BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Bindja, se kjo marrëdhënie politike mes palëve është e pashpresë!

Bindja, se kjo marrëdhënie politike mes palëve është e

Në të përgjithshmen e opinionit publik shqiptar, tashmë është ndërtuar dhe "ngrehina" apo "konstruksioni ideor" i qartë i të pamundurës politike mes palëve në Shqipëri! Ajo marrëveshje e datës 18-të përpara zgjedhjeve politike që kaluan, ishte vetëm një kalim i tejskajshëm i situatës dhe asgjë tjetër. Realisht vendi është në një impas tragjik mes palëve edhe pse shumë janë gati të "vendosin bast" deri në 31 dhjetor (me që mbyllen bastet) se palët merren vesh, për të mos u marrë vesh!? Kjo mënyrë në fakt është një "retro politikë" e provuar, por që nuk ka të bëjë me demokracinë dhe aq më tepër me qytetërimin! Rënia në dakordësi pa forume, pa transparencë dhe në momentin e fundit, nuk i ngjan marrëveshjeve politike bie fjala në Gjermani dhe diku tjetër, që përpunohen në themel të kombëtaritetit, shtetërimit dhe demokracisë! Gjithmonë te ne janë bërë ose mos të rëndojnë më situatën eksplozive, ose për t’ju bërë qejfin me zor ndërkombëtarëve! Pavarësisht kësaj, ne kemi dy grupime të rëndësishme politike që tregojnë dita ditës, se demokracia në Shqipëri është e pa shpresë për të bërë hapin e madh, vendimtar, kolosal dhe të drejtë të paraqitjes sinqerisht në sy dhe faqe të botës dhe sidomos BE dhe SHBA se "është vendim i përbashkët demokracia dhe integrimi"? Jo nuk është vendim i përbashkët dhe ka faktor të rëndësishëm dhe kriminal politikë e fuqi financiare që nuk janë dakord! Nuk është vetëm çështje lidershipi politik! Ai është fajtori i madh, por ka "pushtete diviate" pushtete kriminale politike dhe ekonomike, që integrimin në Europë dhe sisteme të tilla demokracie, nuk i duan seriozisht dhe sinqerisht! Nuk i duan, sepse janë të humbur me pushtetin e tyre kriminal tashmë më tepër se sa 25 vjeçar! Tashmë politika dhe lidershipi i saj nuk është kaq vendimtar se sa këto pushtete, që lidhen me të dhe kanë fuqi të jashtëzakonshme financiare! E janë, sigurisht që janë, në tre katër partitë kryesore, janë në ekonomi, monopole, prona, drejtësi, me thonj në pushtetet vendore, në banka dhe shumë sektorë të tjerë të ekonomisë dhe shërbimeve të shtetit e aksione të privatit! Ato tashmë manipulojnë dhe politikën dhe e devijojnë atë si nga interesat e publikut dhe ato të integrimit! Shikohet qartë dhe me raportin e çuditshëm të një prej aferave të mëdha që janë "lojrat e fatit", por kjo gjë është në të gjithë, pothuaj ekonominë tonë jashtë kontrollit politik dhe demokratik, që teorikisht duhet të shikojë në rradhë të parë interesin kombëtar dhe të popullit! Ato kanë kapërcyer mbi të dy këto interesa dhe janë pothuaj të pa prekshëm! Janë arrogantë të jashtëzakonshëm që ka përkulur deri ku nuk mban më një shoqëri të lodhur politikisht e moralisht! Normalisht kjo fuqi, bën të pa mundur marrëveshjen reale politike në Shqipëri! Absolutisht ka mjetet, njerëzit brenda partive dhe pushteteve, që realizojnë praktikën e mungesës të përgjithshme të shpresës, se mund të ketë një marrëveshje politike për integrim dhe shtet ligjor! Absolutisht ky është problemi më i madh, praktik dhe degjenerues së lirisë dhe demokracisë në Shqipëri! Por për fat të keq të tyrin, ka dy elementë që i kanë kundër! Elementi kryesor është faktori ndërkombëtar, institucionet e larta perëndimore si amerikane dhe europiane! Agjensitë e tyre që kanë katër e pesë vite që punojnë me intesitet të lartë, njerëz të shumtë që punojnë çdo ditë për të mbledhur, përforcuar, dalluar dhe përcaktuar pikërisht këtë ngjizje kriminale mes politikës dhe pushtetit devijat financiar dhe ekonomik, kundra integrimit dhe demokracisë! Faktori i dytë, sigurisht më i lehtë, po jo pa rëndësi është,ose janë dy tre apo katër njerëz në lidershipin e lartë politik te PS-ja (edhe institucione dy tre njerëz të tyre) që nuk e pengojnë praktikën e ndërkombëtarëve për të bërë në Shqipëri, jo thjesht reformën në drejtësi, por - drejtësinë e munguar përgjatë pothuaj 100 vite shtet shqiptar! Po sigurisht, sepse është e vërtetë se që nga 1920-ta si shtet real shqiptar, nuk kemi pasur shtet të drejtë, ligjor dhe aq më tepër demokratik!

Tashmë dhe në publik është krijuar bindja se krahët politik në Shqipëri, kanë një marrëdhënie që nuk ka asnjë farë shpresë! Shumica shkurt e definojnë me fjalinë "janë njësoj" por realisht dhe moralisht mes palëve në Shqipëri, as që ka shpresë se mund të ketë një kohezion politik dhe në demokraci, për arsyet më të mëdha që janë reforma në drejtësi dhe integrimi! Opozita e këtij vendi edhe pse me një "plus" të madh e të qënit opozitë, ka shkuar në drejtimin anti perëndimor, anti ligjor, anti BE dhe padiskutim në një marrëdhënie të pa shpresë, për të ardhur në pushtet se ka alternativë, "biografi" dhe "bëma" më të mira, se sa këto që janë sot në pushtet! Përkundrazi, kanë një të keqe të madhe, se janë dhe kundra integrimit realisht, duke qenë kundra reformës në drejtësi! Sjelljet e kamufluara dhe shpesh herë të qarta anti perëndim, janë qartësisht në sy të sidomos shtresës së mesme në Shqipëri si një marrëzi kundra objektivit tonë integrues! Betejat e saja donkishoteske për të rrëzuar me manjakëri Ramën, kur kanë gjithë të drejtën e zotit dhe shqiptarëve për të bërë alternativë (që nuk e bëjnë) janë shprehje e pushtetit okult, devijat, fajtor, me përgjegjësi të mëdha kundra shqiptarëve që nesër do të dalin qartë dhe ligjërisht! E ky është problemi kryesor i një opozite pa themel, të kotë, bashkëfajtore me pushtetin dhe si rrezatim i fajeve kolosale në pushtetërimin e dikurshëm të tyre! Në këtë drejtim, jemi vërtetë të pa shpresë dhe as që duhet marrë parasysh një tentativë bashkëpunimi, se në fakt nuk ekziston realisht si mundësi! Pjesa më e madhe e shqiptarëve e ka kuptuar. Prandaj ju është fikur shumë prej tyre shpresa se në Shqipëri, mund të jetohet më mirë. Prandaj ikin!

Kurse në të vërtetë, vendi duhet ta ketë një shpresë! Për mua ajo është vetëm marrëdhënia jonë me perëndimin, me demokracinë, me integrimin tonë! Ky është momenti i vetëm me shpresë. Kjo rrugë duhet ndjekur dhe asnjë monopat tjetër nuk ka asnjë shans se do të na çojë shpejt dhe qartësisht në destinacion. 

Nga Besi BEKTESHI