BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Opinion / Editorial

Binomi Berisha-Meta, të dy bashkëpunëtorë, të dy bashkëfajtorë para shqiptarëve

Binomi Berisha-Meta, të dy bashkëpunëtorë, të dy

Sali Berisha dhe Ilir Meta, të veshur me pushtet që kur nisi demokracia, pavarësisht se shpesh herë e kanë akuzuar ashpër njeri -tjetrin, më shumë kanë bashkëpunuar hapur ose në fshehtësi, kundër shqiptarëve. Pas publikimit të dosjes së ish presidentit Meta si bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, ndër mbrojtësit më të flaktë të tij, doli edhe Berisha. Ai që ka lëshuar akuzua më të rënda ndaj Ilir Metës, është Sali Berisha. Për Berishën, sa herë që prekej në kallo, Ilir Meta ka qenë “koka e qelbur e korrupsionit”,”Ilir floriri”, “urdhërues i vrasjeve në Malin e Dajtit dhe ngjarjeve të Tropojës, pas zgjedhjeve lokale të vitit 2000”, “nxitës i grevës së Poliçanit”, “tentativë për vrasjen e një deputeti,” e kështu për rrezikshmërinë që paraqiste si Kryetar Parlamenti, në një seancë parlamentare, i kërkoi me këmbëngulje dorëheqjen. Berisha, duhet të sqaroi ç’ka thënë për Ilir Metën, ose të lëpijë atë që ka pështyrë. Kurse për Metën, Berisha ka qenë “Kryevagabondi që shpërfill institucionet”, “manipulues i paskrupullt i zgjedhjeve ”, “autor i ngritjes së piramidave dhe djegieve të ’97”, etj. Por ama të dy i kanë ruajtura të fshehtat kryesore që dinin për njeri -tjetrin e që u rrezikonte pushtetin. Asnjëherë nuk e kanë akuzuar njeri -tjetrin për bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit,siç është deklaruar prej kohësh edhe për Salën me pseudonimet “Medicina” e “penicilina”. Bashkëpunimi i ish dy kokave drejtues të shtetit, si kryeministra dhe presidentë, ka rënduar në kurriz të popullit dhe është i dënueshëm penalisht. Të dy kokat që arritën shkallët më të larta të pushtetit, kanë bërë të njëjtin falsifikim në gjeneralitetet e tyre: Berisha nga Salih me “h” në Sali, duke ndërruar edhe datën e lindjes, nga 1 Korrik 1944 në 15 tetor , kurse Iliri, herë ia shton dhe herë ia heq një “j” mbiemrit të tij në fund. Të dy nga halli që i ka zënë , u rikthyen brutalisht në politikë,Berisha nëpërmjet foltoreve ,rrëmbeu kreun e PD, kurse Meta, pa ftohur mirë karrigen e Presidentit, strehoi kokën si struci në “Partinë e Lirisë.” Të dy, si Berisha i shpallur dy herë non grata dhe Meta si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit,fajtor kanë gjetur Edi Ramën. Berisha i njollosur këmbë e kokë ,kërkon t’i paraqesin “qoftë edhe një fakt të vetëm”, kurse Iliri paska zbuluar nëpërmjet një karikature se “djali i Netës” i paska shërbyer dikur Sigurimit. Budallallëk më të madh nuk mund të ketë,kur të njëjtën gjë përdorin si “argument “edhe tellallët e tyre mbështetës”. Le të gjurmojnë për mua që atëhere kur kam qenë në kopësht. Me këtë sulm të ulët dhe amoral Edi Rama përpiqet të vendosë në harresë firmën prej xhelati të Kristaq Ramës në varjen e poetit Havzi Nela dhe pushkatimin e qytetarëve të tjerë të pafajshëm. ”- deklaron Meta. “Çdo akuzë ndaj Berishës është shpifje e Sorosit dhe Edi Ramës,-deklarojnë foltoristët qyqarë. Madje një profesor,vlerësimin për Berishën e shtrin tej çdo limiti. Sipas tij, “është gabim i madh që shqiptarët ende nuk e kanë njohur që “Sali Berisha nuk është person, ai është ide kombëtare e sociale. Sali Berisha është histori.” Edi Ramën asnjëherë nuk e frikësojnë kërcënime e alibi të tilla nga ish pushtetarë që tani janë në grahmat e fundit të jetës së tyre politike. Të dy,kur mundohen të mbrojnë sho-shoqin,se spiuni me inicialet I.M. sipas Berishës,nuk është Ilir Meta, por Ilir Murati, dhe sipas Metës se “Berisha është si vera,sa më shumë kalon koha aq më shumë demokrat bëhet” në vend të venë vetullat, nxjerrin sytë pasi nuk sjellin asnjë fakt bindës para shqiptarëve.Pyesim: po sikur Meta dhe Rama të ishin në aleancë, çfarë do të turfullonte Berisha?! Që janë në bashkëpunim të ngushtë me njeri –tjetrin, e tregojnë edhe faktet e fundit, kur Berisha i regjistroi kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit nën siglën e LSI,”Shtëpia e Lirisë”, duke i larë Berishës, midis të tjerave, dhe nderin që e shpëtoi nga burgu, kur ky u kap me bllokun e korrupsionit në dorë. Të tjerë “i ha meraku”, se pse doli tani dosja e Ilir Metës! Pak rëndësi ka. E rëndësishme është që të kalojë në sitën vetingut politik e kaluara e këtyre dy figurave kryesore dhe të tjerëve, që kanë drejtuar shtetin për 32 vjet. Është tepër e rrezikshme për kombin tonë që krye kemi patur presidentë e kryeministra spiunë të sigurimit,edhe për faktin se ata mund të kenë dosje të tjera nëpër duar e mund t’i sjellin dëme akoma më të mëdha këtij vendi për të ardhmen.