BREAKING NEWS

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun e Dibrës

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun
x

Opinion / Editorial

Betejave fallco të politikës, populli nuk u bashkohet kurrë!

Betejave fallco të politikës, populli nuk u bashkohet kurrë!

Për tre vjet, një grup  aktorësh, mbëshetur me kohë të pjesshme nga opozita e bashkuar, mitingje spontane, dezhurnit të politikanëve dhe disa aktorëve, pranë pllakave të pupulitit dhe çatisë si kullesë makaronash nga motet e shumta, reshjet, suferinat, kalbja dhe ndryshku, dje morën fund. Fati i godinës së Tetarit Kombëtar,  kaloi në të njëjtat shtigje, si gjithë veprat e mëdha, Pazari i Ri,  sheshi qendror, stadiumi kombëtar, këndi i lojërave për fëmijë tek liqeni, Unaza e Madhe e Tiranës, ku beteja zgjati pafund dhe projekti u bë e u zhbë dhjetëra herë. Është pothuaj e njëjta tablo. Të njëjtët lojtarë e aktorë. E njëjta filozofi. Skenar i shkruar nga të njëjtët skenaristë.  Me organizatorë të njohur ndër vite,  kundër gjithçkaje që sapo hidhet një ide për ndryshim, rrëmbejnë hunjtë dhe rreshtohen kundër progresit dhe të resë. Nuk ka ndodhur në këto shtatë vite që një objekt i rëndësishëm, i nevojshëm,  me interes mbarëkombëtar në shërbim të jetës dhe qytetarëve të mos jenë ngritur grupet e gatshme, të mos jenë bërë hit akuzat e opozitës. Mezi pritet të shpaloset një iniciativë e re, menjëherë do ngrihen  militantët për t`iu kundërvënë shtetit, gjoja në emër interesave të popullit. Në emër të shqiptarëve, flasin sikur t’i kenë pyetur dhe kanë zhvilluar referendume mbarëpopullore. Ajo që evidentohet pas çdo betejë të opozitës kundër të resë dhe ndryshimit, është një fakt gati identik. Janë të njëjtët emra. Individë që ngrenë në qiell  kauza personale, në emër të pushtetit dhe egos së tyre që nuk shuhet kurrë. Për të gjitha veprat e mëdha që janë ndërtuar në këto pesë-gjashtë vite, është dashur të bëhet betejë pafund, mes atyre që kërkojnë ndryshimin dhe atyre që duan të ruajnë të vjetrën në emër të traditës. Për godinën e teatrit në Tiranë, u bënë shumë përpjekje për gjetjen e marrëveshjeve dhe dakordësisë që palët të bënin paqe dhe vepra të ndërtohej. Po secili mbeti në llogoren e vet. Nuk lëvizi asnjë milimetër. Dueli: Të shembet! Të mbrohet, u bë tragjikomike. Kush ndoqi shembjen e  godinës së teatrit në qendër të Tiranës, pa me sytë e vet  sa rezistente ishte godina që ishte propaganduar si të ishte maja e Himalajeve, kryevepra e arkitekturës kombëtare. Një  goditje e fadromës dhe “kështjella” e admiruar nga mbrojtësit e saj, u shemb si të ishte prej kartoni. Çudi, si ishte mbajtur në këmbë e nuk kishte rënë, duke shkaktuar tragjedi me spektatorët që kanë ndjekur ndër vite  shfaqjet teatrale apo komeditë e vëna në skenë nga korifenjtë e aktrimit shqiptarë. Këtë rezistencë të godinës e njihnin të gjithë. Edhe ata që e kanë mbrojtur. Sot, janë të shumtë ata që deklarojnë se duhej dialog. Se palët duhet të bindnin njëra -tjetrën dhe të vendosnin sëbashku. Që mos të shkonte puna deri në përplasjet fizike. Që aktivistët e mbrojtjes së teatrit të bindeshin dhe të pranonin domosdoshmërinë e një vepre të re të dinjitetshme dhe  me arkitekturë të kohës. Këtë e deklarojnë politikanët që e kishin shndërruar në kauzë tre vjeçare. E deklarojnë ata që vërtetë besojnë se ishte një vepër me vlera arkitektonike, që përfaqësonte memorien e kombit. Kjo godinë ishte realisht, vendi, ku janë evidentuar artistë të mëdhenj të shekullit tonë. Aktorët tanë brilantë. Ky grup ka qenë pjesa e ndershme dhe nostalgjike. Po këtu u shemb forma jo përmbajtja. Nuk u cenuan aktorët. Po shumica as që ua ndjente për këtë godinë. Bile e përçmonin. Ata, liderë të politikës, ish-deputetë, kryetar partish, të rinj të LSI-së, PD-së, ca aktorë pa emër dhe pa asnjë rol të spikatur që gjatë tërë kësaj kohe kanë bërë politikë dhe nuk na kanë dhënë asnjëherë kënaqësinë e artit skenik, ca opinionistë, analistë, gazetarë të kronikës, që e kanë gati penën për të derdhur mllef ndaj çdo përpjekje të shtetit për ndryshim, asnjëherë nuk kanë pyetur për godinën dhe atë që përfaqëson. Në lëvizjen dhe betejën e tyre, ka pasur vetëm një qëllim: Si ta shndërronin tetarin në kobure kundër qeverisë! Aksion opozitar. Kauzë për pushtet. Dhe këtë e treguan edhe ditën e shembjes së godinës së teatrit, ku në oborrin e saj, u panë politkano-aktorët, skenare të shkruara me një akt. Asnjë fjalë nuk u fol për teatrin. Gjithçka fshikullonte  ata që drejtojnë ekzekutivin. Në qendër të goditjes u vu Edi Rama. Pati  nga ata politikanë që u përlotën. Të tjerë që shqyen gojën. U dëgjuan zëra të çjerrë. Disa  u dukën sikur u ishin mbytur vaporët me mallra të shtrenjta në mes të detit. Të papërmbajturit, euforikët, militantët politikë shpallën luftën  finale. U zgjatën deklaratat e para shembjes. Iu dhanë tone luftarake kërcënimeve, betimit se që këtej e tutje do bëjnë namin. U shpallën të nominuarit për varje, burgosje. të padëshirueshmit. Për hapje varesh vetjake. U kërcënuan me plumb ballit të urryerit, armiqtë e vendit. Diarreja gojore mori vrull. U bë dominante. Nuk do bindemi civilivisht u betua Kryemadhi! Në  ora dymbëdhjetë e vendosim. Dhe vendosën, do nisi revolucioni i madh. Do djegim! Do shembin! Do rrafshojmë! Nuk do njohim shtetin e Edi Ramës. Betime të tilla, janë pjesë e fjalorit të liderëve të dëshpëruar. Nuk pritej ndryshe. Reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi që fjeti gjatë dezhurnit, i kaloi huq shërbimi, pasi nuk e mbrojti kullën e vendrojës, natyrisht jo se e shiti kauzën siç deklaroi shkrimtarja Aliçkaj. Ishte Monika që i hodhi në sulm të rinjtë e partisë së saj. Kërkoi të gjakoseshin me policinë. U bëri thirrje policëve të flaknin kapelet, t`i bashkoheshin batalionit të Jalës, ushtarëve të gatshëm anti-progres. Me zërat për të gjetur gjuhën e përbashkët u bashkuan edhe ambasadorë të respektuar. I mirëkuptojmë. Po për godinën e teatrit qeveria dhe Bashkia e Tiranës, kanë tre vite që ulen, ngrihen, organizojnë tavolina, konsulta shkencore me specialistët, takime me artistët. Kanë dialoguar dhe nuk janë dakorduar. Kanë lutur ata që janë kundër, po ata kanë luftuar edhe më fort. Ata që mbronin kauzën e godinës së vjetër, asnjëherë nuk denjuan të dëgjojnë. Për ta ka pasur vetëm një qëllim. Të dilte ajo që kërkonin. Të mbetej  e pacënuar godina e Teatrit Kombëtar. Thirrjet për dialog e marrëveshje tek ne janë gati të pamundura. Përpjekje të shumta u bënë, folën aktorë të mëdhenj, mendje të ndritura të kombit, shkrimtari i shquar Ismail Kadare, të cilët kërkuan shembjen e të vjetrës dhe ndërtimin e teatrit modern. Shumë zhurmë, betime, anatemime e thirrje për luftë. Po luftëtarët u gjendën të lodhur. Gjeneralët politikë u zunë rob. Sali Berisha në rehatinë e tij në vilën e Lalzit, Basha tek vila në periferi. Të tjerët në apartamentet e tyre të luksit. Rojet e kullës nuk mund të ndalonin dot shembjen në emër të ndërtimit. Progresin në vend të vjetërsirave. Qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm nuk u panë atje para godinës së tallazhit. Nuk dëgjuan zërat e sirenave për t`iu kundërvënë shtetit. Ata janë shumë më të mençur se ata  që ngrejnë në qiell kauza false. Shqiptarët kanë përjetuar gjatë këtyre viteve shumë protesta, organizime, takime masive. Kanë memorizuar në kujtesë grumbullime të stërmëdha. Shqiptarët e njohin shumë më mirë demokracinë se gjeneralë gramafonët dhe propaganduesit e partive politike. Kjo ishte arsyeja që ndryshe nga mbushja  e shesheve në betejën për t`u thënë jo demontimit të lëndëve helmuese, vite më pare, apo çështje të tjera me rrezatim kombëtar, populli në emër të së cilit flasin organizatorët e mbrojtjes së godinës së Teatrit Kombëtar u distancua. Nuk iu bashkuan Bashës e Monikës. I thanë jo Presidentit. Përbuzën Mulin e analistët pazarxhinjë, që i bëjnë jehonë vetëm sulmeve kundër rendit kushtetues, cënimit të lirisë së qytetarëve në emër të demokracisë funksionale. Mungesën e popullit në ditën e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, besojmë ta lexojnë pa syze liderët e opozitës sonë. Ta shikojnë me gjak të ftohtë. Pa emocione. Kjo do ishte në të mirë të të gjithëve. Së pari të vet opozitës.