BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x
BREAKING NEWS

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në gusht, surprizat që na presin javën e ardhshme dhe kthesa e madh pas datës 15

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do
x
BREAKING NEWS

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas ‘bombën’ për Ilir Metën

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas
x

Opinion / Editorial

Besim tek vetja! Asnjë “revolucion social” nuk ka për të ndodhur!

Besim tek vetja! Asnjë “revolucion social” nuk ka për

Është një nga temat më të debatueshme në shoqërinë e sotme shqiptare, herë e gjykuar drejt dhe shumë herë për arsye të caktuara historike, kulturore dhe individuale e paragjykuar. Kjo çështje lidhet me mënyrën si i konceptojmë dhe i lidhim instrumente të tilla sociale, me rëndësi për jetën njerëzore sikurse është raporti i ndryshuar i njeriut në shoqërinë e sotme me veten, vetminë sociale dhe raportet me shoqërinë. Këto instrumente kanë pësuar spostime ontologjike dhe kanë ndryshuar kahun e vlerësimit tradicional supersocial e kolektivist. Shpesh herë zënë vendin ose e spostojnë njëra-tjetrën në vlerësimin e ndryshuar të sistemit të vlerave në shoqërinë e sotme postmoderne shqiptare. Është e vërtetë që në pamje të parë, duket se jeta e njeriut zhvillohet në një shoqëri të paqëndrueshme dhe të sipërfaqshme. Madje duket qartë që jetojmë në kohën e pasigurisë, kur jeta bazohet në ekuacionin paradoksal, sipas të cilit në kohën e sotme nuk mund të jesh në të njëjtën kohë i “lirë nga vetja” dhe i mbrojtur dhe i “sigurt nga shoqëria”.         Shumë nga paradigmat e së kaluarës, me të cilat kemi vlerësuar dhe rivlerësuar marrëdhëniet vetjake, interpersonale e sociale, kanë ndryshuar kuptimin, vlerën, formën. Mbi të gjitha, në kushtet e largimit të metanarrativave të mëdha ideologjike e morale të së kaluarës, që përcaktonin skakierën e vendodhjes së vlerës së vetes, vetmisë dhe shoqërisë, këto raporte kanë një fenomenologji krejt të ndryshuar, në vlerësimin e sotëm individual dhe kontekstual. “Revolucioni individualist”, prirja e zgjerimit të sjelljeve personale të njerëzve në shoqërinë tonë, janë bërë veti thelbësore. Ato e kanë pothuaj “përmbysur” mënyrën si i e kemi parë dhe vlerësuar veten, vetminë dhe statusin e të qenit i vetmuar. Janë tre gjendje sociale që ndeshen shumë shpesh në jetën e njeriut dhe shoqërisë shqiptare në kohën postmoderne.                        

Ato janë gjendje sociale të zakonshme por që kanë përjetime dhe ndikime emocionale, personale e sociale shumë të forta, shpesh herë tronditëse dhe me pasoja evidente në luftën për sigurimin e ekzistencës, stabilitetit dhe ekuilibrit njerëzor. Është një nga dilemat e vështira për t’u shpjeguar dhe kuptuar nga që tendenca sociale për vetmi, thellimi i gjendjes së vetmisë dhe statusit të njeriut të vetmuar, dikur një situatë sociale e përjetuar rrallë për shkak të socialitetit të tepërt dhe lidhjeve njerëzore të shumta polivalente, tani gradualisht ky trekëndësh ekzistencial jo vetëm është i lidhur me natyrën e shoqërisë postmoderne por dhe me statusin individual e të personalizuar të jetës së njeriut.

Por çfarë vendi zënë ato në skakirën e vlerave dhe antivlerave që shqetësojnë shoqërinë shqiptare? Sa të dobishme dhe me vlerë pragmatiste është një qëndrim i ri dhe i ekuilibruar midis anës pozitive dhe negacionit që mbart trekëndëshi midis vetes, vetmisë dhe qenies i vetmuar. Cili është vendi që ato zënë në kulturën e jetës urbane, si e sendërton njeriu këtë anë ontologjike të “vetes” me pjesën e komportimit social dhe nevojës së pashmangshme të lidhjeve e determinimeve sociale? Padyshim, është e sigurt që në çfarëdo lloj mënyre ta bëjmë diagnostikimin e fenomeneve të reja sociale, që gjithnjë e më shumë e në mënyrë të natyrshme, shfaqen me intensitet të shtuar në shoqërinë shqiptare, sikurse janë shqetësimet thelbësore që vijnë nga korrupsioni dhe shkelja e ligjit, krimi, dhuna në familje, përdorimi i zgjeruar i drogës dhe alkoolit, divorci, bullizmi, etj, besoj se tashmë kanë dalë në evidencë shumë problematika, që herë shfaqen me pozitivitet e herë me negacion social, që lidhen pikërisht me mënyrën si ndërtojmë raportet me “veten”, “vetminë” dhe statusin e njeriut në kushte sociale të vështira, për shkak të mbetjes i margjinalizuar nga shoqëria dhe që përjeton sindromën, pasojat e pakëndshme e tragjike të vetmisë. Pavarësisht statistikave e peshës si dukuri sociale në zgjerim, vetmia, zgjerimi i epidemisë së njerëzve që për shkaqe të natyrave të ndryshme biologjike apo sociale, mbeten “vetëm” dhe duke mos qenë në gjendje të gjejnë piketat e statusit të ri, përfundojnë të vendosur në “cep të shoqërisë” duke mbetur pa orientim, në abstinencë me marrëdhëniet sociale apo në kornizat e një jete tërësisht të vetmuar.

Analiza e situatës së këtij grupi social, pavarësisht nga mosha (kjo dukuri përfshin kryesisht të moshuarit por nuk përjashtohen as të rinjtë e paorientuar që vuajnë nga individualizmi ekstrem, narcisizmi, pafuqia për t’u përballuar me sfidat e jetës, etj), tregon se në shoqërinë shqiptare, vetmia po dhe statusi i njeriut të vetmuar po zgjerohet. Duke u shoqëruar me të gjitha shqetësimet ekzistenciale, pasojat e pakëndshme dhe rreziqet eminente të saj. Shoqëria po përballet jo vetëm me njerëz që e përjetojnë këtë ndjenjë individualisht dhe që ndihen apo janë të izoluar, por tani po bëhen dukuri sociale gjëra të tilla sikurse janë grupe njerëzish (mbase akoma nuk mund të flasim për shtresa sociale) të përfshira nga qenia të vetmuar, një situatë kjo e lidhur, e bashkëshoqëruar me ndjenjat e vazhduara të panikut, ankthit, frikrave sociale, etj.               Këto situata individuale të ndërlikuara që lidhen me ekuacionin e trekëndëshit social “vetja, vetmia, i vetmuar”, që gradualisht po masivizohen, duke u kthyer në dukuri sociale me shtrirje dhe intensitet në rritje, kanë efekte evidente materiale, psikologjike, shpirtërore e sociale. Nganjëherë të shoqëruara me ndjenja të thella të pesimizmit, mungesës së frikshme të besimit tek vetja dhe energjitë personale, të shoqëruara me gjendje dëshpëruese që në disa raste kanë shpënë fatkeqësisht deri në vetëvrasje. Pikërisht duke parë këtë “anë të errët” që ka të bëjë me negacionet e njohura e të pranuara të vetmisë, statusit të njeriut të vetmuar, gazetari i njohur amerikan Terry Anderson shkruan se “Unë do kisha preferuar shoqërinë e njeriut më të keq në vend të vetmisë së plotë”. Unë mendoj se na duhet një optikë ndryshe, e përputhur me imperativët e kohës postmoderne, liberale e individualiste, kur bëjmë vlerësimin pozitiv apo negative të rolit që luan njeriu individualisht në ndërtimin e marrëdhënieve midis vetes, vetmisë dhe statusit të njeriut të vetmuar. Në fakt ato janë tre gjendje me shumë rëndësi për formimin e identitetit individual të njeriut Dhe sikurse thotë me shumë të drejtë filozofi i shquar Jacques Derrida, njohës i shkëlqyer i moduleve të jetës postmoderne, “njeriu dhe identiteti i tij nuk mund të mendohet me mënyrën e vjetër”. Ne si shoqëri nuk e kemi të lehtë rindërtimin e një statusi të ri, pozitiv dhe të integruar midis vetes dhe raporteve të natyrshme me shoqërinë dhe vetminë. Shpesh herë hallkat e trekëndëshit ekzistencial “vetja, vetmia, i vetmuar” humbasin kohezionin, masën e duhur të vlerave pragmatiste e dobiprurëse për jetën e njeriut, duke bërë devijanca të frikshme, që kanë pasojë gjendjen e vetmisë apo margjinalitetit social. Një gjendje që vetëm ta artikulosh me fjalë është e frikshme dhe që ta përjetosh është pothuaj tragjike.

Kjo situatë ka arsyet e veta historike e aktuale, nga që kemi pasur një të kaluar të fortë kolektiviste, me jetë supersociale e hapësira tejet të ngushta për individualitet. Shoqëria tejet e madhe dhe grandomania sociale nuk lejonin ekzistencën e një jete me strukturë vetjake të “mbyllur”, të konsoliduar. Kjo është arsyeja që edhe pse shoqëria shqiptare po progreson drejt formatit liberal-individualist, akoma në një masë të konsiderueshme e kemi më të udhës, të mbivlerësojmë konturet e vjetra të “kazermës sociale” të së kaluarës dhe të blasfemojmë statusin e ndryshuar të individit, nevojën për hapësirë private e “vetmi produktive”. Kjo prirje shfaqet në qëndrimet që na kanë mësuar të besojmë më shumë tek shoqëria dhe më pak tek vetja. Ka njerëz që akoma shikojnë anën e errët të saj, duke mohuar vlerat e saj për ndërtimin e individualitetit dhe nevojat e shfaqjes së diversitetit social dhe individualizimit të përveçëm.                   Ndërkaq, njerëzit tanë që kanë lindur pas viteve 90-të dhe jetojnë në kushtet e shoqërisë postmoderne, bazuar në parimet e ndërthurura të shoqërisë liberale të individualizmit, hapësirës personale dhe pronës private, e kanë të vështirë të kuptojnë shoqërinë e dikurshme kolektiviste, superhumaniste, antivetmike, në të cilën hapësira sociale dhe prona ishin gjëra të përbashkëta dhe kur edhe identiteti i njeriut, ishte më shumë kolektiv dhe më pak individual.

Ne nuk mund të jemi naivë apo të nanurisemi me moralin e “strucit social”. Jetojmë në kohë të reja, kur koha e “shoqërisë së madhe” po ja lë vendin “shoqërisë së vogël”, që ka në qendër të saj njeriun që vlerëson dhe vetëvlerëson “veten” dhe individualitetin e tij. Njerëzit kanë nevojë të kuptojnë se jetojmë në kohën e sfidës ndividuale, kur “fati i njeriut” do mund të ndërtohet dhe do ketë sukses, duke njohur të vërtetat e shoqërisë aktuale, por sidomos të asaj që po vjen, e cila me sa duket do jetë gjithnjë e më shumë e anonimizuar dhe e desolidarizuar. Në këto kushte njerëzit nuk kanë nevojë të ushqehen me “utopi” apo të frymëzohen me iluzione të kota, për ndonjë revolucion social në marrëdhëniet e njeriut me veten dhe shoqërinë…