BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

Beteja shumëshifrore nuk është baras me fitore madhështore!

Beteja shumëshifrore nuk është baras me fitore madhështore!

Para zgjedhjeve në Partinë Demokratike ishin katër kandidatura që shpallën ambicien për të marrë drejtimin e partisë më të madhe opozitare sipas rezultatit në zgjedhjet e 25 prillit.

Garimi i shume pretendentëve për t`u zgjedhur kryetar në PD nuk ka asgjë të keqe, bile në pamje të parë është legjitimim i demokracisë, risi që jo shumë herë ndodh në partitë tona politike. Mes rivalëve që shpalosën ambicien e tyre për të fituar kryesimin e partisë dhe kjo këtë herë merrte vlerë pasi ishin zgjedhje në parti vetëm pak kohë pas humbjes së radhës nga Lulzim Basha të zgjedhjeve të përgjithshme. Pas maratonës nëpër Shqipëri dhe propagandimin e fitores së koalicionit të madh, PD-AN që pretendonte se e kishte në kupë fitoren, duke deklaruar me siguri absolute humbjen e mazhorancës pas tetë viteve pushtet dhe shpalljen e Lulzimit kryeministër. Me mijëra herë, Lulzim Basha u vetëshpall kryeministri i post 25 prillit, duke e paraqitur fakt të kryer, punë e mbaruar që pritej vetëm noterizimi presidencial. E në këtë ambicie iu referua shifrave, numrave, grafikëve, treguesve që priste. Mburrje kryeministrore, ëndërr e shfaqur para shqiptarëve, çka mbeti në tentativë sepse sovrani vulosi të kundërtën nuk i besoi koalicionit opozitar. Nënshkroi me votë kontratën e qeverisjes për periudhën 2021-2025 me socialistët. Kështu që Bashës i mbetej vetëm beteja për të fituar kreun e partisë për të cilën hyri në një garë edhe pse të pabarabartë me rivalët që i etiketoi pyka dhe bukëshkalë. Përpjekjet e Lulzim Bashës për ta kthyer humbjen e 25 prillit në alibi të besueshme nga opinioni i gjerë shqiptar e ndërkombëtar, deklarimi se për këtë do bindte faktorin e jashtëm, i cili për hir të së vërtetës e vulosi fitoren vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, pasi e monitoroi vetë procesin dhe nuk priti që dikush nga opozita t`i tregonte shifrat dhe skemat me manipulime që nuk u vërtetuan kurrë. Përpjekjet për të krijuar idenë fikse të vjedhjes së votës dhe masakrës së procesit se koalicioni i drejtuar prej tij kishte fituar, po regjimi Rama-Doshi edhe pse ky i fundit dha dorëheqjen nga posti i fituar si deputet, duke i lënë opozitës dopio gjashtën në dorë dhe fjalimet e shkruara prej tyre në sirtare. Pretendimi se mazhoranca kishte bërë masakër në zgjedhje, citimi i numrave, shifrave, rasteve, mobilizoi tërë juristët dhe specialistët e jurisprudencës partiake për një betejë të pafund gjyqesh, të cilat u zhvilluan për dy muaj për të provuar betejën e shifrave dhe në përfundim gjykata e zgjedhjeve e balancuar dhe përzgjedhur me konsensus dhe figura të fushës së drejtësisë e rrëzoi PD-LSI-VV si të pabazuar në ligj,fakte e prova. Edhe pse gjykata e zgjedhjeve rrëzoi PD-në, lideri i saji rikonfirmuar tashmë, vazhdon betejën e shifrave. Ai kurrë nuk u bind për humbjen. Radha i mbeti kërcënimeve dhe ankimimeve përsëri mbështetur mbi shifra imagjinare të vjedhjes së votës në Kushtetuese dhe në Bruksel, sikur faktori i jashtëm të ishte ufo dhe nuk e njeh realitetin e shifrave dhe rezultatin e shpallur të 25 prillit. Rrugëtimi nëpër gjykata edhe pas vendimeve të formës së prerë, është injorim i vendimeve të KLGJ-së dhe KAS. Kujt t`i besojmë ne shqiptarët, gjykatës apo juristëve të partisë së Bashës që rendisin shifra miliona eurosh? Përkundër pretendimeve për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat Lulzim Basha i anatemon dhe i zeron si të vjedhura, zgjedhjet e partisë, ku ishte vetorganizator, në krye të partisë, me komisionin e caktuar prej tij, shifrat i kthen përmbys. Në këto shifra nuk numëron, zyrat, mbështetësit zyrtarë, deputetë, kryetarë degësh që ishin në krah të kryetarit Basha. Po nga akuzat për zgjedhjet e përgjithshme tek ato në parti, ai kapërcen një mal të tërë provash. Edhe pse shumë akuza u vërtetuan përmes filmimeve të Fiks-Fare, votimit të gazetares pa tesër partie dhe presionit të vëzhguesve dhe numëruesve të rivalëve, Basha e cilësoi rezultatin e kontestuar, triumf të demokracisë kundër atyre që sipas tij kërkonin të përçanin partinë, ishin misionarë të nxitur nga pushteti në një kohë kur Edi Rama për hir të së vërtetës nuk bëri asnjë koment për zgjedhjet e PD-së, duke respektuar të drejtën e saj për të bërë zgjedhjen sipas gjykimit të demokratëve, si parti sovrane, pjesë e sistemit, duke i ftuar për bashkëpunim më shumë se një herë. Betejën, Lulzim Basha e pati gjatë tërë fushatës zgjedhore në parti me vetveten. Me rivalët dhe ata që i mbështesnin, grupime që shpalosën jo pak ide dhe programe në turin e tyre nëpër Shqipëri. Rivalët folën vetëm për bashkëpunim dhe bashkim të vlerave pa i ndarë në grupime e pjesë. Ishte përpjekja e kryetarit Basha për t`i paraqitur rivalët si përçarës, shërbëtorë të kryeministrit sikur ata ishin atje për shkatërrimin e PD-së. Demokratët e zakonshëm nuk e besonin këto etiketime se i njihnin të gjitha figurat që rivalizuan Bashën nga Kadilli, i pari kandidat, Shehaj dhe zonja Harxhi për të cilën duhet pranuar se bëri performancë pozitive në mënyrën si i trajtoi problemet në parti dhe si iu qas përfundimit të numërimit të votave. Foli me ekip, vetëm pasi i verifikoi problematikat dhe evidentoi faktet e provat, duke vënë theksin se do jenë atje në parti, jo si të tjerët që ikën dhe krijuan parti më vete, po për ta ndryshuar partinë nga brenda pasi ajo është shtëpia e tyre e përbashkët. Synimi i rivalëve të Bashës ishte kthimi i PD-së në shinat e demokracisë përmes pastrimit nga ata që e pengojnë drejt demokratizmit të mëtejshëm për të qenë në garë për të fituar në vitet që vijnë. Pikërisht në turin e Bashës në fjalimet e tij vendin ballor e zunë betejat me shifrat dhe numrat e anëtarëve të partisë, të cilët në fillim u afishuan mbi 100 mijë, para zgjedhjeve të 13 qershorit u deklaruan 75 mijë dhe në fund votuan më pak se 40 mijë, gati gati gjysma e shifrës që vetëpublikuan si përfundimtare. Beteja e shifrave u bë aq epike po edhe kaq komike e dramatike. Sa të gjithë u çoroditën. Njëherë u shpallën shifrat 100 mijë anëtarë e më shumë. Një javë më pas u mpakën në 75 mijë. Kjo puna e shifrave u shndërrua si në lojën e kungulleshave mes fëmijëve, ku numrat rriten, zbriten, shtohen pakësohen. Po partia nuk është lojë fëmijësh. As sikur luhet me kungulleshka. Është institucion i rëndësishëm politik pretendente për të qeverisur vendin. Basha fitoi rreth 30 mijë vota ose 81 për qind të atyre që morën pjesë në votime. Pra 21 mijë vota më pak se viti 2017! Rivalë rreth 8 mijë vota së bashku. E gjithë filozofia e PD-së, propaganda e Bashës u fokusua pikërisht tek beteja shumëshifrore. Nuk u morën me programe e së ardhmes. Platformat. Problematikat që ka në parti. Mangësitë e shumta, mungesa e kohezionit dhe frymës opozitare. Në përfundim të zgjedhjeve në 14 qershor u shpall nga komisioni i zgjedhjeve se Basha fitoi. Vetë ai e cilësoi fitore madhështore. Të gjithë u lehtësuan. Me bujë u deklaruan se: Beteja shumëshifrore, u kurorëzua me fitore madhështore! E gjithë Partia Demokratike, strukturat, seksionet, degët, grupseksionet, tërë procesin zgjedhor e reduktuan në një tregues të vetëm në numra e shifra të anëtarësisë, pjesëmarrjes shkurt në shifra dhe numra si të luhet në numëratorë. Në përfundim beteja shifrore u konvertua në fitore madhështore. Në realitet, treguesit nuk janë për t’u mburrur. Nga viti 2017, Basha humbi rreth 25 mijë vota, Partia Demokratike shkoi në zgjedhje me më pak se 40 për qind të numrit të regjistruar në listat ekzistuese të saj. Kur njihesh me këto ndryshime tronditëse, ku është epërsia e shifrave këtu dhe a ka vend për t’u mburrur me tregues që në realitet janë për t’u shqetësuar? Llogaria e shifrave, bëhet për të treguar fitoren e Lulzim Bashës si madhështore, duke lënë mënjanë si të parëndësishme fitoret katër shifrore. Është e dhimbshme kur një forcë politike si PD shfryet e mpaket, rrudhet e kruset tre e katër herë, zvogëlohet në përmasa që nuk janë tregues fuqizimi, po humbjeje besimi dhe rrënimi. Duke analizuar shifrat me realizëm, dinamikën e lojën rritje zbritje shifrore, inventarin e deklaruar sipas regjistrit elektronik të PD-së nuk ka si mos të gjykosh se beteja shumëshifrore nuk është baras me fitore madhështore. Numrat e shifrat nuk janë baras me fuqi dhe lartësi dhe nuk shërbejnë për mburojë për asnjë parti në Shqipëri!