BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Beteja pro dhe kundër negociatave, viktimë mbetet Shqipëria

Beteja pro dhe kundër negociatave, viktimë mbetet Shqipëria

Më tregoni një politikan të frontit të bashkuar opozitar, lider, veprimtar të zakonshëm, periferik të PD, LSI, republikan, demokristian, agrarist, ballist, të ketë deklaruar njëherë të vetme se: -Shqipërisë duhet t`i çelen negociatat! BE, parlamentet e vendeve të unionit është mirë t`i hapin vend në tryezë Shqipërisë! Mund të ketë ndodhur që ndonjëri të ketë larë gojën me një deklaratë të thatë se “Europa është mirë t`i pranojë shqiptarët”. “I bëhet mirë Shqipërisë dhe popullit me çeljen negociatave”. Vetëm kaq. Kjo është dukja. Shfaqja e jashtme. Ana sipërfaqësore. Realiteti, përpjekjet e ethshme, zhurma, veprimtaritë anti qeveritare, protestat permanente, të vogla, të mëdha, bllokimet e punimeve të parlamentit, pushtimi i podiumeve, video-konferencat drejtpërdrejt nga salla e demokracisë së popullit, në facebook, lobimet me miqtë në shtete të ndryshme të Europës, veçanërisht ato që anojnë nga JO-ja, flasin për një betejë opozitare në kahjen e kundërt të interesave të kombit shqiptar. Në këtë drejtim po, opozita është totalisht e angazhuar. Shkëlqen me mohimin e vet. Ka shënuar kulminacione për Gines. Nuk ka kursyer asgjë. Me fjalime bombastike. Me revolta. Deklarata nxirëse. Sharje e anatemime. Gjithë këtë propagandë të ethshme, luftën që bën, e ambalazhon me alibinë se qeveria e sotme është e padenjë të na çojë në Europë. Nuk e meriton këtë privilegj. Në vështrimin opozitar gjithçka sintetizohet te qeveria. Asaj i faturohen fitoret. Edhe dështimet. Madje edhe ndëshkimet. Dhe që të zgjidhet ky ekuacion i vështirë, ka vetëm një mënyrë sipas ideologëve opozitarë. Dorëzimi i pushtetit në tavolinë nga Rama. Ngjitja në fron e opozitës. Lëshimi i pushtetit, Bashës, Kryemadhit, Nokës, Ndokës, Vasilit, Bylykbashit, Salianjit dhe burrave të partive minore, që anëtar të vet kanë një deputet. Për ta arritur këtë objektiv, PD edhe LSI, mbështetur nga zërat më të afërt të tyre, ata që bëjnë tellallin nga mëngjesi në mëngjes, duke anatemuar e përbuzur gjithçka, i kanë vënë detyrë vetes që qershorin ta shndërrojnë muaj të betejës finale. O sot, o kurrë! Filozofia udhëheqëse e opozitës se po kaluan këto ditë pa revolta, pa nxirë dhe sterrosur politikën shqiptare, pa denigruar deri në kockë mazhorancën në pushtet, pa demaskuar qeverinë e ministrat, një nga një dhe në bllok, atëherë opozita e quan dështim personal. Humbje e llogarisin pranimin. Fitore e noterizojnë refuzimin. Nuk do guxonim të bënim një kritikë të vetme nëse vetëm një nga liderët tanë opozitarë do kishte një qëndrim më të moderuar. Nëse dikush nga rradhët e saj do shfaqte një vullnet minimal për t`i dhënë një mbështetje edhe modeste vullnetin të palëkundur të shqiptarëve në këto 28 vjet demokraci për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Opozita është pjesë e jona. Është indi i organizmit shqiptar. Dhe do ishte teprim nëse do përdornim cilësime, që ata vetë i përmendin çdo ditë për qeverinë. Nëse do huazonim fjalorin e tyre do t`i konsideronim antikombëtare qëndrimin refuzues për çeljen e negociatave. Kjo do ishte një akuzë e rëndë. Opozita në rrugëtimin e gjatë të integrimit në pushtet dhe opozitë ka shkruar historinë e saj, ka arritjet të padiskutueshme. Në ecurinë e vendit tonë drejt Europës dhe pranimit në NATO. Qëndrime, që deri sot kanë qenë për afrim me perëndimin. Për ecurinë drejt progresit. Po sot çfarë po ndodh me opozitën tonë? Ka humbur orientimin? I është çorientuar busulla? Ka rrëshqitur në strategji, që vlerësojnë më shumë pushtetin se atdheun? Llogarit si fitore të kundërshtarit politik në pushtet hapjen e negociatave? E quan dështim të taktikave të veta dhe humbje të kredibilitetit dhe sfumim të kauzave nëse hapen negociatat? Apo gjykon se vetëm opozita është e denjë për ta orientuar dhe çuar vendin tonë në Europë? A mund të justifikohet një veprim i tillë me inatin dhe hakmarrjen ndaj Edi Ramës? Kujt i bëhet dëmi më i madh një individi, qoftë edhe kryeministri, një grushti pushtetarësh, apo miliona shqiptarëve nëse ngecin aspiratat shekullore të shqiptarëve? Dhe e fundit, ku do ndihej më mirë opozita, në një mjedis ku kontrolli nga Europa do të ishte më i thellë dhe më i gjerë, dhe reformat do të zhvilloheshin me shpejtësi dhe në kuadër të legjislacionit të BE-së, apo duke qëndruar jashtë oborrit europian? Logjika ta do se më mirë, më e sigurtë, më e garantuar ata dhe vetë Shqipëria do ishin në oborrin e Europës. Gjithçka tjetër është iluzion. Dhe fitore me këtë logjikë nuk ka për askënd. As për qeveritarët. As për opozitarët. Popullin, jo dhe jo. Po pse liderët tanë opozitarë, individë, që kanë drejtuar shtetin për vite me rradhë, që kanë 28 vjet në parlament, personazhe të rëndësishme të medias, opinionistë të njohur, gazetarë të spikatur sikur luten ditë e natë që Shqipëria të ngeci para portës së negociatave? Përse ky entuziazëm për të keqen e vendit, kur duhet të ishte opozita, ajo që të udhëhiqte politikat për arritjen e këtij objektivi me rrezatim kombëtar? Ta cilësosh keqdashje deklaratën e opinionistit Lubonja mes shumë të tjerave, se do çuditej nëse Bundestagu gjerman do hapte negociatat është fare pak. Po jo vetëm ai. Kampet politike në vendin tonë fatkeqësisht janë rreshtuar ballëpërballë. Në betejën për jetë a vdekje. Njëri kamp është rreshtuar në njërën anë të arenës dhe lufton fort për pranimin. Është fronti i kauzës pro negociatave. Bërthama e këtij fronti janë qytetarët shqiptarë brenda e jashtë vendit. Janë shqiptarët që jetojnë në kontinentet e botës. Njerëzit e shquar, që bëjnë epokë me zërat e tyre, me tingujt e violinës e kitarës, aktrimin, shkëlqimin në biznes, piktorët e mëdhenj, ata që bëjnë politikën, operën, këngën, futbollin, djem e vajza, që ulen në universitetet më të shquara të botës që nga “Harvardi” deri në Oxford. Janë bijtë tanë që ruajnë lirinë e jetën e popujve në Irak, Afganistan. Kudo që duhet kontributi i tyre. Është shoqëria civile. Është rinia me optimizmin e pashtershëm. Janë të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë. Janë shumica e deputetëve dhe qeveritarët, të cilët e kanë detyrim përpjekjen për ecjen drejt BE-së. I keni parë si vrapojnë nga kancelaritë në shtetet e ndryshme të BE-së. Kontaktojnë, tregojnë për reformat e ndërmarra. Arritjet dhe pësimet. Atë që është bërë dhe problematikat në të cilat ballafaqohet vendi ynë. Shqipëria nuk ka ç`të fshehë. I dinë plagët e veta. I njohim mangësitë. Atë që është mirë dhe problematikat nga e cila vuan shoqëria jonë.

Të shumtë janë armiqtë e shqiptarëve. Nga papunësia tek varfëria. Nga korrupsioni tek trafiku i drogës. Po nuk mund të mohohet lufta për të çrrënjosur kanabisin. Ka dy vjet që parcelat e mbjella numërohen me gishta. Që territori është nën kontroll. Bandat e krimit dhe pasuritë e vendosura përmes rrugëve të pandershme, që janë hequr nga harta e vendit tonë. Këto arritje nuk mund të fshihen. Nuk mund të mbyllen sytë dhe as të zëvendësohen me politikat dashakeqëse dhe përpjekjet për të errësuar gjithçka. Fatkeqësisht, ndryshimin nuk do ta pranojë opozita jonë. Ajo nuk e njeh draft raportin e Komisionit Europian, që kërkoi çeljen e negociatave pa kushte. Nuk do të shohë vendet mike që kanë deklaruar votën pro. Të preferuarit e saj mbeten vetëm vendet skeptike. Ato ndriçon me gjithë prozhektorët e saj opozita. Atyre u referohet. I lartëson qëndrimet e tyre. I ka shndërruar në flamur të politikës së ditës. Dhe nisin rradhazi: Sali Berisha: “Negociatat nuk do të hapen”. Monika Kyemadhi: “Nuk e meriton qeveria këtë dhuratë të Europës”! Gjosha, drejtuesja për vite me rradhë e integrimit, braktis kontributin e vet dhe i bashkohet korit të kukuvajkave. “Nuk janë plotësuar kushtet”, deklaron ajo. Në pak muaj, kthesë 180 gradë. E keqja nuk nisi me daljen e Gjoshës në opozitë. Shqipëria nuk ndryshon sipas humorit të Petrit Vasilit, i cili në çdo fjalë flet për kriminelët, armiqtë, tradhtarët, trafikantët, të pashkollët, të çmendurit, ata që punojnë kundër vendit, që shesin interesat kombëtare e mijëra epitete, të cilat i nxjerr nga goja si simitet në furrën e Laprakës. Fjalori ka shkarë nga standarti i shqipes. Politikani, që për t` i rënë në sy kryetares dhe për të qenë i sigurtë në vitet që vijnë si deputet, ministër akuzon bashkëfshatarin vunotas, Edi Rama si sjellësin e fatkeqësive. Me sa duket Vunoi nuk ka vend për dy politikanë. Njëri duhet të zhduket. Të ikë me vrap nga Shqipëria si klandestin, siç thotë ai. Nuk ka një zë nga opozita t`i bashkohet as shteteve dashamirëse që e duan Shqipërinë më shumë se tanët. Nuk gjen kurajon një intelektual dhe shtetar në kampin opozitar të dalë kundër rrymës opozitare. Të ftojë partitë në një pakt kombëtar për të mbështetur rrugën europiane të Shqipërisë. E hodhi një fjalë Presidenti. Po një fjalë është e pamjaftueshme. Nuk e di për ç`problem më të madh kombëtar mund ta thërriste Këshillin Kombëtar të Sigurisë?!

Opozita duhet të tregojë se është pro integrimit. Me fakte. Me vepra. Me iniciativa. Me lobime të sinqerta dhe jo me hile e hipokrizi. Shihni çfarë kontrasti i thellë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha më shumë se njëqind herë ka deklaruar se Budenstagu gjerman nuk do t’i hapë dritën jeshile Shqipërisë për BE. Dhe sjell argumenta nga deklaratat e deputetëve, që i ka miq të shtëpisë së vet, pastaj i referohet deputetëve të Holandës. Fjalës së Makron. Dhe për të në thënë se është pro, improvizon një takim me deputetët e Austrisë, shteti që jo vetëm ka deklaruar votën për vendin tonë, por edhe lobon fort me shtetet e tjera që njihen si skeptikë. Ai ka marrë në dorë nismën për të bindur të shumëbindurit. Nuk ka asnjë qëndrim austriak nga Kancelari deri tek zyrtarët periferikë të mos jetë shprehur me nota optimiste për rrugëtimin e vendit tonë për në BE. Dhe Basha, edhe me deputetët më pro negociatave, nxin gjithçka që ndodh në Shqipëri. Politikë kombëtare është kjo? Dashuri për atdheun është kjo e Lulzimit? Ky është qëndrimi që duhet? Këtë kërkojnë shqiptarët? Ky është çmimi që duhet të paguajmë? Beteja për Europën është një betejë që ngjan me ndeshjet e gladiatorëve të kohës romake. Secila palë ka nxjerrë në ring luftëtarët e vet. PD ka grupin e forcës. Deputetët, që janë në sulm të pareshtur. Ata bëjnë luftë të hapur për trazira. Për ashpërsim të qëndrimeve. Është qëndrimi i partisë ku militojnë. Është frymëzim nga liderët partiakë. Dhe luftojnë fort. Me të gjitha mjetet. Këtu. Jashtë. Afër, larg. Me e-maile. Me deklarata. Me konferenca shtypi. Me sjelljen si të ishin “Fiks Fare” e “Stop”.“video -përgjime” paralajmërime, bllokime rrugësh, protestat shëtitëse. Në rresht janë Noka. Flet Ndoka. Bërtet Spahia. Ngre zërin Balliu. Për ata është momenti final. Për të braktisur parlamentin. Për të djegur mandatet. Dhe të gjitha në emër të luftës kundër qeverisë shqiptare. Deri sot në këtë ndeshje madhore vetëm heronjtë mungojnë. Beteja, ku në mes është interesi i shqiptarëve nuk mund të prodhojë kurrë heronj. Në ndeshjen mes palëve në rrugën drejt BE-së të ndëshkuarit e mëdhenj mbeten ata që luftuan fort për refuzimin. Notën dhe vlerësimin për palët në betejë, si gjithnjë do e vendosë populli. Po me votë!/ Nga Bardhyl BEJKO