BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Berisha superalibi: Zgjedhjet e 14 majit i fituam, po dhjetëvjeçarët na rrëzuan!

Berisha superalibi: Zgjedhjet e 14 majit i fituam, po

Çfarë nuk është dëgjuar deri sot, gati një muaj pas zgjedhjeve të 14 majit. Fituesit i kanë mbaruar festat dhe falënderimet.  Humbësve iu kanë zënë dregëz dhimbjet nga plagët e marra në betejën me kundërshtarët. U kërkuan rinumërime dhe rizgjedhje. U bënë kontestime dhe u sollën “argumenta” e “fakte” për vaterlonë zgjedhore dhe megatrafikimin e votave. Edhe pse një stuhi propogandistike, u ngrit në qiell për gjoja manipulimin e zgjedhjeve deri tani asgjë nga këto akuza nuk është vërtetuar dhe propaganda ka dështuar. Liderët opozitarë bëjnë sikur kënaqen me shpifjet dhe regjistrojnë si fitore dështimin spektakolar dhe bojkotin masiv që shqiptarët i bënë kryefoltoristit dhe kryeiliristit Berisha dhe Meta në të njëjtën gjatësi vale, humbjen ia faturojnë jo braktisjes së mbështetësve dhe mungesës së fuqisë së tyre për mobilizimin e qytetarëve, krijimin e frymës dhe besimit për ndryshimin e peshës së pushtetit dhe kalimi nga humbjet permanente në këtë dhjetëvjeçar të liderëve opozitarë. Realiteti i parë me syzet partiake të dyshes Berisha - Meta dhe shpjegimi subjektiv për çdo humbje këtë herë e ngriti stekën në atë lartësi sa të gjithëve na habiti. Edhe akuzat kanë një cak. Shpifjet dhe argumentet po ashtu. Shqiptarët nuk janë naivë as të paditur të mos kuptojnë se sa subjektivist janë liderët opozitarë, të cilët në hallet që u kanë rënë si të ishin në një gropë thithëse e të stërmadhe , bëjnë politikë me lodra fjalësh dhe janë vite drite larg realitetit të mbështetjes së tyre nga shqiptarët. Pasi u rinumëruan kutitë e votimit të disa bashkive, ku opozita kishte dyshime të shumta se ishte vjedhur vullneti i qytetarëve, doli e kundërta. Fituesit u konsoliduan, votat nuk ndryshuan dhe humbësit humbjen e thelluan. Është pa sens kur fituesi me 60 mijë vota plus apo dhjetëmijë vota më shumë të trajtohet sikur janë gurë lumi ose gogla loje të fëmijëve dhe jo vota popullore të hedhura përmes një procesi të monitoruar që nga listat zgjedhore, identifikimi i votuesve dhe kartave të identitetit, nënshkrimit, regjistrimit, matrikulimit pas paraqitjes në qendrat e votimit dhe hedhja e votës në kuti nën vëzhgimin e rreptë të dhjetëra syve që ndjekin procesin pas kalimit të votuesve në dhomën e fshehtë. Me sa dihet asnjë kontestim nga asnjë komisioner nuk ka të shënuara gjatë nxjerrjes së rezultateve në përfundim të numërimit në qendrat e vëzhguara rreptë nga dhjetëra kamera tredimensionale. Atëherë kur ndodhi kjo gjëmë dhe a nuk kanë të drejtë shqiptarët të thonë se: Këto janë lajthitje opozitare, janë përpjekje për t’u mbushur mendjen militantëve dhe rritur besimin e tyre te lidershipi, i cili është garanti për fitore. Përmes falsiteteve dhe gjykimit se popull është e hanë këta, ne u’a mbushim mendjen dhe janë të detyruar të besojnë ato që u hedhim para këmbëve. Mospranimi i humbjes është tradicional tek ne. Nuk është rast i shkëputur dhe fenomen vetëm i “Rithemelimit” dhe opozitarëve më të rinj të PL-së. Edhe socialistët pas humbjeve kanë pretenduar për vjedhje dhe manipulim. Po ndryshe nga opozitarët tanë, kanë treguar me gisht me fakte dhe jo akuza hipotetike për të zhurmuar e justifikuar dhe mashtruar mbështetësit se ne fituam po ata na vodhën. Historiku i zgjedhjeve në këto tri dekada ka brenda vetes, shumë histori tronditëse dhe fakte që vërtetojnë masakra zgjedhore reale. Kështu zgjedhjet e majit e tetorit 1996 janë njolla më e zezë e vjedhjes së zgjedhjeve, po kështu edhe në vitin 2009 kur opozita e majtë u ngujua vetëm me një kërkesë të thjeshtë: Hapni kutitë! Po edhe kjo kërkesë u refuzua me këmbëngulje dhe forcë nga ata që pretendonin për fitore të pastër. Kërkesa e opozitës shkoi deri në Bruksel, po Sali Berisha këmbënguli për mos t’i hapur kutitë brenda të cilave gjendej djalli i zi i manipulimit. Betejë e jashtëzakonshme u zhvillua. Grevë urie nën bedenat e kryeministrisë. Takime në restorantin “Krokodili” po kutitë nuk u hapën dhe vjedhja mbeti enigmë. Deri sa u dogjën në brigjet e lumit të Tiranës me lëndë djegëse. Pikërisht këta që sot bëjnë viktimën, thërrasin me të madhe, na vodhën, na kërdisën, manipuluan, na shkatërruan  e slogane të tjera pa asnjë bazë reale. Asnjë provë apo fakt edhe sipërfaqësor nuk është sjellë përballë opinionit shqiptar deri sot. Vetëm tjerrje të akuzave që nuk kanë asnjë bazë reale, asnjë provë të vërtetë. Berisha çdo ditë i pasuron akuzat me gjetje të reja. Ai hedh në opinion lloj-lloj broçkullash që kërcasin dhe gjëmojnë pasi brenda tyre nuk ka asgjë që të provohet. Në se do kishte atëherë zgjedhjet nuk do të çertifikoheshin nga asnjë institucion nga Komisioni Shtetëror, KAS apo Kolegji Zgjedhor. Alibitë për vjedhje masive, manipulim, bien si gjethet në vjeshtë dhe humbja zbulohet si majat e maleve pas shkrirjes së dëborës. Sikur mos të mjaftonin akuzat dhe propaganda për aktet e të rriturve, Berisha më në fund hodhi në tregun mediatik  një broçkull vërtetë aguridhe, që as vetë moshatarët që akuzoi, dhjetëvjeçarët që votuan sipas tij nuk e besojnë. Berisha deklaroi më së fundi se veç votuesve shëtitës, kanë votuar fëmijë dhjetëvjeçarë! Kjo akuzë është sa për të qeshur aq për të qarë. Cili fëmijë dhjetë vjeç hodhi votën dhe në cilën njësi vendore ndodhi kjo gjëmë, e cila meriton çmimin gines ? Të akuzosh se u përdorën minorenët për të përmbysur zgjedhjet, është gënjeshtra më  e pabesueshme. Kush është ai qytetar shqiptar të besojë një akuzë të tillë, e cila kalon edhe mendjet më të sëmura? Cili është ai komision në tërë Shqipërinë të mos dallojë  një minoren nga një në moshë votimi? Akuza e votës së dhjetëvjeçarëve e bën akuzuesin vërtetë qesharak dhe objekt ironie e humor për shqiptarët  dhe ndërkombëtarët.  Po si ka mundësi kaq pak reflektim? Kaq pak analizë? Si nuk bëhet asnjë përpjekje për të parë realitetin në sy?Ditën që votova në orën 09 të 14 majit, larg nga qendra e votimit ishin një grup dhjetë dymbëdhjetëvjeçarë, të cilët në qejf të vet luanin “kush më gjen“ dhe vraponin e fshiheshin në cepat e pallateve, duke vrapuar. Asnjëri prej tyre nuk kishte në duar ndonjë copë letër me ngjyra si ato të fletëve të votimit, veç brekë të shkurtra dhe pa kanatjere. E këta dhjetëvjeçarët, të akuzuarit më të rinj po kthehen në simbolin e vjedhjes së votës si kamikazë të përdorur bga patronazhistët dhe aktivistët mavi me urdhër të Edi Ramës, kuptohet si gjithnjë. Hedhja në tregun mediatik dhe opinionin shoqëror të akuzës më absurde të tri dekadave demokraci si gjetja më gjeniale e humbjes katastrofike të 14 majit se u përdorën minorenë, tregon sa latante është demokracia dhe sa pa bazë është propaganda në lidershipin opozitar në Shqipëri. Kjo e votimit të dhjetëvjeçarëve është më e fundit akuzë për të mashtruar mbështetësit e opozitës si kryealibi se zgjedhjet e 14 majit i fituam, po dhjetëvjeçarët na rrëzuan! Me sa duket, kjo nuk është vetëm fantazi, po edhe shprehje më e thellë mjerimi, jo vetëm i lidershipit opozitar, po edhe vetë demokracisë tonë të marrë zvarrë nga ca burra që iu duket vetja superpolitikanë!