiançe” Saliu “mposhti” Blinkenin me gjyqin e Francës, “shpartalloi” Mbretërinë e Bashkuar, dhe tani është përgatitur “të fitojë” gjyqin ndaj z. Krichbaum, i cili jo vetëm nuk e takoi si të korruptuar, por edhe mbështeti akuzën e ngritur nga SPAK ndaj tij. Gënjeshtrës së Berishës se z. Krichbaum flet në emrin e tij personal, e rrëzoi shpejt Zëdhënësi i Grupit Parlamentar CDU/CSU, i cili theksoi : “z. Krichbaum është i autorizuar të flasë dhe të japë mesazhe dhe qëndrime në emër të grupit tonë.” “Kushtetutshmërinë” e gjeniut Sali, tani po e mbështet edhe Bardhi me “opozitarizmin” e tij të kulluar, duke shpresuar se shpejt do të bëhet Sali i dytë. Bardhi e quan të paligjshëm mbledhjen online të Konferencës së Kryetarëve, por nuk tundet nga “ligjshmëria” e zhvillimit të mbledhjes online të Këshillit të tij Kombëtar, të cilën nuk e pa dhe as e dëgjoi kush. Aktet e dhunshme në parlament të ashtuquajturit “opozitarizëm i bashkuar” në situatën e krijuar në vend, u vlejnë të dyja palëve, edhe mazhorancës së tejngopur me pushtet, edhe opozitës mjerane që nuk do ta marrë atë. E ç’u duhet pushteti shumë deputetëve të PD dhe krerëve të tjerë të opozitës, kur ata janë shpallur me kohë investitorë strategjikë e janë mbushur me pasuri gjer në grykë?! Por edhe për mazhorancën nuk ka qenë e vështirë të pastronte politikën nga ish-komunistët dhe spiunët sigurimit, për të cilin hartoi edhe një ligj që tani fle në sirtarët e parlamentit! Tani që Berishën e goditën ndërkombëtarët, ai i thotë me burrëri burgut ”hapu!” që të shkruajnë për të historianë si Ceka, se “ pas 60 vjetësh ai do të jetë Skënderbeu i dytë i këtij vendi. “ Figurën gënjeshtare dhe burracake, si dhe fundin e turpshëm të Berishës, e përcaktoi logjikisht para 30 vitesh Pashko, i eliminuar tani mafiozisht: “Ti mendon se je demokracia dhe e vërteta, por mos harro se do të vijë një ditë që do të japësh llogari, jo vetëm para zotit, por edhe ligjit”.
Më të lexuarat


Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare

Çlirimi i Shqipërisë në 29 Nëntor 1944, ditë historike, lufta partizane krenari për gjithë Shqipërinë

Esat Musliu, figurë e shquar e kinematografisë shqiptare

Një analizë e shkurtër e identitetit të Kushtetutës së Shqipërisë

Paburrëria si status social!

111 Vjetori i Pavarësisë përballë politikës dhe realitetit të sotëm
