BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Opinion / Editorial

Beteja epike e numrave

Beteja epike e numrave

Të gjithë kemi dëgjuar për beteja me karkter ushtarak. Revolucione që kanë ndryshuar botën. Beteja mes ushtrive, siç cilësohen. Janë me mijëra të zhvilluara, të cilat i kanë dhënë drejtim rrjedhave të historisë, kanë krijuar kushtet për kalimin nga një rend në një rend tejetër shoqëror qysh nga fillesat e krijimit të njerëzimit. Beteja me përmasa të mëdha, kryqëzata e luftra me pasoja katastrofike mes perandorive, shteteve, grupeve shoqërore, mes të keqes dhe të mirës. Pas çdo beteje kanë ndodhur ndryshime të jashtëzakonshme, të cilat e kanë shtyrë shoqërinë përpara, por e kanë frenuar edhe në vend. Përcaktuar kjo nga qëllimi i tyre dhe përmbajtja që ka zotëruar këto ndeshje. Sot jetojmë në kohët moderne.Betejat vijojnë, ndryshojnë nga forma e përmbajtja, palët e përfshira në to, duke u dhënë përmasa të mëdha apo shkaktuar rreziqe të shumta. Këto janë, si të thuash, beteja të njohura, të lexueshme, që kanë shoqëruar historinë e njerëzimit dhe kanë zënë vend në memorien e shoqërisë. Në ndryshim nga betejat klasike, sot në Shqipëri, jemi duke përjetuar betejat e numrave, shifrave, tipizuar kjo lloj beteje në luftën e brendshme, që zhvillohet mes palëve të Partisë Demokratike, që është opozita më e madhe në Shqipëri. Që të ketë kundërshti dhe debate mes forcave politike dhe brenda tyre, kjo nuk është risi origjinale shqiptare. Po më së fundi, është duke u zhvilluar beteja e përditëshme për të arritur numrat e nevojshëm në sfidat pokitike. Është dukshëm më e theksuar kjo brenda radhëve të Partisë Demokratike. Po bëhet më shumë se një vit që nga momenti i shpalljes non grata të Berishës nga DASH, që lufta brenda PD ka hyrë në faza dramatike. Kemi dy PD, pavarësisht nga emërtimi që kanë.” Rithemelimi” dhe PD zyrtare. Ajo që është përcaktuese është beteja, kush ka shumicën e anëtarësisë. Kush zotëron dividentin e mbështetësve dhe cila pjesë është legjitime. Pas sherreve që shpërthyen me përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar e PD e tërë lufta u zhvlillua pikërisht se cila pjesë kishte shumicën dërrmuese të anëtarësisë dhe mbi të gjitha, kush do sundonte deputetët, të cilët shihen si insitucioni që i jep forcë pjesës që ka në radhët e saj shumicën. Pasi lanë duart me Bashën, duke e larguar nga kryesimi i PD dhe zëvendësimi i tij me kryetar të deleguar në pjesën zyrtare të kësaj partie, lufta u ashpërsua dhe përpjekjet u sofistikuan. Beteja që zhvillohet është më e veçanta, krahasuar me gjithë të tjerat. Është beteja epike e numrave. Palë janë dy pjesët e PD. Nga njëri krah, “Rithemelimi” me Berishën në krye dhe përballë pjesa zyrtare me Alibeajn.Të dy palët e zhvillojnë betejën me një synim të vetëm. Kush do zotërojë shumicën e deputetëve. Për të siguruar numrin përcaktues, kanë zbritur në fushëbetejë të gjithë drejtuesit e dy pjesëve të PD. Krahas përpjekjeve për të demonstruar epërsi me numrin e anëtarësisë mbështetësve të secilës palë për të treguar se pjesa e drejtuar nga Berisha deklarohet se partia është ligjërisht e tyre pasi e kanë fituar me gjykatën e shkallës së parë. Pala tjetër me Alibeajn, këmbëngulin se partia është padiskutim e tyre  dhe pretendimet e Berishës janë të pabaza, janë përpjekje për t’iu thënë militantëve se partia është e tyre dhe pjesa tjetër nuk i ka numrat, përkundrazi po humbasin përditë deputetë që i bashkohen grupit të Berishës. Të dyja palët në betejën epike të ndryshimit të numrave dhe sigurimin e pjesës më të madhe për të noterizuar partinë, duke e paraqitur palën përballë pa asnjë mbështetje. Pikërisht për të arritur këtë objektiv, aksionin e ka marrë në dorë vetë Sali Berisha, i cili drejton një operacion në front të gjerë. Qëllimi është të tërheqin deputetët që deri tani nuk i janë bashkuar “Rithemelimit”. Pengesa e vetme për të arritur përmbysjen e numrave të deputetëve shihet kryetari i grupit parlamentar të PD, Alibeaj. Për të arritur këtë objektiv  në lojë është futur i telekomanduar,deputeti Salianji, i cili edhe pse mbështetës deri dje i PD zyrtare dhe një nga kështjellarët që u shqua si qëndrestar me hu në dorë për të goditur sulmuesit e udhëhequr nga Berisha për të pushtuar selinë e PD-së, vetëm një vit më parë. Aktualisht, Salianji, kërkon të fitojë kryesimin e grupit parlamentar të PD-së, duke zeruar grupin e Alibeajt. Pikërisht për këtë, lufta brenda PD ka hyrë në një fazë vendimtare. Beteja për epërsinë e numrave ka historik jo të shkurtër. Pothuaj në mënyrë ciklike, përpjekja për të marrë më shumë numra, duke e kthyer në luftë pa moral, i ka shoqëruar të gjitha forcat tona politike. Kështu ka ndodhur me PS me LSI, sot PL dhe gjithë partitë e tjera. Partia e Lirisë, është  pothuaj në krye të kësaj beteje pasi është shtuar dhe mpakur, thjesht nga zhvendosja e numrave, duke e konvertuar partinë nga organizëm i gjallë njerëzor në lista shifrore. Herë nga e majta, pastaj nga e djatha, duke u shtuar me mijëra numra dhe duke i humbur më vonë nëpër labirintet e kombinacioneve që kanë ndërmarrë krerët e kësaj partie në aleanca e bashkëpunime konjukturale me qëllimin e vetëm të grabitjes numerike nisur nga aksioma se janë numrat që përcaktojnë peshën e partisë dhe jo idetë, ideologjitë apo parimet mbi të cilat lëviz një parti në demokraci. Po sot blerja dhe zhvendosja e numrave, lëvizjet tektonike me qëllim zgjerimin e shtimin e mbështetësve për çdo organizëm partiak, beteja është e veçantë në dy polet e PD.  Gjithçka tjetër për të cilat bëhet zhurma është thjesht manovër për të larguar vëmendjen nga aksioni kryesor, ai i thithjes së numrave, kapërcimi nga skaji Alibeaj në skajin Berisha. Është i vetmi institucion, ai i grupit parlamentar, që nuk është vënë ende nën kontrollin e Berishës. Po të shikosh lëvizjet, të dëgjosh deklaratat dhe akuzat nga të dy palët, ku çdo nismë e njërës palë akuzohet si flirt me Ramën, si lojë e tij, vepër e ideuar nga ai, kupton se të dy palët e PD, janë nën frustim dhe gati në ethe. Ç’punë ka Rama me numrat e deputetëve dhe merkaton e tyre? Atij i intereson më shumë se gjithë deputetët demokratë të zgjedhur me votën e popullit opozitar, lëvizja e deputetit Çela të PL i zgjedhur në Shkodër. Deputeti, Çela, është në ekuivalencë me tërë deputetët në merkato që vijnë dhe ikin mes poleve të pjesëzave të PD. Të tjerat janë deklarata për propagandë, ashtu siç është edhe beteja më e re e shifrave që llogarit Berisha si i fituari në rrjetet sociale që ka mundur Edi Ramën dhe u kërkon kompanive ta ndëshkojnë. Asgjë nuk është më e rëndësishme për lidershipin e “Rithemelimit” se fitorja e numrave, zhvendosja e tyre drejt polit të vet. Gjenden përpara ditës së gjyqit të Apelit, ku nga Berisha dhe ortaku Meta, deklarohet në se gjykata nuk u jep vulën atëherë do ketë revolucion. Po deri sa të vijë dita e revolucionit, një tjetër revolucion është duke u zhvilluar me të gjitha armët dhe format: Është revolucioni i shifrave dhe numrave në të gjitha hallkat e Partisë Demokratike. Sot beteja epike dhe tragjike është drejtuar nga kështjella e grupit parlamentar. Sa kështjellarë deputetë do lënë bedenat tek pjesa e kështjellës së Alibeajt për të kaluar në pjesën e Berishës? Dhe beteja vazhdon deri sa shifrat në oborrin Berisha të shënojë shumicën. Vetëm atëherë do dëgjojmë lajmin e madh: - Beteja e shifrave përfundoi: Sali Berisha, shumicën e deputetëve e importoi. Grupin parlamentar e fitoi!