BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Bernard Zotaj kundër Alimadhit: LANÇ pati 28 mijë dëshmorë, mbi 2 mijë gjermanë humbën jetën, lufta partizane ishte e shenjtë

Bernard Zotaj kundër Alimadhit: LANÇ pati 28 mijë

Nga Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është e shenjtë mbi të shenjtat

Patrioti i madh shqiptar Dritëro Agolli ka thënë se “për mua Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është e shenjtë mbi të shenjtat. Është ndër luftërat më të mëdha dhe me ideale humane më të larta nga të gjitha luftërat. Çdo popull do të krenohej me të, pasi është harku me qemer i urës më të madhe dhe më të qëndrueshme të historisë së Shqipërisë, që lidhin dy brigje: bregun e traditës së shkuar dhe bregun e kohëve moderne. Pa këtë urë, demokracia e sotme do ta kishte të vështirë. Ai që mundohet ta rrëzojë këtë hark madhështor me qemer, rrëzon gjithë urën, bie në lumë bashkë me mbeturinat e urës, mbytet dhe bëhet ushqim i mirë për zhabat dhe qeniet e tjera të lumit”.

Ndërsa sot po fole, po diskutove, po shkrove apo po ngrite zërin për Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri është i dukshëm një fenomen, ai i përmbysjes së historisë, ku shahen dhe ofendohen ata që përkrahin komunistët dhe lavdërohen, mburren, dekorohen dhe iu ngrihen përmendore atyre që i luftuan komunistët se u bashkuan me pushtuesin. Një gjë nuk po del e plotë dhe e saktë, nuk flitet mbi bazën e dokumenteve të kohës dhe që gjenden me shumicë në arkivat tona, por edhe në arkivat e pushtuesit italian dhe gjerman, pasi Balli Kombëtar dhe Legaliteti etj., i lanë rrugëve. Dhe për dokumentet e tyre që i lanë rrugëve, përsëri kanë faj komunistët...

Tipi komunist dhe tipi ballist janë që të dy shqiptarë. Të dy u ngritën në luftë, por në kah të kundërt. Komunistët çlirimin e vendit e bazonin në luftë kundër pushtuesit, ndërsa ballistët në bashkëpunim me pushtuesin që t’i mbushin mendjen për t’u larguar nga vendi dhe për t’u dorëzuar pushtetin. Ky është dallimi kryesor dhe këtë dallim edhe sot pas gati 80 vitesh nuk e kuptojnë. Çudi. Një “ballist” i sotëm, del krenar dhe akuzon fitimtarët.

28.110 janë dëshmorët e Shqipërisë të rënë gjatë LANÇ-it

Ballistëve ende nuk u është mbushur mendja që ka 28.000 mijë dëshmorë. Si duket nuk e kanë lexuar kryetarin e Ballit Kombëtar, kur bëhej Konferenca e Paqes në Paris në vitin 1946, kur deklaronte se Shqipëria ka 32.000 mijë dëshmorë. Por e lëmë dhe këtë fakt që vjen prej deklaratave të tyre dhe po ua argumentojmë me ligje dhe gjendjen faktike të tyre. Pas çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë dhe tradhtarët, dolën një sërë dekretesh, ku mund të përmendim Dekret Ligji nr. 252 datë 27 maj 1946, shtojca nr. 323 data 4 shtator 1946, shtojca nr. 341 data 28 tetor 1946, si dhe ai i dhjetorit 1946. Kjo lidhjet me emërtimin e dëshmorëve të rënë në luftën e madhe çlirimtare të shqiptarëve. Komisioni i krijuar posaçërisht për këtë qëllim, ishte për evidentimin e dëshmorëve dhe në muajin gusht 1946 kishte shpallur rreth 2.000 dëshmorë, ndërkohë që deri në dhjetor 1946 u shpallën edhe 2.696 dëshmorë. Rrethanat e rënëve gjatë LANÇ-it u specifikuan dhe u ligjëruan sipas legjislacionit të kohës.

Është fakt se Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihma Humanitare dhe Rehabilitimin (UNRRA) në përcaktimin e të vrarëve dhe dëmeve materiale gjatë Luftës së Dytë Botërore në Europë, për Shqipërinë ajo ka arritur në përfundimin se “Humbjet njerëzore në Shqipëri ishin 28.000-30.000 vetë”, ndërkohë që flitej për humbje jetësh njerëzore dhe jo për dëshmorë. Gazeta “Bashkimi i Kombit” organ zyrtar i Qeverisë Kuislinge, nën pushtimin gjerman, në editorialin e datës 22 tetor 1944, vetëm pak ditë pa u çliruar Shqipëria, me titull “Mjaft më!” ku ndërmjet të tjerave thekson: “…që kur shkeli Italia në vendin tonë, më 7 prill 1939 e gjer më sot, janë vrarë në veprime luftarake kundra okupatorit, ose për pasojë të luftës që prej të huajve është zhvilluar në tokat tona, njëzetetetë mijë (28.000) shqiptarë”. Por, pikat mbi “i” i vendosi dekreti nr. 4558 datë 18.10.1969, “Mbi Dëshmorët e Atdheut” (sipas Gazetës Zyrtare nr. 19/1969) dhe menjëherë pas tij edhe Udhëzimi i Presidiumit të Kuvendit Popullor nr. 737, datë 18.10.1969, “Mbi dëshmorët e atdheut dhe varrezat e tyre”, që realisht është më i ploti që dilte prej vitit 1922. Por edhe pas shpalljes së mijëra dëshmorëve në rreth dy dekada, regjistri i vetëm ligjor dhe që mbështetet në dokumentacionin arkivor është libri “Dëshmorët e Atdheut”, i cili u publikua mbi bazën çfarë ishte shkruar e dokumentuar në arkivat e letrat shqiptare të pothuaj më shumë se gjysmëshekulli, në vitin 2012. Ndërkohë që në fakt të deklaruar zyrtarisht dhe në dokumenta të historiografisë shqiptare flitet e shkruhet gjerësisht për 28.110 dëshmorët e Shqipërisë, që janë vetëm të rënë gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ku 9.470 janë dëshmorë të shpallur sipas dokumenteve ligjore të shtetit; 6.436 janë shtetas antifashistë shqiptarë të pushkatuar nga nazifashistët e bashkëpunëtorët e tyre; 12.204 shtetas shqiptarë janë të asgjësuar në njëzetë e tre kampet gjermane, për të cilët shteti gjerman ka paguar dëmshpërblim; 50 shtetas shqiptarë janë të asgjësuar në kampet në Greqi (pa varre); 50 shtetas shqiptarë janë të asgjësuar në kampet në Itali (pa varre); 351 shtetas shqiptarë janë të asgjësuar në kampin e Mathauzenit (pa varre); 32 shtetas shqiptarë janë të asgjësuar në kampin e Aushvicit në Poloni (pa varre); 168 shtetas shqiptarë janë të asgjësuar në kampin e Prishtinës (pa varre); 162 shtetas shqiptarë janë të asgjësuar në kampin e Zemunit në Jugosllavi (pa varre); 144 shtetas shqiptarë janë të asgjësuar në kampin e Bitolës në Maqedoni (pa varre); 27 shtetas shqiptarë janë të asgjësuar në kampin e Strugës në Maqedoni (pa varre), si dhe në kampet e tjera shfarosëse.

Statistikat flasin për shumë italianë e gjermanë të vrarë

Është e vërtetë së gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ka patur 24 brigada sulmuese, 8 divizione sulmuese dhe 3 korparmata, por gjithashtu ka pasur dhe një prapavijë të fuqishme, ka pasur komanda qarku dhe vendi, forca territoriale vullnetare (çeta dhe batalione), roja partizane, të cilat formonin pushtetin ushtarak në zonat e çliruara dhe që vepruan gjatë gjithë luftës. Shuma e këtyre formacioneve së bashku me brigadat sulmuese shkonte deri në 70.000 luftëtarë. Kjo është me dokumente dhe këtë se lëviz më topi nga vendi.

Në një dokument gjerman, por të cituar nga historiani Marenglen Kasmi, deri në fundin e janarit 1944, janë 2.239 të vdekur, 634 të plagosur, 8.132 dezertime si dhe 5.215 robër lufte. Ndërsa në luftën për çlirimin e Tiranës “sipas raportimeve të Grupi luftarak “E” të Forcave Tokësore, në periudhën 10-20.11.1944, janë 1.600 burra të vrarë, të plagosur dhe të humbur. 50% e tyre i përkasin Grupit luftarak Steyrer gjatë luftës në rajonin e Tiranës...”. Ndërsa për ta ditur nga komunistët në historinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare jepet një numër prej 2.000 vetash dhe 500 të plagosur etj., shifrat nuk përputhen, por afrohen. Në botë të gjitha ushtritë ku kanë zhvilluar luftime dhe beteja kanë tendencën për të rritur të vrarët e kundërshtarit dhe pakësojnë humbjet e tyre... Por, përsëri studiuesi Marenglen Kasmi që ka studiuar në Gjermani për histori ushtarake, sjell edhe një fakt se humbjet e gjermanëve në Ballkan nga data 22.06.1941 deri më 31.03.1945 janë 105.098 nga të cilët 2.472 oficerë. Ndërsa gjatë periudhës 14 mujore të pushtimit gjerman në Shqipëri janë rreth 2.400 ushtarë gjerman të vrarë dhe janë identifikuar 1.800 prej tyre. Sa për kulturë duhet studiuar dhe libri i Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ku dhe pushtuesit italianë kanë marrë të vrarët e tyre. Besoj se i kupton mirë këto statistika.

Shkruani historinë tuaj të nderuar ballistë

Përfaqësuesi i Ballit thotë sot se “komunistët kanë manipuluar historinë”. Nuk të kundërshtoj, se dhe kështu si thoni ju mund të jetë e vërtetë. Po sillni dokumenta dhe fakte që të hedhin poshtë ato që kanë shkruar komunistët. E kam thënë dhe po e theksoj se ju ballistë nuk jeni në gjendje të shkruani historinë tuaj të ndritur. Patët kohë, që nga koha kur ishit në Amerikë dhe deri më sot, por ende nuk kini një histori zyrtare të BK. Në Akademinë e Forca e të Armatosura gjendet një studim mbi organizimin luftarak të Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por deri më sot askush prej organizatës së Ballit apo edhe anëtarë, nuk ka marrë mundimin ta lexojë, e jo më të promovoni vlerat që ju patët në organizimin luftarak të kësaj force. Në këto 30 vite ngelët duke sharë partizanët, dëshmorët, heronjtë dhe veteranë, e nuk u ulët një herë të studioni historinë tuaj.

Ata që ju prunë me ardhjen e sistemit të demokracisë duhet dhe t’ju kishin mësuar për të shkruar historinë, por historia juaj është histori e tradhtisë, e kolaboracionizmit, e bashkëpunimit me pushtuesin dhe jo histori e luftës. Kështu që dhe kini të drejtë që nuk e kini shkruar se do të turpëroheshit. Ndaj dhe kryetarët tuaj si në luftë dhe sot në sistemin e demokracisë nuk orientohet dot drejt vlerave kombëtare. BK është orientuar që në zanafillë, të bashkëpunojë me pushtuesin dhe sot të shajë ata që luftuan pushtuesin, por e keni gabim, jeni në shkelje të ligjeve. Si mund sot të thuash që paguhen “veteranë nga taksat e shqiptarëve duke mos qenë të tillë”. Ju shtroni problemin që luftë nuk ka pasur, partizanë jo, veteranë jo, ndaj ngelet që këtu në Shqipëri si dje dhe sot ka vetëm tradhtarë, ballistë, legalistë etj., pra doni të lartësoni figura si Mit’hat Frashëri dhe kompani që hëngrën në një çanak me pushtuesin. Për hajër ju qoftë! Ka ngelur t’i ngrini një shtatore Mit’hat Frashërit, bëjeni dhe këtë e do të jeni të nderuar para popullit shqiptar.