
Çfarë po ndodh me monedhat e tjera? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro ditën e sotme

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Në shtatë ditë janë hapur pesë dosje penale për politikanët e lartë, SHBA ka nisur hetimet për Metën, Berishën dhe...

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te mesazhet dhe takimet me ish-agjentin e FBI, mediat amerikane tregojnë si funksiononte skema dhe publikojnë informacionin që mund të tronditë kryeministrin shqiptar

27 Janar 2023

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj deputetes së PS-së: Na sillni fakte dhe jo komente

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse zbarkoi në zyrën e Altin Dumanit: Çështje të bujshme që janë hapur dhe nuk mbaron këtu

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar? Ambasadorja Hohmann zbardh të vërtetën

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare", Salianji: Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet

Berisha, “kërraba” ku është varur drejtësia shqiptare

Shkruar nga Nga Ramazan Sherja 2 Dhjetor 2022

Që kur nisën punën SPAK, BKH, ILD, drejtësia shqiptare, jo vetëm që nuk arriti pritshmërinë që duhej, por ka ngecur në vend dhe në disa raste ka bërë hapa prapa. Edhe pse prej vitesh vrasjet, vjedhjet, krimi janë prezent kudo në Shqipëri, dëgjojmë të njëjtat deklarata nga organet e larta të drejtësisë: “në vjeshtë do të kapim peshqit e mëdhenj”, “çështja është në hetim”, “ne nuk flasim me llafe mediash, por sipas kallëzimeve dhe provave.”etj. Pyesim, sa zgjat një çështje në hetim, a ka një afat ligjor? Dhe nëse veprohet me “kallëzime”, shqiptarët duan të dinë se ç’bëhet me kallëzimet e depozituara prej vitesh? Po ashtu nëse “llafet e gazetave” apo, “presionet e portaleve”, janë shpifje, cenojnë dinjitetin e personit, e pengojnë punën e organeve të drejtësisë, duhet të ndëshkohen penalisht, pa i lejuar të spekulojnë me lirinë e shtypit. Pse nuk jep sqarime Prokuroria për kallëzimet ndaj Metës dhe Berishës të cilat “janë kopsitur” me fakte që i dinë të gjithë shqiptarët. Heshtja tregon qartë, se prokurorët ose janë të kërcënuar, ose janë të korruptuar. Sepse edhe kur nuk ka kallëzime, prokuroria duhet të ndërmarrë vetë hetime, për çdo dyshim që konstaton, sepse për atë punë paguhet. Kallëzimet e bëra nga T.Balla, Romeo Kara dhe I. Beqiri për privatizimin e paligjshëm të kompleksit “Partizani, dhe të CEZ-it, për vjedhjen e floririt në Krrabë dhe vrasjen e A. Hajdarit, duket se flenë sirtarëve, jo për mungesë provash, por për shkaqe të tjera më madhore. Kështu edhe për shumë çështje të tjera që populli prêt të dalin në dritën e diellit, “kazani” i drejtësisë zien e zien por nuk derdhet. Kjo ndodh sepse i tërë sistemi i drejtësisë është varur në kërrabën që ka mbërthyer në godinën e brishtë të shtetit Sali Berisha që kur mori pushtetin. Në këtë krrabë varin xhaketat me xhepat e fryra me para të pista të gjithë politikanët tanë. Në atë krrabë varen thasët e drogës, pistat e vrasjes, tragjeditë dhe krimet e çdo lloji. Berisha punoi fillimisht me një strategji të menduar mirë për të future plotësisht në dorë sistemin e drejtësisë, nga varet demokracia e shëndoshë. Ai fshiu nga sistemi gjithë gjyqtarët e prokurorët e ndershëm se “ishin komunistë” dhe hapi kursin 6 mujor të plepave, dhe kështu filluan “të bëjnë drejtësi” ish barinjtë, ish sigurimsat, pseudo të persekutuarit dhe elementë të tjerë të lidhur me krimin. Duke qenë i brumosur me metantalitetin komunist, se “drejtësinë e vendos partia”, Berisha u përpoq të shtinte në dorë e të jepte urdhra me kompetenca të plota si kryehetues, kryeprokuror e kryegjykatës. Nga pastruesja e shkollës, të mandatuarit nga populli, e deri tek ministri, mund të burgoseshin, kur t’i tekej Berishës. U ndërruan katër herë qeveritë në këta tridhjetë vjet, po “kërraba” e Berishës qëndron e palëvizur. Të gjithë politikanëve tanë u leverdis të kenë një sistem të tillë drejtësie, mbushur me të paaftë dhe të korruptuar, sepse ata i përdorin kollaj sa herë u duhen. Në këta 30 vjet demokraci janë arrestuar vetëm katër “peshq” të mëdhenj. Fatos Nano,i cili u burgos më shumë për t’i dhënë atij kredibilitet, dhe tre ministra, Skera, në 2016 për abuzime me fondet e shtetit, rreth 30 milon lekë, Tahiri për trafik droge dhe Koka për korrupsion me inceneratorët. Dënimet e tyre, sidomos të Skerës dhe Tahirit, që ranë viktimë e klaneve politike, janë qesharake para vrasjeve, krimeve dhe vjedhjeve me miliona euro që ndodhin sot nga njerëz të dy krahëve të politikës. Për ta nxjerr drejtësinë nga agonia, u votuan me hir e pahir nga 140 deputetët ligjet e atij që u quajt Veting, por Krrabë e Saliut nuk ka luajtur nga vendi. Saliu dhe Iliri u bënë pjesë e sofrës së re të drejtësisë, duke patur përfaqësuesit e tyre në organet e Vetingut. Vetingu, edhe pse betohej për anësi dhe pavarësi nga partitë, hoqi nga sistemi vetëm ata që nuk patën përkrahjen e forcave politike. Fakti që të dy krahët e politikës bëjnë sikur i kritikojnë organet e larta të drejtësisë,tregon se ajo u shërben të dyja palëve. Tani organet e drejtësisë i vijnë rrotull stelës së “lepurit”me kujdes që të mos ia prishë gjumin. Drejtësia, nëse kërkon të vendoset realisht dhe ndershmërisht në këtë vend, duhet të nisë me Sali Berishën, dhe pastaj do të shohin shqiptarët, se si do të këputet i gjithë “zinxhiri” i të inkrminuarëve, i cili ka tridhjetë vjet që shtrëngon fytin e Shqipërisë. Mali i korrupsionit ka rënduar si shumë në kurrizin e shqiptarëve,ndaj disa janë detyruar të braktisin vendin e të tjerë të bëjnë vetëgjyqësi, kurse Berisha vazhdon të vjedhë, të kthehet në akuzues ndaj të gjithë atyre që janë kundër tij, bën protesta, madje ka premtuar se ditën që do të mbahet këtu Samiti i BE, do të bëjë protestën më të madhe, për t’u treguar shqiptarëve dhe botës se ai është komunist i pamposhtur. Sa herë bën drejtësia sikur po shpërthen, një kërcënim i Berishës, është një pikë ujë e ftohtë që e tulat dhe e kthen në gjendjen e mëparshme. Prandaj po nuk u hoq kërraba që ka varur Berisha, asnjëherë nuk do të ketë drejtësi ky popull. Për këtë duhet të ngjallë shpresë edhe Brukseli, i cili këto ditë ka thirrur atje të gjithë krerët e drejtësisë dhe u ka kërkuar me këmbëngulje zbatimin e Kapitullit të 23 të Marrëveshjes së Asociim Stabilizimit për ta futur në hullirin e ndershmërisë drejtësinë shqiptare. Në Kroaci dhe Rumani, u bënë arrestime të bujshme kur u hapën katër fushat e këtij kapitulli.
Më të lexuarat


Të vonuarit dhe të dëmtuarit e elektoratit !

David Kostelancik ose fundi i alışveriş, alleshverisheve dhe “kukullave” ruse në Shqipëri!

Kryeministri Rama, alibia e gjithë dështimeve të Sali Berishës

Albin Kurti, midis akrobacisë europiane dhe diplomacisë amerikane!

Vulëhumburit...

Zgjedhjet për Berishën kanë përfunduar, manipulimi është faktuar

Eksperimenti, Asociacioni/ Bashkësia...!

A po sjell ciklon amerikan rasti McGonigal mbi Edi Ramën dhe qeverisjen e tij?

Fjala e korifenjve të letrave shqipe për Labërinë

Bardh Spahia sfidon SHBA me dengje bari, Benet Beci kërkon ta kthejë Shkodrënnë “Big Brother”!
